ARKIVI:
20 Shkurt 2025

Reagim i Organizates Shqiptaria për shkeljen e laicitetit në Konsullatën e Kosovës në Shtutgart

Shkrime relevante

Shënohet 36-vjetori i grevës së madhe të Minatorëve të vitit 1989

Stan Tërg, Mitrovicë, 20 shkurt 2025  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin...

Doli nga shtypi libri i autorit Avdyl Uka , ”Përjetimet e mia”

Hysen Ibrahimi Recensent i librit Suedi/Förslöv, 20.02.2025 HEROI I GJALLË AVDYL UKA DËSHMON...

Domethënë, ti je Napoleon Zerva…?!

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes çame  Është data 3 Qershor 2004, ndodhem...

Jam me një behane të madhe: s’mund të pajtohem me lakmiçarin që lëviz gurët e kufirit!

Çun Lajçi, shkrimtar, Prishtinë  Doktor, Ibrahim Rexhaj! Unë s'urrej askënd, se s’di të...

Shpërndaj

Organizata shqiptaria dënon me forcë aktin e shkeljes së laicitetit nga Konsullata e Kosovës në Shtutgart, e cila organizoi festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare. Ky është një precedent i rrezikshëm që cenon karakterin laik të shtetit dhe përfaqësimit diplomatik të Kosovës në Evropë.
Pavarësia e Kosovës është një ngjarje historike dhe kombëtare, jo fetare. Institucionet shtetërore, veçanërisht përfaqësitë diplomatike, kanë për detyrë të ruajnë neutralitetin fetar dhe të mos lejojnë instrumentalizimin e festave kombëtare për qëllime fetare. Organizimi i një aktiviteti të tillë në një mision diplomatik tregon për papërgjegjësinë e përfaqësuesve tanë jashtë vendit dhe mungesën e kuptimit të qartë mbi rolin e diplomacisë shtetërore.
Organizata Shqiptaria kërkon reagim urgjent Qeveria e Kosovës dhe nga Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, për të ndaluar këto praktika që po e dëmtojnë imazhin e Kosovës si një shtet modern dhe evropian. Kërkojmë që të merren masa të menjëhershme kundër zyrtarëve të përfshirë në këtë shkelje të hapur të parimeve kushtetuese të shtetit tonë.
Kosova është dhe duhet të mbetet një shtet laik. Nuk do të lejojmë që institucionet shtetërore të shndërrohen në platforma të promovimit fetar, veçanërisht në Evropë, ku laiciteti është një vlerë e pacenueshme. Shqiptarët, kudo që ndodhen, kanë të drejtë të festojnë Pavarësinë e Kosovës si një moment bashkimi kombëtar, jo si një ngjarje fetare e kapur nga agjenda të huaja për identitetin tonë.
Organizata Shqiptaria do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e parimeve kushtetuese dhe laicitetit të Republikës së Kosovës. Ftojmë të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe institucionet përgjegjëse që të mos heshtin ndaj këtyre devijimeve të rrezikshme.
Organizata Shqiptaria
18 Shkurt 2025

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Manifestimi për 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
🇽🇰
Së bashku me Qendra Islame Shqiptare Stuttgart, festuam këtë ditë të shënuar, duke kujtuar rrugëtimin e vështirë, por të lavdishëm të kombit tonë.
Gjatë aktivitetit u theksua se mërgata shqiptare ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të mbështetjes për lirinë dhe shtetin tonë. Mirënjohje e thellë për angazhimin dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm!
Falënderojmë Imamin Rexhep Sulejmani dhe Kryetarin Besim Limani për këtë organizim.
Kontributi i diasporës shqiptare në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar është i jashtëzakonshëm.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "sẽ OSONES OEIONO MEDHEDEASPORES ME DHE DIASPORES MONATDUASPORE LONA ANDDLASPORA 国 QENDRA ISLAME GENDRAISLAMESHQIPTARE SHOIPTARE STUTTGART U"
Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona duke studiuar dhe turmë

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ketu ne kete FESTIM nga ana e Konsullates se Kosove ne Stutgard ka disa parregullsina.

    1- PARREGULLSIA E PARE: Festimi i Pamvarsise se Kosoves nga ana e Konsullates se Kosoves duhej te ishte ba ne nji lokal te Kosnullates apo ndonji lokal te marrun me qira nga Konsullata. Ne publikim shifet se ne pultin e fjalimit asht shkru: QENDRA ISLAME NE STUTGARD.
    Lind pyetja: Ku, ne cilin lokal e ka organiu Konsullata e Kosoves fesrtimin e Pervjetorit te Pamvarsise se Kosoves?

    2-PARREGULLSIA E DYTE: Pse ne kete festim te Pamvarsise se Kosoves nuk asht thirre edhe komuniteti katolik i Stutgard apo i nji vendi tjeter afer Stutgartit?
    Pse nuk asht thirre edhe Kleri Katolik i komunitetit katolik?

    3.PARREGULLSIA E TRETE: Pse ne kete festim me karakter kombetar nuk asht vendose PORTRETI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT, HEROIT KOMBTAR TE GJITH SHQIPTARVE.

    Keto tre PARREGULLSI vertetojne se ky festim nuk ka kene me karakter KOMBETAR dhe se nuk ka pase karakter LAIK.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu