Të nderuar bashkatdhetarë,
Ata që mendojnë se ramazani është thjesht një muaj agjërimi, e kanë gabim! Çdo vit, ramazani është periudha gjatë së cilës makineria islamiste vë në lëvizje mekanizmat e saj më të fuqishëm të indoktrinimit/trushpërlarjes.
Studime të ndryshme mbi radikalizimin tregojnë se gjatë këtij muaji, mesazhet ekstremiste përhapen me një intensitet të pashembullt. Sipas Middle East Institute, organizatat islamiste e përdorin ramazanin si një mjet propagande për të rritur rekrutimin dhe për të forcuar ndikimin e tyre në shoqëri.
Po ashtu, raportet e Counter Extremism Project tregojnë se grupet xhihadiste si ISIS dhe Al-Qaeda kanë rekrutuar luftëtarë dhe kanë kryer shpesh sulmet e tyre më të mëdha gjatë ramazanit, duke e konsideruar këtë muaj si “kohën më të bekuar për xhihadin”.
Në Kosovë, ky fenomen i indoktrinimit maksimal është po aq i dukshëm: gjatë ramazanit, diskursi fetar në xhami dhe rrjete sociale bëhet më agresiv. Në studio televizive, hoxhallarët shtojnë thirrjet për një “rikthim te vlerat islame”, ndërsa ndikimi turk dhe arab rritet ndjeshëm përmes veprave pseudo-humanitare.
Në këtë klimë të ndezur, disa faqe të shqyera të Kuranit në rrugët e Prizrenit shërbejnë si një pretekst ideal për të përhapur histerinë kolektive. Por kush përfiton nga kjo? A është ky një akt i sinqertë revolte i një qytetari, apo një ngjarje e inskenuar për të ushqyer narrativën e “persekutimit të myslimanëve”?
Sidoqoftë, historia ka treguar se islamistët përdorin çdo mjet (duke përfshirë edhe vrasjet) për të ruajtur kontrollin mbi masat, dhe ramazani është momenti i tyre më i fuqishëm për ta bërë këtë.

Shqiptarët duhet të hapin sytë: ata që duan një komb të tjetërsuar dhe të përkulur përpara dogmës nuk do të ndalen, por as ne nuk duhet të ndalemi në mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për një fe që i bën të huaj në tokën e tyre, por për një besim që i lidh me rrënjët e tyre të vërteta.
Ejani, PAGËZOHUNI edhe ju!
