ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Reagimi plot frikë i regjimit iranian ndaj Samitit Botëror për Iranin e Lirë 2021

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Rezistenca Iraniane zhvilloi tubimin e saj të përvitshëm “Irani i Lirë” më 10-12 korrik. Ky tubim online, që ishte më i madhi i organizuar ndonjëherë, lidhi 50,000 lokacione, duke përfshirë dhjetëra tubime në person, me Ashraf 3, vendbanimin e anëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëri. Mbi 1000 personalitete politike morën pjesë në “Samitin Botëror për Iranin e Lirë.” Edhe regjimi iranian ka reaguar ndaj këtij tubimi, duke shprehur frikën e plotë nga lëvizja e organizuar e Rezistencës.

Mike Pompeo, ish-Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, dhe Janez Janša, kryeministër i Sllovenisë, ishin dy nga folësit e Samitit për Iranin e Lirë 2021.

Të gjitha personalitetet e larta pjesëmarrëse në Samitin për Iranin e Lirë dënuan dhunimet sistematike të të drejtave njerëzore në Iran, veçanërisht selektimin e Ebrahim Raisi-t si presidenti i ri i regjimit. SHBA dhe Bashkimi Europian e kanë etiketuar Raisi-n për dhunime të të drejtave njerëzore.

Raisi ka luajtur një rol kyç në masakrën e 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe mbëështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Ministria e Jashtme e regjimit ka thirrur ambasadorin e Sllovenisë në Iran për shkak të komenteve të kryeministrit Janša, i cili dënoi dhunimet e të drejtave njerëzore dhe masakrën e 1988-ës në Iran. Si përgjigje, Kryeministri Janša përsëriti mbështetjen e tij për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Iran, në disa postime në Twitter. Qeveria e tij thirri ambasadorin e regjimit në Slloveni për t’i thënë regjimit se Sllovenia i mbështet gjithmonë të drejtat e njeriut.

Saeed Khatibzadeh, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të regjimit, i sulmoi verbalisht personalitetet politike që morën pjesë në tubimin për Iranin e Lirë dhe i kërcënoi ata. Kryesisht, ai akuzoi Sekretarin Pompeo për gënjeshtra.

“Disa liderë dhe zyrtarë perëndimorë kanë ekspozuar përqasjen e tyre hipokrite duke marrë pjesë e duke mbajtur fjalime në tubimin e MEK. Ata e kanë treguar edhe një herë që slloganet në dukje të bukura të Perëndimit për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe luftimin e terrorizmit janë të vlefshme për aq kohë sa nuk bien në kundërshtim me interesat e tyre,” shkruante të hënën agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Mediat shtetërore të regjimit kanë pasqyruar gjithashtu zemërimin e regjimit dhe frikën e tij nga Rezistenca Iraniane.

“MEK pretendon se mbështetësit e saj kanë marrë pjesë virtualisht në këtë event nga 50,000 lokacione në 105 shtete, dhe se ka patur 1029 delegacione politike nga pesë kontinente. Disa nga mediat perëndimore kanë folur për këtë event, duke e quajtur atë ‘tubimi i opozitës në mërgim të Iranit’ pa iu referuar historisë së dhunës së MEK ndaj republikës islamike,” shkruante më 12 korrik e përditshmja shtetërore Etemad.

Etemad më pas citon Sekretarin Pompeo duke thënë, “Në fund, populli iranian do të ketë një Republikë laike, demokratike, e jo-bërthamore. Lutem që kjo ditë të vijë shpejt dhe, me mbështetjen e iranianëve që jetojnë në mbarë botën – si dhe të atyre që rezistojnë nga brenda vendit — kjo ditë do të vijë edhe më shpejt. Jam i përkushtuar ndaj kësaj kauze; E di se edhe ju të gjithë jeni të përkushtuar ndaj saj. Qoftë misioni juaj i bekuar dhe i mbrojtur. Qoftë i bekuar populli iranian.”

Mediat e regjimit kanë pasqyruar kryesisht frikën nga thirrjet e bëra në samitin për Iranin e Lirë për ta rritur presionin mbi regjimin.

Shtetërorja Asr Iran më 12 korrik citoi Sekretarin Pompeo duke thënë, “Nuk mund ta mbulojmë Ajatollahun me para e përfitime ekonomike me shpresën se nuk do t’i përdorë ato për terror.”

“Stephen Harper, ish-kryeministri i Kanadasë, duke akuzuar Republikën Islamike të shtunën, i nxiti të gjitha shtetet që t’i shmangen bashkëpunimit me qeverinë e re të Iranit,” shkruante të dielën Rrjeti shtetëror Studentor i Lajmeve (SSN).

SNN citon kryeministrin Harper duke thënë, “Turp për çdo qeveri të botës që ulet e negocion me një administratë të kryesuar nga Ebrahim Raisi.”

Tubimi për Iranin e Lirë tregoi edhe një herë përkushtimin e Rezistencës Iraniane ndaj kauzës së lirisë dhe ndryshimit të regjimit. Reagimet plot frikë të regjimit treguan impaktin e këtij tubimi mbi shoqërinë iraniane dhe mbi balancën e pushtetit në Iran. Me pak fjalë, tubimi për Iranin e Lirë ishte një tjetër disfatë e madhe për regjimin e mullahëve, pas bojkotit madhor të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit, dhe mes thirrjeve gjithnjë e më të shumta për ndryshim regjimi në Iran.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu