Sinan Kastrati, Suedi
Më në fund, me tapi e kam mbi vete truallin në Gllavotin
Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Nuk ka dhimbje më të madhe, sesa të kujtosh kohën e lumtur në mjerim!” botuar në Drini.us, 28 Gusht 2022, në rubrikat ”Dossier, Histori, Kijtime”
Kujtime nga Ditari im (10), në Shqipëri, Greqi e Kosovë
E mërkuerë, 3 gusht 2022
Në Prishtinë, aplikova për Pasaportë të Republikës së Kosovës
E në qytetetin e Vushtrrisë, isha në Drejtorinë Kadastrale, në Polici dhe në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme
Bisedat dhe takimet në Vushtrri
Takimi me kolonel Ahmet Krasniqin dhe Hasan Prishtinën (me statujat)
Numri i pritjes, i radhës
”Problemet (e arsyeshme) e Prilluzhës zgjidhen sipas programit”, Rilindja, 20. VIII. 1988, Shefki Popova (i ndjerë, i vrarë)
Në orën 08:00 isha pranë zyrave të komunës në Prishtinë, për me e aplikua për pasaportë të re me ”REPUBLIKA E KOSOVËS”.
E shtunë, 13 gusht 2022, Vasic Toma, Ristic Sllobodan (Dëshmi me kërkesën time se i kam paguar të gjitha paratë, Tom-ës, sipas marreveshjes, kontratës private)
Pasaporta e Kosovës, nuk më hynte në punë por vetëm ”Republikën” dhe ”Kosovën”, i doja ti kisha.
Në hyerje, mora një letër (me prit) numrin e radhës “Sistemi për Menagjimin e Radhës” por dy policë që ndihmonin palët, ma kishin dhënë numrin gabimisht, në vend se me e aplikua (Aplikim), ata ma dhanë, për tërheqje ”Tërheqje- Pasaportë”.
Ristic Slobodan, ”ndërmjetësi”, B. Pllana, Toma Vasic, unë (Sinan Kastrati) dhe Nexha. Prishtinë, 13 gusht 2022
Megjithate nuk prita shumë, afro 30, 45 min. Para meje ishin 23 veta.
Shërbimet në administratën komunale në Prishtinë po edhe në Vushtrri ishin përmirërua shumë, ishin ndryshua për të mirë. Nëpunëset/sit silleshin mirë, na këshillonin dhe nuk kërkohej një krah dokumente si dikur në kohën e UNMIK-ut, për Letërnjoftim etj.. Mjaftonte nëse e ke letërnoftimin e Republikës së Kosovës dhe nuk duhej asnjë dokument tjetër, certifikatë e lindjes certifikatë e martesës. Nëpunsja (A. A.) që më priti në një zyrë të bukur, më tha se duhët bërë pagesa 15 euro e pastaj më fotografoi.
Me Dr. Shukri Gërgjaliun, Prishtinë, 15 gusht 2022
E gjithë procedura nuk zgjati më shumë se 5 minuta.
Diçka të tillë, as në Suedi nuk është dhe nuk punohët më mirë e nuk kanë sjellje më të mira personeli administrative e ai policor (për pasaporta) në Suedi.
Pasi e falenderova, nëpunësen puntore ajo më tha se pas 1 jave, e ke gati pasaportën dhe u përshëndeta e dola.
Formulari i aplikimit për pasaortë
Tash ngutesha që të shkoj në Vushtrri, në Zyrën Kadastrale të Vushtrrisë për dokumente tjera:
- Certifatë Kadstrale,
- Aktvendim dhe
- Kopje të Planit të Truallit (Shtëpisë).
Në Vushtrri kisha një punë që është dashur të (harrohet), të kryeht para 40 vjetëve, pronë por pa fajin tim ajo mbet vjerr.
Kolonel Ahmet Krasniqi, Vushtrri, gusht 2022
Të gjitha dokumentët ishin gati por çka hoqa se? Më lehtë e kisha përbi një kerr me therra se sa lodhjen e mundin që bëra, kot. E kreva po sytë ç`më panë, jo nga nëpunësit e kadstralës por nga ata që donin të më ”ndihmonin”. Ata më merrnin në vend të 1 euro, për shërbime të thjeshta, psh Certifikatë të Lindjes, mi merrnin, 5, 50 deri në 75 euro.
Arësyet ishin të thjeshta. Jetoja jashtë e nuk kisha mundësi që për një “Certifikatë” 1 euro, të humb avionin, të vonohem për punë ose të vije edhe njëherë, sepse përveç kohës, më kushtonte edhe rruga afro 1.000 euro, në të dy drejtimet e shpenzimet e tjera.
Më 1982, kisha blerë një shtëpi me truall e me krua mes të oborrit, në katundit Gllavotin, në perëndim të lumit Sitnica, komuna e Vushtrrisë nga një serb. Gruaja punonte si mësues në Zhilivodë, pra thjesht kishim nevojë për banim e jo për shkaqe politike siq e cilësuan organet shtetërore të kohës, gjoja për me i blerë shtepitë dhe pronat e serbëve, e ata të shpërngulën për në Serbi. Organet e athershme të ish Bashkësisë Lokale të Prilluzhës, Komiteti Komunal i LK-së, (Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë), të ndihmuara edhe nga Stacioni Policor i Prilluzhës e të përkrahuar nga disa familje shqiptare në “zâ”, ”pleq” me “nam” të zi të asaj ane, anës së Krahinës së Artakollit, Bivolakit, Bequkit dhe Gllavotinit, që në popull njiheshin edhe si plehnarë, bashkëpuntorë të pushtetit, nuk më lejuan që të hyjë e të jetoj në shtëpinë që e kisha blerë nga Toma Vasić, në Gllavotin, i cili kishte ndërtua shtëpi në Prillužje, afër vëllezërve, Ratkut, Srba-s, 3 km. larg. Pra, ata nuk shpërnguleshin në Serbi, por për shkak se në Prillužje kishte afër autobusin për punë, trenin, mjekun, shkollën, për më mire, jo nga presioni i shqiptarëve.
Me Bekim Selmanin, Shef i Administratës Civile në Vushtrri, gusht 2022
Shtëpia mbet e thatë e unë jetoja si qiragjia, por presioni e dhuna e pushtetit, nuk më lëkundën asnjë milimetër, anipse kisha nevojë për kulm mi krye, për një dhomë të ngrohtë, timen ku mund ta prisja natën e të zgjohesha në mëngjes, në shtëpinë time. Kjo e drejtë, mua ndalua mua. Mu ndalua edhe e drejte e punës. As serbi nuk u dorëzua.
Pas shumë vështirësive, ish pronarët e shtëpisë i gjeta, me ndihmën e Dr. Shukri Gërgjaliut, ish mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Vushtrri dh eish shok i studimeve, nga Studimja e Ultë e Vushtrrisë. Ata jetonin në Prilluzhë. U takuam në një restorant në Milloshevë dhe u pajtuam. Pranova të paguaj “pjesën e mbetur”, për fjalën që ia kisha dhënë por edhe ai e kishte mbajtur fjalën, ai (ata).
Ata, pra serbët nuk i kishin ra pishman edhe pse kishin pasur presione të shumta nga ish organet që i përmenda po edhe nga disa serbë kallauzë të Prilluzhës dhe më lartë.
U pajtuam që ata (ishin dy), të ma qesin truallin mua mbi vete, se shtëpi më nuk kishte, ishte rrëxua e ujin dikush (nga fqinjët shqiptarë) ma ka vjedhur. Ceva e ujit, që qitte ujë për një mëhallë, më nuk është, por edhe ate do ta gjej, Božidar Ristić ka vdekur.
E keqja tjetër ishte se ish serbi (Božidar Ristić) që nuk më pranonte si fqinj dhe ngulte këmbë që veç ai ka me e marrë shtepinë e vëllait, tash i vdekut, shpirti në therra i pastë shkua, tash nipi, polic në Mitrovicën e Veriut, u mundua që mua të ma shes truallin, pjesën e vetë (edhe timin) por edhe një shqiptari tjetër, të ia shiste. Atij veç ia kishte shitur. Pra ai donte të na ngatrronte e ne të vritemi nëmes veti, me një të rame, dy të vrame. Unë nuk pranova që ta blej pjesën e truallit të nipit të Božidar Ristić-it, tash polic i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Shqiptari që e kishte blerë truallin e … afër meje, kishte hyrë me një bager apo bulduzher dhe e kishte rrafshua trollin tim … e pemët.
Rastin e lajmërova në Policinë e Kosovës, në Vushtrri, si uzurpim të pronës sime private.
Një hetues policor (H. H.) dhe dy police me uniformë e me makinë zyrtare të policies, shkuam bashkë në vendin e ngjarjes, në Gllavotin dhe e fotografuan (por me vonesë, sepse bari e therrat i ishin mbulua e gjurmët kishin “humbur”). Policia, në fillim e quajtën, siq thanë policia, “Uzurpim”.
…
Në qendër të Vushtrrisë qëndronin krenare dy statuja, Hasan Prishtina dhe kolonel Ahmet Krasniqi të cilët i shikova dhe i përkdhela me dorë, në shenjë dashurie e nderimi, për të dytë.
Edhe pakës për pasaportat dhe për shtetësinë “KOSOVAR”, në numrin tjetër.
Kontratë private (Ugobor privat, çirilice), 12. XI. 1983
Vazhdon
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 29 gusht 2022