ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Reflektimi autokritik i Albin Kurtit!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
* Më pëlqeu reflektimi autokritik i Albin Kurtit.
Më pëlqeu reflektimi autokritik i Albinit Kurtit, i cili ishte në harmoni të plotë me kritikat e mia mirëdashëse ndaj mangësive të Partisë së tij, të cilën unë metaforikisht e kam pagëzuar si “Balon të Heliumit”, sepse nga jashtë duket gjigante pasi që është shumë e fryrë, mirëpo në brendi është e zbrazur nga përmbajtja cilësore si shishja e pijanecit nga alkooli.
Përveç kësaj përmban material eksploziv, sepse nën të njëjtin kulm i strehon njërzit me një spektër të palogjikshëm dhe papërputhshëm të pikëpamjeve, botkuptimeve dhe ideologjive, që fillojnë në njërin dhe përfundojnë në tjetrin ekstrem.
Metafora tjetër të cilën e kam përdorur kohë të gjatë në përshkrimet e mia ishte “treni me shumë vagona dhe pak lokomotiva”.
Sepse sa më i madh që është numri i vagonave të mbushur me llum, aq më e madhe është nevoja për lavatriçe dhe lokomotiva, prandaj pastrimi dhe transportimi i llumit në deponi kushton kohë të çmuar, e cila do të duhej dedikuar pastrimit të institucioneve shtetërore dhe publike nga llumi kriminal, udbash dhe ekstremist fetar.
Pra natyrisht fjalën e kam jo vetëm për problemet kadrovike, strukturore, organizative dhe metodike të Vetëvendosjes, por edhe për mungesën e profilit të qartë socialdemokratik.
Çuditërisht reflektimi asnjë herë s’po ndodh me kohë por megjithatë po ndodh.
Ndërsa fakti që unë jam analisti i vetëm që i ka zbërthyer, analizuar dhe shoshitur problemet e brendshme të çdo subjekti politik kosovar pa asnjë gabim të vetëm në diagnozë dhe prognozë dhe pa një platformë të denjë mediatike që i përshtatet formatit të analizës sime, është dëshmi se në këtë vend nuk mund ta thuash të vërtetën pa e paguar një çmim të lartë.
Megjithatë ia vlen kur e vërteta pranohet nga politikani numër një në Kosovë, që njëkohësisht është akoma pothuajse bartësi i vetëm shpresës për një ardhmëri më të mirë të këtij populli dhe shteti, gjë që është dëshmi se sa i hollë është akulli mbi të cilin po lozim patinazh artistik si individë, shoqëri dhe shtet.
Dorën në zemër e kuptoj edhe nevojën e udhëheqësve të Vetëvendosjes për ta fryrë partinë dhe shndërruar në Balon të Heliumit, sepse nevoja për ndryshim ishte aq akute, saqë nuk e kishin luksozin për të bërë politikë profesionale kadrovike, strukturore, organizative, metodike dhe ideologjike.
Pse po e them këtë?
Sepse kundërshtarët e tyre politik ia vështirësuan aq shumë jetën popullit dhe ia lëkunden aq shumë themelet shtetit, saqë çdo anëtar i ri i Vetëvendosjes me vetë faktin se ishte një votë e sigurt për këtë subjekt politik, e arsyetonte anëtarësimin e tij.
Sepse kundërshtarët e Vetëvendosjes ishin njëkohësisht edhe armiqtë më të mëdhenjë të këtij populli dhe shteti.
Dhe këtë nuk po e them unë nga nevoja për t’i prangosur pa arsye, sepse nuk jam nihilist i çmendur.
Këtë po e thotë bilanci fatal i politikës së tyre.
Sepse tërë kohën kanë funksionuar si Banda Mafioze dhe Kuislinge, të cilat çdo veprim të pafalshëm kriminal dhe tradhtar e kanë mbuluar me jorganin e rrejshëm patriotik.
Ndërkaq spektri i veprimeve të tyre kriminale dhe tradhtare i ka mbuluar të gjitha fushat, lëmitë dhe sferat e shtet-ndërtimit, prandaj ky i fundit është shndërruar në shtet-rrënim.
Sepse bëhet fjalë për kleptokratet, tradhtarët dhe keqbërësit më të përsosur dhe kompletuar në historinë e këtij shteti të ri dhe të brishtë.
Ndërkaq fakti që reformat e tyre janë mashtrime optike për sytë e pashkolluar të votuesve potencial, është dëshmi e qartë se ato nuk kanë ndodhur fare.
Sepse reformat nuk nënkuptojnë vetëm largimin e personit X dhe zëvendësimin e tij me familjarin e tij Y, që ka perceptime dhe pikëpamje të njëjta mafioze dhe kuislinge.
Ose edhe më saktësisht reformat nuk janë vetëm ndryshimi i formave dhe trajtës por sidomos ndryshimi i synimit, qasjes, kursit dhe përmbajtjes.
Mirëpo as ndryshimi i synimit, qasjes, kursit dhe përmbajtjes nuk është i besueshëm pa pendim të sinqertë dhe kërkimfalje për politikën keqbërëse dy dekadeshe.
E veçmas pa distancim të prerë të krerëve të rinj të Pdk-së dhe Ldk-së nga paraardhësit e tyre gjysmë analfabetë, primitiv, kleptokrat, gllabërues, keqbërës dhe mercenarë.
Gjermanët nuk ikën nga atdheu i tyre as kur e hanin nga një patate në ditë.
Fjalën e kam natyrisht për kohën e pasluftës kur Gjermania pasi që e kishte shkatërruar gjysmën e botës edhe vetë ndodhej nën gërmadhat e bombave.
Në vend të largimit masiv, ata i përvolen mangët e këmishave të leckosura dhe e filluan rindërtimin e shtetit dhe rifunksionalizimin e çerdheve, shkollave, teatrove, fabrikave dhe uzinave.
Rezultati ishte po aq i shpejtë sa inati, zelli dhe besimi tyre i pathyer në vetveten.
Pastrimit të gërmadhave nga llumi gjermanët ia bashkangjiten edhe pastrimin e kokave të tyre nga llumi nazifashist.
Dhe në këtë mënyrë në vend se në superfuqi shkatërruese dhe dekadente atomare, Gjermania u shndërruan në superfuqi progresive ekonimike, industriale dhe sociale botërore, si dhe në model për të gjithë popujt e emancipuar të Evropës dhe botës.
Sepse qasja e tyre ndaj zgjidhjes së problemeve ishte një kombinim ndërmjet intelektit, kreativitetit, humanizmit dhe pragmatizmit racional.
Shqiptarët e mësuar që t’i robërojë, skllevërojë, çlirojë dhe bëjë shtet dikush tjetër, besuan se dikush tjetër duhet t’ua ndërtojë edhe shtetin, prandaj ia kthyen shpinën atdheut në momentin e parë që e kuptuan se klasa e tyre politike është e krimbur, dekadente, injorante, keqbërëse dhe kuislinge.
Sepse nuk kishin as vetëdijesim dhe kulturë të mjaftueshme politike, e as kulturë dhe traditë protestuese dhe shtet-ndërtuese.
Kur kësaj ia shtojmë edhe atdhedashurinë e gozhduar dhe pluhurosur në mur atëherë na behet shume e qartë përgjigja në pyetjen :
Pse?
Na behet madje e qartë hiq pa e lexuar romanin “Pse” të Sterio Spasses.
Çka dua të them me këtë?
Dua të them që jemi këta që jemi, prandaj edhe këtu ku jemi.

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu