ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Quo Vadis Shqipëri&Kosovë?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë

(Apo; Çfarë inxhinieringu medial e konformizmi politik,po manifestojnë sot shqiptarët?)

1. Përkundër faktit se Kosova e Shqipëria, ende po i “shijojnë pamëshirshëm ethet” e proceseve dhe zhvillimeve të transicionit, prap se prap duhetthënë që të dy këto shtete i kanë konsoliduar po ashtu deri diku edhe institucionet kyçe(Kushtetutat ani pse përplot ambiguitete!) demokratike. Gjithashtu ato i kanë ngritur nënivele reprezentative e solide edhe institucionet esigurisë (policitë dhe ushtritë që me perfeksionim e tyre, nuk janë larg standardeve të Nato-S) që sigurisht krijojnë kondita solide për një mbrojtje tëinteresave gjithë shqiptare dhe të aleatëve tanë. Mirëpo, duhet po ashtu të thuhet se Shqipëria dhe Kosova kanë avansu edhe në sferat emercenarizmit, krimit e korrupsionit, nepotizmit, poltronizmit.., e madje edhe të krijimit të një mafie oligarkike, e meditative. Ndërkaq, të dy këto shteteende nuk kanë arritur të krijojnë një platformë unike pragmatike të sundimit të ligjit, ku pa dallime partiake, ideologjike, klasore, kombëtare, fetare e sociale do të ndëshkoheshin pa pardon si “peshqit” e vegjël ashtu edhe ata mëdhenj që u shkaktuan dëme të pariparueshme e vonesa të pa arsyeshme këtyre demokracive. Tani, këto vonesa që në “gjuhen” sociologjike shquhen si mungesë tipike e një “kontrolli social”, fajësinë e ngecjes shqiptare në proceset dhe zhvillimet integrative, duhet adresuar vetëm elitave politike. Që dukeshfrytëzuar monopolet dhe autoritetin e “fuqisë” weberiane të politikes, përvetësuan e akumuluan për vete, familjen, klanin dhe partinë, pasuri marramendëse. Duke krijuar kështu një shtresëzim të shpejtuar e artificial klasor dhedëme të mëdha e vonesa absurde, i vonuan dukshëm shqiptarët në proceset dhe zhvillimet integrative që i nisi Evropa !? Për ta kuptuar gjithë këtë precedent socio ekonomik, e dëm padyshim edhe politik duhet një riorganizim shumë më i gjerë dhe një reformë më e thellë ekonomike, mediative, ligjore, arsimore, etj. Në mënyrë që të shkëlqej fryma dhe atmosfera e standardeve demokratike, ashtu si është në shtetet dhe vendet që e kanë testuar tashmë mekanizmin e identifikuar si “kontroll social”.

2. Në shoqëritë e brishta demokratike shqiptare, bie fjala liria e shprehjes dhe ajo e mediave elektronike shpesh herë qëllimshëm “ngatërrohet” e identifikohet me lirinë e shfrenuar mediatike. Ku të gjithë ushtrojnë pa pardon si të “drejtën” ashtu dhe “argumentin” e tyre. Dhe kjo ndodh kështu vetëm e vetëm që t’u krijojë hapësire meditative pseudo kompetentëve e pseudo ngjarjeve tërësisht periferike dhe pa kurrfarë rëndësie e peshe për interesat e shtetit dhe kombit. Kjo mënyrë e “komunikimit” publik që është instalua në diskursin publik të dy shteteve shqiptare, dosido sjell përveç hutisë në publik edhe vonesë në konsolidimin e institucioneve të shtetit! Demokracia mediale si “kolonizatori” më sofistikuar e politikës bashkëkohore, sot përmes infuzioneve dhe përmbajtjeve kinse interesante e atraktive në mënyrë radikale është duke e ndryshuar si rolin ashtu dhe mesazhin tradicional të ofertave e  joshjeve publike politike. Në fakt, mediat kanë “pronësuar”, pothuajse në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme rolin (fisnik padyshim) e ndërmjetësuesit (“big social sandwich”) tradicional, që vijëzohej zakonisht; si raport mes “publikut të gjerë” dhe “politikës së pakët”! Partitë politike dhe politikanët e kotit, përmes doktrinës së njohur të spinë doktorëve, po e arrijnë ta kontrollojnë (lexo; manipulojnë) dhe menaxhojnë mjeshtërisht “frymëmarrjen” e lodhur të opinionit publik në shoqëritë shqiptare në gjithë rajonin. Pa asnjë mëdyshje, mediat publike sa më shumë që e avokojnë diskursin politik (p.sh. për temat madhore të interesit kombëtar e shtetërorë) në një prezantim të thjesht argëtues, aq më shumë i realizojnë pritjet e publikut të gjerë. Sepse, në periudhën e transicionit, kur ende nuk janë stabilizuar as “përgjegjësia”, e as “sundimi i ligjit”, e kanë shumë më lehtë të lozin rolin e “viktimës në sandviç”! Tjetër, jo profesionalizmi e programuar që pa asnjë dyshim po financohet nga disa qarqe; antishtetërore e antishqiptare ka bërë që ca matrapazëve lokal medial e ca mercenarëve politik (që janë bërë “kockë e asht”), t’u jepet hapësirë enorme meditative!  Kjo tendencë mediale, apo “frymë” tipike antikombëtare që ndryshe në shkencat sociale identifikohet e shquhet si mënyra dhe metoda më e djallëzuar dhe më e sofistikuar e “shpëlarjes së trurit”, ka “pushtuar” turravrap pothuajse pjesën dërmuese të monopolit mediatik.

3. Më e keqja, e gjithë këtij “pushtimi” të pa hetuar nga publiku i gjerë, por jo edhe nga sociologët dhe ekspertët mediatik qëndron në atë; se përveç kurdisjeve tematike që bëhen me të gjitha mjetet propaganduese (rrjetet sociale, Tv-et private, në këtë periudhë të ndryshimeve gjeopolitike), ato, janë duke i kontaminuar tmerrësisht dhe qëllimisht, pothuajse të gjitha sferat e jetës sonë publike e jo publike. Duke i “skanuar” disa nga këto “norma e vlera” shkatërruese kryesisht në mediat dhe rrjetet sociale mbarëkombëtare nga ana e këtyre matrapazëve dhe injorantëve tanë mercenar, ne përmes “briskut” tonë sociologjik kemi kuptuar që fushatat e tilla të programuara dhe të orkestruara nga “qendrat kibuciane”, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme! Nuk janë të rastësishme, shkaku se përsëritjen e “lajmeve dhe temave” (natyrisht; gjithnjë të përzgjedhura me kujdesin maksimal!) që ata i imponojnë publikut të gjerë, pra , sidomos një shtrese ende amorfe e injorante ia gatuajnë e ia servojnë me pretekstin e trendit apo “produktit” kinse gjithëpërfshirës!? Ajo çfarë bie në “syzet” tona pa dioptri paragjykuese, janë format dhe përmbajtjet e veprimit të tyre në unison mediatik, kur janë në pyetje temat rreth proceseve e zhvillimeve të karakterit tonë shtetërorë e kombëtar!? Me këtë rast, këtu s’dua t’i amnistoj fare as mediet që vijnë me backgraundi lindor që “promovohen” nga mercenarët “identitar” shqipfolës, e as, ato perëndimor që prodhohen, fabrikohen, e dizajnohen kryesisht nga planifikuesit e sofistikuar digjital…Por, pyetja një milionëshe që meriton përgjigjen adekuate është; nëse, “testimi” i shkallares së atrofimit të gjykimit tonë qytetar për të kaluarën e pakthyeshme qenka përplot me dilema identitare, e hamendje historike, e kulturore, meriton sot ndonjë përgjigje “kirurgjikale” mediatike (në vend të asaj akademike!?) për t’i kënaqur ambiciet e sëmura politike?! Në këtë “valle e lojë” (padyshim) djallëzore të “lajmeve” e “të vërtetave”, ky tip gazetarësh mercenar që po i plasojnë përmes medieve sociale nga “kibucet”, publikut të hutuar e të frikësuar po mundohen t’u  “amputojnë “heshtazi e me aplikativitet masovik, disa ligje, vlera, norma, rregulla e kode gjëja të reja; sociale identitare!? Qëllimi dhe imperativi i tyre përveç mjegullës dhe hutisë, dosido mbetet rritja e  dozës dhe histerisë së pakënaqësisë kolektive, në mënyrë që qëllimet e vërteta politike (kontestimi shtetësisë së Kosovë dhe ai i bashkimit kombëtar) të zgjatohen edhe për një kohë nëpër aulat dhe kancelarit e vendimmarrëse global!? Në ketë “projekt” të dëmshëm, nëse politika bë kompromise (ashtu siç ka bë në këto dy dekadat e fundit) shkaku i ambicieve të sëmura karrieriste, akademia dhe gjithë ai “mal” intelektualësh që i kemi, nuk duhet të heshtin dhe të bëhen “më katolik, se papa”. Duhet cekur, se kësaj “odisejade” të rrezikshme konformiste e oportuniste në jetën tonë publike po i bashkëngjitet edhe gjuha e deformuar, mendimi paragjykues dhe stereotipia sistematike e stilit kaotik hobsian (bellum omnium contra omnes), ku të gjithë duhet të jenë kundër të gjithëve dhe se (në emër të lirisë së shprehjes, shih ti!?); askush nuk duhet të mbetet i paprekur (!?), sepse, këtë “pa prekshmëri” e garantojnë si normat ashtu dhe sistemi demokratik!? Duhet theksuar se degradimin e gjuhës së komunikimit publik, nëpër trevat shqipfolëse sot përveç politikanëve “kozmopolit” (që Shqipëria, tashmë i ka edhe për eksport) po e ushtrojnë kryesisht ca intelektual injorantë e tipat të mercenarëve mediatik, të cilëve u ka humbur si “busulla” orientuese e kohës bashke me etiken dhe moralin intelektual, ashtu edhe ekuilibri etik publik i standardeve të qytetarisë. Tipat e tillë denigrues, përmes mercenarizmit mediatik, s’ka asnjë dyshim se përveç nivelit të emancipimit të tyre politik, pasqyrojnë si defektet arsimore ashtu edhe varfërinë e mendjes së tyre intelektuale identitare! Ngase, ata nuk e kuptojnë se natyrshmëria identitare, duhet të ruhet, mbrohet, kultivohet e konservohet vetëm përmes ruajtjes së origjinës sonë sociale e kulturore. Tekefundit, kështu kanë vepruar gjitha kombet e emancipuara. Këtu asgjë të re, ne shqiptarët nuk po zbulojmë. Andaj, çdo “arratisje” eventuale improvizuese, e qëllimshme, apo qoftë edhe e detyrueshme (sado kudo e përkohshme e joshëse) e zbehët e improvizuese duhet ta shqetësoj identitetin e origjinës sonë fillestare. Ngase, thjesht; “stacionimi” social dhe ai kulturor në origjinën tonë identitare, do frymoj më natyrshëm, më arsyeshëm, më akomodues, e besa edhe më qëndrueshëm. Meqë, po jetojmë në procesin e vetë kërkimit “emancipues”, qytetaria shqiptare ani pse po joshet deri në ekzaltim me të gjitha mënyrat në sferat e jetës…duhet të bëjë përpjekje solide ta ruaj mobilitetin e veçantisë identitare. Natyrisht, kjo qytetari (sado e ngritur)nëse prapa vetës nuk e ka një elitë intelektuale, një klasë patriotike politike dhe një komunitet të organizuar e të pjekur mediatik, e ka të pamundur arritjen e vetë kërkimit të lartcekur emancipues.Tek e fundit, historia jonë ne mësoj, se gjithnjë kur nuk ishim subjekt aktiv kulturor, u shndërruam me lehtësi të paparë (!)në objekt (lexo; dukusuritjeje)aktiv politik.

4. Por, tani, duhet kuptuar se akti i shndërrimit në objekt, përveç dimensioneve të hershme (që i kemi testuar si komb me pushtimet) do të “mbath” edhe cilësi të reja filozofike, sociologjike, psikologjike, sociale e kulturore. Që në kushtet dhe rrethanat e ndërtimit të raporteve të reja gjeopolitike e gjeostrategjike, nuk kemi asnjë siguri se do bien taman! Një tjetër mangësi në ketë projeksion hipotetik, “banon” edhe te fakti se shoqëritë shqiptare gjithandej ende po i vuajnë ethet e transicionit. Ato duke qenë të hendikepuara me mungesën e një lloj trashëgimie sado kudo minore të ndërtimit të raporteve kapitaliste (raporteve e logjikave të pamëshirshme tipike konkurruese), nuk arritën si kombet tjera të profilizonin dhe ndërtonin; si shtresat e ndryshme sociale ashtu edhe elitat mobile politike bashkë me fuqinë e theksuar ekonomike e ushtarake. Shoqëritë shqiptare (sidomos ajo e Shqipërisë), duke qenë të privuara nga ky rrugëtim i natyrshëm i ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve mobile sociale, politike e mediatike dhe shkaku i “katapultimit” e transformimit të tyre nga shoqëritë tipike postsocialiste (bile edhe fisnore!) në shoqëritë demokratike, nuk arritën ta fuqizojnë vetën e tyre karshi kombeve tjera.

5. Rrugëtimi historik i shqiptarëve në ndërtimin e një kapitalizmi identik me kombet tjera që tradicionalisht kishin kultivuar një tip të natyrshëm të këtyre raporteve dështoj. Dhe se ajo çfarë është duke ndodhur tani në dy shtetet shqiptare ne Ballkan, ka të bëjë me një lloj kapitalizmi grabitqar…i cili pamëshirshëm po e rrit dhe zbulon veten e vet përmes ushtrimit të monopolit në politikë dhe gllabërimit të sferave të tjera të jetës ekonomike, në vend që të krijojë parakushte ligjore e ekonomike për një shtresëzim të natyrshëm social që do të duhej të kultivohej sipas logjikës së një konkurrence lojale me rregulla strikte të arritura përmes një konsensusi të gjatë dhe maratonik midis botës së biznesit dhe shtetit si rregullator i këtyre raporteve. Bartësit e këtij lloji të kapitalizmit të vrazhdë dhe pa dyshim joproduktiv për gjithë shoqëritë shqiptare, në fakt janë jo oligarkët e ngritur në bazë të konditave dhe parametrave ekonomikë, por politikanët e katapultuar dhe rekrutuar, përmes ushtrimit të fuqisë politike që u mundësoi aparati i brishtshtetëror bashke me mekanizmat tjerë ende infantil institucional që matrapazëve dhe injorantëve politik, u mundësoj që përmes shitjes (lexo; transkaksioneve me letra!) së resurseve e pasurisë shtetërore, të bëhen kapitalist par exelance…

6. Dukuria e kooperimit të mafisë politike lokale dhe bosëve të kompanive të mëdha dhe të dyshimtë për fshehje të tatimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë në krijimin e kastës së re kapitaliste në vendet e transicionit është një proces do të thosha tejet i ri edhe nga ekspertët e lëmenjve të tjerë, por esenca është se ky fenomen në fazën e parë të ndërtimit të kapaciteteve kapitaliste, pra akumulimit të parë të kapitalit në një mënyrë apo tjetrën (siç e vlerësojnë ata) ishte në favor dhe funksion të fillimit të krijimit të kapitalit fillestar. Dukuri kjo që për shumicën e sociologeve ishte pa dyshim një shteg i radhës që pak a shumë e ndihmoi procesin tjetër të kriminalizuar dhe të njohur si “shpëlarje të parave” të një vendi që nuk ka ndonjë tradite në konsolidimin e legjislativit dhe të sundimit të ligjit. Tani kur të kihet parasysh që efektet e privatizimit në rastin e Kosovës akoma nuk janë të prekshme në kuptimin e shifrave të reduktimit të papunësisë për shtresat e gjera të punëtorëve, atëherë bëhet shumë më e qartë se shteti i ri i Kosovës është në rrugë të dështimit në menaxhimin e resurseve dhe pasurisë se gjithmbarshme nacionale që qe ngritur me djersen e gjeneratave të tera në ish-regjimin e komunizmit.

7. Zakonisht për një përshtypje të këtillë shërbehen parametrat ekonomikë dhe ata socialë, që gjenden jashtë atij vendi apo atij shteti që ndodhin këto keqpërdorime e manipulime në nivele herë herë aferash e herë skandalesh  Shtresëzimi social, që mund të prodhon ky fenomen i kolapsit të pasurisë shtetërore, në favor të grupeve apo klaneve që ishin afër apo më mirë me thënë menaxhonin procesin e ndërrimit të titullarit të pronës shtetërore, bëri që tani kemi një tipologji interesante dhe do të shtoja specifike të elitave ndër ne këtu në Kosovë. Aktualisht mund në vija të trasha, mund të identifikojmë ca lloje elitash; elitat makrobiznesore që u rekrutuan nga sfera e politikës së pasluftës dhe elitat e tjera biznesoreqë përpëlitën dhe varën tërësisht nga ajo e lartcekura. Elita e cilësuar si makro biznisore në rastin tonë menaxhohet kryesisht në parime familjare, fisnore, krahinore, etj. dhe në fakt tani edhe de jure është në proces të pronësisë së shumicës së kompanive dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore. Ndërsa, elita biznesore që realisht është ajo e kompanive të vogla të cilat kane hy me rreziqe në konkurrencës jolojale vendore edhe për shkakun se bosët e makro bizneseve ushtrojnë haraç si përmes taksave të ndryshme që ua shtojnë këtyre të dytëve në cilësinë e shtetarëve, ashtu edhe përmes financimit të dyshimtë të fushatave elektorale gjatë kohës së zgjedhjeve në nivele lokale dhe nacionale…Për gjitha këto shkaqe, sot na duhet më shumë një nacionalizëm medial, se sa  një shumësi konformizmashsocial…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu