ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Reagim ndaj shkrimit të Behxhet Shalës lidhur me konvertimet dhe akuzat dhe për dyshimet në patriotizëm

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Basri Beka
___
Në shkrimin e tij “Korbat e ‘patriotizmit'”, z. Behxhet Shala, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KLMDNJ), ofron një analizë mbi aktualitetin politik në Kosovë, çështjen e Urës së Mitrovicës, rrethanat e krijimit të Gjykatës Speciale dhe rolin e partive politike. Edhe pse gjej një dakordim të përgjithshëm me perceptimin e tij mbi disa nga këto çështje, ndjehem i detyruar të shpreh kundërshtimin tim me paragjykimet e tij për dukurinë e pagëzimeve dhe kthimin e shqiptarëve në fenë e të parëve në krishterim. Z. Shala e akuzon këtë proces si të paguar dhe antikombëtar, gjë që është e pabazë dhe ofenduese.
Së pari, dua të siguroj z. Shala se të gjithë ata që po kthehen tek rrënjët e tyre dhe po përfaqësojnë krishterimin, ashtu si edhe ata që përqafojnë lëvizjen agnostike “Shqiptarizmin”, nuk janë të paguar. Të gjithë ata që njoh, të cilët kanë braktisur islamin ose planifikojnë ta braktisin, janë njerëz që “as nuk shiten e as nuk blihen”, por janë shqiptarë patriotë me vetëdije të lartë kombëtare. Kjo frymë kombëtare nuk do të ndalet; përkundrazi, do të bëhet gjithnjë e më masive.
Z. Shala, para se të paragjykoni, ju lutem analizoni pse kemi arritur në këtë proces të braktisjes së fesë islame. Pse nuk e pyetni veten a do të kishte një përgjigje të tillë publike sikur të mos ishte në pyetje ekzistenca e gjuhës, identitetit dhe kulturës sonë? A do të kishim arritur te këto lëvizje si lëvizja e Deçanit, shqiptarizmi, pagëzimet, sikur çdo ditë të mos fyheshim si shqiptarë nga imponimi i një kulture dhe tradite turko-arabe? A do të kishim arritur te këto lëvizje nëse heronjtë tanë kombëtarë si Gjergj Kastrioti, Nëna Terezë, Adem Jashari dhe rilindësit tanë të mos fyheshin? A do të kishim arritur deri te këto lëvizje nëse Islami politik, BIK-u dhe ndërhyrjet e jashtme me organizata qeveritare dhe joqeveritare turke nese nuk do të promovonin Perandorinë Osmane si çliruese kur në fakt ka qenë pushtuese? A do të kishim arritur te këto lëvizje nëse politikanët tanë dhe udhëheqësit institucionalë do të ishin të vetëdijshëm për karakterin laik të shtetit tonë dhe do të respektonin kushtetutën? A do të kishim arritur deri këtu nëse partitë politike dhe politikanë të ndryshëm nuk do të flirtonin me islamin politik dhe nuk do të pranonin ryshfetin e lëmoshën nga klerikët myslimanë të cilët ju ofrojnë kompani turke dhe sheik për të bërë biznes? A do të kishim arritur deri këtu nëse me ryshfet, korrupsion dhe imponim nuk do të ndërtoheshin xhami në çdo rrugë magjistrale dhe autostradë në çdo udhëkryq dhe vend të dukshëm pa pasur nevojë besimtarët?
Është e qartë se Arabia Saudite dhe Turqia kanë interesa të fuqishme në investimin në ndërtimin e xhamive në rajon. Për Arabinë Saudite, investimi në ndërtimin e xhamive është një strategji për të rritur ndikimin e saj fetar dhe kulturor. Duke krijuar mijëra besimtarë që shkojnë në Mekë për pelegrinazh, ata e kthejnë investimin 100% brenda vitit. Supozoni se 1000 besimtarë shpenzojnë mesatarisht 6-7 mijë euro për pelegrinazh, që përkthehet në 6-7 milionë euro të hyra për Arabinë Saudite, një investim i sigurt dhe fitimprurës.
Nga ana tjetër, Turqia synon të ringjallë ndikimin e saj perandorak osman, duke mos e bërë këtë në formën e vjetër, por duke përdorur vendet që ndjekin shembullin e saj, ashtu si Irani përdor Jemenin, Sirinë dhe Libanin si satelitë për nevojat e veta. Kjo është një përpjekje për të ushtruar ndikim politik dhe ekonomik në rajon, duke ndërtuar xhami dhe duke promovuar kulturën dhe traditat turke.
Kjo që po ndodh tani në Kosovë, qoftë me pagëzime, qoftë me shqiptarizmin, është një vizion kombëtar për të ardhmen e ndritur të shqiptarëve. Para 200-300 vjetësh, një pjesë e madhe e shqiptarëve pranuan fenë islame nën presionin dhe dhunën për të mbijetuar; tani po e braktisin fenë islame për t’u zhvilluar dhe zgjeruar. Kjo është një rezistencë për të mos u tjetërsuar si kulturë dhe identitet, por për të ruajtur, zhvilluar dhe kultivuar gjuhën tonë, kulturën tonë. Po ashtu, dua t’ju siguroj se nuk ka pompozitet sa është masive kjo lëvizje, dhe kjo është e drejtë elementare e njeriut për të zgjedhur.
Prandaj, kam një pyetje të fundit për ju: a është manipulim më i madh politik organizimi i konferencave për shtyp nga liderët politikë në kohë “azani”, shtrimi i iftarëve në sheshe dhe thirrja në Islam pesë herë në ditë nga minaret, apo shprehja individuale e njerëzve në identitetin e tyre?
Jam i mendimit se me këto paragjykime dhe me këtë deklaratë, ju nuk jeni në vendin e duhur si kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Besimi është diçka personale dhe konvertimi duhet të jetë gjithashtu personal. Identiteti kombëtar është mbi çdo besim, dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Le të jemi të lirë të besojmë në atë që dëshirojmë, pa paragjykime dhe pa ndasi të panevojshme.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Shkruan: Behxhet Sh. Shala – Bajgora
___
Korbat e “patriotizmit”
___
Ura e Rambujesë mbi lumin Ibër: Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë dhe asaj në Kumanovë, puna e parë që e bënë xhandarët francezë ishte vendosja në urën mbi lumin Ibër duke e ndarë qytetin në dy pjesë, të veriut dhe të jugut. Vendimi për urën ishte politik, politik është edhe sot. Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të bëjnë asgjë përveç se të luftojnë kundër KFOR – it dhe strukturave paralele apo forcave policore dhe paramilitare të Serbisë që e kontrollonin veriun. Natyrisht se këtë nuk e bënë sepse nuk kishin fuqi e as mandat. Pas kësaj ura përfundimisht u mbyllë dhe përdorej dhe po përdoret për qëllime politike. Këta që asgjë nuk kishin bërë për luftën dhe çlirimin e vendit përgjegjësinë për mbylljen e urës e adresuan te Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku dhe udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK – së. Sa të pamoralshëm, qyqarllëkun e tyre dhe kolaboracionizmin me Serbinë e mbulonin me ” përgjegjësinë” e atyre që e çliruan vendin, pa pyetur për çmimin që duhej paguar.
Ura po keqpërdoret edhe nga shqiptarët sikur edhe nga serbët në kohën kur vendimmarrjen për hapje të urës e kanë ekskluzivisht ndërkombëtarët. Mitrovica, si qyteti më problematik në Kosovë e preku fundin e pusit të mjerimit kur për kryetar e zgjodhën një injorant enciklopedik, Agim Bahtirin që tërë mashtrimin e mbështolli me hapjen e urës. Nuk e hapi e as që do ta hapte edhe për 500 vjetët e ardhshëm. Albin Kurti u zotua fuqishëm se do ta shtrijë sovranitetin në Veri të Kosovës e që deri më sot nuk e ka bërë apo e ka bërë përmes fotoshopit. Sovranitetin nuk e shtrinë Policia Speciale apo ekskluzivisht kjo polici. Gjendja në veri e që përkufizohet si qetësi relative nuk është rezultat i politikave të mençura të Albin Kurtit por është rezultat i bizantinizmit politik të Aleksandar Vuçiqit dhe dinakërisë perfekte që po e zbaton. Për këtë sot, një Serbi kriminale e kemi faktor stabiliteti në Ballkan e që po pranohet nga ndërkombëtarët kurse një Kosovë të dhunuar nga kjo Serbi po e trajtojnë si pengues të proceseve demokratike dhe paqes, gjithashtu nga ndërkombëtarët.
Çështjen e Kosovës jashtëzakonisht shumë e kanë dëmtuar Barak Obama dhe Xhoe Bajden duke ua imponuar Gjykatën Speciale Raciste sikur edhe Angela Merkel që gjë të hajrit nuk ka bërë për Kosovën në ndërkohë që Serbinë e ka rehabilituar politikisht sikur që e ka fuqizuar shumë ekonomikisht. Edhe Sholci, pas zgjedhjeve të fundit i defaktorizuar politikisht, po vazhdon ta fuqizojë Serbinë dhe Vuçiqin kurse Albin Kurtit i ka vendosur lakun në fyt. Se kush e ka pushtetin real në veri të Kosovës treguan zgjedhjet e fundit lokale, Albini veç sa nuk ua preu kërthizën duke i lutur të dalin në zgjedhje kurse Vuçiqit iu deshën dy – tre minuta që t’i bind serbët të mos marrin pjesë në zgjedhje. Albini mund ta veshë xhurdinë e Vuk Karaxhiqit apo kamillavkën e Amfillohije Radoviqit dhe ta çajë gurmazin duke folur në gjuhën serbe por serbët nuk i besojnë.
Për bindjen time dështimi më i madh deri më tani i Albinit është pikërisht Veriu i Kosovës. Muskujt sovranist i ka të rrejshëm, potencën politike po e mbanë të gjallë përmes kallauzit të quajtur Bashkësi e komunave serbe, zotimet për të cilën e ka pranuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit që, pa asnjë dyshim janë gozhda në arkmortin e Kosovës, si shtet unitar, sovran dhe i pavarur. Pas kësaj marrëveshje Kosova, ose do të ndahet, ose do të bëhet si Bosnja dhe Hercegovina. Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, pa asnjë dyshim janë tradhti politike dhe kombëtare si dhe dhunim i integritetit territorial dhe shtetëror. Kështu sigurisht nuk mendojnë mercenarët Surroi dhe Weller e as këta trutharët e VV -së, në me krye greken Mihali. Aq ju bënë këtyre për Kosovën, mos kanë bërë mund, derdhur djersë dhe gjak për Kosovën.
Kurrë dhe asnjëherë, e kanë bërë dhe po e bëjnë të kundërtën duke i shërbyer Serbisë. Hapja e urës po përdoret si shkas për formim të Zajebnicës, jo se po vdesin për sovranitet. Nëse i analizoni personat që shetisin mbi urë dhe pëshurrin, nga frika, nën urë, nuk ka asgjë nga kjo hapje. Ky grup që po e teston qëndrueshmërinë e urës , që po e ngjyrosin urën, që po pëshurrin në vilën e Radojçiqit, nuk ka dhënë asnjë kontribut për lirinë e Kosovës. Janë dezertorë të luftës dhe përfitues të paqes. Janë dhunues të Policisë së Kosovës, kanë dërguar materiale dhe kanë dëshmuar në Gjykatën Speciale Raciste në Hagë. I urrejnë të burgosurit politikë, e urrejnë luftën dhe UÇK – në. Janë të pabesë, injorantë dhe të pamoralshëm. Albinin që e kam njohur nuk është dashur të jetë në këtë grup dhe me këtë grup. Kurrë dhe asnjëherë. Por, duket qartë se, ose ka ndryshuar Albini, ose kam rrjedhur unë. Albini nuk e hapë urën pa lejen e ndërkombëtarëve përkundër manovrimeve mashtruese që po i bënë. Nuk ka k..e, guxim dhe vullnet ta humbë pushtetin shkaku i urës . Urën po e përdorë si kuti votimi, jo si shtrirje të sovranitetit.
Sikur që po e përdorin rastin e Astrit Deharit, Arbnor Deharit, Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. Këtyre eunuhëve moral as që iu bëjnë përshtypje tragjeditë personale dhe familjare për të ardhur në pushtet dhe mbetur në pushtet. Janë në gjendje edhe për shumë viktima të tjera vetëm për një bythë karrike. Po harrojnë se drejtësia tokësore të cilën e kanë kapur deri në përdhunim, asnjëherë nuk është mbi drejtësinë hyjnore. Pra, asgjë nuk ka nga hapja e urës, nëse si kundërpeshë nuk jepni diçka shumë më të vlefshme. Ose, nëse vërtet e kanë përnjëmend, le ta hapin urën, të shkojnë deri te Molla e Kuqe dhe mos të kërkojnë ndihmë apo mëshirë nga KFOR dhe miqt ndërkombëtar. Në këtë rast do të jem me ta, pa asnjë dyshim. Mirëpo as në variantin më optimist dhe me alkiminë më të përsosur të Paulo Koelhos nuk është arritur që m..i të bëhet barut. Po, çdo rregull ka përjashtime, thonë optimistët.
Mirësia ka kufij, poshtërsia, jo:Udhëheqësit e luftës çlirimtare, themeluesit e UÇK -së, shpallësit e pavarësisë, bartësit e posteve më të larta shtetërore, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, me shokë po mbahen peng në Gjykatën Speciale Raciste në Hagë me kontributin e Serbisë dhe një pjese të politikës kosovare. Se Serbia angazhohet për dënimin e tyre, nuk është çudi, pse edhe disa shqipfolës në Kosovë e kanë të njëjtin qëllim, gjithashtu nuk është çudi, pushteri mbi të gjitha. Kur Gjykata Raciste Speciale merr vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit, thirret në burime të nipit politik të Arkanit dhe vjedhësit të parave të Bacës Adem Demaçi e që marrin miliona euro nga të gjitha pushtetet për këtë. Së fundi, në emër të moszbardhjes së rastit të Astrit Deharit, u akuzuan të gjitha institucionet e pushtetit dhe sigurisë në Kosovë duke përmendur edhe emra të përveçëm, jo për Astritin por për t’ua rënduar gjendjen pengjeve në Hagë. Këtu ishte qëllimi, rasti Dehari është sqaruar nga ekspertizat ndërkombëtare. Po e lë mundësinë që për këtë rast të shkruaj sepse jam munduar ta respektoj dhimbjen për këtë tragjedi personale dhe familjare, prandaj edhe kam heshtur. Jam sjellur ekstremisht në mënyrë njerëzore me krijesa që vetëm anatominë e kanë njerëzore. Disa ” mbrojtës ” të Astrit Deharit, vendin e kanë në burg. Kaq kësaj radhe. Shumë e shumë herë kam vizituar fatkeqët Dehari me të cilët aq shumë dhe aq poshtërsisht po manipulohet.
Vota nga varri: LDK edhe sot shkonë te Varri, sidomos para zgjedhjeve. Aty e fillon fushatën. Paradoksalisht, më shumë vota fitojnë nga varri, se nga puna që e bëjnë. Tash, në prag të zgjedhjeve qenka shpallur një tender për rregullimin e Varrit në vlerë fillestare prej 50,000 eurove. Jashtë çdo logjike normale. Po, duhen votat, edhe nga Varri, sidomos nga Varri. Duhet që Ibrahim Rugove të lihet qetë nga manipulimet politike sepse këta, as që e kanë dashur e as që e duan. Edhe varri i Astrit Deharit po shndërrohet në kuti votimi. Nga ata që pikërisht i hapën varrin.
A është patriot Ramush Haradinaj : Jam i bindur se është dhe se nëse e kërkon rasti përsëri lufton. Po kështu nuk po mendon Danica Marinkoviq e VV – së, Dejona Mihali. Me deklaratën e fundit Danica – Dejona ia bën me sy Gjykatës Speciale Raciste. E pritshme.
Konvertimet e paguara dhe antikombëtare:
Besimi është diçka personale, madje shumë personale. Edhe konvertimi duhet të jetë diçka personale, krejtësisht personale. Te ne është e kundërta, konvertimi është manipulim politik, dhunim i privatësisë dhe korrupcion shpirtëror. Me çfarë pompoziteti po përcillen këto konvertime, diçka e madhe dhe e orkestruar qëndron prapa. Pas çdo konvertimi kemi deklarata për publik që kryesisht e kanë urrejtjen ndaj besimit tjetër duke e ndërlidhur me patriotizëm. Patriotizëm të leshit. Merreni me mend kur thuhet se në. ..” në kishën katolike shqiptare në Llapushnik filan Hasani u bë Pjetër. …Çfarë idiotizmi. Referuar kësaj duhet të shkruajmë. .” në xhaminë muslimane shqiptare…etj.etj. O hajvanë, duhet ta keni të qartë se identiteti kombëtar nuk është i njëjtë dhe nuk kushtëzohet nga identiteti fetar. Identiteti kombëtar ështê mbi çdo besim. Mos e ndezni zjarrin e panevojshëm, për llogari të djallit. Çdonjëri duhet të jetë i lirë të besoj në ate që beson. Pikë.
Lajmërim nga opozita kosovare : Shpesh ndodhë që një parti opozitare të thërras konferencë për media, pa treguar arsyen dhe temën. Në rrethana aktuale mendoj se të tre partitë opozitare në Kosovë duhet ta thërrasin një konferencë të jashtëzakonshme me vetëm një çështje : OPOZITA KOSOVARE KA VDEKUR. Dhe vërtet ka vdekur, që nga dita e parë kur pozita erdhi në pushtet. Në rrethana normale opozita krijon tema edhe nga situatat e pamundura, në rrethanat tona opozita nuk është në gjendje të shënojë edhe në gol të zbrazët të pozitës. Thuaja çdo ditë pozita ka krijuar raste për opozitën. Por, a reagon….i vdekuri. Amerikanët nuk votojnë për opozitën sikur që nuk e rrëzojnë Albinin. Votuesit real janë në Kosovë dhe diasporë. Aty kërkoni votat.
– – –
14 gusht 2024 | 18:40

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Në kishën katolike shqiptare në Llapushnik dikur filan Pjeter u ba Hasan.
    Sot filan Hasani u bë Pjetër.
    Ku asht problemi, qe ne kete udhetim historik Pjetri e ka blè biljeten Shkumje-Ardhje? Ha, ha, ha.

    Zotni Basri Beka ke ba nji shkrim perfekt.

  2. Zotri i nderuar z.Behxhet Shala e njoh që nga mosha rinore. Me Z. Shala dhe shokë të tjerë si Nexhmi Adem Balalaj, Dr. Selman Ismail Hoxha, Sylejman Ilaz Blaku, Fehmi Rrahman Blakçori, inxh. Ramadan Ismail Dibrani, Lulzim Agush Blakçori, Hilmi Jahir Ajeti, Naser Rushit Behrami ,Arif Hamdi Ejupi dhe fuqishëm të përkrahur nga Idriz Selim Bilalli e Muhamet Demiri, dhuna e terrori serbë na pati imponuar themelimin e KMDLNJ-dega në Podujevë.
    Meqenëse LDK-së , ka qenë Parti e parë e cilësuar për kohën si Lëvizje gjithkombëtare kemi pasur bashkëpumim të ngushtë edhe me Kryetarët e LDK-së,dega në Podujevë, Dr. Rexhep Gjergji, Ilaz Ejup Pireva dhe Agim Nuhi Veliu, dhe anëtarë të tjerë të LDK-së, dega në Podujevë.

    KMDLNJ-dega në Podujevë, me informata nga fshatrat e Orllanit është ndihmuar edhe nga heroi i kombit Zahir Pajaziti,asokohe Kryetar i Partisë Parlamentare-dega në Orllan.

    Poentë të përbashkët të gjithë aktivistët e kemi pasur sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar mbi dhunën dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve nga ana e Serbisë fashiste.
    Në vitin 1996 z. Behxhet Shala me kërkesën e Zotit Adem Demaçi ,ka kaluar në KMDLNJ, në qendër në Prishtinë, ku me mjaft sukses e ka kryer detyrën e sekretarit ekzekutiv.

    Z. Behxhet Shala nga të gjithë llapjanët njihet për bashkëpunim korrekt e tolerancë . Pa interesin më të vogël i ka qëndruar pranë deri në frymën e fundit z.Adem Demaçi, së bashku me bashkëshorten Fexhrije Bilalli- Shala dhe djemtë e tyre Shkëmbin dhe Blinin. Miqësia e tyre burimin e ka nga burgu i Gradishës së Kroacisë.
    Po ashtu Z. Behxhet Shala e ka përkrahur me tërë qenien zotin Albin Kurti,kryeministër aktual i Republikës së Kosovës,në periudhën kur ai bashkëpunonte ngushtë me Z. Adem Demaçi, zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Një kompjuter të markës “Toshiba”me të gjitha pajisjet donacion i mërgimtarit Hekrem Musfafë Maliqi, nga Gjeneva, për KMDLNJ ,në Prishtinë, me propozimin e Z. Behxhet Shala, i është dhënë Zyrës së UÇK-ës, në Prishtinë.
    Ne përherë tregohemi egoist dhe të padrejtë në raport me nënat dhe motrat tona. Këtë kompjuter nëpër tymin dhe flakët e Luftës nga Zvicra deri në Prishtinë, e ka sjellur gruaja fisnike dhe e guximshme Raza Kelmendi nga Lipa e Mitrovicës së Kosovës.

    Falë angazhimit të Z. Behxhet Shala në vitet e Luftës 1997,1998 dhe 1999 Delegacionet e KMLDNJ-së nga Kosova, kanë marrë pjesë në të gjitha Nënkomisionet për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në OKB, në Gjenevë të Zvicrës.

    Në këto nënkomisione gjendjen me pamje trishtuese e kanë prezantuar profesionistë të vërtetë si prof. dr. Zejnullah Gruda, prof.dr. Ymer Jaka, prof. Ismet Bërdynaj, njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës angleze, Mr.sc. Zenaide Kuçi-Gruda, dhe zonja Mimoza Ahmetaj.
    Me punën në kompjuter është marrë duke bërë jo më shumë se tri-katër orë gjum inxh. Ibrahim Shaqir Makolli. Të gjithë të përmendurit janë ndihmuar me tërë qenien edhe nga z. Xhafer Sharti, Arif Ejupi dhe Lutfi Kelmendi, me qëndrim në Gjenevë të Zvicrës.
    Në qytete të ndryshme të Zvicrës dhe Francës, janë mbajtur ekspozita me masakrat e shkaktura nga kriminelët serbë në Drenicë, Reçakë,Vushtrri , Krushë të Madhe etj.
    Informatorët e një cilësie të lartë në shumë faqe të përkthyer në anglisht e frëngjisht u janë shpërndarë të gjitha delegacioneve pjesëmarrëse të botës pranë OKB-së, në Gjenevë.
    Nuk dua ta bëjë Avokatin e askujt por dua ta them vetëm të vërtetën Z. Behxhet Shala , aq sa e njoh unë as nuk ka qenë e as nuk është praktikues i fesë. Madje dukurit devijuese i ka luftuar më ashpër se çdokush. Ai çdoherë prioritet e ka pasur çlirimin e Kosovës.
    Në tubimin e Deçanit janë parë shokët e tij të idealit dhe të aktivitetit Pajazit Jashari, Avdi Gjata dhe Ramadan Dibrani. Edhe pas këtij rasti miqësia e tyre s’është zbehur e as nuk është luhatur. Ata takohen për kafenë e mëngjesit dhe bashkëbisedojnë shtruar dhe pa ngitje zëri ndërmjet veti.
    Z. Behxhet Shala, çështjen e fesë çdoherë e ka parë si diçka personale . Ai miq të ngushtë i ka pasur z. Adem Demaçi, Z.Xheladin Rekaliu dhe Z. Bajrush Behrami, që as edhe një minutë të jetës së tyre nuk ia kanë kushtuar as njërit besim fetar.

    Përkushtimin e Z.Behxhet Shala ndaj Atdheut nuk mundet askush me vënë në dyshim. Ai i ka vujtur 15 vite burgim të rëndë. Fatin e jetës e ka lidhur me zonjën Fexhrije Bilalli- Shala, e cila me rrëfimet mbi torturat e përjetuara nga udbashët shqiptarë na ka rrënqethur dhe na ka nxjerrë për ditë të tëra na vetja..
    Edhe vëllazërit e Behxhetit, Hasani e Mehmeti kanë qenë të burgosur politikë. Kushëriri i tij Ejup Halim Shala, është vrarë më 5 maj të vitit 1999 nga policë e paramilitarë serbë në përpjekje për ta mbrojtur pragun e shtëpisë. Z. Ejup Shala, gjatë kësaj periudhe ishte drejtor i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”në Podujevë. Z. Ejup Shala dy-tri mandate ka qenë edhe anënar i Kryesisë së LDK-së,dega në Podujevë.

    Dr. Ibrahim Rugova kryepersonazh i ngjarjeve të shumta në Kosovë, tashmë i dëshmuar për tolerancë vazhdimisht thoshte ” Kritikat qëllimira na ndihmojë, që gjërat t’i ndryshojmë për të mirë. Ata që kritikojnë hapur janë miqtë e mi, më të mirë. Druaj nga skenat e kurdisura prapa shpinës”

    Ta akuzosh z. Behxhet Shala për fanatik të muslimanizimit është sikur të thuash Papa Karol Józef Wojtyła, ka qenë iniciator i ndërtimit të Qendrave Islamike në Vjenë të Austrisë.

    Z. Behxhet Shala, njohës i shkëlqyeshëm i rrethanave në trojet tona duke e ditur që në Kosovë,veprojë sigurime të fshehta që qëllim kanë trazirat dhe luftën vëllavrasëse ndër shqiptarë e sheh të panevojshme lojën me fetë.

    Botërisht dihet që fetë nuk kanë gjuhë me vete. Gjuhët janë të kombeve. Çdo komb që pranon një fe cilado qoftë ajo,domosdoshmërisht duhet përkthyer në gjuhën e atij kombi.

    Z.Behxhet Shala i pasionuar pas literaturës si student i Fakultetit të Mjekësisë në Sarajevë e di fare mirë që para dy-tri dekadave besimtarët myslimanë të Kosovës e kanë përkthyer Kuranin,sepse Serbia nuk lejonte përkthimet me qëllimin që përpara botës të gjithë shqiptarët t’i prezantojë si turq.

    Sot,jetojmë në rrethana krejt të tjera . Sistemet komuniste janë shembur në vend të tyre ka ngathnyer demokracia dhe mendimi i lirë. Është shumë e vërtetë që pas Luftës, Serbia me aleatët e saj ka futur në Kosovë , Maqedoni të Veriut e Shqipëri , rryma të rrezikshme vehabiste që na kanë shqetësuar të gjithve .

    Imamë të vërtetë të islamit tradicional si Idriz Bilalli e Osman Musliu,me ngulm kanë luftuar kundër këtyre grupeve ekstremiste . Një prononcim i një imami tamam çoban delesh nga një fshat i Prizrenit na ka lënduar të gjithëve kur e ka fyer Flamurin kombëtar,për të cilin u është marrë shpirti me tortura nga më mizoret djemëve tanë më të mirë.
    Lufta jonë duhet të orientohet ndaj këtyre njerëzve që na dëmtojnë në çdo aspekt . Prara 5 viteve isha në Shkup , u tmerrova kur pashë lagjet e banura me shqiptarë të dhënë verbërisht pas fesë. Ato lagjeje të linin përshtypjen sikur janë diku në Afganistanë . Me të kaluar urën mbi lumin Vardar,lagjet e banuara nga maqedonasit ngjanin me ato të Zvicrës.
    Secili i rinj duhet ta dijë që kusht primar është higjiena dhe kujdesi për dukjen . As leshi as ngujimi në feregje e as zhveshja lakuriq nuk janë në kulturën e shqiptarit të mirfilltë.

    Mos të harrojmë se luftrat fetare janë me pasoja katastrofale. Secili predikues feje e çonë në qiell besimin e tij, a në anën tjetër pandërprerë thërret për gjakderdhje. Në historinë e Zvicrës si lufta më e përgjakshme kujtohet ajo e shekujve XVI dhe XVII, në mes katolikëve dhe protestantëve.
    Konkretisht para katër vjetëve në OKB të Gjenevës u mbajt një Konferencë mbi besimet fetare dhe tolerancën,ku të gjithë referuesit e këtij simpoziumi si model për të mirë i morën shqiptarët.
    Gjatë Luftës së Parë e në veçanti të asaj të Dytë Botërore shqiptarët e besimit myslimanë dhe katolikë ishin shpëtimtarët e hebrenjëve . Mbi këtë temë javë të tëra në Gjenevë, ka qëndruar e hapur ekspozita me titull “Besa Shqiptare ” e organizuar nga Zonja Albana Krasniqi-Malaj, drejtoreshë e UPSH-së, në bashkëkpunim me të gjitha komunitetet fetrare që veprojnë në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës.
    Më ka rastisur që në një nga bibliotekat e Gjenevës ta shoh një libër të antishqiptarit Ivo Andriq me titull “Fqiu im hebraik” Ai duke e ditur mirë që kombi serbë e grekë ka shfarosur hebrenjtë,kësaj teme me siguri i është qasur me qëllim që të zbeh krenarinë e shqiptarëve, të cilët me gjithë rrezikun për jetën i strehuan hebrenjët në shtëpitë e tyre.

    Është vërtetuar edhe me dokumente që Mbreti Ahmet Zogu,ka lëshuar urdhër që të gjitha Ambasadat dhe Konsulatat e Shqipërisë, nëper botë,të bëjnë pajisjen me Pasaportë shqiptare, të të gjithë hebrenjëve, të cilëve u kanosej rreziku i shfarosjes kolektive.
    Detyrë jona prioritare tani për tani është largimi me mjete paqësore i Kishës ortodokse nga Kampuset e Universitetit të Prishtinës, sepse me kalimin e kohës kjo kishë mund të na kthehet në Banjska të Dytë.
    Po ashtu me më shumë gatishmëri fare lehtë mund të ndërëtohet në Banjën e Sjarinës edhe një Shtëpi Muze, në kujtim të jetës dhe veprës së Akademik Idriz Ajeti.

  3. Zotni ARIF EJUPI, ke ba nji koment te gjate fort ku ske thane asgja qe lidhet me shkrimin e autorit Z. Basri Beka.
    Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë Z.Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka thane:
    “…..konvertimi është manipulim politik, dhunim i privatësisë dhe korrupcion shpirtëror…..”.

    Ai nuk ka asnji fakt te vertetoje kete trille te tij, e cila bjen ne kundershtim me pozicionin e tij si Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë.

  4. Zoti Arif Ejupi ka thene ate qe sot na dy duhet me teper se kurre – uniteti . Ka goditur shume bukur e me shembuj te keqijat e rrymave dhe sekteve fetare . Ai qe gjithe jeten ka qene ateist dhe marksistleninist ma shume se vet Karl Marksi e Vlladimir Iliq Lenini s’ka çka nderron. Ai mbetet siç ka qene deri ne vdekje . Enver Hoxha i ndaloi religjionet e i lejoi martesat me Iliqa e Rrapusha edhe e bani kombin shqiptar laraman . Sa jevgu u martue me shqiptare lapsi nuk e pershkruan bile te ngritura.
    Diktatura e ban njeriun me te eger se kafshen. Kur ne vitet e 90 – ta u hapen Ambasadat shqiptaret ne rend kilometrik pritnin para Ambasades se Greqise , me ndrrue emen e komb . Rruget e Milanos vlonin nga shqiptaret prostituta. Ne momentin aktual i kemi 1mije 100 pune ma me rendesi se konvertimin . Shqiptaret kurre nuk e kane qa koken as per muslimanizem e as katolicizem .

  5. Reagimit të zotit Basri Beka,i përgjigjet më së miri thënia e Yomo Kenyatta,i cili thotë” Kur erdhën misionarët,ne afrikanët kishin pronat e ata kishin Biblën. Ata na mësuan të luteshim me sy mbullur. Kur ne hapëm sytë, pamë që ata kishin tokën tonë,ndërsa ne Biblën e tyre”

    • Nje koment pa lidhje. Cfare ka te beje ne kete shkrim afrikani me Biblen? Lere thenien e z. Kenyatta dhe merru me thelbin. Dhe thelbi eshte se a thua z. Shala ka te drejte kur konkludon se konvertimi eshte manipulim politik etj, etj. A thua ka te drejte qe konvertuesit t’i quaj ndezes te zjarrit per llogari te djallit. Per cilin djall ky fare zoteriu e ka fjalen. Nuk na tregoi. Ta marre guximin dhe te na e thot, perse heziton.

  6. Miopët nik shohin as bardhë e as zi . Ata veç kësaj kanë edhe termet në kokat e tyre boshe . Ata paragjykojnë gjithsecilin pa argumentin më të vogël . Z. Arif Ejupi duke ofruar shembuj konkret denon rrymat fetare dhe sektet e ndryshme fetare myslimane . A nuk keni sy e mendje me pa kur ngre shqetësimin me rastin e qytetit më të popullar me shqiptarë SHKUPIT.
    Ai thërret si një shqiptar i vërtetë për UNITET, ashtu si banë dikur Rilindësit tanë . Konvertohuni ku ua thotë shpirti e zemëra, por mos i përbaltni njerëzit që dhanë gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu