Nga: Gjergj – Skender Jashari
Territori izraelit i Palestinës, përjetoi pushtime nga barbarët arabo-islamik dhe turko-islamik gjatë periudhave më të gjata të historisë. Historia e pushtimeve të huaja të këtij territori fillon me pushtimin egjiptian me Betejën e Megidos, e vitit 1469 para Krishtit. Në qarqet islamike shqipfolëse dhe më gjerë tentohet që Palestinezët e sotëm( arabët dhe Egjiptianët e Rripit të Gazës) dhe aq më absurde edhe Jordanezët e Bregut Perëndimor të identifikohen si Filistinë. Filistinët kishin arritur në shekullin XII para Krishtit, nga brigjet e Detit Egje, duke u përzier me popullatën lokale Kananite, e që Faraoni Ramzesi III i shkatërroi Pelestët (Filistinët), rreth shekullit XII para Krishtit, duke i zhvendos në bregun jugor të braktisur të Kananit. Nabukodonosori II e pushtoi Filistinën në vitin 604 para Krishtit, e që pas këtij viti Filistina u zhduk nga historia. Pastaj pasoi pushtimi Persian në vitet 539-332 para Krishtit, e më pas pushtimi nga Aleksandri i Madh.
Rreth vitin 200 apo 198 para Krishtit, Perandori Seleucid Antiochus III, e pushtoi Palestinën, kurse pushtimi romak ndodhi në vitin 66 para Krishtit, e që trupat romake në vitin 63 para Krishtit e u vendosën aty. Shumicën e popullsisë në Levantin jugor( ku përfshihet edhe territori izraelit i Palestinës), përbëhej nga hebrenjët, kurse në fillim të periudhës së sundimit Bizantin, hebrenjët u bënë minoritet.
Perandoria Arabe edhe në kohën e Muhamedit pati orekse për pushtim të territoreve të huaja. Ekspedita e majit/qershorit 632, ishte rasti i parë i suksesshëm kundër territorit të perandorisë Bizantine. Perandoria Arabe pasi pushtoi nomadët e Arabisë, në luftërat e Ridës në vitet 632-633, u orientu në drejtim të pushtimit të Sirisë. Betejat në Ajnadayn në territorin izraelit të Palestinës dhe Fahl dhe Yarmouk në Transjordani, të ndodhura në vitet 634-636, e sidomos Beteja e Ajnadayn ishte beteja që dëboi garnizonin e fundit të Perandorisë Bizantine nga ky territor. Pushtimi i Perandorisë Arabe, përkohësisht do të ndërprehej me seperatizmin Tulunid, në vitin 873, guvernatori i Egjiptit Ahmad Ibn Tulun u nda nga Kalifati Abasid dhe formoi mbretërinë e tij të pavarur. Në vitit 878 Dinastia Tulunide okupoi shumicën e Dioqezës Lindore të Perandorisë Bizantine, por nuk ishin ende në gjendje të mbroheshin nga sulmet e Abasidëve. Ripushtimi arab ndodhi në vitet 905/906, nga Kalifi Abasid, arriti të ripushtoj territorin izraelit të Palestinës, kurse në korrik 946, Sayf al-Dawla, invadoi këtë territor.
Turmat e muslimanëve dhe hebrenjëve, më 966, shkrumbuan Kishën e Ringjalljes dhe e plaçkitën dhe e vranë Patriarkun e Jerusalemit Gjonin VII.
Pushtimi Fatimid, përfshirë edhe i territorit izraelit të Palestinës, ndodhi në vitet 969/970, që u vetëdeklaruan kalifat shi’it, duke shkatërruar Ikhshidids-ët. Por edhe më pas ndodhën pushtime të ndryshme si më 971, Qarmatianët sulmuan Damaskun, kurse më 5 shtator të atij viti pushtuan Ramallahun, më 972 ose 975, perandori Bizantin John I Tzimiskes udhëhoqi ekspeditën që arriti deri në Cezare dhe Tiberias në territorin izraelit të Palestinës. Kurse më 12 mars 977, sërish Ramallahu bie nën pushtimin e Qarmatianëve, mirëpo më 15 gusht 978, një ushtri e madhe Fatimide e shkatërroi ushtrinë e Alptakin-it dhe të Qarmatianëve në Palestinën jugore. Gjatë dimrit 978-979, gjenerali hebre i dinastisë Fatimide, ia ofroi Ramallahun në shkëmbim për liderin e Hamdanidëve( që ishte dinasti e shi-iave të Mesopotamisë veriore dhe Sirisë), por lideri i këtyre të fundit Abu Taghlib, në fillim e refuzoi shkaku që gjenerali ishte hebre, e pastaj e pranoi negocimin, derisa në gusht 979 Abu Taghlibi filloi ofenzive kundër Ramallahut, e që dështoi dhe u kap e u ekzekutu. Në qershor 981, ushtria Fatimide e rrethoi Damaskun, e që e pushtuan vetëm më 5 korrik 983, kurse në korrik beduinët u rrebeluan kundër Fatimidëve. Për të pasuar pastaj me revoltën e Tireut, që ishte rebelimi i popullatës së qytetin Tire në Libanin e sotëm, kundër Fatimidëve, që zgjati nga viti 996 deri 998, e që rrebelët ndihmoheshin edhe nga Bizanti, kurse Fatimidët atë e pushtuan në maj 998 dhe se liderët e rebelëve i torturuan dhe i kryqëzuan.
Kalifi al-Hakim bi-Amr Allah, e ndaloi procesionin e të Dielës së Larit, të krishterëve në Jerusalem, më 1008, kurse më 28 shtator 1009, e në disa burime më 18 tetor 1009, ai urdhëroi shkatërrimin e Kishës së Varrit të Shenjtë. Nga 1011 deri në shkurt 1013, ui rrebeluan fisi i Beduinëve Jarrahid( Djarrahid) e të cilët e pushtuan Ramallahun dhe formuan mini-kalifatin. Më 1012, filloi dekreti i kalifit al-Hakim bi-Amr Allah, për shtypjen e të krishterëve dhe hebrenjëve, por më 13 shkurt 1021, ky kalif u vra dhe pas tij erdhi djali i tij al-Zahir. Më 4 shtator 1015, ndodhi tërmeti dhe u shkatërru kupolla e “kupolës së Gurtë.” Sërish në shtator 1024, shpërtheu rebelimi beduin për shkak të privilegjeve në mbledhjen e taksave, e që rebelët sulmuan dhe plaçkitën Ramallahun dhe Tiberian. Në vitin 1027, u nënshkru traktati mes perandorit Bizantin dhe Kalifit Fatimid, që lejonte rindërtimin e Kishës së Varrit të Shenjtë, dhe që lejonte të krishterët të cilët ishin konvertu në islam të riktheheshin në besimin e tyre, në këmbim të rihapjes së xhamisë në Konstantinopojë. Por më 1029, Anushtakin al-Dizbari, shkatërroi koalicionin e Beduinëve në Palestinë dhe Siri. Në vitin 1032, nën urdhërat e kalifit al-Zahir përfunduan renovimet e xhamisë “kupola e Gurtë.”
Më 1071, Turqit Selxhuk, invaduan pjesë të mëdha të Azisë perëndimore, përfshirë edhe Azinë e vogël dhe Mesdheun lindor, duke pushtu edhe Ramallahun dhe duke rrethuar Jerusalemin, kurse më 1073, invaduan në Palestinë, e që më 1075, pushtuan Damaskun, e që në të njejtin vit e godet një thatësi e madhe Palestinën. Selxhukët më 1077 pushtuan Jafën, kurse Fatimidët pushtuan Tiren. Më vitin 1093, muslimanët e bregdetit ia ndaluan të krishterëve të hyjnë në Palestinë.
Kurse më 27 nëntor 1095, Papa Urbani II nisi Kryqëzatën e I, me qëllim të pushtimit të Jerusalemit dhe Tokës së Shenjtë dhe çlirimit nga të krishterët lindor dhe sundimi islamik. Nga korrik 1098, Fatimidër rrethuan Jerusalemin, kurse më 26 gusht arritën ta pushtonin këtë qytet. Më 12 gusht 1099, Kryqëtarët shkatërruan ushtrinë Fatimide në Betejën e Ashkelonit, pas të cilës Kryqëtarët hynë në qytetin e Jafas.
Më 23 gusht 1153, Frankët pushtuan Ashkelonin duke kompletu pushtimin e tyre të bregut perëndimor të Detit Mesdhe. Më 25 nëntor 1177, në Betejën e Moontgisard-it, Baldvini i IV i Jerusalemit dhe Raynald i Shatillon( Chatillon) shkatërruan Saladinin e dinastisë Ajubide, që ndodhi mes Ramallahut dhe Jibna-s (Yibna). Kryqëtarët pushtuan Tiren, më 1124, por më 1 maj 1187, Saladini në Betejën Cresson, mposhti Kryqëtarët, për të pushtuar në qershor të po atij viti Tiberian, kurse më 4 korrik mposhti Mbretin e Jerusalemit në Betejën e Hattin-it, kurse më 2 tetor të të njejtit vit Saladini pushtoi Jerusalemin. Mirëpo luftërat vazhduan, më 28 gusht 1189, Guy i Lusignan-it, e rrethoi Akren, e që më 8 qershor 1191, Riçard Zemërluani arrit në Akre, e që më 12 korrik garnizoni musliman u dorëzu tek Kryqëtarët, derisa të burgosurit u ekzekutuan më 20 gusht jashtë rrethinës së Akres. Më 7 shtator 1191, Riçardi I i Anglisë e shkatërroi Saladinin në Betejën Arsuf, por më 1 shtator ose 2 shtator 1192, që të dy nënshkruan Traktatin e Jafa-s, e që disa herë njihet edhe si Traktati i Ramallahut. Në 18 shkurt 1229, Frederiku II dhe sulltani Ejubid Al-Kamil nënshrkuan Traktatin e Jafas, me të cilën pushteti i krishter rivehej në Jerusalem, Nazaret, Betlehem në këmbim të mbrojtjes së muslimanëve.
Më 11 korrik 1244, Khvarezmianët, pushtruan Jerusalemin dhe masakruan banorët, kurse më 18 tetor në Betejën e La Forbie në veri-lindje të Gazës, Kryqëtarët dhe aleatët e tyre Ejubidët e Damaskut, Homsit dhe Kerkak pësojnë humbje të rëndë nga ushtria Egjiptiane dhe Khvarezmianët. Më 3 shtator 1260, ndodhi Beteja e Ain Jalut mes Mamelukëve të Egjiptit dhe Mongolëve, kurse dinastia Mameluke Bahri e Egjiptit pushtoi më 1265 disa qytete të Lindjes së Mesme nga Kryqëtarët, si Haifan, Arsuf dhe Cezarenë bregdetare.
Më 18 maj 1291, Al-Ashraf Khalil i Egjiptit e pushtoi Akren, duke zhdukur Mbretërinë Kryqtare të Jerusalemit dhe duke i dhënë fund Kryqëzatës së Nëntë. Periudha Mameluke zgjati nga viti 1291, deri më 1517, kur Perandoria Osmane pushtoi Palestinën.
Sipas disa akademikëve, shenjtërimi i Jerusalemit u rritë pas ekspansionit dhe rritjes së një zhanri të literaturës e njohur si al-Fadhail( udhëzues fetarë) ose si histori e qyteteve, që ishin kryesisht në periudhën Umayyade, por të tjerët e theksojnë se ishin motivet politike islamike të dinastisë Umayyade, që e shenjtëruan Jerusalemin në Islam. Referencat e shumta politike për xhaminë al-Aksa, datojnë nga shekulli XII, ose më pas për shkak të pushtimit të Kryqtarëve, por disa përpjeken ta argumentojnë që bazohet në hadithe të numërt që datojnë nga lindja e islamit.
Më: 14.02.2024
Gjergj – Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.