ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë po keqpërdoret, njofton Nisma e Deçanit për Zvicër

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Kumtesë për media e Nismës së Deçanit nga Zvicra

  • Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë po keqpërdoret .

Apelojme tek institucionet ndërkombëtare, SHBA dhe BE, që të zhvillojnë tyrsni te institucionet shtetërore të Kosovës, që procesi i Regjistrimit të Popullesisë të përsëritet, për shkak të parregullësive dhe ndërhyrjeve në këtë proçes, që ka për qëllim prodhimin jo të sakt të rezultateve, posaçërisht te pasqyrat e përkatësisë fetare.

Cyrih, 14 Prill 2024



Komisionet e regjistrimit të popullsisë, të formuara nga Institucionet e shtetit te Kosovës, siç raportohet në rrjetet sociale, janë shndërruar në mekanizëm për prodhimin e myslimanëve artificial në Kosovë!

Burime të caktuara në rrjetet sociale, njoftojnë se një pjesë e madhe e komisionerëve të regjistrimit të popullsisë, në mënyrë sugjestive, por edhe të derejtpërdrejtë, i shtyjnë njerëzit të zgjedhin si besim te tyre at’e „myslimane“!

Kjo nënkupton se në përzgjedhjen e komisionerëve, kanë patur dorë struktura brenda vendit, të interesuara për atë sikur shpesh është thënë nga pëfaqësues të BIK-ut, “95%-in e popullatës myslimane”, duke përjashtuar, ndryshuar e abstrahuar në këtë rast, të vërtetën që është ndryshe!

Për më shumë, thuhet se në shumicën e rasteve, pyetja e përzgjedhjes së konfesionit-besimit, as që u parashtrohet qetytarëve gjatë procesit të regjistrimit.

– Thjeshte besimi i tyre perzgjidhet e shënohet nga komisioneret e caktuar të regjistrimit, çka është e papranueshme.

Njëherit, ky fakt e bënë proçesin e regjistrimit tëë popullsisë juridikisht të paligjshëm, dhe realizon porositë e shërbimeve sekret serbe, i cili në këtë mënyrë realizohet përmes BIK-ut, e strukturave të caktuara që veprojnë në Kosovë që për synim e qëllim e kanë “prodhimin e muslimanëve”, në gjithe etnikumin shqiptare te ish YU dhe me gjerë.

Doktrina e shtetit serb për Kosovën, është e hereshme dhe e njohur: Sa më shumë shqiptare – “mysliman” në Kosovë, aq më lehtë luftohet kundër tyre dhe në këtë kënvështrim edhe kundër stabilizimit dhe faktorizimit të shtetit të Kosovës!

Në dritën e gjithë këtyre parregullesive, lidhur me proçesin e regjistrimit të popullsisë, “Nisma e Deçanit” mendon se është detyrë e shoqatave për të drejtat e njeriut, e individëve, e institucioneve shtetërore si dhe e mediave që të ndërrmarrin veprime demokratike, ligjore e juridike, si dhe morale, por edhe diskredituese kundër bartësve dhe keqpërdorueseve të proçesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Njëkohësisht apelojmë te institucionet ndërkombëtare, SHBA dhe BE, që të bëjnë tyrsni te institucionet shtetërore të Kosovës, që proçesi i Regjistrimit të Popullësisë të përsëritet për shkak të parregullësive dhe ndërhyrjeve në këtë proces, të cilat kanë për qëllim prodhimin jo të sakt të rezultateve, posaçërisht te pasqyrat e përkatësisë fetare.

Përkujtojmë se të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës, përbëjnë sekret shtetëror, dhe ndëhyrjet e çfarëdo natyre nga brenda apo jashtë, duhet të klasifikohen si ndërhyrje të rrezikeshme në sovranitetin dhe integritetin shtetëror të Kosovës.

Zyra per medie e Nismës së Deçanit, Zvicër

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. A e dini ju te “Nismes se Decanit” se me largimin ose eliminimin e elementit musliman nga Greqia, ka pushuar si te thuash se ekzistuari ceshthja came ose shqiptare ne Greqi!

    • Ne Greqi ka rreth 600.000 (gjasht qind mije) emigranta nga Shqipnia qe jane mbi 50% musliman shqiptar. Keto emigranta po i largohen çdo dite mbarapambetjes turk-islame dhe po marrin QYTETNIMIN EUROPIAN.
      Edhe ne vendet e tjera europiane ka emigranta nga Kosova shumica musliman. Edhe keto emigranta po i largohen çdo dite mbarapambetjes turk-islame dhe po marrin QYTETNIMIN EUROPIAN.
      MUSLIMANIZMI asht mbrapambetja e shekullit te shtate (7) e cila i asht IMPONU SHQIPTARVE me dhune nga pushtuesi turk-islam.
      PERGEZOJ Nismën e Deçanit nga Zvicra dhe ate ne Kosove.

      • Akademik Zef Miredita ne librin e tij monumental me titull “Krishtenizmi nder shqiptaret”, me recensent, Prof. Dr. Akademik Aleksdandaer Stipcevic dhe Prof.Dr. August Kovacec (Kroaci) ne faqen 4O1 te librit, pos tjerash shkruan:” Shqiptaret nen Gjegj Kastriot Skenderbeun, luftuan kunder pushtuesve osman. Kjo lufte kishte karakter mbrojtes, clirimtar dhe asnjehere fetar, sic duan te interpretojne disa. Kjo lufte pa dyshim ka qene dhe mbeti thelbi i nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar. Besimi musliman beri ishte nje nga faktoret kryesor qe beri te mundur te ruhej ndergjegjia kombetare nder shqiptaret e mbetur jashta kufijve. Shembulli i kunder eshte Cameria…Me t´u zhdukur ose larguar shqiptaret musliman, cameria dhe ceshtja came pushoi se ekzistuari. Jo se nuk ka shqiptar ortodokse ne Greqi, por proksemimi dhe erozioni kombetar te ta per shkak te martesave me popullin grek vazhdon dhe i con ata drejt asmilimit. (fund i citatit nga libri i Profesorit dhe Akademikut te famshem shqiptar, Zef Miredita)

        E dyta: Arqipeshkvi i Shkodres Jak Sereqi, Abati i Miredites, Zef Gjonali, Ipeshekv i Sapes, Gjergj Koleci, administratori i Abacise se Miredites, Don Pjeter Gjura, Famulltari i Shkodres, At Vincenc Prenushi dhe At Engjell Sereqi se bashku me grupin e deputeteve katolik ne krye me Gjon Marka Gjonin -kapidanin e Miredites, ne vitin 1919 i cojne (dergojne) Lidhjes (Liges) se Kombeve nje telegar te posacem ne te cilin deshmojne se katoliku dhe muslimani jane vellezer , te cilet te miren dhe te keqen e ndajne se bashku.

        Nderkaq, At Gjergj Fishta ne telegramin e tij derguar At (Pater) Palit me dhjete (1O) shtator te vitit 1922 , shkruan:” Intanto la mia visita a Washington, ha avuto per risultato il ri riconoscimento dell”Albania da parte degli Stati Uniti dell´America. Tutt i tentativi prsedenti del nostro governo de, della “Vatra” erano rimasti senza alcun esito. Io ci sono riustico. Fu per intervento dei Senatori cattolici ,ai quali io avevo esposto Ia questione specialmente dal punto di vistra religioso , che il governo americano ha riconosticuto ufficialmnte l´Albania” (Vizita ime ne Uashington pati per rezultat njohjen e Shqiperise nga ana e Shteteve te Bashkuara te Amerikes . Te gjitha perpjekjet e meparshme te qeverise sone dhe te “vatres” mbeten pa ndonje perfundim te mire. Une pata sukses. Kjo u be e mundur me nje nderhyrje te senatoreve katolik, te cileve vete ua parashtrova ceshtjen, sidoms nga aqspekti fetar, qe qeveria amerikane u shty me e njofte zyrtarisht Shqiperine)-fund i citatit.

        Pa i harruar ketu Luigj Bumbin, Lazer Mjeden, Gjon Kakariqin etj.

  2. vec dy pyetje:

    A jane shiptar a muslimon, ata 95 % te popullsise se Kosoves?!

    Nese, jane muslimon;atehere a jane dervish (shiit) a hoxhallar (sunniit) ata muslumon, allahile…!?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu