ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Ramiz Çobaj : Pse në Deçan ka nisë “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Rreth shkrimit të Zotni Ramiz Çobaj mbi inisiativen e Deçanit .

Lexova në gazeten “Shkodraweb.com” shkrimin e Zotni RAMIZ ÇOBAJ – Europa po na pret por kur të korrigjojmë vetveten dhe jo kur të ndërrojmë fe…

E përgatiti: Paul Tedeschini

___

Arsyet se pse në Deçan ka nisë “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”, kjo asht nji punë e tyne, aqë ma teper që kjo Lëvizje as nuk cenon kend, as nuk ofendon kend, as nuk dhunon kend, as mohon të drejtat e kerkuj dhe permateper nuk shkelë asnji ligj të shtetit të Kosoves. Kjo Lëvizje vepron në respekt të ligjve të Kosoves, të “Parimeve të Dretave të Njeriut” të Bashkimit Europian, të aprovume edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkume.

Arsyet se pse këto kosovar në Deçan kan nisë “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”, le ta analizojnë vetë hoxhallart e atyshem dhe të nxjerrin konkluzionet perkatëse. Kjo punë asht si t’ia bajsh hyzmetin.

Per ato që nuk e dijnë, po ju diftoj se në Bashimin Europian kan emigru ma se 40 miljon musliman nga vendet muslimane të ndryshme të botes. Asnjenit prej ktyne muslimanve nuk i asht kerku, as me mënyra të terthorta, që këto të ndrrojnë besimin fetar, por perkundrazi kudo nëpër Europë u janë dhanë leje me ndertu xhamia ku muslimant të zhvillojnë lirisht ritet e tyne fetare.

Nga ana tjeter muslimant e ardhun këtu në Europë kan drejtë të ndjekin shkolla të ndryshme si dhe universitete. Këto musliman, mund të hapin aktivitete private, mund të punësohen kudo, mund bahen edhe drejtues në sektor të randësishëm privat ose shtetnor simbas aftësive. Nji shembull konkret kemi shqiptart musliman nga Kosova (ose muslimant turq), të cilët kan poste drejtuese në ekonomi, në spitale, në tregëti, në sport, në administrata dhe deri edhe në partitë politike prej ku emnohen në sektort shtetnor të drejtimit. Prandej të thuesh se “neve shqiptarve musliman shqiptar Europa nuk na pranon si musliman , asht nji pohim i atyne, që nuk e njohin Europen.

Por nga ana tjeter këto emigranta musliman, veç të drejtave njisoj si të gjithë qytetart vendas, kan edhe detyren e respektimit të ligjve të këtyne vendeve. Muslimani që shkel këto ligj, denohet njisoj si qytetart vendas. Nuk u lejohet as muslimanve dhe as kerkuj tjeter të zbatojnë në shtetet  Europiane ligjët e vendeve të tyne të prejardhjes. Do të ishte njilloj sikur nji qytetar europian të shkojë në vendet muslimane dhe të pretendojë të zbatohen ligjet europiane.

Teshti të rikëthehemi në Deçan ku ka lindë “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”. Un personalisht kam lexu shtypin e perditëshem si dhe kam ndjekë debatet televizive të Kosoves, por kerkund nuk më rezulton se ato të Lëvizjes së Deçanit të kenë pohu se “Europa nuk na pranon në gjirin e saj për shkak se shumica e popullsisë shqiptare është popullsi muslimane dhe prandaj bëjnë thirrje për konvertimin në fenë katolike”.

Natyrisht ato 500 vjet pushtim osman kan kriju nji boshllek të madh kulturor dhe të mentalitetit tek shqiptart. Këtë fakt e ka spjegu mirë Profesori i nderuem Sami Repishti në “Pershëndetje të gjithë vllezenve dhe motrave shqiptare: Gëzuar vitin 2000“, Badwin, New York, USA – me daten 01.01.2000:

“….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqipërisë pikrisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes) dhe idetë fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europe të Rè me nji etje garantuese per njohuni të reja, per hapsina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kerkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar, që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale, okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europes, që po rilindte në  Perendim….“ .

Itali me 09-08-2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu