Nga: Behlul Jashari, Prishtinë
Para çerek shekulli – 25 viteve, në 14 Qershor 1999, raportoja nga Prishtina:
Edhe pas hyrjes së NATO-s në Prishtinë forca të kamufluara serbe vazhdojnë praninë dhe plaçkitjet.
Rrugëve të kryeqytetit të Kosovës edhe sot janë parë shumë njerëz të sigurimit shtetëror, të policisë sekrete, të forcave speciale policore, ushtarake e paraushtarake serbe të kamufluara me vëshje civile. Këto forca sërbe, siç bëhet e ditur nga shumë burime, kanë fshehur armatime nëpër shtëpia, bunkere, kisha, etj, si dhe nëpër makina me regjistrime civile, të cilat lëvizin rrugëve.
Shumë policë, ushtarakë e paraushtarakë serbë janë edhe në kolonat që inskenojnë ikjen serbe nga Kosova, në të cilat kamionët, traktorët e autoveturat janë të mbushura me plaçkitjet e mëdha që iu bënë pasurive e pronave të shqiptarëve.
Edhe gjatë natës së kaluar bandat serbe hynë nëpër shtëpitë e shqiptarëve për të plaçkitur e vodhën edhe shumë vetura nëpër rrugë e parkingje. Ka pasur edhe shëkëmbime zjarri ndërmjet vetë serbëve që grindeshin rreth ndarjes së plaçkes.