Aurel Dasareti
Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në burgun e Hagës?
***
Krimineli i fëlliqur – kuislingu Hashim Thaçi, dhe krimineli i ndyrë – renegati Isa Mustafa, nënshkruan në letër tualeti “marrëveshjen” e pavlefshme private-kriminale për një “mini-Serbi” brenda territorit të Kosovës. Pra këta dy bastardë bënë krimin më të rëndë kundër integritetit territorial (tërësisë territoriale), Tradhtinë ndaj Vendit, që Kosova të mos ekzistojë. Pavarësisht se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Qeveria aktuale e Kosovës duhet automatikisht të ndalojë pagesat astronomike për avokatët e kriminelit antishqiptar Hashim Thaçi dhe me këto miliona dollar-euro të angazhojë një ekip avokatësh më të mirë (nga SHBA, Anglia dhe Gjermania) që do ta ndihmonin qeverinë kundër “ndërmjetësve” të korruptuar që punojnë për copëzimin (shpërbërjen) e Kosovës për të kënaqur apetitet e pangopura të Serbisë naziste-terroriste.
***
Të gjithë ata shqiptarë që besojnë se Kosova duhet ta zbatojë “marrëveshjen” e pistë nëse merr garanci nga ndërkombëtarët, duhet ta mendojnë sërish. Naiviteti kushton. Siç i kushtoi Ukrainës me “marrëveshjen” me Rusinë, e njohur si “Memorandumi i Budapestit” i vitit 1994.
Memorandumi i Budapestit është një marrëveshje ndërkombëtare në të cilën Rusia, Britania e Madhe dhe ShBA deklaruan se do të respektonin pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës. Marrëveshja u nënshkrua në një konferencë nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më 5 dhjetor 1994. Deklarata u dha në këmbim që Ukraina të heqë qafe (për t’i dhënë Rusisë) armët bërthamore sovjetike që mbetën në Ukrainë kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1991.
Në Memorandumin e Budapestit, Ukraina shkëmbeu armët e saj bërthamore për garancitë e sigurisë. Por Rusia e pabesë tashmë me vite sulmon, okupon dhe e masakron Ukrainën. Sikur Ukraina naive mos ia dorëzonte armët bërthamore, Rusia as që do t`i afroheshe…
***
Serbisë i nevojitet diçka që është jetike për të dyja palët: Liqeni i Ujmanit dhe Miniera e Trepçës.
Prandaj dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së “demokratike” që e puthin “popullin qiellor” serb edhe rreth organit gjenital, nuk i ndalin kërkesat ndaj shqiptarëve të Kosovës. Me vite, dëgjojmë ulërimat e tyre: “Asociacioni i komunave serbe këtu, kishat serbe atje, Ura e Ibrit në Mitrovicë, lista serbe bla bla…”.
Në të njëjtën kohë, hiena serbo-çetnike thotë: “Nuk është vetëm se jam me fat, por këmbët e mia janë të forta “.
***
Fajin kryesor për gjendjen e krijuar e kanë shqiptarët, që jo vetëm nuk dinë të bashkohen por çdo ditë e vrasin njëri-tjetrin. Ndërkaq, nudisti i droguar i shtetit amë është rreshtuar në krah të Serbisë kundër Dardanisë shqiptare.
O shqiptar, “duaji” armiqtë tuaj në rast se miqtë (bashkëkombësit) tuaj rezultojnë të jenë një bandë bastardësh.
***
“Ndërmjetësit” e huaj dhe disa analistë të kombit tonë fantazojnë se janë “lexuesit e mendjes” së serbëve, prandaj i këshillojnë shqiptarët për lëshime, asociacione…
Leximi i mendjes është një fenomen ku një person fiton njohuri për mendimet e një personi tjetër pa kaluar nëpër ndonjë kanal të njohur shqisor. Leximi i mendjes është një term i përdorur në të njëjtën mënyrë si “transferimi i mendjes”. Ka shumë histori për njerëzit që besojnë se kanë përjetuar leximin e mendjes, por nuk ka studime shkencore që dokumentojnë se leximi i mendjes mund të ndodhë në të vërtetë.
Kosova (viktimë) nuk ka asnjë obligim ndaj Serbisë terroriste që ka kryer gjenocid në Kosovë që t`i jap (fali) një copë toke të veten, pa i pas asnjë borxh. Përkundrazi, borxh i ka agresori gjenocidal. Kosova nuk ka obligim të plotësoje dëshirat (obligimet) e tradhtarit-kriminelit Hashim që gjendet në Hagë: “Hajt se po ta japi Kosovën por mos më burgosni për vrasjet që ua kam bë shqiptarëve” .
***
Asgjë nuk është e rastësishme. Të gjitha situatat në jetë funksionojnë drejt një qëllimi specifik.
Udhëheqja është aftësia për të përkthyer vizionin në realitet.
Milingona thotë: “Asgjë nuk është shumë e rëndë për një turmë të madhe”. Shqiptarë, Bashkohuni!
PS: Nuk kam konflikt interesi në lëndët që kam shkruar që nga viti 2001, prandaj jam i përshtatshëm (i aftë) për temën. Kjo nuk do të thotë se jam i gjithëdijshëm. Absolut jo.
***
Dy pika kryesore i kam përsëritur disa herë në shkrimet e mia:
Asociacioni është 100% copëtimi, shpërbërja e Kosovës…
Kosova nuk është pronë private e asnjë individi, partie apo qeverie. As e Kryeministrit. Prandaj, askush përveç qytetarëve të saj nuk mund të vendosë në këtë çështje, ku bëhet fjalë për jetë a vdekje.
Ndërkaq, shakaxhinjtë e huaj, të ashtuquajtur “ndërmjetës”, sidomos ata sllovakë dhe spanjollë (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, prandaj, meqë janë të zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallen të paaftë për ndërmjetësim), le të krijojnë shoqata (asociacione) paraprakisht në vendet e tyre…
Qeveria e Kosovës është e obliguar të organizojë një Referendum, në të cilin qytetarët e Kosovës (dhe diaspora) do të votojnë për krijimin ose refuzimin e tij.
- A e pranoni asociacionin?
- A jeni kundër asociacionit?
***
Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.
Çdo njeri që mban një magji të fshehtë dhe të rrezikshme në fytyrën e tij; do të ngjall gjithmonë dashurinë e dikujt, por edhe urrejtjen e dikujt!
***
1)Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake (kjo vlen edhe në politik), kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
2)Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la…
- Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
-
Përshëndetje i nderuar z Vedat Shehu dhe flm për vlerësimin. Respekt të veçantë për Ty. Aurel Dasareti
***
Të nderur bashkëkombës, mjerisht mafiozët i kanë blerë pothuajse të gjithë mediat shqiptare dhe konkretisht popullata hutohet, mbetet në terrin informativ. Prandaj edhe nuk reagon ndaj të keqes. Ato 7-8 media kombëtare të pavarura nuk mjaftojnë.
Kushdo që kryen një akt që synon, me anë të ndihmës së huaj, me përdorimin e forcës ose me kërcënimin e saj, të sjellë shtetin shqiptar (Shqipërinë, Kosovën) ose ndonjë pjesë të tij nën sundimin e huaj ose të shkëputet një pjesë e shtetit, duhet të dënohet minimum me burgim të përjetshëm.
Tradhtia ndaj Vendit – është një fjalë që përdoret veçanërisht për veprat penale të cilat konsistojnë në dhënien e ndihmës armikut gjatë luftës, por që edhe në kohë paqeje përfshijnë edhe veprime që synojnë rrezikimin e pavarësisë ose sigurisë së shtetit nëpërmjet veprimtarive të paligjshme për fuqitë e huaja, Tradhti ndaj Vendit.
Kur është fjala për tradhtarin, kuislingun dhe kriminelin më të fëlliqtë të Kosovës, Hashim Thaçin, ai jeton në Hagë sepse është kriminel. Akuzohet edhe për vrasjen e shumë gazetarëve patriot shqiptarë. E tani, gjatë shkrimeve të atdhetarëve të vërtetë, ai duhet të emërohet me emrin përkatës: Hashim pisi, Hashim qeni, Hashim krimineli, Hashim bastardi…qen bir qeni. Dhe jo: Zotëri Hashimi…
Dhe, shtrohet pyetja, shkurtër: Pse qeveria e Kosovës, me të hollat e taksapaguesve të popullatës së varfër paguan për avokatët e tradhtarit-kriminelit milioner që ka punuar për shpërbërjen e Kosovës, por nuk paguan avokatë për mbrojtjen e saj?…
Pse qeveria e Kosovës nuk mban një referendum për “zajednica”:
• A e pranoni asociacionin?
• A jeni kundër asociacionit?
***
Çdo qeveri në pushtet të një shteti të pavarur duhet të respektoj 100% Kushtetutën e saj. Ligjet e saj. Jo tërta-vërta, bla-bla më tha filani, më tha pishmami…
Qeveritari, zyrtari që nuk respekton rregulloren, duhet të largohet menjëherë nga zyrat, le të thyej qafën kushdo qoftë filani-fisteku…
Shqipëria e para, Kosova e para…
A nuk është për t`u çuditur, që shqiptarët akoma nuk e kanë kuptuar se Serbia fashiste-terroriste nuk do ta përmendte aspak “asociacionin” nëse ajo nuk do të ishte një mini-Serbi në midis të Kosovës?
PS: Për mediat e Kosovës dhe FYROM-it, do të thosha diçka pa doreza: Me ato ndihma të ndryshme që unë dhe familja ime kemi dhënë për çlirimin e Kosovës dhe luftës në FYROM – do të mund të ndërtonim disa pallate në bregdetin shqiptar. A i botoni apo jo letra e mia, s`ka gajle, ju të tillët e fshihni të vërtetën nga popullata. Pse? Dihet pse. Jeni servil… flasim herën tjetër.
Regim i Vedat Shehut :
Kjo e vërtetë rrëqethëse më çudit dhe më mbyll gojën, i nderuar Aurel Dasareti.Best Wishes,Prof. Eng. Vedat Shehu
Z. A. Dasareti . Lexoj me dëshirë artikujt që shkruani taktikisht se për fat të mirë dëshirat e idealet që përcjellin këto shkrime janë pro cdo mendje e dëshirë e shqiptarit pozitiv .Se mjerisht ekzistojnë dhe krahu negativ . Një lutje kam . Atë fjalën ‘ Asociacioni ‘ që e përsërisni shpesh e jo vetëm ju a nuk ka një përkthim të saktë e të qartë në gjuhën shqipe ?? Që t’a kuptojë cdo shtresë e popullit se c’përban cfarë tregon e fsheh kjo fjalë e huaj . Do t’i bie shkurt e thjeshtë . Kur në një vend , qytet , e për ma keq apo më mirë në vijë kufitare banohet me mbi 85 % nga një komb ndryshe nga banorët vendas e autoktonë a mund të ketë të ketë një zgjidhje paqësore ? Për momentin e natyrën gjaknxehtë të ballkanasve në përgjithsi shkëmbimi i territoreve është e duket e pamundur . Kujtoj se këto shkëmbime territoresh janë kryer në Evropën qendrore midis disa shteteve që sot jetojnë në paqe . Pas shumë dekadash do të flasin ndryshe brezat e ardhshëm. Sot për sot mbizotëron ky mentalitet . Të jetohet me grindje ,provokime ,luftë diplomatike apo të fshehtë e planifikuar me grupime luftarake . Ajo që errëson e bën të padëshirueshëm zgjidhjen paqësore në veriun e Kosovës është se projektuesi ( Thaci ) e zgjodhi si një shpëtim për fatin e tij personal e jo për si një mbarëvajtje e ndarje paqësore për dy popujt armiq në shekuj që jetojnë atje . Paqja e bashkëjetesa në veri do të arrihet nga udhëheqës që nuk shikojnë interesat vetjake por të kombeve që jetojnë atje . Bashkimi me Shqipërinë do të mbyllë gjithcka ,cdo humbje apo fitim .