ARKIVI:
25 Mars 2025

Reflektim pas leximit të një libri

Shkrime relevante

Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës

-Para 26 viteve, në 24 Mars 1999, për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës...

Hajde të kënaqemi, LDK-ja i ka punët mirë!

Florim Zeqa E fillova këtë shkrim kështu në mënyrë të pazakont, pasi...

24 Marsi – Ditë e qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Shkruan: MSc. Adem Lushaj, Deçan Sot shënohet përvjetori i një prej betejave...

Në kujtim të jetës dhe veprës së gazetarit, regjisorit dhe humanistit Iztok Tory

IZTOK TORY 1947–2025 Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe...

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin dhe “Rusia e Re”!

Pamje nga lufta në Ukrainë Sheradin Berisha, Prizren PUTINI KA PRETENDIME MBI TERRITORET...

Shpërndaj

STILI KOGNITIV ANTIDEPRESSIV
– Një strategji e re për shëndet mendor
”Ku ndodhet shpirti në trup? pyeti Nella.
– Shpirti është në një vend të panjohur,
u përgjigj Schützer”.
[Agneta Pleijel, citat nga romani
Drottningens kirurg]
Libri i mjekut psikiatër Imri Demisai, paraqet një metodë të re pune, e quajtur ndryshe si
“Modeli Actavita”, një metodë e përshtatur mirë për ndihmësit profesionalë në nivele të ndryshme të sistemit shëndetësor, që funksionojnë si “linja e parë” për parandalimin dhe trajtimin e problemeve psikike.
Problemet e shëndetit mendor janë bërë shumë shqetësues për shoqërinë suedeze.
Në vitin 2023, kostot direkte të sëmundjeve mendore ishin 4.83 përqind e BNP – së Suedisë.
Kjo kosto prej 320 miliardë korona në vit, ishte katër herë më e madhe se buxheti i mbrojtjes.
1.2 milionë pacientë morën barna kundër depresionit në vitin 2023, që korrespondon me pak më shumë se 11 për qind të popullsisë.
Pra, kur lexon këto shifra tmerruese, është
e kuptueshme përse qeveria po mobilizohet përsëri, dhe ka ndarë edhe një miliardë tepër për t´i zbutur sadopak problemet, por fatkeqësisht, me metoda të vjetra.
Autori i librit është mjaft pesimist në lidhje me këtë, dhe në mënyra të ndryshme është përpjekur të ndikojë te instancat drejtuese, përmes mendimeve që i ka paraqitur në këtë libër, si dhe me anë të artikujve dhe prezantimeve në konferenca e kongrese psikiatrike.
Ai i ka shpjeguar arsyet e mospajtimeve të tija, dhe ia ka parashtruar këto Drejtorisë (Socialstyrelsen)
në një dokument prej pesë faqesh, bashkangjitur aty edhe librin suedisht.
Libri në fjalë është vlerësuar mirë nga docent Björn Wrangsjö, në recensionin e
tij të botuar në “Tidskriften för Svensk psykiatri” në shtator 2024. Në atë revistë
mund të gjeni edhe disa artikuj interesantë të shkruara nga Imri Demisai.
Kaq për ata që lexojnë suedisht.
Për lexuesit shqiptarë në përgjithësi mund të themi
një sihariq se libri i shumëpritur “Psikologji për jetën time” është në prag të botimit, dmth. e pret shenjën e gjelbërt nga redaktori Rami Memushaj në Tiranë.
Përfundimisht dua ta shpreh edhe përshtypjen time të veçantë, pas leximit të librit “Antidepressiv kognitiv stil”.
Se nuk janë vetëm barnat që të shërojnë shpirtin, mu kujtuan fjalët e moshave të vjetra kur thonin për një doktor; ”Ah ky mjek vetëm me fjalë të ëmbla po të shëron”, që do të thotë jo gjithnjë pas marrjes së ilaçit ju shëroheni.
Unë besoj thellë se në libër , shumë nga ju do e gjeni edhe veten tuaj mbi depresionin dhe ankthet e ndryshme që kemi përjetuar gjatë periudhave të ndryshme të jetës, para, gjatë dhe pas mbarimit të luftës.
Ky libër më bëri të mendojë thellë se kur shoqëria suedeze ka kaq shumë probleme me sëmundjet mendore, a mund ta paramendoni se si qëndron puna në trojet shqiptare.
Përshëndetje nga Stokholmi,
Ilir Canhasi
20 mars 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu