ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Punimet e Seminarit të XVII me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Me 19 Korrik, 2024

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë kanë organizuar Seminarin e XVII Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë, me temën “Metodologji të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e hapjes së punimeve ka thënë se, ndihet i nderuar që gjendet para pjesëmarrësve për të uruar mbarëvajtjen e Seminarit të VXII të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, ndërsa shtoi se populli i Kosovës është falënderus për ndihmën që ka dhënë Diaspora për atdheun, në veçanti për çlirimin e tij.

Kryeministri Kurti gjithashtu vlerësoi kontributin e studentëve shqiptarë të cilët kanë arritur që gjuhën shqipe ta shtojnë si lëndë mësimore në Universitetin e Harvardit.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me këtë rast tha se, pjesëmarrja në këtë ceremoni është emocion i veçantë, duke ditur misionin fisnik të mësuesve për ruajtjen dhe përhapjen e arsimit shqip në botë, dhe përçimin e vlerave të çmuara të gjuhës sonë amtare.

Nagavci theksoi se, për 17 vite me radhë, mësuesit e gjuhës shqipe në botë, kanë shkëmbyer përvojat e sfidat, arritjet e pengesat në këtë Seminar, ndërsa Qeveria ka qenë përherë krah tyre për të dëgjuar rreth punës që ata bëjnë, për të parë se si mund të forcohen lidhjet dhe si mund të bëhet më shumë për të promovuar e kultivuar gjuhën dhe kulturën tonë shqiptare në diasporë.

Nagavci po ashtu bëri të ditur se, Ministria e Arsimit e Kosovës ka intensifikuar dukshëm mbështetjen për komunitetet shqiptare në botë në shumë forma, duke përfshirë mes të tjerash: hartimin e kurrikulave dhe teksteve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve siç është ky Seminar, rritjen e mbështetjes për Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe që organizohet çdo verë nga Universiteti i Prishtinës, mbështetjen e ekskursioneve nga nxënësit e Diasporës sonë në trevat shqiptare dhe fuqizimin e diasporës akademike me anë të platformave KRIS dhe KREN.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, tha se ky përkushtim i juaji është dëshmi e qartë e lidhjes suaj të pashuar me Kosovën. Ajo theksoi se, së bashku me Qeverinë e Shqipërisë dhe qeveritë e shteteve të tjera ku ka shqiptarë, përmes seminareve të tilla marrim impute të vlefshme për të kuptuar nevojat konkrete dhe sfidat me të cilat përballen mësuesit tanë në Diasporë.

Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Blerim Lleshi ka thënë se është gjithmonë kënaqësi vizita në Kosovë, e cila ruajtjen e gjuhës dhe kulturës e ka mbrojtur gjithmonë me çmimin më të lartë.

Në fund të ceremonisë, ministrja Nagavci ka ndarë mirënjohje për kontribuesit institucional në mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, Ymer Avdiu dhe Nuhi Gashi.

Të pranishëm në hapjen e Seminarit ishin edhe zv/ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Nina Guga, zv/ministri i Arsimit në Kosovë, Taulant Kelmendi, kryesueset e grupit punues të përbashkët organizativ të Seminarit Kosovë-Shqipëri,  Shqipe Gashi dhe Anila Ferizaj dhe anëtarë të grupit, si dhe mësues të shumtë të gjuhës shqipe nga anembanë bota.

 19 Korrik, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, kanë marrë pjesë në ditën e dytë të Seminarit të XVII-të mbarëkombëtar me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në fjalën e saj të rastit tha se, ky është viti i tretë me radhë, që së bashku me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë bëjmë organizimin e këtij Seminari i cili është rezultat i punës së përbashkët mes Ministrive tona të Arsimit në Kosovë dhe Shqipëri.

Nagavci tha se, rivënia në fokus e gjuhës amtare dhe gjetja e mënyrave të reja për ta kultivuar atë tek brezi i ri i mërgatës, janë elemente që të gjithë duhet ti kemi në vëmendje.. Tutje tha se tema e diskutuar në këtë Seminar ka rëndësi të madhe, sepse tregon që aktualiteti po udhëheq praktikat e mësimit të gjuhës, për t’ia përshtatur ato realitetit në të cilin jetojmë.

Ndër të tjera, Nagavci tha se, ndërthurja e mësimit të gjuhës shqipe me aspekte kulturore, tradicionale dhe historike të kombit tonë, janë një metodë e mrekullueshme e mësimit tërheqës dhe efektiv të gjuhës shqipe jashtë trevave shqiptare, si dhe të gjitha këto tema të zgjedhura, na shërbejnë edhe neve si politikbërës, sepse na tregojnë qartë trendet e kohës dhe nevojat reale që kanë shqiptarët jashtë vendit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu theksoi se, të gjithë mësuesit e mbledhur në këtë Seminar janë përbashkuar me një qëllim madhor, e që është ruajtja dhe fuqizimi i gjuhës shqipe.

Manastirliu tha se mësuesit e Diasporës do të kenë mbështetjen e madhe nga dy Ministritë dhe se ky nuk do të jetë projekti i fundit por do të shtrihen edhe më tej, tek freskimi i listave të mësuesve të Diasporës.

Në këtë Seminar po marrin pjesë, të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës, si dhe është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat dhe për të diskutuar praktikat më të mira në mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Mbajtja e Seminarit nuk është risi. Sepse këto janë organizuar prej viteve ’90. Mësuesit/et presin prej qeveritarëve institucionalizimin e Shkollës shqipe të mësimit plotësues në diasporë, shteti e ka detyrim të kujdeset për fëmijët shqiptarë në ruajtjen e gjuhës amtare. Kështu veprojnë të gjitha shtetet tjera.
    Ne mësuesiit/ et jashtë atdheut jemi lënë shumë të braktisur nga Republika e Kosovës, gjatë pushtimit ne mërgimtarët financuam arsimin
    shëndetësinë, dhe luftën çlirimtare, por pas çlirimit u zhgënyem nga institucionet tona, ngase nuk bënë asgjë për fëmijët tanë, për kulturën shqiptare sepse ende prinderit duhet të paguajnë mësimin e gjuhës shqipe ose mësuesja duhet të punoj falas.
    Fëmijëve shqiptarë në mërgim kudo u mungon gjuha amtare shqipja, ata çdo ditë janë nën nofullat e asimilimit.
    Prania e pushtetarëve nëpër seminare sa për të falenderuar mësimdhënësit janë bërë të gerditëshme, janë premtime të kota apo ndryshe quhen mashtrime.
    Shpresuam tek Qeveria aktuale që erdhi me shumë premtime për ndryshim, fatkeqësisht për diasporën nuk bëri asgjë, madje gjendja e shkollave shqipe është edhe më e keqe sesa qeverive paraprake.

  2. Seminaret dhe tubimet pa veprimim konkret janë të pa kurrfarë efekti. Rënia e numrit të nxënësve në shkollat me Mësim Plotësues të Gjuhës Shqipe, në Diasporë është drastike.
    Këtë braktisje që brengos të këtij mësimi disa e arsyetojnë me kinse ndryshimin e rrethanave nga e kaluara . Një vlerësim i tillë është i gabuar .
    Në krahasim me vitet e 90 – ta, numëri i fëmijëve në Diasporë , është shumëfishuar. Veç kësaj të lindurit në fund të viteve të 80- ta, dhe fillimi i vititev të 90- ta, shumica janë prindër të një apo dy fëmijëve, që kanë moshën për t’u përfshirë në Shkollën e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe.
    Gjendjen në vendet e tjera të Evropës, nuk e njohim .Në Zvicër ky mësim me pak përkushtim mund të organizohet fare lehtë,sepse e ka edhe përkrahjen e Ministrive të Arsimit të kantoneve në mbarë Zvicrën.
    Të paktën objektet jepen në shfrytëzim falas. Kusht pa të cilin as që mund të imagjinohet ky mësim. Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet ta reduktojë numrin e panevojshëm të konsujve dhe nëpunësve në Ambasada e Konsullata e të gjejë mësuese apo mësues të kualifikuar për shkollat shqipe në Diasporë.
    Shkollat shqipe në Diasporë me mësimdhënës profesionistë janë shpëtimi i vetëm i fëmijëve tanë nga asimilimi dhe humbja e identitetit të paraardhësve të tyre.
    Komunitetet tjera këtë problem e kanë të rregulluar kaherë me ligjet mbi Arsimin e vendeve përkatëse. Qeveritë tona përveç premtimeve në këtë drejtim kanë bërë fare pak.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu