ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Qeveria e Kosovës, Plan Strategjik Operacional për periudhën 2022-2025 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga Behlul Jashari 

-Dy projektligje të miratuara sot nga Qeveria e Kosovës kanë për qëllim ratifikimin e dy marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në 26 Nëntor 2021 në Elbasan/ 

-Adresimi i Kryeministrit Albin Kurti sot në mbledhjen e 56-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës: Kosova, vlerësim pozitiv nga “Transparency International”/ 

 PRISHTINË, 26 Janar 2022/ Qeveria e Republikës së Kosovës  e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot mbledhjen e rregulltë, të 56-tën, në të cilën ka miratuar Planin Strategjik Operacional të Qeverisë për periudhën 2022-2025, dy projektligje dhe vendime tjera. 

Mbledhja filloi me miratimin e Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2022-2025. Ky dokument është instrumenti kryesor për zbatimin e prioriteteve të Qeverisë, dhe duke qenë njëkohësisht edhe mekanizëm institucional shërben për të zbatuar në praktikë Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2021 -2025, si dhe integrimin dhe harmonizimin e prioriteteve dhe masave të parapara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian e Kosovës dhe dokumente tjera strategjike. 

Plani Strategjik dhe Operacional i Qeverisë së Republikës së Kosovës përmban: 80 Qëllime Strategjike, 288 Nën-qëllime strategjike, 1150 Objektiva Operacionale, si dhe 4170 tregues të procesit. Për vitin 2022 janë paraparë të përfundojnë 3155 tregues kryesorë të procesit, të cilët u shërbejnë realizimit të Objektivave Operacionale. Pjesë e Planit është edhe Programi Legjislativ,  i cili përmban përgatitjen e 130 projektligjeve. 

Dy projektligjet e miratuara sot nga Qeveria e Kosovës kanë për qëllim ratifikimin e dy marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në 26 Nëntor 2021 në Elbasan: 

  1. Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeveris së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave; dhe
  2. Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës kanë nënshkruar 13 marrëveshje në mbledhjen e përbashkët në Elbasan në 26 Nëntor 2021, e cila ishte e shtata pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020. 

Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë. 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është themeluar Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës. 

KOSOVA, VLERËSIM POZITIV NGA “TRANSPARENCY INTERNATIONAL” 

Adresimi i plotë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë: 

Edhe një zotim dhe angazhim i Qeverisë sonë u reflektua pozitivisht në një raport kredibil ndërkombëtar 

Organizata “Transparency International” dje bëri të ditur se Kosova është ngjitur nga vendi 104 në vendin e 87 të Indeksit të Percepcionit të Korrupsionit për vitin 2021. 

Përmirësimi për 17 vende i pozitës së Kosovës, krahasuar me vitin e kaluar, përbën lajm shumë të mirë. Tregon se përpjekjet dhe përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit institucional dhe krimit të organizuar kanë nisur të japin rezultatet e para. 

Ky sukses besojmë se do të reflektohet pozitivisht në proceset dhe vendimet e Brukselit për Republikën e Kosovës. Por edhe në forcimin e mirëbesimit të investitorëve të jashtëm për të investuar kapitalin e tyre këtu, pa frikë nga shantazhi e haraçi i së kaluarës. 

Qëkur e morëm detyrën në mars të vitit 2021 dëshmuam vendosmëri për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe luftimin e krimit në çdo pjesë të vendit, pa marrë parasysh cilit grup etnik apo grup interesi u takonin kriminelët dhe të korruptuarit. 

Sipas Raportit vjetor të punës së Policisë së Kosovës, në periudhën janar-dhjetor 2021, janë realizuar 571 operacione policore, ndërsa janë goditur 49 grupe kriminale. Krahasuar me vitin 2020 këto shifra tregojnë ngritje për 75%, ndërkaq krahasuar me vitin 2019 ngritje për 32.4 %. 

Në fushën e luftimit kundër krimeve ekonomike, korrupsionit dhe pasurisë janë regjistruar 339 raste, janë arrestuar 260 të dyshuar dhe janë ngritur 300 kallëzime penale ndaj 736 personave të dyshuar. 

Vlerësimi pozitiv nga “Transparency International” na inkurajon në rrugën e vazhdueshme drejt luftimit të korrupsionit.   

Jemi të vetëdijshëm që kjo është rrugë e vështirë dhe e gjatë, dhe se duhet shumë punë. Por ne nuk do të ndalemi asnjëherë. Sepse ishte zotimi ynë për luftë të pakompromis ndaj së keqes shoqërore që mori besimin historik të qytetarit dhe solli ndryshimin e madh.   

Populli ynë nuk i do të korruptuarit dhe ne duhet t’i shërbejmë popullit. 

Me beteja të vogla, por të vazhdueshme do të triumfojmë në vendosjen e drejtësisë, rendit dhe ligjit saherë dhe kudo që ato mungojnë. Që Kosova sa më shpejtë të radhitet në renditjen globale të shteteve të sigurta, transparente dhe pa korrupsion. 

Të dashur qytetarë, të nderuar zëvendëskryeministra, ministra të kabinetin qeveritar, zëvendësministra, jemi duke u përballur me një valë të re, me variantin Omicron të virusit që është jashtëzakonisht ngjitës dhe shpërndahet shumë shpejtë. Në 24 orët e fundit kemi 2007 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv e një ditë më parë kishim 2243 raste të reja. Numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht i vitit të kaluar kur kishim situatën shëndetësore shumë të rënduar. Madje janë tejkaluar shifrat e gushtit.  

Gjendja është e rënduar edhe tani. Kjo rritje e shpejtë e rasteve rritë numrin e spitalizimeve dhe ngarkesën mbi sistemin tonë shëndetësor e mund të rezultojë në më shumë vdekje. Neve po na duhet të kujdesemi si për shëndetin e popullsisë po ashtu edhe për kapacitetet e shëndetësisë. Të gjithë e dimë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. 

Në betejat e vazhdueshme në gati këto dy vite nga korona virusi humbëm më të dashurit tanë, 3002 qytetarë të këtij vendi. Madje pardje, u pat shënuar edhe viktima e 3000-të. 

U shpreh ngushëllime të përzemërta familjeve e miqve të qytetarëve tanë që nuk arritën të përballën me sukses me virusin COVID-19. Përballë kësaj gjendje qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë. Ne duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus, ashtu që mos të izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë të vetmet armë tona të luftimit ndaj këtij virusi. 

Vlerësimet shkencore të profesionistëve shëndetësorë dhe të ekspertëve përkatës i paraprijnë çfarëdo vendimi politik a qeveritar. Andaj, u bëj thirrje të gjithëve që të vaksinoheni e të ftoni edhe të tjerët që të vaksinohen. Ta marrin dozën e tretë dhe atë përforcuese. 

Duhet ta ruajmë shëndetin e jetën tonë, të njëri-tjetrit e të secilit. Në këtë ballafaqim duhet të jemi bashkë dhe do të dalim fitimtarë.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu