ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Republika Serbe në Kosovë

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga Lis Bukuroca

A ka premtuar Serbia njohjen e Kosovës për shtetin serb brenda Kosovës, të cilën po e quajnë „Asociacion“ apo „Zajednicë?“

Jo! Nëse jo, pse e nënshkroi akademiku „Zajednicën” ku shkelej 23 herë Kushtetuta? Ishte detyrë e tij të shkatërrojë jo vetëm LDK-në, por edhe të shpërbëjë Kosovën me një republikë serbe, e cila do t’ishte e pavarur nga Qeveria e Kosovës, apo ishte vazhdimësi normale e punës si në Krahinën Socialiste Autonome?

Meqenëse Serbia e konsideron Kosovën krahinë të veten, si arsyetohet republika serbe brenda krahinës serbe? Si të shpjegohet kjo skizofreni politike?

Pse përligjet shpërblimi i Serbisë – edhe nga Mustafa- dhe pse merren si të mirëqena halucinacionet shoviniste serbe për epërsinë hyjnore e racore ndaj shqiptarëve?

Pse Luginës i imponohet me dhunë vogëlsia racore përballë serbeve hyjnor?

Si mund të shpërblehet Serbia me një Asociacion, në fakt me një republikë me kompetenca ekzekutive pa kërkuar ndjesë dhe pa u penduar, madje edhe duke kërcënuar?!

Pse pa paguar dëmshpërblim për 20.000 gra të dhunuara, 

për 13.000 veta të vrarë, 

për 100.000 shtëpi të shkatërruara 

për deportimin e 50% të popullsisë

dhe pse pa i kthyer mbetjet e njerëzve të masakruar dhe të sekuestruar nga pinjollët e Millosheviqit?

Pse opozita nuk përpiqet të përmirësojë gabimet e tmerrshme të Thaçit dhe akademikut, por lufton me pasion për t’ia plotësuar dëshirat Vuçiqit dhe Dacit, Daçiqit? Pse Mustafa dhe Dulla që në kohën e Rugovës as që guxonin t’i afrohen LDK-së, sot janë militantët kryesorë për sendërtimin e „Zajednicës“?
Pse?

Republika Serbe brenda Kosovës do t’ishte shpërblim Serbisë duke shpërfillur  deportimet, masakrat dhe mjerimet e shkaktuara në Kosovë.

Ajo u shpërblye për gjenocidin në Bosnjë me një republikë, ku nuk kishte ekzistuar kurrë! Ajo u shpërblye me shtet kishtar në Kosovë dhe tani pret shpërblimin e tretë, Zajednicën, si „republikë online“ për 100.000 serb të shpërndarë nëpër Kosovë.

Çdo lloj autonomie serbe garanton mbetjen e Serbisë në Kosovë, por edhe të Rusisë! „Zajednica“ është parapërgatitje për konfliktin e ri dhe destabilizim i Kosovës, edhe i Maqedonisë. Edhe këto  i konvenojnë Rusisë. Me “Zajednicën” Veriu është një hap larg shkëputjes!

Rugova pat refuzuar autonominë substanciale para se të ishim çliruar. Kurti e refuzon republikën serbe pas çlirimit. A duhet të trishtohemi pse po e refuzon Kryeministri dëm/shpërblimin e Trumpit për Serbinë? Jo, ajo duhet të dëgjojë brengat shqiptare dhe, në rast se nuk bindet, atëherë fragmentarizmin e Kosovës ta pengojë me pranimin e Kosovës në NATO apo të garantojë integritetin territorial! Nuk mund të lejohet „Zajednica“ e Mustafës dhe Thaçit pa një garanci shtesë nga SHBA-të dhe Europa.

„Zajednica“ me pushtet ekzekutiv, do të kontrollohej nga Serbia dhe Rusia! Kjo duhet t’i bëhet e qartë Qeverisë Biden. Kjo dëshmohet edhe në Bosnjë. Serbet duhet të kenë po aq të drejta, sa shqiptarët e Luginës

Po „pse s’i thoshe Amerikës më 1999-ën “kthej aeroplanat n’shpi se jemi sovran?“ Sepse atëherë nuk ishim sovran! Sepse atëherë ishim krahinë serbe! Sot jo. Dhe, SHBA, për fat nuk na konsideron koloni, por shtet sovran! Biden nuk është Trump!

—–

Libra nga Lis Bukuroca:

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu

Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht

* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu