ARKIVI:
23 Janar 2025

Rënia e Murit të Berlinit, ngjarja që ndryshoi rrjedhat e historisë

Shkrime relevante

Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ I pari i ekzekutivit z Albin Kurti...

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana...

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe lidhja e tyre me islamistët antishqiptarë

Nga: Rrezart Kalaja Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj: Lidhjet Politike dhe...

Skandal! Përse Sigurimet Shoqërore godasin Pensionet e Pedagogëve?

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here...

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

Florim Zeqa Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë
NGJARJA QË NDRYSHOI RRJEDHAT E HISTORISË
*Rënia e Murit të Berlinit para 30 vitesh, krahas bashkimit gjerman, njëherësh i hapi rrugë disa zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet e shekullit të kaluar: rënies së polaritetit bllokist, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e me këtë edhe të rrënimit të sistemit komunist. Kjo ngjarje, po ashtu, ndikoi proceset e filluara të shpërbërjes së Jugosllavisë, me ç’rast Kosova u shkëput nga sundimi i Beogradit për të përfunduar si shtet i pavarur.
Natyrisht se në këto zhvillime, rrëzimi i Murit të Berlinit, nxiti shqiptarët e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë në dy drejtime:
a) që të rrënonin monopolin e Lidhjes Komuniste dhe
b) të lirohen nga ripushtimi serb.
Kjo u pasqyrua me angazhimin e shpejtë dhe të gjithanshëm të elitës politike të Kosovës, nën drejtimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për ta themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, të parën parti politike me frymë perëndimore, që me mbi 700 mijë anëtarë nga radhët e të gjitha rrymave shoqërore shqiptare, shpejt u kthye në një lëvizje kombëtare, që mori përsipër këto procese historike:
a)rrënimin e strukturës së Lidhjes Komuniste si dhe
b) shkëputjen nga Serbia (me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kuvendin e Kaçanikut me 7 shtator 1990.)
Në këtë rrugë, intelektualët e Kosovës, duke u rreshtuar në anën e drejtë historike, patën ndihmën e drejtpërdrejtë të SHB-ave dhe të Gjermanisë si dhe mbështetjen e tyre të plotë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. E vertete se ai Mur ra, u shemb por Muret mbrenda ne shpirtrave nuk jane shembur .Kjo qenka e veshtire te shembet perderisa e tanishmja ka akoma gjurmet e te djeshmes fort te dukshem.Per at Mur jane shkruar me qindra mijera pamflete, historira e do te vazhdohet te shkruhet por Muret nostalgjike, muret e rrymes se vjeter jane te parrezuara.Duhet pune dhe shume te rrezojme dhe keto Mure qe jane brenda trupeve tane.

  2. Nga viti 1989 jetoj ne Gjermani E mbaj mend gjendjen para dhe pas
    bashkimit te dy Gjermanive Ndryshimi mes vet gjermanve te ndar ishte
    shume i madh Si nga gjendja ekonomike Si nga kultura per pune
    si nga kultura ne sjellje dhe karakteri i ndertuar kishte diferenca
    qe nje i huje shume i verente ! Por procesi i nivelizimit ka zgjate
    dhe ende nuk eshte kalu Nga se DDr- stilin rusofil e kishin te veshtire
    ta largojne Por investimet e medha kan pase ndikim te madh ne
    ndryshime pozitive Nuk thuhet kot se baza materjale dikton edhe
    kulturen e njeriut ! Jan bere investime teper te medha per
    ta barazue jeten e njerzve te ndare me dhunen e politikes qe
    interes egzistence e kan padrejtesine !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu