ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Qeveria duhet ta kthei besimin e luhatur në institucione të shtetit

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Nga Skënder MULLIQI

Për jo saktësitë dhe huqjët e mëdha politike, për porositë e gabuara dhe të pa pranueshme e kontradiktore të përgjëgjësve të shtetit, njerëzit e kan humbur besimin. Nuk ishin kurrë të saktë për gjithë këto vite, nuk punuan që tu bashkangjitën njerëzit, pos atyre që përfituan nga ata materjalisht. Si është e mundur që ata që prunë vendime , mos të respektojnë mendimin e popullit? Nuk komunikuan kurrë ,duke zbritur në terren për ti qa hallet dhe problemet e tyre. Nuk morën parasysh njerëzit e arsimuar ,nuk i ofruan ekspertët e fushave të ndryshme ,të cilët do të kishin punuar shumë më mirë për vendin. Komunikimi më popullin ishte në nivel shumë të ulët. Nuk kishte komunikim të ndërsjellë as nepërmjet rrjetëve sociale! Krijuan situatë politike , ekonomike dhe sociale jo të mirë për shumicën. Madje, krijuan situata të rrezikshme politike duke rrezikuar s integritetin dhe sovranitetin e Kosovës në veri. Qëndrimet e tyre politike shkuan në kahun e kundertë të interesave të popullit. I përmbushën më shumë interesat përsonale së sa interesin e përgjithshëm.

Nuk ishin bindës para qytetarëve , madje as në një deklarim të vëtem. Zgjodhën metodat mashtruese dhe metodat tjera demagogjike të sjelljës dhe të veprimit. Treguan së nuk janë njerëz të edukuar sa duhet politikisht dhe moralisht për të qenë në krye të institucioneve të shtetit . Këta shumë ngjanë në aritë e cirkusit, të “cilët dinë më vozitë biçikletën , por nuk dinë të mendojnë”. E lëshuan situatën që secili të gjindet ashtu si mundet dhe si dinë, për të mbrojtë interesat e veta. Mos komunikimi i duhur më qytetarë solli pa knaqësi të mëdha . Sikur pushtetet ekzistuan që të merren vëtem më punën e tenderave dhe të parave të majme! Të gjithë planet tjera për shtet dhe për mirëqenje mbetën në plan të dytë apo të tretë.

Qëndrimet e tilla dualiste politike ishte koha që të ndryshohen. Ndryshuan më rrëzimin nga pushteti më votën e sovranit në zgjdhjet e fundit nacionale . Na dhanë porosi të këqija për gjithë këto vite , sa vështirë do të jetë që defektet e lëna mbrapa të riparohen edhe për shumë vite. Është koha që ti afrohemi më punë të sinqertë botës të civilizuar dhe demokratike .Kjo Qeveri do të duhet ta kthen besimin e luhatur në institucione të shtetit?! Hapat e filluar janë bukur premtues, së punët do të na shkojnë më mirë….!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu