ARKIVI:
23 Janar 2025

Regon Jusuf Buxhovi për arrestimin dhe burgosjen e poetit Gjin Morina për shkak të përmbajtjes së disa poezive të tij!

Shkrime relevante

Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës

-U shua para 19 viteve në 21 Janar 2006/ -Intervistat ekskluzive që kam...

Përse ka ndryshuar tonaliteti i Kurtit, Hamzës dhe e Lumirit?

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Një shpjegim origjinal sociologjik) Sjellja atipike e...

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

Nga: Dritan Goxhaj ___ Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma...

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

Enis Shatri, Istog ___ Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
Reagim
SHTETI QË BURGOS POETËT, LUFTON LIRINË!
Diktaturat, tiranitë, pafuqinë e tyre përherë e kanë treguar në luftë kundër mendimit të lirë. Shkrimtarët, jo rastësisht janë gjendur në shenjestër të ndjekjeve, përsekutimeve, linçimeve e madje edhe vrasjeve, që të pengohet fjala e lirë, mendimi i lirë dhe, sidomos, gjuha e metaforave dhe e ironisë, që është mjet i krijuesit…
Historia e njerëzit ngahera është me plot e përplot viktima të diktatorëve, tiranëve dhe inkvizitorëve të fjalës së lirë dhe të mendimit ndryshe…
Ndër ne, këto ditë, u përkujtua edhe viktima e fundit e regjimit komunsit, varja e poetit kuksjan Havzi Nela në gusht të vitit 1988 pse kishte ironizue me diktaturën.
Se mbetjet e mentaliteteve të diktaturave dhe metodat e tyre, nuk i ka larguar as demokracia dhe pluralizmi, se edhe më tutje gjyqësori keqpërdorët nga “policia politike”, këtë e tregoi burgosja e padjeshme e një poeti nën akuzën e “përhapjes së urrejtjes fetare”, ndonëse ai përdori gjuhën e ironisë si shprehje!
Burgosja e poetit, pa marrë parasysh metaforat që përdori ai dhe pa marrë parasysh si tingëllojnë ato për realitetin tonë të stërmbushur me probleme të shumta të shkaktuara nga politika ditore,është ogur i zi për shoqërinë tonë! Ndërsa, heshtja ose anashkalimi i këtij rasti nga krijues dhe intelektualë, do të thotë pajtim me humbjen e lirisë, të mendimit të lirë, dorëzim para çfarëdo prirje që i shkon për shtati diktaturës dhe tiranisë!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuemi z. Jusuf Buxhovi!
    Këtu, në portalin DRINI.us – të cilin portal e moderon i respektuari Gjergj Kabashi, lexova shkrimin, në fakt reagimin e juaj lidhur me burgosjen e poetit Gjin Morina dhe nga reagimi i juaj, veçova këto fjalë. po citoj:

    “Se mbetjet e mentaliteteve të diktaturave dhe metodat e tyre, nuk i ka larguar as demokracia dhe pluralizmi, se edhe më tutje gjyqësori keqpërdorët nga “policia politike”, këtë e tregoi burgosja e padjeshme e një poeti nën akuzën e “përhapjes së urrejtjes fetare”, ndonëse ai përdori gjuhën e ironisë si shprehje!”
    *
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
    Komentin nuk po e zgjati më shumë, por e përfundojë me këto dy mendime:
    1. Mendjet e ndritura me profesonalizëm i trajtojn¨çështjet…, dhe
    2. Kur në një vend sundon dhuna dhe tirania, vendi i njerëzve të ditur është në burg!

    me respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi
    P.S.
    Mendoj se përveç juve, ka qenë dashur të reagojnë edh disa te tjerë poetë e shkrimtarë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu