Rama tradhëtar se po promovon paqen – Albini patriot se po shtërngon nofullat…

2
232
Rama - Kurti
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Rama po synon luajtjen e politikave, që ulin tensionet në Ballkan, dhe që liberalizojnë politikën ballkanike, përmes liberalizimit të tregut. Para 8 vjetëve serbët në Beograd ishin gati të vrisnin futbollistat tanë – sot shqiptarët e serbët lëvizin lirshëm në vendet e njëri-tjetrit vetëm me kartë ID. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë nuk janë konfliktuale si më përpara, dhe pritet më 2023, që të hiqen pikat doganore dhe të kontrollit mes Shqipërisë – Serbisë e Maqedonisë. Ky është avancim ekonomik e politik për vendet e Ballkanit, që kanë qenë deri vonë zonë e nxehtë luftërash e konfliktesh të vazhdueshme. Rama po synon me heqë kufijtë mes shteteve të Ballkanit, që edhe shqiptarët – 6-7 milionë – në 5 shtete, të lëvizin e bëjnë biznes lirshëm. Por patriotat shqiptarë nuk duan me i heqë kufinjtë mes tyre, që ua vendosën të tjerët me dhunë e gjak, dhe po e akuzojnë Ramën për tradhëtar.

Albini i thotë Ramës, ose e thotë publikisht për të testuar mendjen primitive shqiptare, se duhet të bashkohemi ne shqiptarët bashkë, pastaj me tjerët, dhe kjo nënkupton bashkim Shqipëri – Kosovë. Po shqiptarët e tjerë, në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi si të bashkohen me ne?! Rama i thotë Albinit, hajt provoje, hiqe ti kufirin me Shqipërinë në Morinë, po e heqi edhe unë. I ka thënë kështu edhe Ramushit para këtij. Albini heshtë se e din se nuk e lënë, prandaj e ka këtë vetëm për konsum politik.

Duket sikur shqiptarët në ish-Jugosllavi, të dominuar nga serbët e maqedonët e sllavët, të keqtrajtuar prej tyre për dekada, nuk janë ende gati të jetojnë në paqe me ta. Edhe pse shqiptarët kanë paguar më shumë në 100 vjetët e fundit nga luftërat ballkanike, ata prapë duan konflikte me fqinjët, se nuk u ka dalë boll. Kurse Rama synon paqe mes këtyrre popujve. Se edhe në Europë janë vrarë dikur me njëri-tjetrin, Gjermania ka vrarë francezë, hollandezë, danezë e polakë etj. e tani janë në paqe e në marrëdhënie ekonomike e politike me njëri-tjetrin. Këtë vizion ka edhe Rama për Ballkanin, që luftëtarët e djeshëm të jenë partnerët e sotëm të biznesit, por janë nacionalistët e secilës palë, që duan gjak dhe kundërshtojnë.

Në një takim në Bruksel, fotografët e Albinit kapën këtë foto. Mbështetësit e Albinit e partaqitën Ramën si drogaxhi, e Albinin si ‘telektual të madh, me libra. Herë pas here, Albini i futë mbështetësit e tij të thonë për të “lideri i të gjithë shqiptarëve”, pra po i hyjnë edhe Ramës në territor. Albini i kërkon Ramës ndihmë për vaksinat Pfizer, dhe Rama i sigurion atij një takim me të birin e George Soros Aleksandrin, dhe takimi bëhet disa ditë më pas. Shumë shpejt më pas Kosova kontraktoi 1,2 milion vaksina Pfizer.

Kështu që si në rastin e parë, kur gjatë luftës Shqipëria priti rreth 500 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga lufta, dhe ata sa kaluan lumin thanë: “të dhjefsha kalin”, edhe këtë herë, Kosova e bëri kontratën për vaksinat por vazhduan sulmet e VV-së ndaj Ramës. Këto sulme nuk shkojnë more pa pasoja – përderisa edhe unë jam ndikuar nga ky laperllëk i kosovarëve të Albinit, do të thotë se edhe shumë shqiptarë të tjerë janë ndikuiar, dhe kam parë shkrime e reagime të shumta këto ditë në media e në rrjetet sociale, për ta kuptuar këtë “luftë shqiptare-kosovare”, pasi nuk duam që marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të prishen, por nuk po mund ta ndalim makinën e baltosjes së Albinit, i cili si duiket është futur në valle me dështakët Sali e Meta. Marrëdhëniet po prishen pra, se Albini loqe-dominant mendon se do e sfidojë edhe Ramën, dhe po luan një politikë konfliktuale me Shqipërinë, për të mos thënë për më gjerë. E kjo politikë e tij del jashtë kontekstit të kohës, Albini synon të diktojë edhe në Shqipëri, duke e harruar se Shqipëria është shtet i pavarur dhe ka drejtuesit e saj.

Kështu që Albini, që e mban veten edhe më të zgjuar se Rugova, po tregon se po luan një politikë të nivelit të Ramushit dhe ndoshta edhe më keq. Ai beson se nuk i përket vetëm Kosovës, megalomania e tij është e tillë – e shoqëruar edhe me mungesë përvoje – që kudo ku shkon ai jep direktiva. Vjen në takim ballkanik, jep direktivat e tij. Po nuk e dëgjove, u prishe me të. Shkon në takim me Vuçiqin, i jep një letër me kërkesa, ose libra nga historia dhe takimi prishet. Takohet me Ramën, i kërkon ndihmë shikon ta paraqesë edhe Ramën keq, si drogaxhi, etj. Shkon në takim në Bruksel, i jep leksione kryeministrit belg, aq sa ai thotë me ironi, se “Albini është lider europian” – të paktën kështui e promovojnë VV-istat. Pra, Albini ka vizionin e tij për Kosovën, që po e lulëzon përditë – megjithëse nuk po i ecën mirë me pandeminë, ka vizion se si duhet të drejtohet Shqipëria, Serrbia e Ballkani, e po nuk e dëgjuan atë, ai fillon e shan. Po i tregon edhe Europës se ka defekte dhe duhert t’i bëjë punët më mirë – dhe gradualisht ai do diktojë edhe politikën në Washingron. A thua ka me pasë bythë Kosova me e mbajtë këtë lider kaq të avabncuar dhe global?! Se nuk është e lehtë me e mbajtë një lider të tillë kaq universal!

2 KOMENTE

  1. endimi i shprehur ne prkraahje te Tradhtarit Ram Kerstiqi esht
    sherbim vetem i personit anmik te popullit shqiptar dhe sherbtor
    i Sorrosit dhe serboqetnikve perkrijimin e serbise se madhe !
    Ky far Arben kerkushi le ta ndrroj emnin Dhe ata dyqin hektar
    paftyresi mos ti qet ne tregun ku shet poshtersi ! A nuk paska
    kosova intelektual , akademik , njerzi qe e njofin ne thelb secilin
    potez qe eluen serbija ! E po i jap vehtes te drejt Ky far Arsiqi i shkodres
    me dhane ide ne sherbim te gjakutshkavell vrastar ! Qenkan budalle
    malazezt qe nuk te pshurrin ne ballkani Boshnjakt e krotet e popujt
    qe e njofin serbine Por Ti Arsiq i shkodres Merru me tregti te motrave
    qe po i shitni per qetnik pleq Bile me mesitni e me shkues !!!!
    Andaj ti per shqiptar je taman me vlera te Vuliqit Sheshelit e vuqiqiqit
    Hakun ta dhash Rahatohu tash ! mos leh si qergash !

  2. Z. Cokaj!
    Dallimi ne mes te Gjermanise (gjermaneve) te cilet kane vrare franceze, holandeze, polake,daneze… kurse tani jetojne ne paqe nuk mund te vleje edhe per serbet. Gjermanet kerkuan falje dhe edhe sot ndihen keq per ate periudhe. Serbet nuk kerkuan falje dhe as qe jane te penduar per ato masakra. Prandaj shqiptaret e Kosoves kane te drejte qe hezitojne mini shengenin.
    E sa per Ramen dhe Albinin, mendoj qe te dyte jane fajtore per acarim te maredhenjeve shqiptaro-kosovare.Fatkeqesisht ata po kontribuojne ne keqesim te maredhenjeve nder-vellazerore.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu