Gani Mehmeti
Duket se ardhja e Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka një qëllim të mirë për këtë pjesë të Ballkanit. Ai ka paralajmëroi se do të krijojnë diçka më të madhe në tetor, në Berlin.
Përveç tjerash ai kërkoi guxim për kompromis, veçanërisht nga Serbia dhe Kosova. Mirëpo, nganjëherë, dikush nuk ka vend për kompromis. Kompromisi duhet të kërkohet nga ai që kërkon të huajën, qaë ta lë atë, jo nga ai që e do të veten dhe nuk kërkon asgjë nga tjetri. Nuk mund të ketë kompromis në të mirë të dikujt tjetër e në dëm të tijin.
Ose, ndoshta do duhej të tregonte se për çka do mund të bëjë kompromis sa i përket Kosovës, kur kryesisht këtu është fjala për serbët, se Serbia tani do marrë edhe 12 aeroplanë Rafale, dhe rreziku për luftë në Kosovë, veç shtohet.
Kompromis nga Serbia, po. Ajo është agresore në Kosovë nga viti 1912 e deri më 1999, por që si agresore, Serbia kërcënohet edhe tani, jo vetëm ndaj Kosovës , por edhe ndaj NATO-s. Kjo u pa më 29 maj 2023, kur serbët, të ndërsyer nga Vuçiqi, rrahën e plagosën mbi 93 ushtarë të KFOR-it në Zveçan, në veri të Kosovës. Fatmirësisht që nuk pati viktima, por mjafton që Serbia tregoi dhëmbët kundër KFOR-it, dhe jo vetëm kaq, ajo edhe kafshoi me dhëmbët e saj. Nuk e di në ka mbetur invalid apo i palëvizshëm ndonjëri nga të plagosurit! Megjithatë, mjafton edhe vetëm ngritja dorë kundër tyre. Pra, ua ka hëngër orën (forcën) dhe tani nuk ia merr në dorë as KFOR-it, i cili është këtu për qetësinë e të dy palëve, për Serbët që të mos bëhen agresor sikur më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit si dhe në të kaluarën ndaj Kosovës, ndërsa Kosova nuk është duke e sulmuar askë. Ajo vetëm është për rendin, qetësinë dhe shtrirjen e sovranitetit në mbarë Kosovën, përfshirë edhe veriun e saj, për çka Serbia është kundër sovranitetit të Kosovës në veri të Kosovës.
Përndryshe, serbët e Kosovës kanë të drejta më shumë se serbët në Serbi, kanë të drejta më shumë se shqiptarët në Kosovë, kanë të drejta më shumë se çdo pakicë në mbarë rruzullin tokësor. Ata, është thënë disa herë deri tani, janë të diskriminuar pozitivisht, prandaj ngrejnë kokë edhe të ndahen nga Kosova dhe të bëhen të padëgjueshëm nda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.
Pra, si kompromis nga Serbia duhet të kërkohet që të heqë dorë nga veriu i Kosovës dhe ta lë të qetë Kosovën. Edhe nga serbët e Kosovës duhet të kërkohet që të respektojnë ligjet e Kosovës. Nga shqiptarët e Kosovës, kompromis mund të jetë që të punojnë sa më shumë dhe ta duan Kosovën si shtetin e tyre me punë, jo si shtetin e huaj, pra ta zhvillojnë atë.
Për fund, Sarrazini dhe të gjithë të tjerët, kanë punë me kriminelin Vuçiq që ta bindin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Kosova është e gatshme, Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë, përkundër krimeve serbe që i bëri në Kosovë për 87 vite dhe sa herë e zbrazi Kosovën me shqiptarë e sa herë solli serbë edhe deri nga Bosna e Kroacia në të, duke dashur ta shndërronte në Tplicë të dytë.
Sarrazin, faleminderit për përpjekjet, por e ke vështirë, se ke kriminelin Vuçiq përpara!