RAPORT I PUNËS I SHTKK-SË PËR VITIN 2024
Në fillim të vitit 2024 hartuam disa projekte, me të cilët u konkurua në Ministrinë e kulturës në Prishtinë dhe në Beograd, bile edhe në disa fondacione të tjera.
Në janar të vitit 2024 hartova Njoftimin-Ftesën për Konferencën shkencore :”Figura me vlera shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, të cilin e shpalla në FCB timin, në disa gazeta dhe portale lokale e më gjërë.
Poashtu më dhjetor 2024 hartova Njoftimin-Ftesën për Konferencën shkencore:”Personalitete dhe figura shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”
Njoftimin-Ftesën e persëritëm disa, për t’i motivuar, nxitur studiuesit sidomos ata të rinjë për të marrë pjesë me punime në Konferencë shkencore.
Më 27 shkurt 2024/e martë/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në përbërje të Xhemaledin Salihut, kryetar dhe Shpëtim Memishit, kryetar Kuvendi i Shoqatës u prit shumë ngrohtësisht nga Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku ishin të pranishëm edhe Prof.Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë dhe Prof. Gëzim Hoxha, arkeolog.
Poashtu në këtë takim ishte i pranishëm edhe delegacioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, në krye me Faik Nika, kryetar.
Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e falënderoi kryetarin e Akademisë dhe e njoftoi hollësisht më punën, veprimtarinë dhe dha një biografi të shkurtër për Shoqatën.Poashtu para kryetarit të Akademisë, Prof. Skender Gjinushi shtroi disa nevoja, kërkesa të përvetshme të Shoqatës.
Në fund Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë bëri një rekapitulim të këtij takimi të ngrohtë, bashkëpunimi, përkrahjeje e mbështetjeje dhe vëllazërore, ku përmendi nënshkrimin e një Memorandumi të bashkëpunimit, ndihmës konkrete në fusha të ndryshme të Akademisë ndaj kërkesave dhe nevojave të përvetshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Shoqatës në parime, se aktivitetet dhe veprimtarinë shkencore dhe kulturore të Akademisë, pjesën e angazhimit të tyre do ta marrë përsipër edhe financiarisht, për ligjërata, biseda, hulumtime, kërkime, në fusha të ndryshme, po edhe gërmime arkeologjike, nëse arrihet pëlqimi me shtetin fqinjë, të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vlerë promovuese në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e Akademikëve të caktuar me rastin e botimeve të caktuara.
Takimi jonë zgjati disa orë dhe kryetari i Akademisë, Z. Gjinushi dhe stafi i tij na ndëgjuan me vëmendje të përqëndruar, duke i aprovuar thuajse tërësisht shtruarjen e kërkesave dhe nevojave të Shoqatës.
Poashtu Akademia e Shkencave e Shqipërisë është e gatshme të jap të gjitha botimet e saja Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, dikund si u tha afër 500 libra.
Në takim Prof. Hoxha na dha listën e Akademikëve që do të marrin pjesë në Konferencën shkencore: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore nga Lugina e Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare” Pjesëmarrësit janë: Prof. Adem Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Prof. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Prof. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë dhe Prof. Afërdita Onuzi, anëtare e Këshillit shkencor të Institutit të Antropologjisë. Mirë se vini Akademikë në Preshevë.
Pas përcjelljes së përzemërtë , delegacioni jonë u takua me Prof. Adem Bungurin, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, me Prof. Neritan Ceka, arkeolog i mirënjohur i Shqipërisë dhe me Prof. Marenglen Kasmin, drejtor i Qendrës së Studimeve Enciklopedike.
Në bisedë me ta, duke pirë kafe, Prof. Neritan Ceka na premtoi se do të jetë pjesë e Konferencës shkencore në Preshevë.
Pas mbarimit të kësaj bisede Prof. Adem Bunguri na shtroi një drekë me ushqime tradicionale në një restorant të njohur me këso ushqime.
Këto takime të ngrohta, por edhe të punës i mbeten në kujtesë dhe përshtypje të thella delegacionit tonë në Tiranë, me dëshirë që edhe delegacione të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë të vijnë në Luginë të Preshevës.
Poashtu u morëm vesh me kryetarin Nika për një bashkëpunim kulturor të ardhshëm.
Më 20 e 21 prill 2024/e shtunë, e dielë/ në Bozovcë të Tetovës për herën e 16-të u mbajt Manifestimi kulturor Karnevalet Ilire, në organizim të kësaj shoqate, me Neshat Sh. Mehmedin, kryetar, ku ishim të pranishëm, Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së dhe Agim Arifi, anëtar i Keshillit Drejtues të SHTKK-së.
Në këtë Manifestim u bë takimi me shumë studiues dhe mysafirë-pjesëmarrës nga vise shqiptare, në Bozovce më përshendeti miku im nga Pojani i Korçës, drejtor i Manifestimit kulturor Karnevalet Iliri atje, pastaj dola e përshendeta Manifestimin dhe pata një intervistë me TV Uskana.
Në Tetovë, sallën e madhe të edukatës fizike të Shkollës së Mesme Mjekësore u organizua defileu dhe programi kulturo-artistik i Manifestimit.
Më 30 prill shkova në Bujanovc për të marrë materialet-formularët e konkursit komunal të kësaj komune.Pastaj e hartova projektin dhe plotësova formularët për konkurim dhe i dërgova.
Më 03.05.2024 në Gjilan takim pune lidhur me Manifestimin kulturor”Jehona e Poezisë dhe e Recitimit, në realitet Juria profesionale e konkursit letrar dhe recitimit, në përbërje të: Jonuz Fetahaj dhe Hysen Këqiku.
Më 11.05.2024 në Shoshajë të Poshtme mora pjesë në promovimin e librit të autorit, Nexhat Agushi, prof.: Shoshaja e Poshtme, momografi.Promovimi ndodhi në shtëpinë e tij.
Më 16 maj 2024/e enjte/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, në përbërje të Xhemaledin Salihu, kryetar dhe Limon Kadriut e Agim Arifit, anëtar të Këshillit Drejtues, u mirëpritë në një takim shumë të frytshëm nga Z Ragmi Mustafa, kryetar i Organit të Përkohshëm të komunës së Preshevës.
Delagacioni i Shoqatës e njoftoi kryetarin Z. Mustafa me aktivitetet kulturore të vitit 2024.
Z.Mustafa, kryetar, në fjalën e tij e mbështeti dhe e përkrahu edhe financiarisht aktivitetet kulturore, sidomos Manifestimin kulturor të Shoqatës “Jehona e Poezisë dhe Recitimit” që duhet të mbahet më 8 qershor 2024 dhe poashtu mbështeti asfaltimin e rrugicës që lidh rrugën Sava Kovaçeviq me rr. Selami Hallaçi.
Të shtunën, më 8 qershor 2024, në ora 11, në restorantin “Romanca” Zhunicë e Preshevës u mbajt Manifestimi kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë” zgjoi interesim të madh në mesin e Poetëve dhe Recituesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Në konkursin letrar: PRESHEVA-POETIKE, prej 05.05. deri më 26.05.2024, të cilin e shpalli Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve dhe recituese nga të gjitha trevat shqiptare morën pjesë 48 poezi: Agim Desku, Anisa Hasani, Arbenisa Thaçi, Argjira Ukimeri, Arijeta Misini Ismaili, Begzat Sadiki, Besnik Hyseni, Dafina Kastrati, Hyrije Jusufi, Eliza Hyseni, Elton Mehmeti, Elvir Jusufi, Enver Sahiti, Erina Rashiti, Gezime Abdulli, Fatos Rushiti, Havushe Ahmeti, Jalldëzë Kasumi, Jona Rrusteri, Lorisa Azizi, Luljeta Thaqi – Osmani, Maida Salihu, Mailinda Shaqiri, Neviana Xhemali, Nexhat Rexha, Namik Selamani, Oriada Dajko, Rabije Bytygi, Rajmonde Qose, Rame Oraca, Ramije Ukaj, Sadije Aliti, Sejhane Mehmeti, Sherife Berisha,Skender Doda,Trim Hajredini, Valdrina Hafizi, Valentina Dafa, Zylfie Gervalla, Oriada Dajko e tjerë dhe 20 recitues: Resmie Ymeri, Vlera Veseli, Naxhije Ajdini, Agnesa Ibrahimi, Liljana Haliti, Jona Veseli, Geart Ahmeti, Tara Hyseni, Erjon Sejdiu, Era Asani, Mjaltina Aliu, Andrra Sinani, Erjon Sejdiu, Era Asllani, Etna Ahmeti, Eliza Hyseni, Leda Ida, Elvir Jusufi, Liza Salihu, Ari Ramadani.
Manifestimin kulturor e udhëhoqi Kryesia e punës, në përbërje: Kryesia e punës: Xhemaledin Salihu, kryetar, Xhevat Limani, artist, kryetar i Jurisë profesionale për Recitim, Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe Ramadan Rexhepi, shkrimtar, ndërsa për poezi: Jonuz Fetahaj, shkrimtar, kryetar i Jurisë profesionale, Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe Hysen Këqiku, shkrimtar.
Manifestimi fillon me një interpretim artistik të Xhevat Limanit, ndërsa Znj. Afeide Boriçi Mehmeti, regjisore foli për biografinë dhe veprimtarinë artistike të Xhevat Limanit.
Ai lindi më 1 janar 1953 në Fierishtë të Strugës/Maqedoni/. Diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë. Ka luajtur në një varg rolesh në teatër dhe në disa filma artistikë. Është pedagog I lëndës së aktrimit në Fakultetin Dramatik të Univesitetit të Tetovës. Ka fituar një varg çmimesh dhe mirënjohjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2002 punon në SHBA ku ka realizuar disa shfaqje.
Më 1995, 1996, 1997 në Preshevë, në Festivalin e Recituesve ishte një prej hartuesve të Rregullores së Festivalit të Recituesve dhe kryetar apo anëtar i Jurisë profesionale në këto Festivale.
Më pas lexoi poezi Arsim Halili, recitoi Zejnullah Zejnullahu, recitues nga Gjilani dhe Grupi mizikor i Agim Kadriu këndoi një këngë preshevare.
Manifestimin e hapi dhe një fjalë përshëndetëse e dha Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së dhe poashtu e përshëndeti Dr. sc. Shpetim Memishi, kryetar i Kuvendit të SHTKK-së.
Përsëri lexoi poezi Prof. dr. Nehas Sopi, recituan Afeida Botiçi dhe Hidajete Haliti si dhe një këngë popullore preshevare e këndoi grupi muzikor.
Në Manifestimin kulturor u promovua dhe u prezantua veprimtaria letrare e Ramadan Rexhepit, shkrimtar i mirënjohur nga Presheva, punoi dhe veproi në Suedi.
Për veprimtarinë letrare të tij foli Prof.dr. Nehas Sopas, Jonuz Fetahaj dhe Hysen Këqiku. Të pranishmitë i përshëndeti autori Ramadan Rexhepi.
Pas promovimit dhe prezantimit të veprimtarisë letrare të Ramadan Rexhepit filluan Garat e Recituesve, të cilat i përcolli Juria profesionale.
Për historikun e Recitimit në Preshevë foli Xhemaledin Salihu, ndërsa për Recitimin foli e deklamoi Xhevat Limani.
Xhevat Limani, kryetar i Jurisë profesionale shpalli fituesit në Recitim: Elvir Jusufi- vendi i pare,Naxhije Ajdini- vendi i dytë dhe në vend të tretë : Tara Hyseni dhe Resmie Ymeri.
Organizatori i dha Mirënjohje dhe çmimin në të holla.
Jonuz Fetahaj, kryetar i Jurisë profesionale shpalli rezultatet e konkursit letrar: Raport i Jurisë profesionale të manifestimit kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”,
Pasi i lexoi mbi dyzet e sa krijime letrare, që arritën në konkurs nga gjitha viset shqipfolëse nuk e pati të lehtë të përzgjedh poezitë më të arrira për t’u ndarë çmime dhe vlerësime.
Kësaj radhe juria e pati të vështirë të përcaktohet për tri vendet e para, andaj pas një “odisejade” dhe takimeve të disahershme, arriti që nga kjo shumësi të përcaktohet për pesë poezitë më të mira të ardhura në konkurs.
Andaj, në pajtueshmëri të plotë u përcaktua që:
Vendi i parë t’i takojë poezisë KOHA KUR PLASË PËRDITË shifra “Egërsi stinës”/Hyrije Jusufi-Preshevë/.
Vendi i dytë i takoi poezisë NË PRESHEVËN E BUKUR, shifra “Poezi”/Rajmonda Qose-Shqipëri/, dhe
Vendin e tretë e zuri poezia KËNDOJE KËNGËN TËNDE ME DASHNI, BIR!, shifra “Apolonia”/Valentina Dafa-Shqipëri/,
Por, gjithashtu juria vendosi që për mirënjohje të marrë dy poezi:
KËTU KANË MBETUR SHPIRTËRAT TUAJ, shifa “1950”/Namik Selmani, Shqipëri-SHBA/ dhe
SHI BIE, MIKU IM, shifra “Vala”.
Disa pika muzikore nga grupi muzikor.
SHTKK i dha Mirënjohje: Xhevat Limanit, Ramadan Rexhepit, Afeida Boriçi Mehmetit dhe Prof. dr. Nehas Sopaj.
Manifestimin kulturor e financoi Ministria për të Drejtat e Njeriut e Pakicave Kombëtare dhe Dialogut Shoqëror e Republikës së Serbisë.
Disa herë udhëtuam për Prishtinë lidhur me aplikimin në konkurset e Ministrisë së Kulturës dhe dorëzimit të raportit narrative dhe financiar për Konferencën shkencore: “Figura me vlera shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”
Disa herë intervenuam që studiuesit, pjesëmarrës të Konferencës shkencore: “ Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare” t’i dorëzojnë abstraktet dhe punimet me kohë.
Madje disa herë shkuam në Prishtinë, Tetovë, Shkup për të propaganduar lidhur me Konferencën shkencore.
Më 26 gusht 2024, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë filloi realizimin e projektit: “Nxënia e diturive, edukimi i nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, nëpërmjet trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në Preshevë.
Kështu më 4 shtator 2024 në Preshevë organizuam një takim të Ekipit të Pedagogëve të projektit, në të cilin biseduam mbi projektin dhe realizimin e tij sipas planifikimit tonë. Në takim morën pjesë koordinatori i projektit Xhemaledin Salihu, asistenti, ligjëruesit Sami Agushi, profesor i gjeografisë, Musli Emini, arkeolog bachelor dhe Agim Arifi, menaxher i Punëtorisë dhe i Ekspozitës.
Të shtunën, më 21 shtator 2024, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Preshevës, me nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, në kuadër të projektit” “Nxënia e diturive dhe edukimi I të nxënësve të klasës së pestë nëpërmjet trashëgimisë kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi I të mirave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës.
Vizita ishte e qëlluar që nxënësit ta njohin vendlindjen e tyre, t’i njohin disa nga pasuritë e trashëgimisë kulturore të komunës së Preshevës, të nxiten që t’I dashurojnë pasuritë e trashëgimisë kulturore shqiptare që nga fëmijëria e hershme, të marrin njohuri e dituri nga trashëgimia kulturore dhe të edukohen për dashuri ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe të mbushen me ndjenja, me perceptime, me fotografi, me përfytyrime mbi objektet e vizituar që nesër në punëtorin që do të organizohet t’I vizatojnë këto objekte të trashëgimisë kulturore ashtu siç I ka pa dhe ndje syri dhe shpirti I tyre.
Bartjen e nxnënësve e kontraktuam me “Graniti-trans” Norçë e Preshevës.
Në këtë vizitë ishim në Teqen e Preshevës, ku spjegime mbi disa koncepte dhe kuptime të trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e saj foli Z. Xhemaledin Salihu, kryetar I Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, menaxher i projektit, i cili poashtu foli për historikun e Teqesë, për historikun e Shehëve të Preshevës që dhanë jetën në lëvizjen kombëtare që nga Kryengritja e Dervish Carës, më 1843, për preshevarët që morën pjesë në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe mbi kryetarin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, dega në Preshevë, Sheh Efendi Maksutin si dhe për aktivitetet e Teqesë me rininë preshevare.
Pastaj vazhduan rrugën për Ilincë, te Shpella e Ilincës, ku profesori i gjeografisë, Sami Agushi u foli nxënësve mbi Shpellën e Ilincës dhe mbi Vorbullat karstike në Ilincë.
Nga Ilinca vazhduam te Livadhi i Shehut, ku Z. Sami Agushi nxënësve u foli mbi disa fosile që u gjetën aty.
Nga aty morëm rrugën për Miratovc, në një qebaptore i dhamë ushqim nxënësve dhe vazhduam deri në Bajkën-Vrellën e Miratovcit, ku mbi te dhe Ujëndarësen në Çukarkë i foli Sami Agushi, profesor i gjeografisë.
Në Rahovicë, te Kacipupi Oppidum Dardanum, nxënësve u foli Musli Emini, arkeolog bachelor, mbi historikun e tij.
Pastaj morëm rrugën për te Penda e Rahovicës, ku nxënësit pushuan dhe bënë aktivitete sipas dëshirës së tyre. Kjo u organizua për relaksim të nxënësve.
Me kaq mbaroi vizita objekteve të trashëgimisë kulturore në Preshevë.
Më nxënësit në vizitë ishin edhe Z. Agim Arifi, mësimdhënës i Artit, anëtar i Këshillit Drejtues i Shoqatës dhe menaxher i Punëtorisë dhe Ekspozitës që do të organizohet më 27 shtator 2024, me fotografi dhe punimet e nxënësve nga Punëtoria dhe Teuta Mehmeti, profesoreshë, e angazhuar nga shkolla fillore, e cila mjaft na ndihmoi në realizimin e projektit. I falemnderoj të gjithë për angazhimin dhe kontributin e tyre si dhe drejtoreshën e kësaj shkolle, Znj. Fitore Selimi.
Në kuadër të realizimit të projektit “Nxënia e diturive dhe edukimi i nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në bashkëpunim me shkollën fillore në Preshevë, më 26 shtator 2024, e enjte, në lokalet e shkollës, me një grup nxënësish, prej 30 vetave realizoi Punëtorinë e Vizatimit. Punëtorin e vizatimit e udhëhoqi Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frengjishte dhe Shkëlqim Aliu,mësimdhënës i artit në këtë shkollë.
Të premtën, më 27 shtator 2024, në orën 13, në shkollen fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, për nder të 29 shtatorit, Ditës së Trashëgimise Kombëtare kulturore u hap Ekspozita e fotografive të Trashëgimise kulturore të komunës së Preshevës dhe e Punimeve të nxënësve të klasës së pestë të shkolles fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” Preshevë, të cilën e hapën sëbashku Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së dhe Ramadan Aliu, ndihmës drejtor i shkollës fillore.
Me këtë rast Shoqata e shperbleu me një libër Znj. Fitore Selimi Sahiti, drejtoreshë e shkollës, për kontributin dhe bashkëpunimin në projekt dhe Lorisa Azizin, nxënësen e klasës së V-3, për punimin më të mirë në Ekspozitë me një libër.Të dyjat librat janë botim i SHTKK-së.
Ekspozita do të jetë e hapur disa ditë në hollin e kësaj shkolle.
Ekspozitën e menaxhuan Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frenge dhe Shkëlqim Aliu, mësimdhënës i artit i kësaj shkolle.
Në hapjen e Ekspozitës morën pjesë disa mësimdhënës dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Projektin e financoi Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë.
Më 26 e 27 tetor 2024 në Preshevë u mbajt Konferenca shkencore: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku morën pjesë me 52 studiues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mal i Zi dhe Lugina e Preshevës, ndërsa u kumtuan 40 punime shkencore.
Më 25 tetor 2024 u bë pritja e studiuesve dhe mysafirëve si dhe vendosja-akomodimi i tyrë në hotelin “BICI-RESORT”
Konferencën shkencore e udhëhoqi BORDI, në përbërje: Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe, prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/, Akademik Adem Bunguri, arkeolog, prof.dr. Isak Shema, letërsi, prof. dr. Izaim Murtezani, studime folklori dhe etnologji, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, ekonomi dhe Xhemaledin Salihu, profesor, studiues.
Konferenca shkencore punoi me 5 séanca, në seancën solemne Konferencën shkencore zyrtarisht e shpalli të hapur Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, me një fjalë rasti, ku përshëndeti Shkëlqesinë Dr. Bardhyl Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Serbi dhe Konzullin në këtë Ambasadë, Z. Idlir Kaba, delegacionin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me në krye të koordinatorit Akademik Adem Bunguri, arkeolog, Z. Besim Shabani, shef i Kabinetit të kryetares së komunës së Preshevës, Znj.Ardita Sinani, Z. Murat Alvazin, kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me seli në Zvicër, pjesëmarrësit, studiuesit.
Konferencën shkencore e përshëndetën Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj, Z. Besim Shabani, Akademik Adem Bunguri dhe Z. Murat Ajvazi.
Në pjesën e ndarjes së shpërblimeve sipas Rregulloresë mbi ndarjen e shpërblimeve të SHTKK-së, me shpërblim më të lartë të SHTKK-së u shpërblye Shkëlqesia Dr. Bardhyl Canaj, me ANËTAR I MERITUAR, ndërsa me Mirënjohje u shpërblye Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Fondi Humanitar i GNTC Gorenje në Prishtinë, me drejtor Fatmir Kadriu..
Me kumtesa-punime shkencore u paraqitën këta studiues: Prof.dr. Neritan Ceka, Akademik Adem Bunguri, Zana Hoxha, akademik Valter Memisha, dr. Afërdita Abdullahi Dërmaku, prof.dr.Vilma Proko, Ismet Osmani, Hajrullah Hajdari, Xhemaludin Idrizi, prof. dr. Drita Halimi Statovci, dr. Angjelina Hamza Hasanaj, Arlinda Veliu-Sadiku, dr.doc Rini Useini, dr. Rovena Mikeli Vata,Dr. Davida Marku, prof. dr. Agron Xhagolli, prof.dr. Izaim Murtezani, dr. Vlorë Fetaj-Berisha, dr. Besim Morina, Jonuz Fetahaj, doc.dr. Besnik Rameti, Edibe Selimi -Osmani, Xhafer Cakolli, Akademik Hamit Kaba, Ardian Ramadani, Avni Dehari,
Bekim Ramadani, prof.dr. Mustafa Ibrahimi, Isamet Bakiu, prof. dr. Minir Ademi,
Hysen Këqiku, msc. Klajdi Lulollari, mr.Murat Ajvazi, mr. sc Ali Sadiku, Rahim Azemi,
Qerim Lita, dr. Albin Sadiku, Xhemaledin Salihu.
Pas mbarimit të leximit të punimeve shkencore në Konferencë shkencore u zhvillua një diskutim lidhur me pesë seancat dhe punimet shkencore.
Fjalën përmbyllëse mbi Konferencën shkencore e pati Prof. Dr. Agron Xhagolli që poashtu ligjeroi mbi realizimin e suksesshëm të Konferencës dhe dha disa sugjerime e propozime për të shkuar edhe më përpara për konferencen shkencore të vitit 2025, më cilësore dhe me pëermbajtësore..
Konferenca shkencore vazhdoi punimet e saja edhe të dielën, më 27 tetor 2024, me
hapjen e Ekspozitës, me fotografi nga aktivitetet e Shoqatës për vitet 2014-2017, të cilën e menaxhoi Agim Arifi, mësimdhënës i artit.
Më pastaj ndodhi përurimi i librit të Konferencës së vitit 2023: “Personalitete me vlera shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku fjalen e patën prof. dr. Drita Halimi-Statovci, prof.dr. Agron Xhagolli dhe prof.dr. Izaim Murtezani, recensentë.
Para ditën e 27 tetorit 2024, grupi i vizitorëve nga: prof.dr. Neritan Ceka, Akademik Adem Bunguri, Klajdi Lulollari, Sami Agushi, prof. dhe Musli Emini, arkeolog vizituan lokalitetin dardan Kërshevica, në komunën e Bujanovcit, ndërsa pasdite këta të përmendurit më lartë dhe disa studiues të tjerë vizituan Cërkvishtën në Zhunicë, Varret dardane në Bukurovc, Kalanë e Bushtranit, Kacipupin e Rahovicës, shtëpinë e vjetër të Esat Esatit dhe Teqenë e Preshevës.
Projektin në fjalë e financoi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, botimin e librit: “Personalitete shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe viset të tjera shqiptare” e financoi Fondi Humanitar i GNTC Gorenje Prishtinë-Fatmir Kadriu, drejtor.
Vlen të cekim mbështetjen dhe përkrahjen shumë të duhur dhe të nevojëshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Projektin e realizoi : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë
Pra, sipas gazetares nga Lugina e Preshevës, Lumturije Limani ishe: “Një ngjarje e tillë jo vetëm që nxit njohuritë, por gjithashtu forcon lidhjet mes shqiptarëve në rajon. Këto aktivitete padyshim se janë thelbësore për të inkurajuar zhvillimin e mëtejshëm të gjeneratave që vijnë pas nëpërmjet artit dhe kulturës,
Poashtu ishte një platformë e rëndësishme për të njohur dhe vlerësuar kontributet e figurave të rëndësishme shqiptare të cilët kanë kontribuar në fusha të ndryshme si shkenca, arti dhe kultura.
Një ngjarje e tillë krijon mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të frymëzuar brezat e rinj që të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.”
Të shtunën, me 28 dhjetor 2024, ne lokalet e Bibliotekes se Qytetit “Mehmet Jusufi” ne Presheve, Shoqata e Shkrimtareve “Feniks” me kryetarin Avni Shaqiri organizoi promovimin e librit “Shkrimtari për Shkrimtaret” të autorit Hysen Keqiku, shkrimtar.
Manifestimin e hapi kryetari i Shoqates, pastaj për librin folën redaktori Bilall Maliqi dhe recensenti Sevdail Hyseni, të cilët patën fjalë miradije për librin.
Fjalë përshëndetëse pati edhe Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, i cili në mes të tjerave tha se Hysen Këqiku, nuk është vetëm krijues letrar por edhe studiues kulturor, i cili me punimet e tija shkencore, ku trajtoi shkrimtarë dhe artistë të Luginës në Konferencat shkencore që mbahen tradicionalisht në Preshevë.Poashtu të ceku se Hyseni është bashkëpunëtor shumëvjeçar i Shoqatës për Trashëgimi dhe ligjërues mbi letërsinë e krijuar dhe që po krijohet në Luginë të Preshevës. Hyseni ishte edhe aktivist i mirë i Shoqatës “Nene tereza” në Gjilan e më gjërë.
Pasi mbaroi promovimi i librit u organizua një orë letrare, ku lexuan:Avni Shaqiri, Hysen Këqiku, Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Havushe Kasumi, Valbone Selimi Hasani, Elton Mehmeti e të tjerë.
Në këtë manifestim kulturor letrar pati dashamirë të letrave shqipe.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, bëri një propozim me projekte për Programin e Punës së Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2024
Në dhjetor të vitit 2024 u shpall Ftesa për Konferencën shkencore dhe ftesa iu dërgua shumë studiuesve dhe institucioneve kulturore e arsimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Luginë e Preshevës.
Poashtu u dha afati i dorëzimit të punimeve të Konferencës shkencore të vitit 2024.
Kështu gjatë kësaj periudhe organizuam dhe realizuam 16 Konferenca shkencore: 13 Konferenca shkencore i realizuam në Preshevë, një të përbashkët me Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe 2 Konferenca shkencore ne Medvegjë, me botimin e 21 librave: prej tyre 14 libra me punimet e Konferencave shkencore, 4 libra autoriale dhe botuam 3 libra nga letërsia.
Preshevë, më 3 janar 2024
Kryetar,
Xhemaledin Salihu