ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Rënia e maskave të mashtrimit

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

nga: Kasam Shaqirvela, Shkodër 

Dromca mendimesh, analizash, reagimesh, këndvështrimesh, esesh, filozofemash … 

 …RANË MASKAT E MASHTRIMIT…. 

          ( Dorë e fshehur) 

Ata të cilët edhe sot, tashmë, pasi ranë maskat e mashtrimit, mbështesin madje publikisht dhe trumpetojnë nëpër mediumet vizuele dhe rrjetet sociale se, “zgjidhje e vetme për Kosovën është shkëmbim i teritoreve”, ashtu sikurse deklaron edhe qëllimziu, M. Z….nëpër TV debatet e televizioneve të porositura si dhe çifti i tij me shokë…!?  

Ata, kurrë nuk ka qenë njerëz të mirë!   

Këta farë lajmëtarësh të kumteve të zeza,… disa lajmërime që i bëjnë nëpër media, ndoshta të porositura, u dalin të vërtetuara…bash për fatin tonë të keq!..  

Një zot e di se këlyshë të kujt janë këta ndjellakeqë me krrokamë(krrokëritje) korbi por,.. një gjë dihet e shihet si dita në mëngjes,..të shqiptarëve,..,këta këlyshë, jo se jo…?!  

Ruajna o zot prej “patriotëve me paterica”! Dhe, si gjithmonë, ne duhet patur kujdes me vlerat kombëtare, ata nuk janë trashëgim të individëve por të kolektivitetit andaj mund të shprehen kritika të shëndosha por jo urrejtje me përmasa ndëshkuese…!  

Periudha e pasluftës në Kosovë rezulton tejet e zymtë…përse?,  

Kush ka dorë të fshehur në kalvarin modern të shqiptarëve shpresëvrarë…!?  

Përse vallë njerëzit janë të prirur të bëjnë vetëm kritikë por jo dhe autoktitikë, njëjtë si kur ndodhen në pushtet ashtu edhe kur kalojnë në opozitë! Përse? 

*** 

PEZULLOHET GREVA 

Në këtë grevë që i vjen tashmë era,… kanë pjesë në fajin kolektiv edhe prindërit e nxënësve bashkë me nxënësit sepse nuk kërkuan madje, as dhe njëherë, llogari sindikatës greviste për mësimin e humbur gjatë grevës, pra të mësimit të mosdhënë nga ana e mësimdhënësve, ashtu si kërkojnë nga qeveria rritje pagash grevistët mësues apo më mirë t’u themi mësyes…?!  

***

Politikanët shqiptarë domosdo duhet të kenë por dhe ta manifestojnë afinitetin diplomatik për ta vënë mendimin politik shqiptar në tryezën e mendimit politik ndërkombëtar…! Të jenë të qartë dhe këmbëngulës në prezentimin e fakteve që flasin për Kauzën Kombëtare para instancave ndërkombëtare me theks të veçantë para atyre që e bëjnë politikën botërore..! 

*** 

Shqiptarët që mbahen patriotë e ulërasin me të madhe…për shami e ferexhe…e tregojnë vetë se janë kundra traditës së baballarëve të vet… epo si mund të llogaritet dikush se asht kombëtar kur e ndërrron traditën e familjes së vet me një traditë të huaj për intetes material duke u shitur lirë, në pikë të parë  dhe të ndonjë karriere të errët të tij si agjent i ndonjë shërbimi të huaj në të ardhmen…, pra cila do qoftë ajo traditë; arabe, turke, sllave apo greke e italiane varësisht nga konfesioni përkatës tek ne shqptarët sot…?! 

***

Kur diskutohet për shaminë që tani me të sforcuar(me ujem) po e praktikon, ” i rrepti e i shkepti”, te një pjesë jo e vogël e popullatës shqiptare…fjalë është për formën e mbajtjes e cila formë zbatohet apo është praktikë e lindjes së mesme shteteve arabe dhe pjesërisht në Turqi. Që nuk duhet të jetë kështu për të vetnen arsye se populli shqiptar ka kulturën e vetë madje edhe të veshjes pra, shtrohet pyetja, përse këta idhtarë të flaktë të shamisë aziatike… që rrojnë në Evropën jug-lindore përse vallë nuk e praktikojnë mbajtjen e shamisë siç e mbanin gratë evropiane si ato: gjermane, franceze, italiane, sllovene dhe akoma më e qëndrueshme ajo shamia e gjysheve tona…që është autoktone,…Përse?! Ne nuk e kemi aspak nevojën dhe as dëshirën ta tjetërsojmë veshjen tonë tradicionale me nji veshje tjetër, të huaj për ne, pa sikur të jetë ajo edhe më e “bukur” sesa e jona…. sepse, e jona është e jona! Kurse e huaja është e huaj për ne..! 

***

Për mbulesat në shkolla, Qeveria  si e Kosovës por edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet të jetë e prerë në këso çështjesh që kanë të bëjnë me traditën e huaj në mjediset shqiptare…për atë ka zero tolerancë, pra për këtë “mish të egër në trupin shqiptar”…dhe duhet të veprojë pa hamendje sikurse “shpata e demokleut”…një herë ta presë e ma kurrë mos ta ngjesë…!!! 

***

PO ÇMUMD TË PRITET TJETËR   

Po çmumd të pritet tjetër nga Halila… e Nexhmedina.. që shpikën “kombin kosovar”..?! Nuk janë pak kësi tipash(argatë…”të zënë si qetë në zgjedhë”) si në Kosovë, si në Maqedoni e si në Shqipëri dhe jo vetëm…., që punojnë për interesa të huaja dhe kundra interesit mbarëshqiptar..! Një fjalë e urtë shqipe thot: “ katundi qi duket nuk don kallauz”….  

***

Gjatë periudhave të caktuar historike por edhe si njolla të zeza në regjime të caktuara mbarëshqiptare ka pasur gjithmonë renegatë,.. gjithsecili në mënyrën e vet.. por për çështjen tonë dëmi ka qenë i njëjtë si ai i vjetëri si ky i riu… Për një renegat si ky,..Kapllan Resuli-viç..as që ia vlen të humbet kohë …megjithatë ka bërë mirë publicisti, D. D. që, me fakte, e shpalon fytyrën e vërtetë të tij, veçanërisht në pjesën e dytë të shkrimit te tij, të paktën për ata lexues të cilët nuk kanë patur mundësi të kenë lexuar apo dëgjuar diçka për kësi biçim “shkrimtarësh” me porosi apo mision kundra shqiptarëve…Nuk janë të paktë personalitetet që në fillim krijojnë emër sa për të përfituar simpatinë e masës së kombit të vet…dhe pastaj shfaqen me fytyrën e vërtetë, duke i rënë popullit të vet, brinjë më brinjë goditje të njëpasnjëshme dhe thika pas shpine,… alla Brut e Kas,… Cezarëve të tyre…?! Fytyra e tyre e vërtetë u del kur u bie maska ose thënë ndryshe kur përpunohen nga shërbimi inteligjent sërb, grek, turko-arab dhe jo vetëm,… prandaj dhe në pjesën e dytë të karrierës së tyre kur më, atyre, iu është larë truri por dhe mbarsur me programe e doktrina të tilla që, për shqiptarët dhe Shqiptarinë, janë shfarosëse, atëherë, dalin hapur kundra shqiptarizmit..! 

*** 

Të lumtë o mik atdhetar, histori-lanëve tonë dhe të tjerëve që janë shkurtpamës e që i shohin vetëm degët e lisit.. , atyre duhet thënë troç, drejt dhe skypas,  historinë e vërtetë shqiptare… ose ndryshe do të na zhbëhet historia jonë kombëtare..! 

***

Demokraci … nuk do të thotë “bashibozuk”, që gjithsecili për të pasur të drejtën të thotë çka t’i “pordh” mendja… demokracia i ka vijat e kuqe deri ku lejohet të shkohet me…”samovilija”,…dhe nëse vazhdon më tutje me dëmtimin e shqiptarizmit atëhrë të pritet gjuha… “pa pardon” sepse, e vetmja metodë e sigurtë për largimin e pjesës kancerogjene,…pra ,”mishit të keq”, nga një trup i shëndoshë, është metoda kirurgjike-kiretazha.. !  

***

Kryetari i Prishtinës.??? 

Rrofsh o mik vigjilent sepse, paske pasur sy prej shqiponjeje, ia paske dalluar ngjyrat e ilberit zotit Kryebashkiak apo Kryetar Komune.!  

Turp për një personalitet publik të solidarizohet me ndjenjat(ngjyrat) LBGT, duke e prishur kështu ligjin e Nënës Natyrë(Zotit)… madje dhe më keq…duke u thirrur në emër të të drejtave e lirive njerëzore të sajuara po nga njerëz të politikës së këtillë… të pamoralshme, denigruese madje shkatërruese për familjen, shoqërinë dhe mbarë njerëzimin..?! Me këtë akt të turpshëm po fyhen rëndë ndjenjat e njerëzve që jetojnë me nder duke  e mbajtur rendin e Nanës Natyrë(Zotit). Mashkulli për femër, femra për mashkull..! 

***

HYRJE NË NISMAT ME KURTHË  

(dëshirë adoleshentësh apo kurejshtje jermoshësh)  

Në nismat sllave, shqiptarët në përgjithësi dhe në veçanti ata të Kosovës, Luginës, Iliridës dhe Malësisë që kanë përjetuar ferrin serbomadh për së gjalli dhe ata të Çamërisë që kanë përjetuar shfarosjen makabre të andartëve grekë allaZervas, kurrë nuk guxojnë t’u besojnë, sikur dhe  t’ua shtrojnë me flori rrugën dhe t’ua lyejnë me mjaltë bukën,… këtyre fqinjëve gllabërues dhe kanibalë modern.  Pra rruga e shqiptarëve për në Evropë, kurrë nuk ka kaluar as në të kaluarën e hidhur, madje nuk shkon as tani në të tashmen e mjegulluar, nuk do të shkojë as dhe në të ardhmen tonë të panjohur përmes, “Beligradit”.! Sepse ky farë “qyteti bardhëështë i mbushur me qëllime të zeza katran të cilat burojnë nga “Naçertania” famëkeqe…. e Ilija Garashaninit për arsye se, më herët, serbet e Serbia ishin vetëmse Pashallëku i Beogradit?! Dhe herëdo-kurdo do të zbohen nga Tokat Ilire duke u kthyer në vendin e stërgjyshërve të vet ashtu siç patën ardhur në kohën kur ishin gjysmë të egër..!            

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu