ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

Republika e Shqipëris’e e viteve 1945-1990 ishte diktaturë apo shtet ligjor?

Shkrime relevante

2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!

Florim Zeqa Edhe pse në rrethanat e krijuara zgjedhjet nuk do t’na...

Çka mund të mësojmë nga studentët e Beogradit?!

 Ali Sh. Mehmeti  A është rritur një gjeneratë e ra në Serbi,...

Ferhat Draga, personalitet i përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare, përkujtim me rastin e 80-vjetorit të vdekjës (1944-2024)

Ferhat Draga(1873-1944) Nail  Draga, Ulqin Sipas të dhënave të dëshmuara familja Draga...

Lidhja Shqiptare për rikthim në katolicizëm, me seli në Bruksel, një fener i dritës dhe dinjitetit kombëtar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani  Bruksel, selia e shpresës së re shqiptare —...

Ti ishe fati ynë!

Emrin Tënd e kam skalitur në mendje, zemër e âsht. Atë do...

Shpërndaj

Nga: Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë
____
Përgjigjen na e jep Av. Nafiz Bezhani, lindur në fshatin Fterrë të Kurveleshit, më 3 janar 1928. Ish pjetar i LANÇ-it prej moshës 15 vjeçare, në Br.1S; përjashtuar nga PPSH pas Konferencës së Tiranës 1956; kryer studimet e larta në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik; në vitin 1992 Kuvendi Popullor e zgjedh Anëtar të Gjykatës së Kasacionit. Po këtë vit bën pjesë si avokat i 4 familjeve të dëshmorëve të ngjarjeve të 2 Prillit në Shkodër. Më 18 Gusht 1997 Kuvendi Popullor e zgjodhi Kryetar të Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurës të Zyrtarëve dhe personave të tjerë që kanë lidhje me mbrojtjen e shtetit demokratik, deri sa del në pension në vitin 2002.
* * *
“Është thënë, dhe përgjithësisht ëhtë pranuar, se regjimi monist, I drejtuar nga Enver Hoxha, ka qenë një nga regjimet më të egra në Evropë.
Por unë dëshiroj të evidentoj diçka tjetër, për të cilin nuk janë bërë komente, por që ka një rëndësi të madhe për analizën që bëjmë.
Ky regjim totalitar në Shqipëri, ka qenë regjimi më ligjor në Evropë. Ç’do gjë ishte e pasqyruar në ligje. Diktatura, nëpërmjet ligjeve
drejtonte jetën shoqërore, bile edhe jetën familjare. Janë pikërisht këto ligje, që shërbenin si bazë mbi të cilat justifikohej kryerja e veprimeve të dhunës. Kishe frikë nga ligjet edhe po të bëje një shaka.
E, pra, kishim të bënim me diktaturën e egër të ligjeve.
Dhe, kur në Shqipëri filluan proceset demokratike, krejt ndryshe nga vendet e tjera, ato erdhën me një rrëmbim të egër, që i ngjante një “uragani” politik shkatërrimtar.
Veprimet e kësaj periudhe, u karakterizuan nga konceptet anarkiste të çlirimit nga ligjet, të mosnjohjes së ligjeve, të kryerjes së veprimeve pa njohur limit ligjor.
Një situatë e tillë nuk mund të mos e kthente Shqipërinë në kaos politik, ekonomik e shoqëror.
Për një gjendje të tillë, pa dyshim, ndihmuan edhe erërat e forta dhe keqdashëse, që vinin nga Veriu, nga Jugu dhe nga Perëndimi.
Urrejtja masive kundër regjimit të diktaturës së egër të ligjeve, shërbeu për të ndezur zjarrin e urrejtjes, ndërsa erërat që frynin nga jashtë kufijve tanë, i dhanë flakën për të djegur vendin.
Dhe pasojat shkatërruesi njihen mirë. U kryen vepra macabre kundër pasurisë publike:
– u shkatërruan dhe u dogjën kombinate;
– u dogjën uzina e fabrika me vlera kolosale;
– u dogjën plantacione me ullinj e agrume;
– u shkatërruan shkolla dhe vepra kulturore;
– u rrënua, pra, u dogj e gjithë Shqipëria!
Por ky ishte vetëm fillimi.
Njerëzit antiligjorë, që kishin marrë pushtet, i shtrinë gjithnjë e më shumë veprimet e tyre antiligjore.
Filluan vëllavrasjet.
Në zonat tona veriore, ku ishte harruar gjaksia dhe hakmarrja, u zgjuan nga gjumi letargjik dhe krisi pushka. Mijëra njerëz filluan të ndjejnë frikën e kësaj dukurie barbare dhe të mbyllen nëpër shtëpira.
U harrua edhe një ligj që detyronte të rinjtë të mbaronin shkollën tetëvjeçare. Filluan analfabetët e parë, numëri i të cilëve u rrit çdo vit, aqsa tani të kujton regjimin feudal.
Por veprimet anarkike kundër ligjit, u treguan njerëzve rrugët e veprimeve më skandaloze, që asnjëherë nuk i ka njohur morali, zakoni apo ligji shqiptar.
Dhe për të gjitha këto unë nuk do të thoshja se nuk mund të fajësohet karakteri i të riut shqiptar, siç thonë disa, për shkak se historia tregon të kundërtën.
Nuk mund të fajësohet as varfëria e vendit tonë, sepse përsëri historia tregon të kundërtën, se ky vend ka qenë shumë më i varfër dhe nuk ka pasur dukuri të tilla; nuk mund të akuzohen shërbimet inteligjente të vendeve të huaja, sidomos ato të fqinjve tanë, sepse kundër tyre vepron një apparat i tërë, siç është Shërbimi Informativ Shtetëror.
Atëhere?
Është polititika, dhe vetëm politika, ajo që duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha ato që ndodhin në Shqipëri, sepse ajo i ka dalë për zot vendit, ajo ka kërkuar votëbesimin e popullit me premtimet për ta udhëhequr në qetësi, paqe e demokraci; pra, ajo që merr përsipër detyrën e vështirë të udhëheq shtetin shqiptar.
Dhe, sigurisht, nga kjo analizë duhet kuptuar se për çdo veprim rebelimi apo anarkie, politika mban përgjegjësi, sepse ajo duhet të mirrte masat efektive për të mos i lejuar rebelimet antiligjore.
Le të marrim si shembull ngjarjet që ndodhën në vitin 1998, kur masa të rebeluara dogjën Kryeministrinë e Kuvendin. Në këtë periudhë, pushteti ishte në drejtimin e Partisë Socialiste, prandaj ajo mban përgjegjësinë politike që nuk ka krijuar mundësinë e stabilitetit, për të cilin kishte premtuar, përgjegjësinë morale e ligjore; ka Këshill i Ministrave, që është i ngarkuar drejtpërsëdrejti me ruajtjen e rendit; por nuk mund t’i shpëtoi përgjegjësisë as ajo forcë politike që mund të përdorte influencën e vet për të ndaluar veprimet antiligjore; bile edhe ato forca që qëndruan në hie, duke shikuar me indiferentizëm këtë veprimtari kriminale, për shkak se heshtja e tyre do të thotë pranim: “Silentio essentio”. (Heshtia është miratim).”
Shënim: Nxjerrë prej librit “MËKATARË-3”, ARTINI, Prishtinë, 2003, f.51-52

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu