ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Qëllimkqinjt e solidarizimit të njëanshëm

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Kam qenë dhe mbetëm kundër që kushdo nga tashmë ish udhëheqësit e UÇK’së dhe Kosovës së pas luftës të gjykohet jashtë vendit, para se të gjykoheshin disa nga udhëheqësit aktual të Serbisë , që ishin pjesë e tentim gjonocidit ndaj Kosovës në vitin 1998/1999. Pra që ishin vazhdimësi e disa gjenocideve ndaj shqiptarëve në 200 vitet e fundit.
Por, Hashim Thaçi me përllogaritjet dhe shestimet e veta ndikoi që të formohej Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë. Në letrën e tij drejtuar së fundmi Edi Ramës, kushdo që e ka lexuar me vëmendje , ka mundur ta gjente Hashim Thaçin e vërtetë, atë romantikun naiv që botën e ndanë në vija të trasha, jokulturore e jokritike, në të mirë e të keqe , e që u bë burrshtetas pa ditur praktikisht asgjë për shtetbërjen. Në letrën që ishte njëfar brejtje e ndërgjegjës së tij dhe vetfajësim për të bëmat që mund ti ket bërë, nga vetmorja e burgut të Hagës, – ku në bazë të fotove të bëra publike nuk është duke jetuar aq keq, ai kallxon se si ishte përgatitur të hynte “në histori” në mënyrën e tij specifike.
I frymëzuar nga poezitë romantike të Naim Frashërit!
Përmes asaj letre naive , që në vete megjithatë e përmbante një shfajësim të cekët e dinak, ai mundohet tu jep mesazhe edhe të tjerëve, kryesisht hetuesve të Hagës.
Kosova e re dhe e pafajshme është vënë në pozitë tejet të keqe prej politikanëve si Hashimi, atij që thoshte “luj çoke” me Amerikanët, që si jipte pesë pare për askend në Kosovë, që ndante shpërblime e dekorata pandërpre (që sigurisht do të rivlerësohen në të ardhmen), por që, na e krijoj një “akraballëk-marrëdhënie” me Turqinë, duke kujtuar se Kosova duhej integruar në botën turke-islamike , e jo në Gadishullin Ilirik e Europë parasëgjithash.
* Islamizimi dhe xhamizimi i vendit janë kryeveprat kombzhbërëse të Hashim Thaçit e të LDK-së pasrugoviane, që nuk reaguan dhe as që e kundërshtuan asnjë herë qeverisjen e UNMIK-ut deri tek shpallja e pavarësisë, e cila e filloj me plan të detajuar xhamizimin e islamizimin e vendit për interesat neootomane – panislamike dhe antishqiptare në përgjithësi ?! …
Kjo është barrra më e rëndë që do të duhej ta kishte rënduar ndërgjegjën e tij (dhe jo vetëm) prej neoromantiku naimian, që vërehet se nuk e ka njohur kurrë atë si poet të madh kombëtar e as porosinë e tij kulturore për shqiptarët, me faktin se jo vetëm Naim Frashëri, por të gjithë frashërlinjt dhe mbarë Rilindja Kombëtare Shqiptare, punonin e angazhoheshin natën e ditët që ta rizgjonin shqiptarin që e kishte vrarë dhuna shumëshekullore turke-osmane.
* Në “epokën e tij” dhe nën sundimin e tij me popullin e vet, Kosova për herë të parë në histori i formoj e faktorizoj islamistët politik antishqiptar, të afërt me PDK – ën. Ata që janë shumë më të rrezikshëm dhe më të kobshëm për kombin , se kushdo që luftoj dhe vdiq kot për idealet panislamike në Siri dhe Irak.
Personalisht nuk jam ndie fare mirë pas arrestimit të Jakup Krasniqit, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, përderisa befasia më e madhe ishte arrestimi i Kadri Veselit, ish-shefit të SHIK-ut. Befasia ime ndërlidhej me faktin se një shef (udhëheqës) i shërbimit inteligjent që i takon një populli të pushtuar e të munduar aq shumë në histori, pra që nuk ishte Ivica Stanishiq i Serbisë gjakatare, është mëse absurde të akuzohej dhe arrestohej.
Por, i mbetët vetëm Kadri Veselit që ta mbroj vetvetën, më parë se të tjerëve.
Për Hashim Thaçin gjërat janë të qarta e të qartësuara prej tij qyshkur. Ka më shumë se dhjetë vite që ai mundohej të ikte dikah, të mos e pranonte të kaluarën e vet “historike”, të bëmat “prej supermani-i” e mbinjeriu në histori!
Megjithëse President, ai u shndërrua në një “kalorës i fytyrës së vrerosur” për mbarë Kosovën dhe shqiptarët.
Në letrën e mëpotshme në gjuhën angleze, lihet mundësia e lirimit e mbrojtjes në liri të gjithë të arrestuarve në një vend të tretë.
Se kush janë ato vende që mund të shprehin interesime ta mbajnë bije fjala Hashimin që të mbrohet në liri, nuk mund të dihet tashpërtash, se a do të jetë ndonjë nga vendet europiane , Shqipëria e Edi Ramës apo Turqia neootomane e Erdoganit, për të cilën bëri aq shumë, tashpërtash vetëm mund të supozohet?
Një mik virtual para një kohe më kishte pyetur se “Pse je kundër Hashim Thaçit?”.
Në të vërtetë une as që kam qenë e as që jam kundër tij si njeri, por më intereson “zhurma dhe tymi” që ngriten rreth tij dhe mundohem që ti hulumtoj të bëmat dhe të “bëmat” e tij.
Une Hashimin se kam takuar kurrë dhe as që jam i interesuar për ta takuar ndonjëherë.
Ajo për të cilën une isha (dhe jam) mosbesues ndaj tij , duhet të jetë çështje preokupimi e secilit banorë të Kosovës.
Hashim Thaçi më shumë se kushdo në vend ka qenë dhe mendoj se vazhdon të mbetët kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të shumë neneve të kësaj Kushtetute që sot apo nesër atë e vënë para përgjegjësisë ligjore për vepra të rënda penale kundër shtetit e kombit.
Personalisht i dëshiroj që ai të jetë i pafajshëm dhe të lirohet nga burgu, por një shtet i vërtetë ligjor i Kosovës atë dhe jo vetëm atë, nesër-pasnesër do ta vë para përgjegjësisë për dyshimin e kryerjes së disa veprave penale ndaj integritetit territorial të vendit dhe kombit.
Pra, nuk duhet ta harrojmë kurrë se ai ka vepruar kundër kësaj Kushtetute të vendit, neneve kushtetuese të poshtcekura:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit]
1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve
brenda kufijve të saj.
3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Neni 2 [Sovraniteti]
1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.
2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
3. Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, mund të marrë pjesë në sisteme të sigurisë ndërkombëtare.
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
_______
Juve që vazhdoni me kritikat e pandalshme ndaj Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, ju pyes se si nuk e vërejtët asnjë gabim deri tash, duke e ngritur zërin në kohën e duhur që nga paslufta?
A e dini apo shtireni që nuk e dini se si funksionon shteti i së drejtës në vendet ku jetoni?
A e dini ju që shtetet e vogla (si Kosova) , nëse se luftojnë krimin prej majes e deri poshtë, mund të kolapsojnë përkundër fjalamanisë suaj arsyetuese e pseudoatdhetare?
Dhe kisha me ju pyetur edhe për këtë: Nëse herdokur do të vërtetohet se kjo parti apo ai individ e ka nxitur vrasjen e Xhemajl Mustafës (bije fjala), si do të reagonit ju?
A nuk turpëroheni e s’ju vije marre për solidarizimin tuaj të njëanshëm e të pa drejtë ?! …
Athua pse qenka më pak i rëndësishëm Xhemajl Mustafa, se tjetërkush?
A nuk paska pasur ai familje, të dashur, shokë e miqë?
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.
nga : Gjergj – Bajram Kabashi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu