Nga Halim Emërllahu, sociolog, Prishtinë
Studimet filozofike të Imanuel Kantit vendosën tri forma të Qeverisjes së Shtetit. Ato kanë të bëjnë me kontrollin dhe sovrantitetin e shtetit, formën e qeverisjes dhe monopolin e dhunës dhe ato të legjitimitetit mbi sovranin mbrenda kufijëve nacional.
Në studimet filozofike të Imanuel Kantit janë tri forma të Qeverisjes: e para, kërkonte komandimin e të gjithë shtresave shoqërore – ky është sistemi i qeverisjes utokratike (autokracisë); e dyta, ka të bëjë me fushën e komandimit të sistemit politik të qeverisjes (aristokracia); e treta, ka ët bëjë me fushën e komandimit të sistemit politik të qeverisjes (demokracia). Nga të gjitha këto studime filozofike kantiane, rreth formave të sistemeve politike të qeverisjes, forma më e mirë e qeverisjes është Demokracia. Ajo shpërfaqë tri lloje të pushtetëve të pavarura nga njëri-tjetri: pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kjo formë e pushtetit, që vije nga Demokracia, e krijon shtetin sovran apo apsolut sovran.
Demokracia si formë më ideale se sa sistemet e tjera politike, kufizon autoritetin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ nëpërmjet fuqisë së autoritetit të pushtetit juridik (gjyqësor).
Një studim të tillë rreth autoritetit të pushtetit ekzekutiv e legjislativ vije edhe “prej stilit të Monteskiesë”, të cilat bënin prova të kufizonin fuqinë e pushtetit legjislativ apo atij ekzekutiv, nëpërmjet pushtetit juridik të pavarur, e të cilat mund të quhen një verbëri në themel të Shtetit1”. Konceptualisht çdo shtet është në gjendje të zhvillojë politika arbitrare, në mënyrë që t’iu bindet interesave private dhe personale të pushtetarëve. Në këtë kuadër, qeverisja demokratike është njëra prej formave më të mira të qeverisjes, e cili përfaqëson vullnetin e bashkuar të një populli që e bën atë sovran.
Në formën e qeverisjes sè demokratike, sovran është populli, ndërkaq vullneti i tij politik është më universal, unik dhe i gjithëfuqishëm. Demokracia si sistem politik unifikues ia mundëson sovranit shumë mënyra për të qeverisjes, me ç’rast ai mund ta refuzojë pushtetin ekzekutiv, legjislativ, nëse qeverisja beie ndesh me vullnetin e sovranit. Kjo është forma më e mirë e demokracisë nga të gjitha format tjera qeverisëse, që bazohen në autoritetin e Kushtetutës.
Kanti me të drejt thotë se “Forma e të qeverisurit është një parim i ngritur mbi kushtetutën, parimet e ndërtimit të Shtetit, nga e cila Shteti ushtron fuqinë e vet më të plotë. Po duke u nisur nga ky raport, thot Kanti ,ajo është sa republikane aq edhe despotike”2.
Nga ky studim filozofik Kantian mësojmë se çfarë është despotizmi ose më mirë me thanë mënyra despotike e të qeverisurit. Kanti shtron mendimin se parimi për të cilën Shteti krijon veprime sipas udhheqësit së vet, madje edhe ligjet të cilat i ka fuqizuar edhe vet, si kundërveprim ndaj vullnetit publik, Kjo tregon se sistemi politik despotik i organizuar në Shtet, bëhet arbitrar dhe i shërben intersave personale. Si rrjedhoj ëe kësaj politike despotike, ai, pra sundimtari, krijon pasuri të patundshme e të tundshme vetëm për përfitime personale, grupore, partiake.
Despotizimi politik është një parim politik, i cili ndërhyen në mënyrë të tërthortë, në rregulla, vendime politike, ligje, dhe në mënyra të ndryshme forcon forcat dogmatike dhe në ketë mënyrë i defavorizon forcat kritike e demokratike. Kjo formë e qeverisjes, sundimit, na jep me kuptu se sistemi politik i organizuar në mënyrë despotike, është i orjentuar të krijojë forca krtike në mënyrë dogmatike, që vijnë pikrisht nga shkolla politike despotike. “Ngaqë despotizmi është, në fund të fundit, thjesht një republikanizëm i penguar ndrydhshëm, i ndaluar e i kthyer kundër vetvetes si formë dogmatike, nuk mund të përkufizohet ndryshe veçse si mendim i lirë i mbajtur nën morsat e gjykimit”3. Ky sistem politik despotik i organizuar të jep të kuptosh se, pushteti, qeverisja, në ato shtete moderne është në rikthim kundër vetëvetës, si forma më dogmatike, e cila është e mbajtur nën ombrellën e një gjykimi të censuruar ndaj opinionit publik, shoqërisë civile, botës mediale etj. Sot shtetet të cilat janë në zhvillim, por që janë në organizimin e qeverisjes politike demokratike, në reformën ekonomike si pjesë e tregut të lirë, kanë krijuar dilema rreth qeverisjes me shpërfaqjen e autoritetit elitarë të ngritur në mënyrë autoritare. E kjo formë e organizimit politik damton konceptualisht sistemin politik të republikanizmit, apo vullnetin e sovranit (popullit).
Në ketë analizë sociologjike e të filozofis politike do ët marrim në trajtim tutje mendimin e Kantit, të parashtruar përmes pyetjes retorike: “Çfarë është, pra, republikanizmi apo mënyra republikane e të qeverisurit”?
Madje Kanti vazhdon “duke thënë se nuk duhet të gabohemi se Republika dallon nga demokracia në faktin që njëra përbën përfaqësim jo të drejtpërdrejtë (asamble e përfaqësimit të popullit) e tjetra të drejtpërdrejtë (asamble e popullit)”4. Studimi Kantian rreth Republikës, e cila qeverisët nga sistemet politike si despotizimi, demokracia, autokracia, aristokracia, na jep me kuptua se edhe Republika, nuk është një demokraci që vërtet është e përfaqsësuar, por ajo që përfaqëson sistemin politik, ashtu siç thot Kanti, parimisht është parimi i ndarjes së pushtetit, në pushtetin ekzekutiv, legjislativ. Ky dallim tregon ndarjen në mes privates dhe publikës.
Republika dhe qeverisja e saj në mënyrë përfaqësuse ka kuptimin vetëm atëherë, kurë në mënyrë të hapur e favorizon vullnetin e publikut dhe është në shërbim të çështjeve publike. Kur kemi Republikën të qeverisur nga demokracia, qeveria nxit çdo kapërcim të kërcnimit ndaj republikës, krijohet një kujdestari sigurie për republikën. Dhe këtu na dëshmon se sistemi politik demokratik është një formë Shteti; se demokracia, është qeverisje e vullnetit të sovranit; se pushteti shkon nga posht lartë dhe nga lartë poshtë. Kushdo e kupton që demokracia, siç thotë Kanti, është “një formë Shteti”5. Kjo najep me kuptu se sistemi demokratik është më i avansuar se sa sistemet e tjera politike qeverisëse, siç është autokracia e aristokracia.
Në sistemin politik të autokracisë Republika është e organizuar me një qeverisje, nga autoriteti i plotfuqishëm, në duart e vetëm të një individi, dhe këtu pushteti është vetësundues, me një sundim apsolut. Nga ky sistem politik vetëqeverisës nga autoriteti i një individi, se vendimet për shtetin mirren vetëm nga bindja e vetë imagjinare politike. “Meqë autokracia bën pjesë në të ashtuquajturat regjime politike absulitiste, shteti me një regjim të tillë dallohet nga pushteti politik i pakufizuar”6. Në ketë organizim të pushtetit autokratik, pushtetari është sundues, mohon vullnetin e sovranit, i realizon interesat e veta personale, dhe kujdeset vetëm për ta mbajtur pushtetin nën ombrellën e vetë qeverisëse. Nëse e shikojmë sistemin politik autoritarist me dioptrin sociologjike e filozofike, personalitetet shtetërore me ideologjin politike të kësaj natyre autoritariste, krijojnë rrëzikshmëri për republikën, krijojnë konflikte, luftra, dhe është në kundërshtim me organizimin e shteteve të moderne. Rasti ma i freskët është Lufta në mes Rusisë e Ukrainës, që sot po udhheqet nga presidenti autoritarist Putin. Ky personalitet udhheqës shtetëror autoritar ka kaluar në sistemin politik diktatorial, ka shkelur rregullat demokratike, normat e organizatave paqësore ndërkombëtare, ka krijuar kaos në tregun e lirë kapitalist, ka shkelur rregullat e luftës, ka shkaktuar viktima njerëzore, dëme materiale, dilema gjeopolitike e strategjike etj. Kjo është produkt I rikthimit të politikave autokratike, të ngjajshme me monarkitë, si një përpjekje kundër vlerave të demokracisë neoliberale, me orjentime koservative në rutjen e autoritetit të pushtetit, me tendencë të hapur për rikthim të identiteteve ideologjike kulturore, fetare, ashtu siç ishin të organizuara perandoritë, monarkitë aposolute, kushtetuse.
Krejt kjo teori politike vije në shprehje sot në shoqëritë post-modernizuse, ku pushtetarët po sillen si despot, në mënyrë që me lehtësi përdorin gjuhën e populizmit politik dhe riorganizohen rreth kontrollimit të tregut të lirë, ashtu që me lehtësi të krijojnë një forcë të hekurt oligarke e aristokrate.
Në sistemin politik të aristokracisë të organizuar pushteti për qeverisje, konceptualisht e ka kuptimin e më të mirëve, si njerëz fisnik për qeverisje, a në anën tjetër, e sidomos në shkencat sociale, nënkupton qeverisjen e elitës sociale, që d.t.th. më i mirë të sundoj. “Filozofët e mëdhenj grekë si: Platoni dhe Aristoteli, arësyeshmërinë e sundimit të këtij grupi të vogël dhe të zgjedhur e përligjin me kapacitetet dhe vlerat e tyre mendore, morale e qeverisëse. Nga ky përkufizim filozofik për aristokracinë, se kush, cili, apo cila duhet të qeverisë, dhe qeverisja duhet të ndodhë nga njerzit me pregaditje të mirë mendore, shkencore, të pasuruar nga prona private e tij, kjo sot nuk po ndodh. Por sot kemi një qeverisje autokrate, që të pasurit “aristokrat” në qeverisje, janë pasuruar nga vetë qeverisja pushtetare. Me një qeverisje të tillë, pushtetarët e krijojnë një pushtet absolut, nëdrkaq pushteti abosolut krijon monopole të ndryshme industriale vetëm për ato kompani ku është interesi personal apo elitarë. Kjo në politikë njihet si nepotizëm. “Sipas kësaj teorie, mbreti dhe burokratët e tij drejtonin industrinë, nuk lejonin një sipërmarrje dhe subvenciononin një tjetër, ofronin monopole për kompani të preferuara”7. Në ketë mënyrë aristokratët pushtetarë, pasurohen nga pushteti, krijojnë një shtet absolut dhe mund ta ndajnë organizmin e qeverisjës së Republikës në dy forma qeverisje nga elita e të mençurve, ku e sundojn një pakicë, dhe në anën tjetër ku sundon jë person me menjemprehtë apo si quhet ndryshe monarki aristokrate. Kështu mund të shohim edhe studimet filozofike të Platonit rreth aristokracisë. Platoni format e drejta të shtetit i ndanë në republika aristokratike, në të cilat sundon një pakicë e më të mençurve, dhe në monarki aristokratike, ku sundon një person më mendjemprehtë8.
Ky përkufizm filozofik Platonian, po fuqizohet sot, sidomos në ato shtete që janë të pazhvilluar dhe në ato në zhvillim, madje nga vetë fakti se po kontrollojn tregun dhe po krijojn monopole të ndryshme tregtare vetëm për ato kompani, që mbrojnë interesin personal, të pushtetarëve. Kjo përveç që quhet Republikë “bananash”, kjo edhe instalon kulturën e mentalitetit imagjinativ të korrupsionit. Dhe korrupsioni rikthehet në traditë qeverisëse, të një grupi të vetëm politik, ku e zotnojnë edhe gjuhën e forcës pushtetare. Kjo po ndodhë në ato shtete që janë të pazhvilluar dhe në zhvillim, po ashtu edhe aty ku janë vendosur dilemat e demokracisë.