ARKIVI:
5 Maj 2025

    Qeveria emëron bordet në “Trepçë” dhe “KEK”

    Shkrime relevante

    Shërim të shpejtë Vuçiqit?

    Nga: Lis Bukuroca, Gjermani ___ Sot në mëngjes lexova një shkrim në „Albania...

    Sulmi ndaj të riut Belgin Jashari është i papranueshëm, por jo arsye për politizim

    Nga: Arif Ejupi Më 21 prill 2025, gjatë ndeshjes ndërmjet SHF. Arsenal...

    Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar

    Nue Oroshi, Kiell, Gjermani Rreth një fushe te gjelbruar ku cicërimat e...

    Shpërndaj

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje të rregullt, të 58-tën, në të cilën ka emëruar Bordin Mbikëqyrës të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Trepça” dhe Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK” Sh.A.

    Vendimi për emërimin e Bordit në Ndërmarrjen Publike “Trepça” është miratuar nga Qeveria në pajtim të Ligjit për Trepçën dhe të Ligjit për Ndërmarrje Publike. Pas zbatimit të të gjitha procedurave të nevojshme të përzgjedhjes së kandidatëve, Qeveria ka emëruar drejtorë në Bordin Mbikëqyrës në Trepça Sh.A.:

    1.         Bahri Hyseni, kryesues

    2.         Ibrahim Krasniqi, anëtar

    3.         Muharrem Peci, anëtar

    4.         Bujar Bilalli, anëtar

    5.         Xhevdet Tahiri, anëtar

    Mandati i anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. zgjat katër (4) vite dhe pjesë e Bordit do të jenë edhe dy përfaqësues të zgjedhur nga punëtorët e Ndërmarrjes.

    Edhe vendimi për emërimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A. ka marrë miratimin pas përfundimit dhe plotësimit të të gjitha kushteve në pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe sipas rekomandimit të Komisionit Rekomandues për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtorë të bordit, në këtë përbërje:

    1.         Skender Haziri, kryesues

    2.         Merita Kasapolli, anëtar

    3.         Begzad Halilaj, anëtar

    4.         Valbona Raifi – Deshishku, anëtar

    5.         Mustafa Pllana, anëtar

    6.         Valdrin Krasniqi, anëtar

    Mandati i anëtarëve të Bordit të emëruar zgjatë tri (3) vite.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu