Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)
Shtutgart, Gjermani
Deklaratë Publike
Reagim ndaj aktit provokues të Komunës së Plavës dhe thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare
Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK), me seli në Shtutgart, Gjermani, reagon me shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj vendosjes së një tabele nga Komuna e Plavës, e cila paraqet qytetin e Pejës si pjesë të Serbisë – një akt i papërgjegjshëm që cenon rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe fyer identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë.
“Pamje tejet provokuese nga Mali i Zi në trojet tona shqiptare – një tjetër akt sfidues që cënon identitetin dhe historinë tonë kombëtare.”
Ky veprim nuk është vetëm një provokim i qëllimshëm me përmasa politike, por përbën një rrezik real për krijimin e tensioneve ndëretnike në rajon. Përmes simbolikës së tillë, jepet mesazhi se institucionet shtetërore të Malit të Zi i nënshtrohen narrativës nacionaliste serbe, duke injoruar tërësisht realitetin politik dhe juridik të pas pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu, Federata jonë shpreh mbështetjen e saj të plotë për qytetaren shqiptare Kaltrina Hoti, e cila reagoi në mënyrë të hapur dhe të guximshme ndaj këtij akti fyese dhe kundër dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Në vend që zëri i saj të dëgjohej dhe shqetësimi i saj të merrej seriozisht, Kaltrina u përball me akuza të padrejta për “nxitje të urrejtjes” – një përpjekje e qartë për të heshtur të vërtetën dhe për të frikësuar çdo zë kundërshtues shqiptar në Mal të Zi.
Thirrje për Zgjim dhe Përgjegjësi Kombëtare
Federata jonë i bën thirrje:
- Qeverisë së Malit të Zi, që të marrë përgjegjësi institucionale dhe të distancohet qartësisht nga ky akt, si dhe të ndërmarrë masa për të ndalur diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve;
- Përfaqësuesve politikë shqiptarë në Mal të Zi, që të mos heshtin përballë padrejtësive, por të jenë zë i fuqishëm për të drejtat e bashkëkombësve të tyre;
- Institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë, që të ndërhyjnë me urgjencë përmes kanaleve zyrtare e diplomatike, duke mbrojtur qytetarët shqiptarë jashtë kufijve të shteteve përkatëse.
Mesazh për Diasporën dhe Elitën Shqiptare
I bëjmë thirrje elitës shqiptare në mbarë botën: mos heshtni! Kjo nuk është një çështje lokale, por kombëtare. Kjo është një betejë për dinjitet, të drejtë dhe identitet. Kaltrina Hoti është zëri i shumë shqiptarëve që nuk kanë mundësi të flasin. Ne nuk mund t’i lëmë vetëm.
Mjaft më me heshtje. Mjaft më me neglizhencë.
Sot, më shumë se kurrë, kërkohet unitet, vigjilencë dhe veprim.
Tokat tona nuk janë objekt propagande. Populli ynë nuk është qytetar i dorës së dytë.
Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)
Shtutgart, Gjermani
12 Prill 2025
____
Anglish
Federation and International Platform of Albanians for National Identity, Unity, and Unification (FPNIUBK)
Stuttgart, Germany
Public and Institutional Statement
Concerning the Provocative Action by the Municipality of Plav and the Discriminatory Treatment of Citizen Kaltrina Hoti – Urgent Appeal to the Governments of Kosovo, Albania, and Montenegro
The Federation and International Platform of Albanians for National Identity, Unity, and Unification (FPNIUBK), based in Stuttgart, Germany, expresses its deep concern and strong condemnation of the decision by the Municipality of Plav to place a road sign presenting the city of Peja (Kosovo) as part of Serbia.
“Highly provocative scenes from Montenegro on our Albanian lands – yet another defiant act that threatens our national identity and history.”
This act constitutes a blatant political and ethnic provocation, seriously violating the sovereignty of the Republic of Kosovo and deeply offending the national dignity of Albanians in Montenegro and beyond. It poses a real threat of stirring ethnic tensions in the region and undermines peace and coexistence.
Full Support for Kaltrina Hoti
We express our unreserved support for Albanian citizen Kaltrina Hoti, who courageously raised her voice against this offensive and unacceptable act. Instead of being heard and respected, she has faced unfounded accusations of “inciting hatred,” a clear attempt by institutions to silence Albanian voices and suppress the legitimate concerns of a discriminated community.
Kaltrina Hoti today symbolizes the voice of all those Albanians in Montenegro who live under institutional pressure and cultural denial.
Call to Action for the Governments of Montenegro, Kosovo, and Albania
We publicly and firmly call upon:
- The Government of Montenegro: To immediately distance itself from this shameful act by the Municipality of Plav, take appropriate disciplinary action, and ensure that Albanian citizens are treated with equality and respect within Montenegrin institutions.
- The Governments of Kosovo and Albania: To issue an official and coordinated diplomatic and political reaction. The sovereignty of Kosovo must not be undermined through silence. The dignity and rights of Albanians in Montenegro must be actively defended.
- Albanian political representatives in Montenegro: We urge you not to remain passive. The people you represent expect you to defend their rights and their identity with courage and consistency.
Call for National Unity and Mobilization of the Albanian Diaspora and Intellectual Elite
We urge all Albanian intellectuals, creators, activists, entrepreneurs, and organizations across the Balkans and the diaspora to treat this not as an isolated incident, but as a symptom of a deeper political effort to marginalize Albanian identity and normalize discrimination.
Kaltrina Hoti must not be left alone. She stood for the truth — now we must stand with her.
Enough with silence. Enough with political sleepwalking.
We will not stop demanding dignity, equality, and the protection of the legitimate rights of Albanians across the region.
Kosovo’s sovereignty is non-negotiable. Albanian dignity is non-disputable.
Sincerely,
Federation and International Platform of Albanians for National Identity, Unity, and Unification (FPNIUBK)
Stuttgart, Germany
April 12, 2025