ARKIVI:
15 Maj 2025

    Relacioni i Ipeshkvit të Lezhës, Benedikt Orsinit, drejtue Kongregacionit të Propaganda Fide, mbi famullitë dhe çashtje të tjera të Dioçezit të tij (vjeti 1629)

    Shkrime relevante

    Kënga “Zjerm” ndez skenën evropiane – Shqipëria në finalen e “Eurovisionit”

    Nexhmije Mehmetaj Një sukses i shumëpritur për muzikën shqiptare në arenën ndërkombëtare....

    Fitorja e turpshme e Partisë Socialiste në Shqipëri dhe urimi i Hashim Thaçit nga burgu për Edi Ramën ! 

    Sinan Kastrati, Suedi  Vazhdon nga shkrimi im i kaluar me titull ”Sa...

    Belisar Jezerci: “Naim Tërnava me klikën e tij, e kanë vendin në burg!” (Video)

    "Naim Tërnava me klikën e tij, e kanë vendin në burg!"...

    Fashizmi është fashizëm, pavarësisht nga kush vjen

    Gani I. Mehmeti Fashizmi gjerman u dënua rëndë pas humbjes së luftës....

    Shpërndaj

    Të përndritshmit etj. Si u emnova unë i sipërthanuni fra Benedikt, më 1621 n’ipeshkvinë e Lezhës dhe si u nisa nga oborri romak, shkova në selinë time.

    Ky dioçez që ndahet në dy pjesë, dmth. njena e nënshtrueme turqve, dhe asht fushore, e tjetra anmike e turqve qe asht malore.

    Në qytetin e Lezhës, dy milje(?) larg prej detit, të vendosun në breg të lumit Drin, me fortesë mbi shpinë të malit të Shën Salvatorit (të Shelbuemit) ka 70 familje të krishtenësh dhe, varoshet,100 të tjera, por në fortesë asnjë. Ka pak skizmatikë, edhe ata janë të huej. Turq pastaj ka numër të madh në fortesë, në qytet e në varosh i cili shtrihet në një hapësirë të një mili për rreth qytetit.

    Ky kishte kishat që vijojnë:

    •Shën Gjergjin me ndërtim që të kënaqë.

    •Shën Mërinë e Borës që tash turqit e kanë shndërrue në depo armësh.

    •Shën Sebastianin, Shën Nunciatën, Shën Kollin kishë katedrale të zaptueme tash 40 vjet prej turqve.

    Tash n’asnjenën ndër këto kishë nuk kryhen funksione sepse disa janë rrëzue e disa janë pushtue prej turqve.

    Dhe jashta qytetit të thanun shihen mbeturinat e kishës së Shën Margeritës rrënue nga turqit dhe të një manastiri, që po ata i kanë shtimë zjarrin.

    Në dioçezin që u asht nënshtrue turqve kam gjetë famullitë që ndjekin me kumbonët e veta,me kelqe e me veshje:

    •Shën Gjergji i Kukullës

    •Shën Barbara e Pëdhanës

    •Shën Kolli i Zojmenit

    •Shën Mëria e Dardhës

    •Shën Eufemia e Kallmetit

    •Shën Kolli i Shënjinit të Renësit

    •Shën Madalena e Renësit

    •Shën Kozma e Damiani i Manatisë

    •Shën Gjoni i Mërçijes

    Ishin dhe famullitë e Shën Martinit të Ploçës (?) ajo e së Shenjtnueshmes Trini të Seljencës (?), Shna Prendja e Rejës, Shën Gjergji i Fikut, Shën Madalena e Barbasiorit (?), Shën Aleksandri i Gaibit (?), Shën Aleksi i Kaprolit (?), Shën Demetri i Dardhës, Shna Vlashi i Solamundit (Sallamanit), por tash të gjitha janë të rrënueme.

    Në dioçezin që nuk i asht nënshtrue turkut, që quhet Dibri, gjeta kishët famullitare të Shën Mërisë së Shpërdhazës, Shën Gjergjin e Gjunalit, Shën Mëhillin e Kashnjetit, Shën Ilinë e Gazullit, por të gjitha dhe këto të rrënueme prej turqve dhe pa kumborë.

    Gjatë shtatë vjetëve që kam qëndrue në seli, katër herë kam qenë plaçkitë prej turqve të Lezhës, t’Ulqinit e të Shkodrës.

    Na, fra Benedikt Orsini, ipeshkv i sipërthanun.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu