ARKIVI:
22 Shkurt 2025

Radiocorriere (1979) / Kush është Ibrahim Kodra, piktori legjendar me origjinë shqiptare i adoptuar nga Mbreti Zog ?

Shkrime relevante

Marrëveshja Selia e Shenjtë – Mal i Zi më 1886 në kurriz të Shqiptarëve

Anna Hida, studjuese, Romë (Nusha Zhuba) Në dukje kjo marrëveshje me Selinë e...

Është koha të jemi të bashkuar, si asnjëherë më parë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Formimi i qeverisë së ardhshme,...

“Luciferi” i Dante Aligiarit…, nga Tirana !

Afrim Caka, Gjakovë Rrofte Shqiperia e tradhetuar ne lekur dhe e ndotur...

Shpërndaj

Burimi : Ibrahim Kodra. Piktori me origjinë shqiptare është protagonist i kësaj jave të “Të parë nga afër – Visti da vicino”. – Radiocorriere, 27 tetor 1979, f.150

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Korrik 2021

 “Radiocorriere” ka botuar, me 27 tetor 1979, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Heroi i një fabule është një piktor

Burimi : Radiocorriere, 27 tetor 1979, f.150

I adoptuar nga mbreti i Shqipërisë, Ibrahim Kodra është një artist me një jetë legjendare. Poeti Eluard e quajti atë “primitivi i një civilizimi të ri”. Jetën dhe punën e tij e tregon vetë në “Të parë nga afër – Visti da vicino”

Ai është një “legjendë”. Ai ishte tetë ose nëntë vjeç kur një mjeshtër i zellshëm i oborrit të mbretit i foli sovranit për një djalë që pikturonte si një piktor i madh. Mbreti dhe mbretëresha e birësuan (adoptuan). Nuk është një fabul, as historia e një piktori të Rilindjes. Por legjenda e Kodrës. I lindur më 1918 në Tiranë në Shqipëri në kohën e Mbretit Zog, ai u adoptua nga ky i fundit me premtimin e mbretëreshës për ta dërguar për të studiuar në Itali. Dhe kështu ndodhi. Në fillim të të njëzetave, me një bursë, i riu arrin në Itali, në Milano dhe hyn në Brera në shkollën e Carra-s, Carpi-t, Funi-t, Morlotti-t, Dova-s, Peverelli-t. Pastaj lufta. Hy në Rezistencë. Dhe nuk largohet më nga Italia. Bëhet qytetar italian dhe nënshtetësia e tij firmoset nga i njëjti president Saragat-i që e uroj atë në “Quirinale”. Por edhe fitorja milaneze midis viteve 1940 dhe 1950 ka gjithashtu aromën e legjendës. Shkurtimisht, piktori nuk ndan, ashtu si në të kaluarën, ekzuberancën e jetës nga gjeniu artistik dhe bëhet një lloj heroi i romanit. Dhe është vetë ai që rrëfen tërë jetën e tij fantastike në takimin e tij me publikun në “Të parë nga afër – Visti da vicino” (e premte, ora 6 pasdite. Rete 2). Natyrisht, personaliteti i pagabueshëm i artistit të madh nuk është i ndarë nga stili i tij konfuz.

Është e gjitha në një. Rezultati është një vepër artistike gati si magjistare, drita, ngjyra, idhuj, aludime lirike për Orientin e tij Ballkanik, përzier në një stil të pagabueshëm. “Kodra është primitivi e një civilizimi të ri”, tha poeti Paul Eluard. Në përpjekje për të shpjeguar këtë alkimi misterioze artistike të këtij “primitivi” në transmetim është Carlo Munari. “Legjenda” e Ibrahim Kodrës është kështu një takim tjetër me artin bashkëkohor dhe mbi të gjitha me artistin, në ciklin e gjatë të Renzo Bertoni-t: një cikël që ka sjellë dhe sjell në shtëpi “të mëdhenjtë” e artit në dimensionin e tyre të përditshëm, në momentin e punës së tyre dhe në momentet e relaksimit: në një rrëfim që secili i bën vetes dhe artit të tij për publikun e gjerë.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1979-kush-eshte-ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu