ARKIVI:
2 Nëntor 2024

Rendi i ri botëror, xhamizimi-islamizimi antishqiptar dhe relaksimi tejet i madh i shqiptarëve

Shkrime relevante

Roli i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut në organizimin e demonstratave të tetorit e nëntorit 1989

Nga: Sheradin Berisha 02 nëntor 2021| 18:27 Në 32-vjetorin e rënies Gjatë muajve të...

Udhëheqësi i Iranit kërcënon me përgjigje shkatërruese ndaj SHBA dhe Izraelit

MESAZHI I RREPTË: Udhëheqësi i Iranit Ali Khamenei. © AP / NTB Udhëheqësi...

Një tjetër udhëheqës i Hamasit, Izz al-Din Kassab, u vra, pretendon IDF

zz al-Din Kassab ishte një nga pak udhëheqësit e mbetur të...

Partneritet i fuqishëm ndërshtetëror – Ministrja Gërvalla takon homologen kanadeze, Mélanie Joly

Montreal, Kanada — Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor...

Shpërndaj

Në foto: Xhamia e Bresanës në Sharr, Prizren

NGA: Afrim Musliu, 6 JANAR 2017
___

Donald Trump ka deklaruar se Amerika duhet ta rishikojë politikën e saj të jashtme dhe ekspansionin ushtarak që është joracional dhe e fut vendin në konflikte të panevojshme. ShBA-të kanë sot në gjithë botën 750 baza ushtarake. Çfarë i duhen gjithë këto? -ka deklaruar ndër tjerash Trump, njëkohësisht kur ka paralajmëruar edhe një marrëdhënie të re me Rusinë dhe një ekuilibër të ri interesash me ta. Shtrohet pyetja se çfarë ekuilibri do të ishte ky? A do të viktimizohet Kosova apo do të përfshihet në këtë balansë të re të këtyre dy superfuqive? A do të mbyllet Bondsteel-i amerikan në Kosovë?

Vendet mike perëndimore plotë 17 vite na ndihmuan në arritjen e shumë konsenzuseve mes partive politike, vetëm që të kemi institucione funkcionale gjithnjë duke na mësuar se si formohet dhe si mbahet shteti. Na sugjëruan që kaubojët e pasluftës të largohen nga pushteti dhe funcionet tjera shtetërore dhe ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupcionin. Por, ne ishim aq të sigurtë në veten, saqë sugjerimet e miqve tanë nuk i përfillnim fare dhe nuk i bënim hesap as për pesë pare! Tani, ata të lodhur e të stërlodhur me neve dhe duke u mundu pa sukses me na bë shtet me plotëkuptimin e fjalës, tani vetëm na shiqojnë si palaqot dhe në mungesë të një force të mirëfilltë politike dhe në mungesë të njerëzve të duhur, ata më në fund kanë ngritë duart prej neve gadi tërësisht dhe tani vetëm kujdesen për sigurinë e minoriteteve, derisa neve vetëmeveti na thonë “thene qafën ju ndërmesveti bre njerëz të pamarrun veshë”! (Mu për këtë veti edhe turqit na thërrisnin “arnaut”, që do të thotë “i pamarrun vesh”!)

Në anën tjetër, tani nga rahatllëku, duke qenë plotësisht të vetëdishëm se Amerika dhe vendet perëndimore janë të vetmet që na çliruan nga robëria shekullore dhe na pranuan dhe na ndihmuan në krijimin dhe pavarësimin e Kosovës, na qon e mira peshë dhe bëjmë gabimin e Bosnjës, për ç’shkak e cila edhe sot ende ka mbetë vend konfliktuoz dhe “filgjan shtet” vetëm pse qysh në fillim u lidh me Turqinë, Iranin dhe disa vende të tjera të Lindjes së Afërt! Poashtu, degradojmë dhe margjinalizojmë totalisht intelegjencën e mirëfilltë, derisa shkollat marrin notën më të dobët në botë, kurse universitetet me të madhe shpërndajnë diploma fallco dhe tituj të pamerituar shkencorë, me ç’rast edhe të paditurëve iu lejohet të prodhojnë dituri. Kurse vendi dita-ditës, me ndërtimet e objekteve të shumta fetare që bëhen, më shumë e më shumë i ngjanë vendeve aziatike dhe me një tempo goxha të shpejtë dhe sistematik zhdukë çdogjë që na identifikon me Evropën dhe Perëndimin në përgjithësi. Në shumë raste bile edhe me veshje! Të gjitha këto i bëjmë në ndërkohë kur Rusia është duke ekspanduar në Ballkan çdo ditë e më shumë, gjersa ekzistenca e shtetit tonë, por edhe e popullit tonë, pa prezencën e amerikanëve do të vëhet në rrezik tejet të madhë.

Kancelari i dikurshëm gjerman, Otto von Bismarck, para 150 viteve e tha e që vlenë edhe sot e do të vlenë edhe në të ardhmen: “Nuk ka miqësi të përhershme, por vetëm interesa të përhershme. Ashtu siç ndryshojnë interesat, ashtu ndryshojnë edhe aleancat”!

Tani shtrohet pyetja se a kemi llogari të ndihemi aq të relaksuar në mbrojtjen dhe përkrahjen e përhershme të Amerikës? A mund të ndihemi aq të relaksuar dhe të sigurtë se do të kemi miqësi të përhershme me Amerikën?

Me Trumpin do të krijojet një rend i ri botërorë. Me Trumpin dhe Putinin do të krijohet një luftë e re e ftohtë në mes të ShBA-ve dhe Rusisë, vetëm për të mbajtë balansin dhe të kontrollojnë më mirë konfliktet nëpër kënde të ndryshme të botës. Pra, për Kosovën kjo nënkupton se është ka kalon “treni i fundit”! Poqëse dështojmë edhe këtë herë, atëherë Zoti na e bëftë qaren dhe dashtë Zoti e na bëjnë hallall pasardhësit tanë ndonjëherë!

Më mirë të kthjellemi sot, sesa kur bëhet tepër vonë!

____

  • Këtë analizë që autori i Drinit , Afrim Musliu, e ka botuar para shtatë vitesh në Bota Sot, pasi ma dërgoj dhe e lexova me vëmendje , e pashë se analiza është aq aktuale dhe prekë si në plagë në realitetin dhe mendësinë e pandryshuar të “izetbegoviqve tonë” , aqsa e pashë të arsyeshme ta ribotoja, por tash në Drini.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu