Ekziston nji dallim thelbësor ndermjet “Besimit Fetar Islam” dhe “Islamit Teokratik” ose thanë ndryshe “Sheriatit”
Ç’farë asht “Besimit Fetar Islam” ?
Nuk po futem të zhvilloj me hollësi se çka asht “Besimit Fetar Islam” , sepse qellimi im nuk asht të jap ketu mësime fetare, aqë ma pak që as nuk kam studjue per këtë degë. Ky problem i takon teologve dhe të gjithë atyne që merren me besime.
Shkurtimisht per aqë sa kam lexue un “Besimi Fetar Islam” kishte me qenë Besimi ndaj nji Zoti të vetem, që arabisht quhet Allah dhe që në gjuhet e tjera quhet ndryshe. Allahu ka urdhnue në ketë dynjà të Derguemit e vet, që i pari hebraisht quhet Abraham, ose arabisht Ibrahim. Këto quhen “Profetë” ose arabisht “Pejgamera” e kështu me rradhë deri tek Pejgameri Jezus (hebraisht) ose Isa (arabisht). Simbas Besimit Islam pejgameri Isa ka lindë me urdhen të Allahut nga virgjinesha Mejreme (arabisht) ose Marie (hebraisht). Kjo rrjedh nga familja e nderueme e Pejgamerit David (hebraisht) ose Daut (arabisht). Në Besimin Islam Isaja (Jezusi) asht i derguemi i Allahut, pejgameri i parafundit, por nuk asht i Biri i Allahut, me gjithë ate nderohet si të gjithë pejgamert e tjerë paraardhës. Per Besimin Islam pejgameri i fundit, dmth i derguemi i fundit i Allahut, asht Muhammeti. Natyrisht në Besimin Islam ka edhe shumë mësime të tjera, per të cilat nuk po zgjatem ma ndej.
Si çdo Besim edhe “Besimi Fetar Islam” i takon botes së mbrendshme shpirtnore, që simbas parimeve tona laike europiane ku bazohen “Të drejtat e Njeriut” dhe të “Lirisë së Ndergjegjes” , asht nji çeshtje krejtësisht personale ku nuk ka të drejtë asnjeri të nderhyjë, as ta pengojë e as ta imponojë. Këto janë punët e tueja personale. Randësi ka që ti per shkak të bindjeve tueja të mbrendshme të mos cenosh as të drejtat e të tjerve dhe as jeten e të tjerve. Prandej nga pikpamja e “Lirisë së Ndergjegjes” në vendet e qytetnueme prendimore nuk ekziston dhe as nuk ka arsye të ekzistojë fobia ndaj “Besimit Fetar Islam” (Shenim: termi “fobì” vjen nga greqishtja “phòbos” = ”fòbos” , që asht nji frikë nga nji situatë, nji person apo nji ideje).
Ç’farë asht “Islami Teokratik” ose thanë ndryshe “Sheriati” ?
Nji nder njerzit ma të mdhaj të botes ka qenë padyshim themeluesi i Islamit arabi Muhammet. Po të studjosh Kur’anin, shifet se pjesa e parë i ka rrajte e njajta me Hebraizmin dhe Kristjanizmin. Aqë e vertetë sa që në kohen kur Muhammeti perhapi idetë e veta (700 vjet mbas Krishtit), bashkëkohësit e konsiderojshin atè si nji heretik të Kristjanizmit, të cilit mendohej se ai i kishte ba disa modifikime.
Muhammeti lindi në Arabì. Shoqnia njerzore pagane e atyne zonave ishte tmerrsisht e çthurun, tmerrsisht e eger dhe tmerrsisht e mbrapambetun pothuej si sot. Ajo shoqni kishte nevoja të mdha per nji fare rregulli nepermjet ligjve. Un po permendi nji nder gjanat ma të thjeshta. Poligamija ishte shumë e perhapun dhe çthurja seksuale pa frè ekzistonte edhe mbrenda të të njajtit gjak deri në berthamen familjare. Në Kur’an, që simbas Prof.Dr.Sami Alrabaa u shkrue 70 vjet mbas vdekjes së Muhametit, jepen rregullat që kufizojnë poligaminë me tri gra e jo ma shumë; ndaloheshin rreptësisht marrëdhanjet seksuale mbrenda gjakut etj. Keto ligjë per këto probleme shoqnore na europiant i kena të percaktueme në Kushtetutat tona laike, në Kodet Civile e Kodet Penale të trashigueme qyshë nga koha e Perandorisë Romake me të “Drejten Juridike Romake” qyshe 2000 vjet ma parë.
Por ky njeri i madh arab i quejtun Muhammet nuk kishte se si tua impononte me fjalë dhe me apostullim këto rregulla asajë shoqnie të eger, të çthurun dhe teper të mbrapambetun. Per këtë arsye Fjalët e Allahut duheshin zbatue nepermjet pushtetit të sundimtarve me ushtrim force, me dhunë. Per atë lloj shoqnie të asajë kohe 1400 vite ma parë, në ato zona të tokes, ishte nji hap shumë i madh shoqnor, sepse impononte rregullsi në marredhanjet mes njerzve. A nuk ju duket pra edhe juve kjo idè nji idè jashtëzakonisht perparimtare per atë kohë dhe per atë shoqni aqë primitive?!? Pikrisht këtu qendron madhështia e këtij njeriu të madh, të cilin njerzimi duhet ta vlersojë.
Prà imponimi i Fjales së Allahut nepermjet pushtetit të sundimtarve, asht “Islami Teokratik”. Termi “Teokratik” vjen nga greqishtja e vjeter, ku “Toe” asht si “Doe” ose “Dio” ose “Zot” . Ndersa fjala “Kracì” don të thotë “Formë qeverisje” . Pra Teokracìa asht nji forme qeverisje në të cilen pushteti politik asht i bazuem në parimet fetare dhe mbështetë besimin fetar dhe nga ana tjeter Besimi Fetar mbështetë Teokracinë dhe kështu krijohet nji RRETH I MBYLLUN. Në Kur’an perfshihen qoftë mesimet e “Besimit Fetar Islam” , qoftë edhe rregullat e “Islamit Teokratik” ose thanë ndryshe “Sheriati” , që asht ligji i imponimit nepermjet sanksioneve ndeshkuese i parimeve fetare.
POR kohët kan ndryshue. Kultura e njerzimit asht zhvillue. Kultura po perhapet. Injoranca po zvoglohet. Deshira per Driten e Lirisë së mendimit dhe të ndergjegjes sot asht ba nji ndjenjë e papermbajtshme per çdo individ. Per këtë arsye imponimi i bindjeve fetare të Fjales së Allahut me metoda policore, me Polici Fetare, me denime me vdekje publike me gur, me gjymtime fizike, me burgime të atij që don të jetë i çliruem nga detyrimi fetar, me hjedhje në erë të njerzve nepermejt dinamitit ka kalue, po prendon. Asht pikrisht kjo arsyeja që në vetë gjiun e botes islame po ngrihen Disidentët e Parë (e nuk janë pak) kundra “Islamit Teokratik” dhe jo kundra “Besimit Fetar Islam” . Janë këto Disidenta kundra diktatures Teokratike, që po e transformojnë dhe do ta transformojnë nga mbrenda boten e mbyllun islame teokratike. Janë këto Disidenta që nuk kerkojnë heqjen e Kur’an-it, por heqjen nga Kur’ani i ajeteve të cilët bijnë në kundershtim me të Drejtat e Njeriut, siç ndodhi në shtator te viti 2009 ne Kazakistanin me shumicë islame të popullsisë. Janë këto Disidenta, që nepermjet heqjes së këtyne syreve, don ta mbrojnë “Besimin Fetar Islam” nga ekstremizmi dhe nga të gjitha pasojat e tij. Rruga asht e gjatë dhe don kohë shumë. Por ecja perpara ka fillue. Ndryshimet në boten islame do të ndodhin në kundershtim me mbretin absolut Abdullah të Arabisë Saudite, që thotë: “Ne nuk kemi nevojë për demokraci, ne nuk kemi nevojë për parti politike, ne nuk kemi nevojë për të drejtat e njeriut perëndimore, ne nuk kemi nevojë për lirinë e tyre të fjalës. Per çfarë na duhet është Kur’an-i. Ai rregullon jetën tonë të përkryer. Ky është legjislacioni më i mirë në historinë e njerëzimit, ai është fjala e All-llahut. Nuk ka asgjë më të mirë se ligji i All-llahut”.
Asht e vetkuptueshme. Mbretit absolut Abdullah të Arabisë Saudite nuk i mungon asnji e drejtë. Ai i ka të gjitha të drejtat. Ai posedon gjithë naften e Arabisë. Atij nuk i intereson që tjeterkush, as nji Njeri tjeter, të ketë të Drejta. Atij i intereson qe ta mbajnë popullin arab nen frè, në injorancë, në fanatizmin ekstrem nepermjet “Islamit Teokratik” apo Sheriatit . Ai dhe të gjithë të tjert si ai i bajnë damin ma të madh “Besimit Fetar Islam”, sepse çdo ekstremizem asht vorrmihsi i vetvehtes.
Në boten tonë të lirë prendimore nuk ka fobì per “Besimin Fetar Islam”, perderisa lejohet ushtrimi i lirë i këtij besimi fetar dhe per ma teper sponsorizohet nga vetë qeveritë prendimore në kontrast me ligjët ndeshkuese të ndalimit të Lirisë së besimeve të tjera fetare, që aplikohen në vendet teokratike. Në boten tonë të lirë prendimore ka dhe do të ketë nji fobì per perdhunimin e Ndergjegjes së Njeriut, per mohimin e të Drejtave të Njeriut, të cilat janë të sanksionueme edhe ne Karten e Kombeve të Bashkueme. Per këtë arsye në boten e Lirë Prendimore ka dhe do të ketë fobì ndaj diktatures së “Islamit Teokratik” , i cili do të prendojë paralelisht me perhapjen e ideve të Lirisë së Njeriut edhe në vendet e tjera të botes.
Vetë fakti që miljona emigranta fukarà musliman ikin nga vendet e tyne muslimane (që mijra prej tyne mjerisht mbyten në Detin Mesdhè gjatë ikjes neper detë) dhe vijnë këtu në vendet prendimore kristjane e nuk shkojne në asnji nga 57 vendet islamike as në Turqi, as në Iran, as në Arabi Saudite, as në Katarr, as në Egjipt o vende të tjera islamike, prà ky fakt tregon se sistemi i qeverisjes me parimet e “Islamit Teokatik” ka falimentu plotësisht dhe definitivisht.