ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Rama dhe Enver Hoxha, dy argatë-servilë të pështirë të Beogradit 

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Eshref Ymeri 

Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analizat e tyre kanë nxjerrë në pah servilizmin dhe natyrën prej argati të pështirë të Ramës në shërbim të serbosllavizmit, të përfaqësuar nga krimineli me damkë i Dardanisë Aleksandër Vuçiç. Nuk ka asgjë për t’u habitur nga qëndrimi i Ramës, i cili, është i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti personal dhe, për pasojë, nga dinjiteti kombëtar, si shegert dhe puthador shembullor i Beogradit. Kjo për arsyen e thjeshtë se ai është produkt i partisë socialiste, bijës besnike të partisë komuniste, e cila, që prej 08 nëntorit të vitit 1941, u vu krejtësisht në shërbim të titizmit, si agjenturë e serbosllavizmit. Në vitin 1948 u krijua përshtypja sikur kryetradhtari i Shqipërisë dhe kryeargati i titizmit Enver Hoxha, i shkëputi “përfundimisht” urat me serbosllavizmin. Vitet në vijim nxorën në pah më së miri se ai pati shkëputur me të vetëm urat në dukje. Por për vazhdimin e lidhjeve sa më të ngushta me titizmin, Enver Hoxha ndërtoi ura të nëndheshme. Dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Sepse fara e tradhtisë brendashqiptare, me në krye Enver Hoxhën, farë që Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi e patën mbjellë me shumë kujdes në Tiranë në atë 08 nëntor, kishte një imunitet të jashtëzakonshëm për mbijetesë. Dhe “bima” që mbiu nga ajo farë tradhtarësh në Shqipëri, ka dhënë dhe vazhdon të japë “prodhim” të bollshëm, me të cilin  janë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqehen breza të tërë drejtuesish në partinë socialiste, deri te Rama. Si trashëgimtar besnik i tradhtisë enverhoxhiste, Rama, për të sfiduar ballas Dardaninë, ka dalë me letra të hapura në shërbin të serbosllavizmit, çka e ka dëshmuar jo vetëm me puthadorësinë e tij origjinale ndaj Vuçiçit, por edhe me përkrahjen e gjithanshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë kryeargatit të Vuçiçit, kryetradhtarit të Dardanisë Hashim Thaçi, duke kryer vizita jo vetëm në qelinë e tij në Hagë, por edhe në familjen e tij në Skënderaj.  

Për t’i bindur lexuesit e nderuar me dinjitet kombëtar për besnikërinë e kryeargatit Enver Hoxha ndaj serbosllavizmit edhe shumë kohë pas vitit 1948, një besnikëri kjo e trashëguar nga Rama me një zell të patreguar, në vijim po iu përcjell dy fragmente, të shkëputura nga libri im me titull “Përkthimi, një histori pasioni”, botim i Shtëpisë Botuese “OMSCA-1”, 2015, f. 293-294). Është fjala për kohën kur drejtoja Redaksinë e përkthimeve në tetë gjuhë të huaja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”. 

“Pas shpërthimit të demonstratave të studentëve të Univeritetit të Prishtinës në pranverën e vitit 1981 dhe shtypjes së tyre të përgjakshme nga ana e makinës ushtarake të shovinizmit serbomadh, në muajin shtator të po atij viti, në redaksi na dërguan* për përkthim Përkujtesën e Vasa Çubrilloviçit (1897-1990), akademik, historian, profesor i Universitetit të Beogradit, një shovinist i kalibrit të lartë, armik i tërbuar i popullit shqiptar të Kosovës, i cili, në vitin 1937, ia drejtonte kryeministrit jugosllav Milan Stojadinoviç (1888-1961). Në atë Pëkujtesë ai kishte hartuar projektin për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. 

Porosia na u dha që materiali të përkthehej sa më shpejt se situata vazhdonte të mbetej e ndezur në Kosovë. Materiali u përkthye dhe u bë gati për në shtypshkronjë, ku do të botohej në format broshure. Por para se ta zbrisnim në shtypshkronjë, në Redaksi erdhi porosia e prerë që, në kapakun dhe në ballinën e broshurës, nuk duhej të figuronte as autorësia e botimit, as enti botues, as viti i botimit. Kjo porosi tingëlloi në Redaksi si paradoksale, por përkthyesit dhe redaktorët bisedonin me njëri-tjetrin vetëm në intimitet. Me një fjalë, broshura në gjuhë të huaja duhej të dilte “kaçake” dhe e tillë duhej të qarkullonte në vendet përkatëse. Ishte me të vërtetë një porosi absurde. Me mikun tim, përkthyesin Edmond Tupja, bisedonim  me zë të ulët: me sa duket, dashuria zhuritëse për Jugosllavinë dhe për Titon që pati shpërthyer më 08 nëntor 1941, edhe pas prishjes në dukje të marrëdhënieve me Beogradin në vitin 1948, vazhdonte ta rrezatonte afshin e nxehtë në fshehtësi edhe pas 33 viteve që kishin kaluar. Pra, që të mos i mbetej qejfi Beogradit, broshura, me Përkujtesën e Çubrilloviçit, do të bridhte “kaçakçe” nëpër botë, si “jetime” hesapi, por askush s’mund ta akuzonte Tiranën komuniste se e paskej hedhur ajo në qarkullim, se ajo mund të ishte botuar, fjala vjen, edhe në Burkina Faso, edhe në Zanzibar apo edhe në Guinea Bisao! Ky ishte jo vetëm një qëndrim prej servili të pështirë i udhëheqësit komunist shqiptar  Enver Hoxha ndaj Beogradit shovinist, por edhe një qëndrim prej tradhtari të kulluar nga ana e tij ndaj popullit shqiptar të Kosovës. 

____

  • Përkujtesën e Çubrilloviçit na e dërgoi për përkthim Instituti i studimeve marksiste-leniniste, të cilin e drejtonte Nexhmije Hoxha. Nga ai institut na vinin për përkthim edhe “vepra” të Enver Hoxhës. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu