ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Rënia e numrit të nxënësve , dëshmi e moszhvillimit regjional në veriun e Malit të Zi

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Nga: Nail  Draga, Ulqin

Diskursi sociopolitik 

Moszhvillimi i pjesës veriore të vendit  dëshmohet edhe me rënien e numrit të nxënësve në dekadën e fundit, çështje e cila duhet të jetë preokupuese për strukturat qeveritare, sepse migrimi  i popullsisë  është bërë dukuri e përditshme me pasoja të mëdha shoqërore 

Në sajë të dhënave të publikuara kohë me parë nga Ministria e arsimit dhe Enti statistikor(Monstat) del qartë  se  popullsia në regjionin verior  është në rënie, ndërsa në Podgoricë dhe në Bregdet është  në rritje e po ashtu edhe shtimi natyror i popullsisë. 

Në regjionin verior  përveç se ka nxënës më pak në dekadën e fundit, po ashtu  në rënie është edhe shtimi natyror i popullsisë, sepse më tepër ka të vdekur se sa të lindur. 

Në dhjetë vitët e fundit numri i nxënësve në shkollat fillore është rritur për 1.679 nxënës. Numri ma i vogël i filloristëve  në periudhën dhjetëvjeçare(nga viti shkollor 2013/14 deri me 2022/23), është shënuar në vitin shkollor 2017/18, me 67.427, ndërsa në këtë vit janë regjistruar 69.400  nxënës.  

Diferencime  regjionale   

Në aspektin regjional në Mal të Zi  sa i përket numrit të nxënësve në pozitë me të favorshme është regjioni qendror që ka të bëjë me Podgoricën dhe ai jugor ku përfshihet bregdeti. Kështu numri i nxënësve në regjionin jugor për dhjetë vite  është rritur për 2.975, ndërsa në ate qendror numri i të regjistruarve në vitin shkollor 2022/23 është rritur për 2.401 nxënës në krahasim me vitin 2013/14. 

Sipas të dhënave nga Ministria e arsimit, të gjitha komunat e bregdetit  kanë shënuar  rritje të numirit të nxënësve; Ulqini ka 12 nxënës më shumë në këtë vit shkollor në krahasim me vitin 2013/14, ndërsa Budva ka madje 1.369 fillorist me shumë se një dekadë më parë.  Në këtë numër nuk ka dilemë se ka ndikuar migrimi i brendshëm i popullsisë, duke qenë Budva destinacioni parësor në bregdet për popullsinë në Mal të Zi. 

Ndërsa në regjion qendror, numri i nxënësve në shkollat fillore është më i lartë duke i falenderuar kryeqytetit, ku në Podgoricë në këtë vit janë regjistruar 2.754 nxënës  më shumë se në vitin shkollor 2013/14.  Një e dhënë e tillë dëshmon  se kryeqyteti mbetën qendra kryesore ku graviton popullsia nga viset tjera në Mal të Zi.  Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me  regjionin  verior ku  për periudhën dhjetëvjeçare (2013/14-2022/23)   është në disavantazh  me -3697,  nxënës, duke dëshmuar emigrimin e popullsisë dhe shpopullimin e vendbanimeve. 

Komunat shqiptare me trend pozitiv(!) 

Nga të dhënat për dy komunat ku shqiptarët janë popullsi shumicë, për këtë periudhë dhjetëvjeçare(2013/14-2022/23)  del se në Ulqin kishte me tepër 12 nxënës ndërsa në ate të Tuzit 88 nxënës. Një e dhënë e tillë mund të shpjegohet në sajë të imigrimit të popullsisë nga pjesa veriore e vendit e ate kryesisht boshnjake, dukuri e cila ka kohë qe është e pranishme ne territorin e tyre komunave. Pra kemi të bëjmë  me  migrim të  brendshëm të popullsisë, çështje e cila meriton një qasje të veçantë. 

Veriu po zbrazet   

Diferencimi regjional në Mal të Zi  nuk është dukuri e imagjinuar por realitet, sepse veriu është duke shkuar në zbrazje,  qe dëshmohet edhe nga saldoja migruese e cila ka qenë negative në  këto dhjetë vite. Në komunën e Bjellopoles dhe të  Plevlës për dhjetë vite kanë me pak për 800 nxënës, ndërsa hiç ma mirë nuk janë as  komunat Pluzhine, Zhablak dhe Shavnik. Nga ana tjetër Berana dhe Rozhaja janë me 400 nxënës me pak në krahasim me vitin shkollor 2013/14. Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me kryeqytetin e Podgoricës  si dhe komunat në bregdet.   

Në këtë informatë nuk kemi të dhëna se sa është numri i shkollave nepër komuna me numër minimal të nxënësve, sidomos në  zonat malore  që ka të bëjë me paralelet e ndara të cilat ka kohë që kanë numër minimal të nxënësve, që janë me paralele të kombinuara, duke qenë të rrezikuara të mbyllën.  

Pasojat e koronës në shtimin natyror  

Të dhënat e prezantuara në lidhje shtimin natyror të popullsisë për këtë përiudhë kohore dëshmojnë se periudha e korona virusit ka ndikuar negativisht në Mal të Zi..  

Kjo dukuri ka marrë  përmasa të veçanta duke  filluar  në vitin 2020 ku  kishte përmasat me -196, ndërsa e veçantë  ishte  në vitin 2021 që ishte i lartë me -2199. Në këtë vit në të gjithë regjionet është shënuar shtimi natyror negativ. Shtimi natyror negativ me i lartë ishte në regjionin verior (-1.240), pastaj ate qendror(-322),  ndërsa në jug(-557), dëshmi e pasojave të korona virusit. Numri me i lartë i fëmijëve të lindur është shënuar në Podgoricë (2.595), qe kanë qenë më shumë se një e treta (36.9%) të lindurve në Mal të Zi. Nga ana tjetër në Podgoricë ka qenë numri më i lartë i të vdekurve(2.318) që janë një e katërta (25.3%) nga numri i përgjithshëm në i të vdekureve në Mal të Zi.  

 

[Text Wrapping Break] 

Duhet përkujdesje qeveritare 

Ndihma për nxënësa me libra falas, duke filluar para dy vitëve për shkollën fillore është një veprim  i qelluar, ndonëse i vonuar, por duhen të mbeshtetën edhe çështje tjera si udhtimi, ndihma sociale familjare etj. Vetëm me një përkujdesje të programuar nga ana e qeverisë mund të ndikohet të ndalet hovi i migrimit të popullsisë në nivel të vendit apo emigrimin në botën e jashtme, në të kundërtën ky trend do të vazhdojë që për pasojë do të ketë moshënimin demografik dhe shpopullimin e vendbanimeve, me pasoja shoqërore për të tashmën dhe të  ardhmen. Nuk ka dilemë se çështjet e tilla me saktë do të dëshmohen në regjistrimin e popullsisë qe është paraparë të mbahet në nëntor të këtij viti. 

(Prill 2023) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu