ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Recension për librin me poezi ”Si ta ndaloj kohën” të Ymrije Beqirit

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Nga: Hysen Ibrahimi

Suedi, Förslöv, 16.12.2021

POEZIA E YMRIJE BEQIRIT GJURMON BËRTHAMËN E RËNDËSISË SË NGJARJES QË AKTUALIZON SËRISH KUJTIME PËR TI MOS I MBULUAR KOHA

Sot doli nga shtypi, vepra dymbëdhjetë e titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi), e autores Ymrije Beqiri. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Marrë në përgjithësi, kritika letrare për krijuesit, poetët, karakterizohet me opinionet tona ndaj vlerave të mirëfillta që botohen në ditët e sotme, sidomos nga ne mërgimtarët krijues që jemi në kontakt me poezinë e huaj. Por duhet thënë se egziston edhe e vërteta tjetër se krahasimet e vlerave poetike të botës perëndimore me botimet e vlerave poetike të botës shqiptare, janë në një vijë të vlerave letrare, artistike, krijuese në përgjithësi, ashtu siç është edhe krijimtaria poetike e poetes znj. Ymrije Beqiri. Pse mbrenda këtyre vlerave si dhe pse vlerësimi ynë është objektiv me ndërgjegjshmëri, të cilave kritika letrare me të drejtë po u’a hapë dyer të gjitha veprave ashtu sikurse në rastin e librit të titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi)?

Sepse janë duke krijuar kënaqësinë e diktueshme nëpër botën tonë shqiptare kudo që ndodhet. Libri i titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi), i autorës Ymrije Beqiri, është libri i saj i dymbëdhjetë, libër ky që më bëri shumë përshtypje, sepse është shkruar me ambicje dhe orientim të lartë letrar, dhe me dedikim për të gjithë lexuesit, kur autorja pohon vlerat letrare për t’i qëndruar çdo herë lexuesit besnik, sikurse në veprat e saj të mëhershme siç janë;
NË KUFIJTË E HARRESËS; NA BASHKOI POZIA (bashkautore); ANTOLOGJI TË DASHUROSH NUK ËSHTË MËKAT (bashkautore); NDRYSHE ËNDËRROVA; GJURMËT E NJË LUANESHE; KOHA E EKLIPSIT; PËRTEJ MALLIT TIM; NA BASHKOI POZIA, 5, (bashkautore); NËPËR SHKRONJA DO SHËTIS; ME VARGUN PIKTUROJ; NA BASHKOI POEZIA RRETH FLAMURIT“, 9;
Në poezinë e poetës Beqiri, shofim se ka poezi me tematikë që ju drejtohet në mënyrë indirekte një numri të përcaktuar personazhesh, që don të thot se poetja s’ka ambicje te shtojë numrin pa nevojë, që pastaj poezia e saj të dal e zbehtë, apo thënë ndryshe t’a varfëroj poezinë në strukturë. Shumë herë, ajo len pezull për të menduar lexuesi, apo edhe për ta ideuar idenë e autorës, gjë që në këtë rast poezia e poetes Ymrije Beqiri, shndërrohet si një poezi shumë tërheqëse. Apo, mund të themi edhe këtë se poezia e poetes Beqiri, është e lidhur ngusht me idenë e botës së personazheve, me natyrën, dëshmorët, për jetën, për prindërit, miqsinë, fëmijët, që kanë mesazh edukativ, kulturor e letrar.
Derisa në shumicën e veprave të saj në fushën poetike, gjejmë poezi si:
DASHURI NË KOHË PANDEMIE, SI TA NDALOJ KOHËN, PËR NJË DIJETAR, VETËM PËR TY, RRUGËTIMI I HEROIT, MOS M’I VRIT ËNDRRAT, NJË GOTË VERË, etj, krijojnë ambient të ngrohur duke kujtuar kohë që kanë reflektuar përkujtime të paharruara.
Ambicjet e poetes Ymrije Beqiri, orientohen në një mënyrë lineare, të të krijuarit poezi dhe në të njejtën kohë duke i rradhitur ngjarjet me gjuhën letrare njëra pas tjetrës duke e krijuar një mozaik të bukur poetik. Edhe në këtë libër poetja dominon me shkëlqim në fushën e krijimtarisë poetike jo vetëm për kah vlera, por edhe për kah vet mendimi dhe ideja që poetja ka ideuar të gjitha poezitë në librin e saj.
Më në fund mund të konstatojmë se poetja Beqiri, me librin e titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi), shënon suksesin e radhës në fushën e letërsisë poetike dhe dëshmon se vargu është ”lërues” shumë serioz në poezinë e cila gjurmon bërthamën e rëndësisë së ngjarjes, që aktualizon sërish kujtime për ti mos i mbuluar koha, por gjithherë përmes poezisë dhe me poezi të kujtohen dhe të bëhen të gjalla sërish.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu