ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Qeveria e re me mandat dhe objektiva të kufizuara

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Në pritje të formimit të Qeverisë së re, pavarësisht se si do të quhet e pakicës apo teknike, nën udhëheqjen e Lëvizjës “URA”, dhe e mbeshtetur nga opozita aktuale, ajo do të jetë me mandat të kufizuar deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku do të ballafaqohet me disa objektiva që kanë mbetur të pa realizuara më parë së sajë të mos koordinimit nga konstituentët e ish shumicës parlamentare.

Pikërisht kemi të bëjmë me ca çështje të cilat kanë qenë të veçanta në lidhje me demontimin e qeverisjës së kaluar, por fatkeqësisht nuk u miratuan në parlament, duke mbetur premtim për qytetarët në përgjithësi e elektoratin votues në veçanti. Duke marrë parasysh se do të kemi një shumicë të re parlamenztare ku shpresohet se do të jetë konstruktive, ekzistojnë të gjitha gjasat që disa nga premtimet e prezantuara ma herët të realizohen në praktikë.

Qeveria e pakicës para sfidave të mëdha

Çështjet të cilat do të jenë parësore për Qeverinë e pakicës, janë me peshë shoqërore dhe politike për të ardhmën e Malit të Zi janë: miratimi i ligjit për prejardhjën e pasurisë, ligji i lustracionit, nënshkrimi i kontratës me Kishën Ortodokse Serbe dhe regjistrimi i popullsisë. Në lidhje me këto çështje duhet konsenzus jo vetëm ne mes shumicës parlamentare por edhe nga opozita, sepse kemi të bëjmë me çështje me rëndësi të veçantë shoqërore dhe shtetërore.
Por, me të drejtë bëhët pyetja, se a thu do të votohet fjala vjen ligji për prejardhjen e pasurisë nga ana e deputetëve të DPS-it të cilët janë në kontekst të aferave të ndryshme korruptive në të kaluarën.
Nuk ka dilemë se për realizimin e objektivave të tilla penalizim mund të jetë mandati i kufizuar kohor i Qeverisë prej një viti, andaj, duhet gadishmëri politike me u ballafaquar me realitetin shoqëror dhe politik në Mal të Zi. Nuk mjafton vetëm deklarimi formal në parlament apo në komisionet përkatëse nga shumica parlamentare, sepse këto janë obligime për të gjitha partitë parlamentare.

Kontestohet marrëveshja me kishën serbe dhe regjistrimi i popullsisë

Në sajë të raportëve aktuale politike në vend si pasojë e rënies së qeverisë, e cila për momentin është teknike, për Qeverinë e pakicës do të mbesin të kontestuara dy çështje e ata janë marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe dhe regjistrimi i popullsisë. Pasi marrëveshja për kishën serbe nuk është në harmoni me Kushtetutën e Malit të Zi duhet të pësojë ndryshime tekstuale andaj ajo do të shtyhet për më vonë, e po ashtu edhe regjistrimi i popullsisë, sepse paraqet çështje të ndieshme politike.
Madje është bërë praktikë qe në ato vende ku do të ketë zgjedhje parlamentare nuk praktikohet të mbahet regjistrimi i popullsisë. Në këtë aspekt, Mali i Zi ka edhe përvojë, sepse në sajë të situatës jo të favorshme politike, regjistrimi i popullsisë i cili është dashur të mbahet në vitin 2001, është mbajtur në vitin 2003.

Popujt pakicë duhet të jenë pjesë e Qeverisë

Çështja e pjesëmarrjës së popujve pakicë në kuadër të Qeverisë në Mal të Zi deri më tash nuk ka qenë e definuar me asnjë akt normativ apo ligjor, por është varur nga disponimi i partisë – shtet e cila për tridhjetë vite ka qenë DPS-i. Ndryshimi ne këtë aspekt në skenën politike ndodhi nga viti 1998, ku pjesëtarët e popujve pakicë u bënë pjesë e qeverisë, dukuri e cila zgjati deri në vitin 2020.
Por, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30.8.2020, nga shumica e re parlamentare ndryshoj qasja ndaj partive politike të popujve pakicë, duke mos treguar bashkëpunim të sinqertë për pjesëmarrje të tyre në pushtetin ekzekutiv, ndërsa në rrethana të reja kanë mundësi reale të jenë pjesë e saj, duke dëshmuar në praktikë përbërjën multinacinale në Mal të Zi. Eshtë çështje tjetër se çka do iu ofrohet atyre në përberjen e qeverisë së pakicës dhe nga kush do të përfaqësohen.

Përfaqësimi dhe prezantimi

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje me rëndësi të veçantë në prezantim dhe përfaqësim, sepse për ne shqiptarët mundësia e tashme duhet të shfrytëzohet me tërë kapacitetin e mundshëm. Në këtë aspekt duhet të bëhët zgjidhje me kuadra të dëshmuara në profesionin e tyre e jo me militant partiak. Andaj, është koha e fundit të prezantojmë vlera dhe profesionist të dëshmuar, sepse kemi të bëjmë me përfaqësuesit autentik të shqiptarëve në këtë mjedis.
Por,më të drejtë bëhët pyetja se a duhet shqiptarët të jenë pjesë e Qeverisë, pavarësisht se çka iu ofrohet atyre. Mendoj se para se të diskutohet për ofertën e mundëshme nga mandatari i Qeverisë, partitë shqiptare duhet të ulën dhe të bisedojnë shtruar mes vete për pjesëmarrje në Qeveri. Në mungesë të një platformë politike shqiptare në nivel lokal e ate shtetëror, strukturat udhëheqëse të partive politike të shqiptarëve duhet të trajtojnë ofertën e mundshme dhe pozitat optimale. Në rënd të parë duhet të jetë pozita dhe statusi i shqiptarëve e jo funksionët për individë të ndryshëm.

Partner në koalicion

Në sajë të përvojës së deritashme, duke marrë pjesë në koalicionin qeveritar nga viti 1998-2020, nga ana e DPS-it shqiptarëve iu është ofruar në mënyrë të vazhdueshme Ministria e Popujve Pakicë, e cila ishte formuar enkas si duket për ta. Duke marrë parasysh këtë konstatim, mendoj se ka ardhur koha që shqiptarët meritojnë ndonjë ministri tjetër, ma me peshë dhe me mundësi në ndikimin e zhvillimin shoqëror në mjedisin përkatës. Një veprim i tillë do të eliminonte paragjykimet e kriuara ndaj shqiptarëve në aspektin e kuadrave në kyçje në ministri të tjera.
Por, për të qenë serioz, përfaqësuesit e shqiptarëve duhet të paraqesin kërkesat e tyre në formë të shkruar, që do të jenë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi. Vetëm ne këtë formë do të ishin serioz ndaj elektoratit të tyre votues dhe partner në kuadër të koalicionit të qeverisë se re, e cila do të ketë mandat të kufizuar ne veprimtarinë e saj.

(Shkurt 2022)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu