ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Pushtimi Osman i territorit Izraelit të Palestinës

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Gjergj – Skender Jashari 

Me fillimin e agresionit të Terror-rusisë kundër Ukrainës, që nënkupton agresion kundër Perëndimit dhe gjitha vlerave perëndimore, vazhdimisht është thelluar konflikti dhe gjithnjë e më shumë janë përfshirë palë të ndryshme në këtë konflikt, përfshirë edhe përhapja a riaktivizimi i konflikteve a vatrave të krizave duke filluar në Ballkan si në Bosnje e Hercegovinë, pastaj në veriun e Republikës së Kosovës. Mirëpo këto të fundit nuk i shkuan në vijën që kërkoi Rusia, përmes Serbisë, pasiqë forcat paqëruajtëse perëndimore ishin të stacionuara në këto vende dhe shtuan prezencën e tyre. Prandaj si rrjedhoj priteshin vatra të tjera më të mundshme, e tillë ishte “porositja e sulmit terrorist isislamik të 7 tetorit kundër popullatës civile të Izraelit, nga ana e terroristëve islamik të Hamas-it. Këtë sulm terrorist isislamik, edhe nga pamjet e oficerëve rus, që duken të infiltruar në mesin e terroristëve islamik të Hamas-it, tregon qartë që urdhërdhënës ishte Rusia, por burimet e ndryshme e japin dy versione: Rusia përmes Iranit urdhëroi Hamasin, e në burime të tjera theksohet që Rusia drejtëpërdrejtë urdhëroi Hamasin. Fatmirësisht fuqia ushtarake, policore dhe e zbulimit të Izraelit, është pakrahasimisht më superiore sesa e të gjitha vendeve arabe a edhe islamike së bashku. Kjo bëri që terroristët Isislamik të Hamasit dhe grupeve tjera terroriste në Rripin e Gazës, të pastrohen për disa muaj. Fatkeqësisht numri shumë i madh i viktimave civile, është taktikë terroriste isislamike e përdorur që nga vitet e 60-ta të shekullit të shkuar nga terroristët isislamik arab-islamik të territorit Izraelit të Palestinës. Kohëve të fundit, me përfundimin e veprimeve operative dhe luftarake në terren, kemi pa që Hamasi, Hezbollahu tashmë janë spastruar pothuajse nga Rripi i Gazës, Bregu Perëndimor dhe Libani, e kjo ka bërë që edhe urdhërdhënësi të përfshijë edhe grupe të tjera terroriste isislamike, e në të njejtën kohë edhe Izraeli të filloj operacionet special kundër terroristëve isislamik jashtë Rripit të Gazës, Bregut Perëndimor, Liban, Iran etj. Në kuadër të kësaj përfshihet edhe vrasja e terroristëve isislamik të Hamasit, Hezbollahut, mes tyre edhe Ismail Hanijeh, Jahja Sinvarit, Hashim Sefedinin, etj figuraa politike dhe ushtarake terroriste të Hamasit, Hezbollahut etj. 

Pushtimi Osman i territorit Izraelit të Palestinës

Perandoria Arabe edhe në kohën e Muhamedit filloi pushtimet, derisa  ekspedita e majit/qershorit 632, ishte rasti i parë i suksesshëm kundër territorit të Perandorisë Bizantine.[1] Betejat në Ajnadayn në territorin izraelit të Palestinës dhe Fahl dhe Yarmouk në Transjordani, të ndodhura në vitet 634-636,[2] e sidomos Beteja e Ajnadayn ishte beteja që dëboi garnizonin e fundit të Perandorisë Bizantine nga vend.[3] Pushtimi i Perandorisë Arabe, përkohësisht do të ndërprehej me seperatizmin Tulunid, në vitin 873.[4]  Ripushtimi arab ndodhi në vitet  905/906, nga Kalifi Abasid, arriti të ripushtoj territorin izraelit të Palestinës,[5] kurse në korrik 946, Sayf al-Dawla, invadoi këtë territor.[6] Referencat e shumta politike për xhaminë al-Aksa, datojnë nga shekulli XII, ose më pas për shkak të pushtimit të Kryqtarëve, por disa përpjeken ta argumentojnë që bazohet në hadithe të numërta që datojnë nga lindja e islamit.[7] Sipas disa akademikëve, shenjtërimi i Jerusalemit u rritë pas ekspansionit dhe rritjes së një zhanri të literaturës e njohur si al-Fadhail( udhëzues fetarë)[8] ose si histori e qyteteve, që ishin kryesisht në periudhën Umayyade,[9] por të tjerët e theksojnë se ishin motivet politike islamike të dinastisë Umayyade, që e shenjtëruan Jerusalemin në Islam.[10] Pushtimi Fatimid, përfshirë edhe i territorit izraelit të Palestinës, ndodhi në vitet 969/970, që u vetëdeklaruan kalifat shi’it, duke shkatërruar Ikhshidids-ët.[11] Për të vazhduar me një periudhë të ngjeshur pushtimesh dhe ekspeditash të shkurtëra, ashtu edhe Kryqëzatat, por që vazhdoi të mbetej kryesisht nën pushtimin e Perandorisë Arabe. E që më 18 maj 1291, Al-Ashraf Khalil i Egjiptit e pushtoi Akrën, duke zhdukur Mbretërinë Kryqtare të Jerusalemit dhe duke i dhënë fund Kryqëzatës së Nëntë. Periudha Mameluke zgjati nga viti 1291, kur pushtuan qytetin Akre, deri më 1517, kur Perandoria Osmane pushtoi Palestinën,[12] e që me atë rast ndodhi edhe Pogromi kundër hebrenjëve, me rastin e sulmit mbi Hebron si fazë finale e luftës Osmano-Mameluke 1516-1517, në të cilën Osmanët i masakruan hebrenjët e qytetit.[13] Madje ishin rrahur, torturuar dhe shumica e tyre ishin masakruar, kurse pasuritë e tyre ishin plaçkitur,[14] madje kishte plaçkitje masive.[15]

Në vitet 1535-1538, Sulltan Sylejmani i Madhërishëm e rindërtoi “kupolën e Gurtë” në Jerusalem poashtu edhe murin e këtij qyteti.[16] Më 1604 për herë të parë ndodhi Misioni i I i Protektoratit, pasiqë sulltan Ahmedi I i ishte bindur Henrit të IV të Francës, me qëllim të mbrojtjes së të krishterëve.[17]

Me Rilindjen dhe Renesancën në Europën perëndimore, filloi edhe “rilindja dhe renesanca” e hebrenjëve që ishin vendosur nëpër vendet e Europës. Si më 1700 Judah Pious( Judah he-Hasid Segal ha-Levi) së bashku me 1000 pasues të tij u vendos në Jerusalem.[18] Më 1798 deri më 1801, Napoleon Bonaparta, kreu kampanjën franceze në Egjipt dhe Siri.[19] Sërish më 1808-1810, rreth 501 familje që i përkisnin komunitetit Ashkenazi, u kthyen në Tokën e Shenjtë të tyre, e që ishin ndjekës të Elijah ben Solomon Zalman( Gra’’a).[20]

Në Luftën e II Osmano-Egjiptiane  1839-1841, e zhvilluar mes Muhamed Ali Pashës së Egjiptit, i cili pothuajse mposhti tërësisht Perandorinë Osmane, e që me intervenimin e Fuqive të Perëndimit, e detyroi të parin që të pranonte marrëveshjen më 27 nëntor 1840,[21] e që të tërheqte trupat brenda 10 ditësh, e pastaj iu toleru që t’i tërhiqte brenda 20 ditësh,[22] që të tërheqet nga Arabia, Meka dhe Medina, Kreta, distrikti i Adanas dhe nga gjitha pjesët që kishte pushtu në Europë, e t’ia kthente këto territore Perandorisë Osmane.[23] Kurse i ofrohej Muhamed Ali Pashës dhe trashëgimtarëve të tij, kontrolli i përhershëm mbi pjesën e Perandorisë Osmane të Egjiptit dhe Sanxhakut të Akres( që përfshinte përafërsisht  Izraelin), por të vazhdonin të mbetnin nominalisht pjesë të Perandorisë Osmane.

Por vetëm pas kësaj periudhe do filloj kthimi më masiv i patriotëve hebrenj, për në vendin e tyre. Më 1882-1903,  ndodhi Aliyah e I( Kthimi i Parë), që u kthyen rreth 25.000-35.000 hebrej nga Siria.[24] Në vitet 1887-1888, Siria Osmane u nda në Sanxhakun e Jerusalemit, Nabluzit dhe Akres.[25] Nga 29-31 gusht 1897, u mbat Kongresi i parë Zionist në Basel të Zvicrës, ku është aprovuar Deklarata e Baselit, sipas së cilës atdheu i tyre kërkohej siç shkruhej në Bibël, e të cilin e kishin pasur në të shkuarën.[26]  Më 1901, formohet Fondi Kombëtar Hebre, për blerjen dhe zhvillimin e vendbanimeve hebreje në Sirinë Osmane.[27] Më 1911, del në shtyp gazeta arabe Filistin, në Jaffa,[28] e që ishte gazëtë izraelite.

Perandoria Osmane gjatë shekujve të fundit të ekzistimit të saj, vazhdonte kryesisht luftëra mbrojtëse dhe që përballej në vazhdimësi me kryengritje nacionale të vendeve sidomos në Ballkan, por edhe në luftëra në pjesët tjera, por edhe kishte jostabilitet dhe dobësim politik, ushtarak dhe kryengritje dhe pakënaqësi civile dhe të minoriteteve.[29] Sidomos Luftërat Ballkanike 1912-1913 e kishin varfëruar maksimalisht Perandorinë Osmane. Mirëpo asnjë lindje të nacionalizmit nuk kemi në këtë periudhë në botën arabe që ishte nën pushtimin e Perandorisë Osmane, gjë që kuptohet se islami kishte penguar ngritjen e vetëdijës qytetarë tek arabët, duke i shërby kështu pushtuesit Osman që t’i mbante nën pushtim popullatat e tilla.

Me Marrëveshjen e Sykes-Pikot 1916-ës si dhe me Deklaratën e Balfurit të 1917-ës,  e sidomos më pas, me bartjen e barrës totale nga forcat britanike në një numër të konsiderueshëm të betejave që janë zhvilluar në Lindjen e Mesme gjatë Luftës së I Botërore, orekset fashiste arabe të Hashemitëve u zgjeruan. Sharifi Hussein, filloi të përqafonte idetë nacionaliste arabe vetëm pas Revoltës së Xhon-turqëve të 1908-ës, kundër sultan Abdul Hamidit II. Të cilët i akuzonte për shkelje të parimeve islame, me politikën e turqizimit dhe diskriminimit të popullatave joturke, duke i thirrë arabët për xhihad kundër Osmanëve.[30] Edhe Perandoria Osmane i akuzoi për tradhëti kundër Kalifatit Islam që përpiqeshin për coptim të tokave muslimane.[31] Siç një historian e quan Sharifin Hussein të Mekës “njeri me ambicje grandioze”, e që njëkohësisht në Perandorinë Osmane zhvillohj triumvirati i “Tre pashallarëve( Gjeneralëve Enver, Talat dhe Qemal Pashës) të cilët përfaqësonin radikalizmin nacionalist turk.[32] Gjegjësisht Marrëveshjen Sykes-Pikot të 1916-ës dhe Deklaratën e Balfurit 1917-ës, arabët i karakterizojnë si tradhëti Britanike ndaj tyre.[33]Atëherë filluan që këto dy akte t’i cilësonin si tradhëti të Britanikëve përballë arabëve dhe islamikëve. Kurse nga ana tjetër e shohim poashtu të njejtin fajsim që turkofilët dhe islamikët e bëjnë ndaj Britanikëve, duke i akuzuar si fajtorin kryesor të shkatërrimit të Perandorisë Osmane- fatkeqësisht një frymë të tillë, hoxhallarët turkofil dhe sllavofil( gjegjësisht agjent islamik të Serbisë) e kanë mbjellur edhe në mesin e popullatës injorante dhe analfabete Shqiptare, duke ua hedhur gjithë fajin Kongresit të Berlinit, Londrës( me një fjalë Perëndimit) etj, për copëtimin e Tokave tona Shqiptare.

Pasi që Rilindja dhe Renesanca në Europën Perëndimore, 3-4 shekuj më parë, kurse jehona e saj vazhdonte të përhapej në mbarë botën. Fatkeqësisht në botën islame dhe arabe, as në vitet 1900-ta nuk kishte arritur. Revolta Arabe, nga historianët vlerësohet si lëvizja e parë e organizuar e nacionalizmit arab. Arabët nuk kishin bërë asnjë përpjekje për çlirim nga Perandoria Osmane, përpara se t’i nxisnin, mbështetnin dhe t’i çlironin forcat ushtarake Britanike. Prandaj sikur mos të ishte Lufta e I Botërore dhe shkatërrimi i Perandorisë Osmane, arabët dhe muslimanët e Azisë dhe Afrikës, do vazhdonin të qëndronin nën robërinë e kësaj Perandorie. Britania e Madhe, barti rolin kryesor në luftën e I Botërore, për çlirimin e territoreve arabe dhe të Lindjes së Mesme në tërësi, kurse në mbrojtjen e Perandorisë Osmane, në këto territore luajtën rolin kryesor forcat osmane e të cilat ndihmoheshin edhe nga forcat gjermane.

Përdorimi i sotëm i islamit/islamistëve për qëllime të Terror-rusisë, kundër Izraelit dhe Perëndimit

Si përfundim deri më sot, ende nuk u shuan, nuk u qetësuan dhe paqe nuk ka, në vendet ish-koloni të Perandorisë Osmane, ku edhe sot, shohim vatra të krizave dhe luftërave. Duke qenë se janë coptuar edhe territore të tjera, siç janë sidomos territoret a kolonitë gjermane, por në to sot nuk ka konflikte dhe as armiqësi. Konfliktet dhe armiqësitë janë evidente në kolonitë e Perandorisë Osmane, e më së shumti mbetet Lindja e Mesme si rajon konfliktesh dhe armiqësish. Prandaj problemet në botën islame, mund të kuptohen që janë derivat i drejtëpërdrejt i islamizmit dhe Perandorisë Osmane me kulturë islamike, duke e vërejtur lehtësisht që në shoqëritë që kanë pasur islamizmin përtej Perandorisë Osmane, janë më të paqësuara, edhe përkundër interferimeve të indoktrinimeve radikale, ekstremiste dhe terroriste islamike. Perandoria Osmane, instrumentalizoi islamizmin, me qëllim të ruajtjes së pushtetit, mobilizimit në luftëra kundër të tjerëve dhe ruajtjes së sundimit mbi popullatat islamike. Prandaj shohim popuj të caktuar të islamizuar, që sa më të indoktrinuar nga islamizmi dhe osmanizmi, aq më të varësuar, më të nënshtruar dhe më të bindur  e kontrolluar nga Perandoria Osmane. Të njejtët kanë vazhduar të instrumentalizohen për mrekulli e me lehtësi edhe sot nga Terror-rusia, qoftë drejtëpërdrejtë a përmes Iranit, për t’i përdorë për qëllime të tyre, kundër Perëndimit, duke qenë fillimisht kundër “bastionit të Perëndimit”-Izraelit në Lindjen e Mesme.

Gjergj – Skender Jashari 

Më: 25.10.2024

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] Atlas of the Prophet’s biography: places, nations, landmarks, Shawqi Abu Khalil, Dar-us-Salam, 2004, faqe 249.

[2] Po aty, faqe 112.

[3] The Sword of Allah: Khalid bin al-Waleed– His Life and Campaigns, A. I. Akram, third edition, 2004, faqe 246.

[4] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 114.

[5] Po aty.

[6] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 849.

[7] “Political Boundaries and Moral Communities: Islamic Perspectives” Hashimi, Sohail H; et al. (2003-05-07). In Allen E. Buchannan; Margaret Moore (eds.). States, Nations and Borders: the ethics of making boundaries. Cambridge University Press, faqe 192–193.

[8] The Umayyad Dome of the Rock in Jerusalem, Oleg Grabar, Vol. 3 (1959), Published By: The Smithsonian Institution, faqe 33.

[9] “The Modern History of Islamic Jerusalem: Academic Myths and Propaganda” Talhami, Ghada Hashem (Shkurt 2000), Middle East Policy Journal. Blackwell Publishing, Volumi VII (14).

[10] The opposite of holiness, By Yonatan Silverman|Published:  06.05.05( qasje online: https://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-3095122,00.html).

[11] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 114.

[12] The museums of Israel, Nitza Rosovsky, Joy Gottesman Ungerleider, Joy Ungerleider-Mayerson, 1989, faqe 10.

[13] “Hebron”. The Encyclopedia of the Arab-Israeli Conflict, Spencer C. Tucker,(2008), Santa Barbara, CA: ABC-CLIO, faqe 436; Encyclopaedia Judaica, Fred Skolnik; Michael Berenbaum (2007), Macmillan Reference USA in association with the Keter Pub. House. Faqe 746; Hebron Jews: memory and conflict in the land of Israel, Jerold S. Auerbach (30 korrik 2009), Rowman & Littlefield, faqe 40.

[14] The Solomon Goldman lectures, Spertus College of Judaica Press, 1999, faqe 58.

[15] Encyclopaedia Judaica,Fred Skolnik; Michael Berenbaum (2007), Macmillan Reference USA in association with the Keter Pub. House, faqe 746.

[16] The Church of the Holy Sepulchre in Text and Archaeology, Justin L. Kelley, 2019, faqe 26; A New Testament guide to the Holy Land, John J. Kilgallen, 1998, faqe 200.

[17] The thousand and one nights, Muhsin Mahdi, 1995, faqe 13; The Catholic Encyclopedia: Philip-Revalidation, Contributors:Charles George Herbermann, Knights of Columbus. Catholic truth committee, 1913, faqe 488.

[18] The Shape of God, Secrets, Tales, and Legends of the Dawn Warriors, Terry David Silvercloud, 2007, faqe 297; Jews, Church & Civilization, Volume IV, Davi Birnbaum, 2010, faqe 145.

[19] The Politics of Interweaving Performance Cultures, Beyond Postcolonialism, Erika Fischer-Lichte, Saskya Iris Jain, Torsten Jost, 2014, faqe 26; The Rowman & Littlefield Handbook of Christianity in the Middle East, Mark A. Lamport, Mitri Raheb, 2020, faqe 88; At Aboukir and Acre, A Story of Napoleon’s Invasion of Egypt, George Alfred Henty, 2010, faqe 273.

[20] India’s Dances, Their History, Technique, and Repertoire, Reginald Massey, 2004, faqe 88.

[21] Warfare and Armed Conflicts, A Statistical Encyclopedia of Casualty and Other Figures, 1492–2015, 4th Ed.

Micheal Clodfelter, 2017, faqe 215; The Islamic World in Decline, From the Treaty of Karlowitz to the Disintegration of the Ottoman Empire, Martin Sicker, 2001, faqe 137; Crisis Among the Great Powers, The Concert of Europe and the Eastern Question, Miroslav Šedivý, 2016, faqe 108.

[22] The Development of International Law, Sir Geoffrey Gilbert Butler, Geoffrey Butler, Simon Maccoby, The Lawbook Exchange, Ltd., 2003, faqe 440.

[23] World and Its Peoples, Volume 1, Publisher:Marshall Cavendish Corporation, 2006, faqe 758.

[24] Concise History of Islam, Muzaffar Husain Syed, Syed Saud Akhtar, B D Usmani, 2011, faqe 406; A River of Tears, the River of Hope, The Saga of Two Torah Scrolls, Aaron Murad, Orit Murad Rehany, 2013, faqe 116; The Roots of Separatism in Palestine, British Economic Policy, 1920-1929, Barbara J. Smith, 1993, faqe 10; The Standard Jewish Encyclopedia, Cecil Roth, 1966, faqe 73; The Jews: Their History, Culture, and Religion, Volume 2, Louis Finkelstein, 1960, faqe 1642; A River of Tears, the River of Hope, The Saga of Two Torah Scrolls, Aaron Murad, Orit Murad Rehany, 2013, faqe 116.

[25] The Palestine-Israel Conflict, A Basic Introduction, Gregory Harms, Todd Ferry, 2008, faqe 58; The Emergence of Arab Nationalism, With a Background Study of Arab-Turkish Relations in the Near East, Zeine N. Zeine, 1966, faqe 29.

[26] Arab-Israeli Conflict, A Documentary and Reference Guide, Priscilla Roberts, 2017, faqe 7; Imagined Empires, Tracing Imperial Nationalism in Eastern and Southeastern Europe, Dimitris Stamatopoulos, 2021, faqe 65; A Guide to Documents on the Arab-Palestinian/Israeli Conflict, 1897-2008, M. Cherif Bassiouni, Shlomo Ben-Ami, 2009, faqe 2; The Serendipitous Evolution of the Balfour Declaration of November 2, 1917, Paul Goldstein, Eyal Lewin, 2021, faqe 166.

[27] The Yemenite Jews, Joshua Feldman, London, 1913, faqe 32.

[28] Islam in History: Ideas, People, and Events in the Middle East, Lewis, Bernard (prill 15, 2011), Open Court, faqe 158.

[29] Gallipoli: The Turkish Story, Fewster, Kevin; Basarin, Vecihi; Basarin, Hatice Hurmuz (2003) [1985], Crow’s Nest, NSW: Allen & Unwin, faqe  36.

[30] The Berlin–Baghdad Express, Sean McMeekin (2012), Belknap Press, faqe 288, 297.

[31] Birinci Dünya Savaşı’nda Osmanlı Devleti’nin Hicaz’da Hâkimiyet Mücadelesi, The Struggle of Ottomans in Hijaz Region During the World War I, Akademik Bakış Mustafa Bostancı (2014).

[32] The Mirage of Peace, Understanding the Never-Ending Conflict in the Middle East, David Aikman, 2009, faqe 198; Ülker, Erol (2005). “Contextualising ‘Turkification’: nation-building in the late Ottoman Empire, 1908–18*”. Nations and Nationalism. 11 (4): 613–636.

[33] “THE ARABS, A PEOPLE BETRAYED.” Sole, Kent M, Journal of Third World Studies, vol. 2, no. 2, 1985, faqe 59–62.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu