Akademik Hakif Bajrami XHAKJA
1.Këshillat historike janë mehlem për varrë
Edhe qendrat më të fuqishme në botë si: SHBA dhe BE e kanë kuptuar se Marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë është një e afërt e largët. Kjo për faktin se Serbia e ka të shkruar në Kushtetutë që: “Kosova është pjesë e Serbisë”. Po edhe Kosova , në anën tjetër e ka në Kushtetutë të shkruar se “nuk mundet për t` u bashkuar me asnjë shtet fqinjë”. Pa ndryshimet në kushtetuta nuk mund të ndryshohet realiteti, po nuk pati ndonjë kërcnim nga qendrat e fuqisë Këtu dikund pushon “djalli i kurdisur”, e që të dy palëve u është imponuar qëndrimi.
Sot askush nuk e din a më fuqi ka Rrezoluta e KS OKB nr 1244 e qrshorit 1999, apo vendim i i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2011. Lidhur me këtë, në historinë e drejtësisë dhe diplomacisë, verdikti i GJND ka përparësi ndaj çdo dokumenti të OKB-ës sepse PLEQËRIMI vjen nga këndi i filozofisë drejtësisë. Ndërsa, Rrezoluta e KS OKB nr. 1244 për Kosovën vjen nga filoziofia e politikës. Lidhur me këtë, do të ishte mirë që të dy shtetet (Serbia dhe Kosova) të pajtohen në një paralele të DREJTËSISË, e kjo realizohet nëse Perendimi përqëdnrohet që çështja të zgjidhet dhe ajo zgjidhja do të ndodhë. Tani, shtrohet pyetja, cili është kriteri juridik ndërkombëtar, që një shtet e ka njohur shtetin tjetër, pa e njohur de jure. Ka shembuj të tillë mjaftë dhe ata nuk do t` i elaborojmë.
2.Çështja e shamisë për Kosovën është një bombë e kurdisur me prapavi
Kjo dukuri e shëmtuar që aktualizohet si relikt historik që është shporrë më 1947 në Kosovë, është një ripërpiekje që historia shqiptare të kthehet aty ku ishte me shekuj, e mbuluar nga terri dhe padrejtësia enorme ndaj femrës dhe të drejtave të saj njerëzore, të cilat nuk janë shkelë vetën ndër shqiptarë. Mjafton të huulumtohet vetëm një segment në këtë drejtim: asnjë parlament në Evropë deri në prag të Luftës Dytë Botërore nuk ka pasë femra, që do të thot se femra nuk ka pasë të drejtë vote në shtetet më të civilizuara, e lëre në ato ku padrejtësia sot është ende kupolë e despotizmit klerofashist dhe politiko mazohist.
E vërteta, rimbulesa është kthyer këmbkryq në Kosovë, pas luftës çlirimtare, në gjysmën e dytë të vitit 1999. E sollën këtë relikt mesjetar, disa qarqe me qëllime të errta, që të marrin pjesë “xhemati” i tyre në luftërat qytetare në vendet arabe, e pastaj në një të afërt të largët lufta qytetare të kërset edhe në Kosovë, kuptohet për “dinë dhe imanë” sektar. Nëse është kështu, e është, këtë zakon e kanë kthyer në Kosovë Ruisa dhe Irani duke synuar ta kthejnë “topin” në pozicion që të humbas NATO dhe UÇK në tërë atë luftë të drejtë dhe mbi të gjitha çlirimtare dhe humane. Nuk ka burim thelbësor tjetër, sepse vetëm në këtë mënyrë i ndihmohet Serbisë së fashizuar, e cila për çdo javë kërcnohet se: “do të kthehmi në Kosovë”. Po këtu nuk pushon djalli. Qellimi i Rusisë dhe Iranit, është që në hapin tjetër femra të mbulehet e tëra në të zeza, dhe mos të sheh dritë fare, sepse mjafton të sheh dritë burri apo baba i skllavës që do të bëhet. E realiteti tregon diçka tjetër se mbulesa nuk është “shart” i Rreligjionit Islam, po as i “dinit” islam Po, përdorimi i veshës është e drejtë elementare për çdo njeri. Por kjo kërkesë për Kosovën është e porositur dhe nuk është me asnjë elemnt kombëtare. Madje kërkesa klerikale burimin e ka: “made in Rusia dhe aleatët e saj”, për të shkaktuar në shqiptari LUFTË QYTETARE. E lufta qytetare, dihet se është më shkatrruese, më e egër se sa çdo lloj lufte tjetër.
Jo vetëm kaq, për vitin e ardhëshëm është folë se në Republikën e Kosovës do të ketë regjistrim të popullsisë. Këta me miekrra e pantolla trefertal, jo vetëm që po luftojnë natë e ditë se si më e skllavëruar femrën shqiptare, sepse ajo në të gjitha lëmitë po korrë rezultate, sidomos në sport, prandaj në vitin e regjistrimit POPULLSISË janë duke planifikuar që nja 60% e popullsisë shqiptare e rreligjionit islam, të regjistrohet MUSLIMAN. E popull musliman nuk ka askund në botë, madje as në Arabinë Saudite.
Ky planifikim ogurzi ka qenë aktual edhe më 1991 në rend dite, në shumë mese fetare tinzare, e sidomos në Beograd në shtabin e Milloshit po llogaritej se shqiptarët e rreligjionit islam do të regjistrohen musliman. Zbulimi i planit tyre ka dal rastësisht në një mevlud, ku aty hapur një gjysëmhoxhë (nuk kishte shkollë adekvate), doli me propozimin se: “regjistrimi po afrohet dhe në: Bosnje, në Sanxhak dhe Maqedoni popullsia e religjionit Islam, do të regjistrohet musliman. Prandaj edhe në në Kosovë duhet ta japim kontribitin tonë. Kështu në Ballkan do të krijohet një komb shumë i fuqishëm dhe me vlerë Evropëiane”!.
Aty, në atë mevlud, rastësisht ishte një intelektual shqiptar, i cili pas dhjetë minutave do të dali nga oda dhe do të vjen nga fashti i Llapit ( S), për t` u takua n` ora 01 të natës me Fehmi Aganin dhe me Gazmend Zajmin. Pas një bisede të shkurtër, treshja shqiptare fill do të shkojnë për takim me Kryetarin Ibrahim Rugova. Aty, Ibrahim Rugova do të na pranojë shumë miqësisht, pa e ditur fare qëllimin. I pari foli Gazmend Zajmi që tha se: “ Regjistruesit duhet të kambëngulim të janë shqiptarë”. I dyti foli Porf Dr Fehmi Agani i cili theksoi se duhet me shkrime dhe me propogandë ta ndalojmë një orvatje të tillë. I treti foli prof Dr Hakif Bajrami, duke lutur Ibrahim Rugovën që të nesërmen të dali si LIDERI kryesor i kombit e të thot: “NUK KA REGJISTRIM FARE PËR SHQIPTARË NË KOSOVË”. Ibrahim Rugova do ta pranojë qëndrimin e fundit duke mos i përjashtuar edhe opcionet tjera të propogandës. Të nesërmën Presidenti Rugova doli me qendrim të prerë se: ” Shqiptarët nuk dalin në asnjë regjistrimin që e organizon Serbia”. Nga kjo fitore duhet të lidhen edhe fitoret tjera, sepse kombi shqiptar është Evropian dhe rreligjioni nuk ka bazament historik, as politik.
3.Vasa Qubrilloviqi në testamentin e tij më 1946 drejtuar pushtetarëve Jugosllavë
- Qubrilloviqi i porositë zyrtarët jugosllavë që ta lexojnë në Elaborati e tij të 3 nëntorit 1944 për LIKUDIMIN E SHQIPTARËVE DERI SA TË ZGJASIN OPERACIONET USHTARAKE”; Së dyti i porositë që shqiptarët të hiekin ferexhën (1947). Së treti, shqiptarët me islamin, duhet krijuar kombësinë turke (1948). Së katërti, duhet themeluar një shtab që do ta përgagtitë shpërnguljën, t` i largojmë në Turqi të gjithë shqiptarët musliman, sepse kemi një Konventë të gatëshme. Rezultati i atij shtabi më 1966 ishte: 415 255 shqiptarë të shpërngulur në Anadolli. Plane të ngjajshme janë në qarkjullim edhe sot.
Mblidhni mendjën shqiptarë se Serbia me 37 progarmet për të na shfarosë nuk ndalet, ajo edhe shaminë e ka për t` i devalvuar sukeset e femrave në çdo lëmi të jetës, e ka për ta përqëndruar shqiptarinë që të hasmohet me aleatët Perendimor dhe prap të shtrihet këmbëkryq në trevat tona siç ka ngja në Sanxahkun e Nishit.
- 4. Çështja e grevës në Kosovë
Greva është e drejtë legjitime e të gjithë atyre që punojnë. Por, në pozitën që është Kosova sot me presione të ndryshme nga BE dhe sidomos nga dueti Rusi-Serbi, arsimtarët si ajka e trurit kombëtar që janë, duhet të mendojnë me kendë kanë punë, ku ishim dhe ku jemi, për të mësuar pak se kah po shkojmë. Po, është e vërtetë se askush në Perendim, nuk do të thot se greva në këto kushte duhet të injorohet. Si duket këtë grevë më tepër e nxitë opozita politike shqiptare në Republikën e njomë të Kosovës, se sa vet subjketët (arsmitarët) që i kërkojnë shtetit stimulim më të dinjitetshëm.Këtë fakt ia them publikisht Rrahman Jasharit, i cili nuk besoi se nuk do të më kuptoi për qëllimin tim politik dhe kombëtar.
Qeveria në këto rrethana po merr poza të kokfortësisë dhe deri me sot, nuk ka zhvilluar ndonjë bisedë me drejtuesit e grevës. Me këtë pozicion, ose po nençmohet forca e grevistëve, ose pushteti është duke e përgatitë një plan befasonjës, realitet ky që nuk ka asnjë shenjë se do të ketë trasparencë tani për tani. Por, humbësi kryesor në këtë pazar politik, janë nxënsit dhe arsmitarët patriotë, dhe askush tjetër. E këtë organizatorët e grevës me një anë dhe pushteti në anën tjetër së bashku me opozitën pushtetore, duhet ta analizojnë me tru të ftofur.
Njerëzit e arsmit duhet të mësojnë se kur erdhi Gjon Kenedi në pushtet, e rriti bugjetin e arsimit për PESË herë. Ndërsa, në Izrael nga të ardhurat kombëtare, 34 për qindë investohën në arsimim të popullit. Më duket se mjaftë është çështja e zbërthyer, si një ish arsimtar veteran, që pushteti të më kuptoi drejtë dhe pa prapavi politike.
5.Çështja e Gjykatës Speciale
Sot në Republikën e Kosovës, gati asnjë institucion nuk mirret me çështjën e Gjykatës Sëeciale, e ngritur nga Kuvendi i Kosovës, si kërkesë e Këshillit të Evropës dhe KS OKB. Kjo gjykatë është ngritur nga autoriteti i Rusisë që e kishte në kohën e komunizmit si superfuqi botërore. E vërteta, për te kanë agjituar edhe dy të burgosur atje në Hagë (H dhe V), duke menduar se vet nuk janë në listë të hetimeve, për ‘transpalntim organesh”, rrenë kjo që Serbisë i dhezi falli edhe me votimin e ca delegatëve shqiptarë në Parlametin e Evropës, e sidomos në Pralamentin e Kosovës, u bë realitet.
Është e vërtetë se një Gjykatë për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, është dashur për ta themeluar pushteti autokton. Por, themelimin e ka penguar hapur, madje edhe me kërcnime UNMIK dhe EULEX duke pohuar se: “As hetuesit e as gjykatësit shqiptarë nuk janë të nivelit se do ta kryejnë punën me sukses, sepse nuk janë të sigurtë dhe mbi ta do të ushtrohet presion”. E vërteta, nuk ka askund në botë që ka ngja një fnomen i till siurse ky i Kosovës. Ky realitet ka ngja për dy shkaqe: Për ta kënaqur Serbinë që të gjejë akuzues të tipit Dik Marti, për t` u maskuar Rusia në luftën antishqiptare; dhe, për t`i akuzuar jo individët por UÇK-ën në tërësi, dhe për ta defaktorizuar shpëalljën e pavarësisë Kosovës më 17 shkurt 2008.
Tani çka po ndodhë për faktin se, diplomacia serbiane po propogandon : “Nga Kosova në Hagë është ish Prrsidenti i saj, ish Kryetari i Parlamentit,ish Lajmëtari i parë i UÇK-ës dhe ish Zëdhënsi i UÇK-ës. Ekipë reprezentative për propgandë”. Pra, krejtë rrenë është fakti se në Speciale po hetohen dhe do të gjykohen individët. Si përfundim për këtë plagë të Kosovës, nuk duhet të na interesojë se kush sa dhe çka ka qenë, por ata që janë në Hagë, duhet të mbrohen me aq energji nga pushteti dhe partitë parlamentare, nga institucionet shkencore dhe kulturore (të cilat po flejnë) sa që ia vlen do të thoja edhe një fushatë për SHFUQIZIMIN e Specialës. Dhe kjo duhet të spegohet me faktin, sepse qe dy vite nuk kemi as aktakuzë legale e as nisje të punës së gjykatës. Madje në anën tjetër, hapur flitet nepër Evropë, se Dik Marti është xhevshë në tërësi lakuriq si rrenc, nga rrenat dhe konstrukete e tij. Edhe më konkret. Qeveria e Kosovës duhet të hap hetim ndaj Dik Marit për shpifje të shekullit. Me këtë do t` i tregonim botës edhe një herë, se kemi bërë luftë të drejtë, se kur as Malazezët nuk patën nerva të jetojnë në një shtet me serbët, atëherë pse të na imponohet diçka neve kur nuk jemi sllavë, kur neve jemi shqiptar autokton.
Më 1959 Adem Demaçi i pati thënë hetuesit serbian : “mendoni çka të doni, por kombin shqiptar nuk mundeni më ta plasoni në pazaret e jueja dhe të Evropës plakë. Unë mendoi vetëm se si të shkatrrohet Jugosllavia, sepse është shtet i padrejtësive, e ku mjerisht serbia është ajo që prinë në këtë padrejtësi”!.
Prishtinë, më 30 gusht 2022