ARKIVI:
29 Janar 2025

Ramabaja: Kush mund të jetë e mos të jetë gjeneral…?

Shkrime relevante

Kur guri i budallait peshon sa mali

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë  Ne shqiptarët kemi një shprehje interesante që, edhe...

Konventa Jugosllavo-Turke për shpërngujen e Shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në ish-Jugosllavi

Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * (*Fjala është për...

Cili është dallimi mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt ?

Lirim Gashi, Prizren Historia e Kosovës nuk është thjesht një varg ngjarjesh,...

Shpërndaj

Grada e Gjeneralit të Luftës është një nga më të lartat në hierarkinë ushtarake dhe zakonisht i rezervohet komandantëve me përvojë të gjatë dhe të shquar në fushën e luftës. Kjo gradë nuk ekziston në të gjitha forcat ushtarake, por ku ekziston, ajo shoqërohet me kritere strikte dhe procese rigoroze për t’u arritur.
Disa nga kriteret themelore që do të duhej përmbushur kandidati për këtë gradë ushtarake, e që ndërlidhen me meritat dhe kontributet në luftë, janë:
1. Të ketë qenë udhëheqës betejash; të ketë udhëhequr operacione të suksesshme në luftë, duke treguar aftësi strategjike dhe taktike të jashtëzakonshme;
2. Të ketë Kontribuar në fitoret ushtarake, veçanërisht në konflikte të mëdha ose beteja vendimtare;
3. Një Gjeneral i Luftës duhet të ketë luftuar për mbrojtjen e interesave të vendit të tij në situata kritike.
Kjo gradë, për ata që e njohin mirë historinë e UÇK-së, betejat që ka bërë ajo, nga të gjallët sot, vështirë se do të mund t’i takonte dikujt tjetër, përveç Ramush Haradinajt.                                                       ***

Gjenerali është në shumicën e vendeve grada më e lartë e oficerëve në ushtri, në disa vende edhe në forcat ajrore dhe është në nivelin OF9 në sistemin e gradave të NATO-s.

Titulli ekuivalent në forcat ushtarake me bazë deti (marinsat) është admiral. Termi gjeneral (dhe admiral) përdoret në dy mënyra: Si titull gjenerik për të gjitha gradat gjenerale (gjeneralmajor, gjenerallejtënant dhe gjeneral), dhe si gradë specifike, grada më e lartë gjenerale.

Në disa vende ka ose ka pasur grada më të larta gjeneralësh dhe admiralësh. Disa vende kanë ose kanë pasur grada të tilla si Field Marshal (i quajtur edhe General Field Marshal), i cili u vendos mbi gjeneralin dhe shpesh i emëruar politikisht, dhe admiral flotë dhe admiral i madh. Në Gjermani, kishte edhe një gradë të quajtur Gjeneral Kolonel, e vendosur mbi Gjeneralin, por nën Gjeneralin Field Marshall. Grada e Gjeneralit të Field Marshallit iu dha vetëm në kohë lufte. WikipediA

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Zoti Ramabaja,kjo temë është bukur e koklavitur andaj edhe do trajtim të veçantë nga ekspertë ushtarak .
    Dihet fare mirë që pushkët e para mbi shovenët e Serbisë, u zbrazën në Llap.
    Faktikisht këtu u vunë edhe themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Heronjtë e kombit Zahir Qerim Pajaziti,Hakif Sabit Zejnullahu,Ilir Halit Konushevci , Agron Rrahmani së bashku edhe me disa shokë të tjerë kryen atentatet e para mbi kriminelët serbë që torturonin në mënyrën më brutale banorët duarthatë të Llapit dhe Gallapit .
    Këta djem trima vranë kolonin serbë Millosh Nikoliq, inspektor i lartë i Policisë së Serbisë, që në mënyrën më të poshtër provokonte dhe rrahte pleq e të rinj të Llapit e Gallapit .
    Po ashtu dënimin ua dhanë edhe dy kriminelëve me damkë Sredoje Radojeviq i njohur me nofkën Cipiripi dhe njëfarë Millanoviq i njohur me ofiqin Bosanaci i Madh.
    Ishte grykëholla e Zahir Pajazitit ,ajo që zbuloi identitetin e vërtetë të satrapit Radojeviq . Po ashtu djemtë e Llapit i vranë dy eprorët e lartë të Policisë së Serbisë , Miça Joviq e Nebojsha Cvejiq, të cilët edhepse ishin rritur në shtëpitë dhe tokat e marrura me dhunë të shqiptarëve tregoheshin mizorë ndaj tyre .
    Patjetër duhet përmendur edhe guximin e pashoq dhe humanizmin e Zejnullah Zejnullahut nga Lladoci i Podujevës, që shet tokë e bagëti vetëm për t’i armatosur celulat e para të UÇK- së, në Llap. Zejnullahu në korrik të vitit 1998 së bashku me Hetem Ramadan Ajetin e të tjerë djem si Visar Sabit Thaçi e Fehmi Idriz Berisha i lënë lukset e Zvicrës dhe i bashkohen UÇK-së.
    Madje , Visar Sabit Thaçi,vetëm 22 vjeç, bie dëshmorë në kufirin shqiptaro-,shqiptarë. Andaj, në caktim të gradave ushtarake duhet të merren si bazë veprat e jo promovimi i vetvetes me kompani në Media e tubime.
    S’ ka forcë që e mohon kontributin e vëllezërve Haradinaj, por nuk duhet harruar edhe ata që patën guximin që si bërthamë e UÇK-së , me dy – tre veta në grup ia ndalin turrinë një policie e ushtrie të armatosur deri në dhëmbë, e të përforcuar nga paramilitarë kriminelë si Arkan, Sheshel e Vasileviq. Vetëm qëndrimi dinjitoz dhe fuqia e Zotit ,ua mundësoj të dalin nga ferri serbë Isak Shabani, Hasan Zeneli dhe Agim Makolli. Në burgun famkeq të Beogradit iu mor shpirti në mënyrën më të tmerrshme Januz Zenelit, nga Ballabani.
    Pa varrë e gjurmë të likuidimit mbeti edhe Sabit Lahu, i Rimanishtës së Prishtinës . Në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë bashkëluftëtarëve në Mal të Zi, vritet Bahri Rrahman Fazliu ,vëllai i heroit Fahri Fazliu .
    Andaj , duhet të tregohemi të kujdesshëm në lakim emrash, ngase nuk ka mëkat më të madh se sa mohimi i veprës së atyre që dhanë jetën dhe mbetën pagjymturë në mbrojtje të Kosovës .

    • Z. Arifi, komenti yt ishte me domethenes se ”opinioni” i Sadriut.
      Vertete me zhgenjeu Sadriu. Sa bukur ia i kishte numerua se cilat kushte duhet plotesua nje ushtarak per me e marre graden gjeneral.
      Eshte mire qe ushtaraket, me akademi te kryer ushtarake te flasin per grada sepse, ata jane me kompetente.
      Por pa dashur qe ti bej karrshillak e pa keqkuptin Sadriut, do t’ia beje disa pytje:
      A kishte lufte ne Kosove dhe kush kunder kujt luftoi?
      A e çliroi Kosoven NATO apo UÇK-ja?
      Sa beteja ka pasur ne Kosove (me 1998 e 1999) dhe kush i fitoi ato?
      Po Ramushi, Sami Lushtaku …. etj qe gjithashtu jane gjenerale, cilat beteja i fituan?
      Etj.
      Ju lutem, mos me keqkuptoni po ti S. Ramabaja, pergjigju por pergjigju pa ngjyrime ideologjike, ndikime politike e gjuhe emocionale!
      Faleminderit!

  2. Është rrezik, që Kina me më shumë se një miljardë e gjysmë banorë me xhelozuar e me ja pas lakmi Kosovës që as dy milon banorë s’i ka por gjenerala ka me bereqet edhe nga disa prej një famije…!

  3. Z.Abaz dhe pse në një diskutim serjoz nuk shkon hajgarja , humori , unë nuk mund të ndaloj të qeshurën e them se komenti juaj është tepër i saktë .Një ditë e filluar me të qeshura thonë se shkon mirë .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu