Kiev (Ukrainë), 26 janar -Shqiptaret viteve te fundit, pasi i sherbyen clirimit te vendit te vet Kosoves nga okupatori serb, ata tash po i shërbejne edhe lirise dhe clirimit te vende tjera ne bote. Ata nuk luftojne vetem ne Siri dhe Irak, por se fundit edhe në Ukrainë me perkarh forcave ukrainase kunder Rusisë. Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin mbështetje për Ukrainën, në kohën kur tensionet ndërmjet këtij shteti dhe Rusisë kanë arritur kulmin, shkruan nga Prishtina korrespondenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Per momentin nga Zvicra asnjë vullnetar shqiptarë. Dje mercenarët rusë ndihmuan Serbine ne lufte kunder Kosovës, sot shqiptaret ndihmojne Ukrainën ne lufte kunder Rusisë!
Eshtë inetersant te thuhet se Qindra ruse mercenar kishin sherbyer ne armaten serbe ne luftën e fundit ne Kosovë kunder shqiptareve. Disa prejt tyre jane vrare (ne gjepa te uniformes ju jane gjetur dokumentacione qe deshmojne se ishin rus) e disa tjere jane zënë rob lufte nga frocat e UCK, por jane liruar, konform konventës së Gjenevës.
Per pjesëmarrjen e shqiptareve ne krah te Ukraines dhe SHBA-ve e ka deshmuar edhe nje gazetari holonadez i NBS News nga vedi i ngjarjes ne Ukrainë. Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.
“Këtu në Ukrainë ka shumë Shqiptarë që janë pjesë e ushtrisë së Ukrainës. Pjesa me e madhe e tyre janë shqiptarë të Ukrainës, të lindur e rritur këtu. Flasin Shqip me mua kur i kam takuar. Unë jam me shqiptarë këtu por jo të ardhur apo lindur në Shqipëri. Nga Ballkani janë shumë. Ka nga Sllovenia, Kroacia nga Mali I Zi një djalë. Shiko janë nga 27 vende të botës. Pjesa më e madhe që jemi zyrtarisht në angazhuar në ushtrinë ukrainase pjesa më madhe janë amerikan, britanik , francez, australianë kemi patur kolegë edhe nga Japonia madje…” ka thene ushtaraku Emanuel Bazanji per mediat shqiptare, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ushtari shqiptar ne Ukrainë: Gati për luftë me rusët!.. (“Ready for war with the Russians” said Emanuel Bazanji, the Albanian military in Ukraine)
Kurse Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” është shprehur se “shqiptarët në Ukrainë janë të gatshëm t’i bashkohen luftimeve nëse situata e kërkon. I pyetur, Aleksandër Dermentli shprehet se shumë pranë zonës së konfliktit ku edhe janë dislokuar mijëra ushtarë rus, ka prani të shqiptarëve. mbi 20 familje shqiptare sot jetojnë në zonën e Donetskut…”
Sa u përket ushtarakëve shqiptar në Ukrainë, Aleksandri shprehet se ka shume shqiptare që bëjnë pjesë në ushtrinë e Ukrainës.
Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria kanë treguar gadishmëri për t`iu bashkuar cdo misionin të mundshëm të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë në rastin e një sulmi rus. Por nuk ka asnjë reagim për këtë nga fqinjët e tyre, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, thotë Birn. Ndonëse shpresat janë që të shmanget një skenar i tillë, ministria e mbrojtjes në Kosovë tha se është gati gjithsesi të japë ndihmën e saj.
“Shtetet e Bashkuara, aleati ynë strategjik kryesor e i pazëvendësueshem, e njohin më mirë kapacitetin operacional te Forcave të Sigurisë së Kosovës, dhe nëse ata vlerësojnë se mund të angazhohemi, do të jemi gati t`u qëndrojmë në krah në cdo operacion në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Ku është Amerika, është Kosova”, u shpreh kolonel Sefer Isufi, kreu i komunikimit strategjik në ministrinë e mbrojtjes në Prishtinë, duke shtuar se forcat e Kosovës morën pjesë aktive me Nato-n në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani. Ndërkohë, edhe kolonel Ardian Lulaj tha për një media shqiptare se do të mbështesin cdo vendim që do të marrë SHBA dhe NATO dhe nëse do t`i kërkohet, do të marrin pjesë në një mission në Ukrainë.
Kete perkrahje morale dhe ushtarake edhe znj.Yulia Timoshchenko gjate vizites ae fundit ne Zvicer ne kuader te Furmit Ekonomik Cans Montana ne Gjenevë kishte falenderuar per perkrahje liderin shqiptar Sali Berishen gazetetarine e Le Canton27.ch
“Edhe une isha viktimë e hakmarrjes politike e regjimit të ish-presidentit Yaunkovich. Kam qene e diskrimnuar dhe e shtypur nga regjmi i rusofil i Yaunkviochit sikur ju shqiptarët në burgjet e Serbisë..” i ka thëne Timoshchenko redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Një 24-vjeçar shqiptar është mes vullnetarëve të palës ukrainase që u mobilizuan për të luftuar kundër forcave ruse në kufi në rast pushtimi. Shqiptari është në grupin e vullnetarëve së bashku me të huaj të tjerë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë, i cili planifikohet të luftojë me rusët për mbrojtjen e Ukrainës.
– Ne jemi të bashkuar në dëshirën tonë për të ndaluar agresionin rus – tha iriu shqiptar 24 vjecar qe gjendet ne krah te ushatreve ukrainas. Ai eshte Emanuel Bazanji, 24 vjeç, është një ish-ushtar shqiptar që doli vullnetar për të luftuar për Ukrainën, sepse “ky është kufiri i fundit i demokracisë”, siç e quan ai.
Edhe pse nuk ka shifra te sakta zyrtare, por sypozehet te jene mbi 500 sish, thete nje gazetare ukrainase.
Gazetari hollandez Stefan Huijboom, në bashkëpunim me korrespondentin e ABC News Vincent Triest kanë zbuluar se shumë shtetas shqiptarë janë përfshirë në krahun e frocave ukrainase. Ata janë të shpërndarë në të paktën dy bataljone, me ekstremistët e djathtë të Pravi Sektarit dhe batalionin Azov. Vetë zëdhënësi i batalionit ekstremist të Pravi Sektarit, Alla Megel e pohon këtë fakt.
Ai shprehet se mercenarët shqiptarë kanë hyrë në Ukrainë në mënyrë të jashtëligjshme, pasi nuk janë të pajisur me viza për të qëndruar për një kohë të gjatë në këtë vend. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse nuk ka një shifër të sakta të mercenarëve të huaj që janet te gatshme te luftojnë përkrah ukrainasve.
Praninë e mercenarëve shqiptarë e pohon edhe një instruktor i batalionit tjetër, Azov, i cili kërkoi të mbetet anonim. Ai u shpreh se ka takuar disa shqiptarë që luftojnë në krah të këtij batalioni.