ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Reagim ndaj deklaratës së Myftiut Naim Tërnava për “prishjen e harmonisë ndërfetare”

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Basri Beka, Prishtinë
____
Deklaratat e Myftiut Naim Tërnava për prishjen e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare janë të pabaza dhe të dëmshme për një shoqëri që synon lirinë e mendimit dhe të besimit. Kritikat e tij ndaj lëvizjeve si ajo e Deçanit, duke i quajtur fushata tendencioze që sulmojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare, janë thjesht përpjekje për të mbuluar një realitet të shtrembëruar, i cili është ndërtuar për dekada me radhë.
Toleranca fetare nuk po prishet nga ata që përpiqen të ruajnë identitetin kombëtar të shqiptarëve, por nga ata që përpiqen ta imponojnë fenë islame si të vetmin identitet të shqiptarëve. Prej vitesh është ndërtuar një narrativë e rreme, ku pretendohet se 96% e shqiptarëve janë muslimanë, ndërkohë që kjo shifër nuk pasqyron përkatësinë e vërtetë shpirtërore të shqiptarëve. Kur ky realitet fillon të zbulohet, ju dhe disa predikues islamë nguteni të pretendoni se po prishet toleranca, sepse ndiheni të kërcënuar nga e vërteta.
Kur flasim për tolerancë, duhet të pyesim: Kush duhet të tolerojë kë? A duhet të jetë islami si besim i “shumicës” që të toleron besimet e tjera, apo e kundërta? Në një vend ku ndikimi i predikimeve që minojnë vlerat tona kombëtare dhe historike është i përditshëm, nuk mund të flasim për një harmoni të vërtetë. Shembujt janë të shumtë:
– Mulla Osmani ka deklaruar se nëse Skënderbeu ka vrarë muslimanë, atëherë ai nuk është heroi i tij. Zoti Tërnava, a është Skënderbeu heroi juaj?
– Hoxha Irfani ka thënë se ata që e duan Nënë Terezën dhe Skënderbeun duhet të largohen nga Kosova, sepse ajo është “tokë muslimane.”
– Mazllam Mazllami flamirin kombëtar e qujti leck, përqeshi politikanët që nderojnë Adem Jasharin, duke thënë “Lavdi!” meqenëse, sipas tij, lavdi i thuhet vetëm Allahut.
E mos të flasim për Shefqet Krasniqin e të tjerë.
Si mund të flasim për tolerancë dhe harmoni, kur këta predikues përçmojnë heronjtë tanë kombëtarë dhe simbolet tona më të shenjta? Ky është realiteti me të cilin përballemi çdo ditë. Të jesh shqiptar, i krishterë apo i pafe, dhe të jetosh në Kosovë, nënkupton përballjen me sfida të vazhdueshme për ruajtjen e lirisë së besimit. Falë ndikimit tuaj në BIK, familjet e atyre që nuk i përkasin fesë islame nuk përfitojnë nga mbështetja e shtetit për varrimet sipas riteve të tyre. Shteti ynë nuk lejon mbështetje për varrime me rite të tjera përveç atij islam. Kjo është një shkelje e rëndë kushtetuese dhe një zgjerim i papranueshëm i ndikimit të BIK-ut.
Kjo nuk është harmoni fetare. Kjo është një përpjekje për të imponuar një agjendë islamizuese që cenon liritë themelore të shqiptarëve. Këto levizje nuk kërkojnë shkatërrimin e harmonisë, por kundërshtonë fuqishëm përpjekjet për ta shndërruar Kosovën në një shtet fetar. Kosova është një shtet laik, dhe feja duhet të qëndrojë e ndarë nga shteti. Ky është modeli që kërkojnë, nëse dëshirojmë një Kosovë të lirë dhe të pavarur nga agjendat fetare dhe nga tjetërsimi i identitetit tonë kombëtar.
Ne nuk duhet të harrojmë se disa shqiptarë, të ndikuar nga predikimet ekstremiste, u bënë pjesë e grupeve terroriste islamike, duke dëmtuar rëndë imazhin dhe sigurinë e kombit tonë.
Zoti Tërnava, si është e mundur që dikush që konvertohet në islam konsiderohet si gjë pozitive, ndërsa kur dikush pagëzohet si katolik, kjo përbën përçarje? Ky është një standard i dyfishtë që nuk kontribuon në harmoni, por vetëm thellon ndarjet.
Ju kujtoj, z. Tërnava, se kombi shqiptar nuk ngrihet mbi një identitet fetar, por mbi identitetin kulturor, etnik dhe gjuhësor. Prandaj, unë të këshilloj se do të ishte e udhës që ju të udhëzoni hoxhallarët dhe imamët tuaj të fitojnë aftësi në profesione të tjera, sepse shumë shpejt do të mbeten pa punë.
______

Tërnava kritikon “Lëvizjen e Deçanit”: Po e prish harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e ka kritikuar “Lëvizjen e Deçanit”, e cila po cilësohet si lëvizje anti-islame.

Kjo çështje dje është diskutuar edhe në mbledhjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas njoftimit për media të BIK-ut, Tërnava ka thënë se kjo lëvizje po e prish harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare.

“Në këtë mbledhje Kryesia diskutoi për situatën aktuale, sidomos për paraqitjen e disa lëvizjeve me fushata tendencioze, që atakojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare, e të cilat po sulmojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, vlerë kjo e kombit shqiptar, e njohur botërisht. Myftiu Tërnava me këtë rast tha se këto paraqitje me këtë gjuhë të urrejtjes po prishin harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu