ARKIVI:
24 Mars 2025

Reagimi i Serbisë, pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, është sulm

Shkrime relevante

Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës

-Para 26 viteve, në 24 Mars 1999, për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës...

Hajde të kënaqemi, LDK-ja i ka punët mirë!

Florim Zeqa E fillova këtë shkrim kështu në mënyrë të pazakont, pasi...

24 Marsi – Ditë e qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Shkruan: MSc. Adem Lushaj, Deçan Sot shënohet përvjetori i një prej betejave...

Në kujtim të jetës dhe veprës së gazetarit, regjisorit dhe humanistit Iztok Tory

IZTOK TORY 1947–2025 Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe...

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin dhe “Rusia e Re”!

Pamje nga lufta në Ukrainë Sheradin Berisha, Prizren PUTINI KA PRETENDIME MBI TERRITORET...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Pas marrëveshje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë reagoi Serbia si përmes kryetarit të saj Vuçiq, ashtu edhe nga ministria e jashtme. Kjo lë të kuptohet se Serbia nuk ka hequr dorë nga intervenimi ushtartak në Kosovë, dhe ka shkuar aq larg sa ajo kërkon edhe shpjegim nga të dy shtetet e nënshkrimit të marrëveshjes – nga Shqipëria dhe nga Kroacia! Kuptohet se si  njëra ashtu edhe tjetra nuk janë të obliguara t’i japin Serbisë shpjegime. Ato janë shtete të pavarura dhe mund të lidhin marrëveshje me këdo që duan dhe ashtu si duan.

“Ne presim përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet e vërteta të kësaj lloje të rrezikshme të sigurisë. Serbia nuk do të lejojë veprime të njëanshme që mund të rrezikojnë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”, u tha në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Por, askush nuk është duke e sulmuar Serbinë e as qytetarët e saj, siç shprehen këtu. Askush nuk ua cënon territorin e saj. Kosova është ndarë nga Serbia dhe vazhdon jetën e saj. Këtë të mos e llogarisin më si të tyre.

Përndryshe, asnjë shtet nuk i kërkoi llogari e as shpjegim Serbisë me rastin e blerjes së aeroplanëve ushtarak bombardues “Rafale” nga Franca. As e pyeti kush se për çka, deri sa, aeroplanët bombardues nuk janë për mbrojtje nga sulmi, por janë për të sulmuar, që Serbia e di  për kë i ka marrë.

Tani, me lidhjen e memorandumit mes këtyre shteteve, asaj sikur iu dogj plani, se Kosova do të armatoset me ndihmën e Shqipërisë dhe Kroacisë aq sa do të mund të mbrohet në rast sulmi nga Serbia. Shih për këtë, ajo reagon keq e “ashpër”.

Serbia nuk blen armatim se është e rrezikuar nga ndonjë sulm prej shteteve fqinje, por se ajo mendon të sulmojë në radhë të parë Kosovën e mëpastaj ndoshta edhe ndonjërin nga shtetet fqinje.

Kanë thënë, mose vet se të kallëzon vet! Kështu veproi edhe Serbia me reagimin e saj, mbasi: Sipas Serbisë, deklarata e bashkëpunimit ishte rezultat i “një strategjie që synon izolimin e Serbisë”. Serbia është duke e izoluar vetveten vetë. Nuk ka si të izolohet ndryshe, kur planet dhe veprimet e saja janë hegjemoniste. Kosova është shtet që prej 17 vitesh.  Dhe e njohur ndërkombëtarisht nga shumica e shteteve të botës. Edhe NATO edhe KFORI-i në Kosovë nuk do të kishin nevojë të qëndrojnë, sikkur Serbia do ta njihte Pavarësinëe Kosovës. Por, kjo, Serbia, edhe në këtë rast, nga vet Vuçiqi,  Po, Serbia mund të bashkëpunojë me cilin do shtet, përse jo. Ajo me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mospërkrahjen e Dodikut dhe të Republikës Serbe të Bosnjes, nuk sdo të ndjehej më e izoluar dhe nuk do të jetë deklja e zezë në Ballkan. Ka derë këtu për të dalë nga skëterra ku ka hyrë Serbia.  Duhet ta dijë se, më afër i ka shtet që e rrethojnë sesa Rusinë, e cila edhe agresore e luftës në Ukrainë, Serbia e përkrah dhe nuk i vë sanksionet ndaj saj. Kjo e largon Serbinë nga të gjitha shtetet në Ballkan dhe në Europë:

Sa i përket shkeljes së marrëveshjes rajonale me Kroacinë, që e thot Vuçiqi, ai duhet të mendjojë se sa marrëveshjet me Kosovën i ka shkelur vetë ai!  Ai është pajtuar me Normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në bisedime, por vetëm sa është larguar nga lidhjet për marrëveshje.

Si nuk kuptojnë dhe nuk duan të besojnë në Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që ka thënë se Pavarësia e Kosovës nuk është kundër askujt dhe se e meriton Kosova Pavarësinë. Ata duhet të lidhen diku në diçka dhe jo ta kundërshtojnë. Idetë, mendimet, veprimet e tyre janë lag çdo realiteti të sotëm në Ballkan.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu