
Akademik Abdulla Mehmeti, Tetovë
Sikurse emrat e disa popujve dhe fiseve me rrënjë pellazge-ilire-dardane-bese (trake), si: arianë, armenë, ardianë, aranë, etj., edhe shumë qytete të lashtë, të zhdukur në rrjedhat e kohës, apo të njohur deri më sot, mbajnë emra të njëjtë në tërë hapësirën ku kanë jetuar të parët e shqiptarëve, ose ku janë ngulitur më vonë.
Me këtë rast, me pak fjalë dhe dëshmi, ju paraqesim disa prej tyre, vendndodhjen e tyre dhe pamjen në harta, në shtetet e sotme: Turqi, Greqi, Bullgari, Kosovë, Spanjë, Irlandë dhe vende të tjera (shumë prej tyre nuk janë përfshirë në këtë rast).

Ata që mendojnë se kjo mund të jetë një rastësi, së paku nga rrënja e emrit të tyre, kaq qartë e kuptueshme dhe shpjegueshme në gjuhën e sotme shqipe duhet të hulumtojnë më tepër, sidomos nga autorët e lashtësisë dhe nga burime të tjera historike, të cilat në të shumtën e rasteve janë zhdukur, fshehur ose falsifikuar, siç kanë vepruar me emrat e shumë vendeve, shteteve të lashta, fiseve, qyteteve dhe historive të krijimit të tyre.

Lista e disa qyteteve me këtë emër:
1. Artanes (Bithynia), a town of ancient Bithynia.
Artana (Bithyni), qytet i lashtë në pjesën veriore të Turqisë së sotme;
2. Ancient city of Artanes, modern Lom, Bulgaria.
Qyteti antik i Artanës, qyteti Lom i sotëm (qyteti dhe rajoni Ruse në brigjet e lumit Danub), pjesa veriore e Bullgarisë;
3. Artanes dynasty, a dynasty of the ancient Kingdom of Sophene
Dinastia Artanës, dinasti e Mbretërisë së lashtë Sofane (Armene, Siriane etj.);
4. Artana, municipality located in the province of Castellón, Valencian Community, Spain
Artana, qytet i lashtë në pjesën juglindore të Spanjës;
5. Qytet i lashtë Artana në Dardani (sot Republika e Kosovës), e njohur edhe me emër të imponuar nga pushtuesit e huaj si Noumonte, dhe më vonë nga sllavët si Novo Bërdo (shqip: Kodra e Re).

6. Qyteti dhe kështjella e lashtë e Artës në Çamëri (në Greqinë e sotme).
7. Qyteti Artanë në Irlandë (afër Dublinit), i themeluar nga dardanët e ngulitur atje.
(12. XII. 2021)




