PËRGJIGJE IBRAHIM KELMENDIT
UNË SHKRUAJ MË FAKTE E TI IBRAHIM KELMENDI ME RRENA
Ҫuditërisht, Ibrahim Kelmendit i pengon çdo figurë që ka kontribuar për çeshtjën kombëtare, dhe bënë përpjekje t’i diskreditojë secilin, për të dalur vetë mbi sipërfaqe. Përpjekjet e tij për ta deskredituar çdo shqiptarë , i takojnë zhanrit të thashethemeve dikur në oda e tani në kafene dhe FB. “Faktët” e tij për t’i deskredituar janë thashethemet e udbashave, të cilat “fakte” ose i ka sajuar vetë ose është i detyruar nga padroni i tij për të përhapur sa më shumë dezinformata kundër çdo vepriimtarie kombëtare.
Ibrahim Kelmendi e paska analizuar emisionin “Personale” dhe qenka habitur kur ka dëgjuar për aktivitetët e mia dhe të ekipit tim, në Bruksel gjatë viteve 1981-1999.
1. Enver Hadri ishte poet dhe arkitekt, thashë në këtë emision dhe tani për opinionin po tregoj se më 1963 Enver Hadri si gjimnaist kishte botuar në revistën “JETA E RE” , ku asokohe botonte edhe Ali Podrimja që bënin pjesë në të njejtin klub letrar. Më çliimin e Kosovës, unë e bëra përgatitijen e poezive në dorëshkrim që kishte lënë Enver Hadri dhe bashkë më Ali Podrimjen, Salih Bashotën dhe Dan Ibrahimin e botuam përmbledhjen me poezi të Enver Hadrit. Pra , ja fakti i parë që Ibrahim Kelmendi po rrenë dhe po përpiqet ta minimizojë figurën e Enver Hadrit dhe fjalët e mia t’i shpalli të rrejshme.
2. Rrezistenca që e ka themeluar Enver Hadri , ka ekzsituar qe nga 1974, ku anëtarë kanë qenë: Riza Budakova, Ramë Ramosaj, Agim Demaj, Ramadan Gashi. Rezistenca e Enver Hadrit e ka pasur organin e saj që quhej ZËRI I KOSOVËS” shqip frengjisht dhe është botuar rregullisht deri më 1983. Ja një kopje e kësaj reviste.
3. Demonstratën e 26 qershorit 1981, në Paris e kanë organziar Idriz Basha (më vonë ambasador i Shqipërisë në Belgjikë) dhe anëtarët e Ballit Kombëtar dhe lejen për manifestim e kanë marrë shumë më herët. Kërkesa e Kadri Zekës për të manifestuar në Bruksel ka ardhur pasi është marr leja në Paris. Kadri Zeka pas shumë përpjekjeve dhe bisedave më Ernest Vatan Severin, me Sadik Tolaj, Hysen Xhelilin, vendosin të kërkojnë ndihmën e Enver Hadrit që të merrte lejen në komunën ku duhej të manifestohej. Takimi në mes Kadri Zekes, Muharrem Beirishes dhe Enver Hadrit dhe meje është mbajtur afër parkut BOIS DE LA CAMPBRE. Mehmet Gradina nuk ka pasur lidhje më ketë manifestim , sepse ai e ka pasur një shtypshkronjë të tij dhe nuk është marr më kerksa zyrtare ne policie në komune. Pra, edhe këtu rrenë Ibrahim Kelmendi dhe më e keqja është se ky nuk tregon se atë mbrëmje militantët e Ibrahim Kelmendit ia kanë shpërthye 4 gomat e kerrit të Kadri Zekës, nga inati që Kadriu është takuar me ne. Katër gomat të nesermën i ka paguar dhe rregulluar HAZIR DERALLA ose Hazir Haziri siç e quanim ne në Belgjikë. A është e veretë Ibrahim Kelmendi që Kadriut ia keni shperhtye 4 goma? Ibrahim Kelmendi shkruan se e paskan ruajtur Enver Hadrin që paskan dyshuar si njeri i UDB-së, ndoshta e kanë ruajtur por fakti është se Enver Hadri ishte përgjegjës për atë manifestim dhe nga policia që e ka siguruar manifestimin Enver Hadri ishte përgjegjës dhe duhej të ishte preznet. Në Belgjikë, për çdo demonstratë është një përgjegjës (ai që e ka bërë kërkesen) dhe ai duhet të jetë prezent e ne rast thyerje përgjegjësi i paguan të gjitha dëmët. ENVER HADRI është dashur të qendronte e unë Gani Azemi, Jusuf Selenica, Vehbi Ibrahimi kemi shkuar në Paris pasi që atje komuniteti serb ishte më i madh e shkuarja jonë do shtonte numrin e manifestuesve.
4. Komiteti për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut është formuar në prill 1983, jo nga Xhafer Shatri, por nga ne: Enver Hadri, Reshat Sahitaj, Behare Rexhepi dhe Gani Azemi. Më 1982 , unë isha organizator i celules së treshit 3-shit ku e formova celulen më Enver Hadrin dhe Gani Azemin në banesen e Gani Azemit e më autorizimin e Sabri Novoselles. Ende i kam letrat që vinin nga selia e Lëvizjes ku shkruan: “Treshi i juaj është më aktivi dhe më produktivi në Europë”. Më kalimin e kohës jemi njohur më Xhafer Shatrin dhe më 1983 në Strasburg , më kërkesën e Enver Hadrit është organizuar demonstrata. Në këtë demonstratë para masës ka folë Bedrije Jusufi gruaja e Qamil Zekollit dhe tjerët. Më ndarjën e Lëvizjes në dy krahë, Xhafer Shatri na ka ftuar në Gjenevë në qershor të vitit 1986, ku në këtë takim nga Komiteti ynë ka shkue Enver Hadri dhe Gani Azemi. Në këtë takim Xhafer Shatri ka kërkuar që Anna Ebeling bashkëpunëtorja e Enverit të përkthente për Komitetin SOS Kosova që e mbante Xhafer Shatri, por Enveri ka refuzuar. Në këtë takim është vendosur që Enveri të shpërndante materilaet e Xhaferit në P.Europian por jo të shkrihej në Komitetin SOS Kosova të Xhaferit. Pra, Ibrahim Kelmendi edhe më këtë rast rrenë.
5. Në demonstratët e Frankfurtit që Ibrahim Kelmendi e minimzon, është e vertet që unë, Jusuf Gërvalla, Gani Azemi dhe Beharja kemi qenë në ballë të demonstratës. Pas demonstratës, ishte një sallë ku unë dhe Jusufi kemi qenë të ulur në rendin e dytë ose të tretë (nuk më kujtohet saktë). Jusuf Gërvalla më tha të dilja ta recitoja një poezi. Pas meje Jusufi doli e kendoi një këngë. Një djalosh më mjekër erdhi dhe na bëri një fotografi mue edhe Jusufit. Unë ia kërkova që të ma dërgonte fotografinë. Jusufi më tha : “ Leje se këta nuk i dërgojnë askujt”. Pra, edhe këtë ngjarje Ibrahim Kelmendi ka dëshirë të mos kishte ekzistuar. Po ia përkujtoj se në këtë demonstratë Gani Azemi e pyeti Jusufin a ta thonim parullën “ Beograd, Helsinku WARUM !” , Jusuf Gërvalla tha : “Po more, pse jo!” Kjo parullë nuk ishte e shkruar, për ata që mbanin megafona, por ne e kishim megafonin tonë që e mbante Fatmir Tahiri. Pas nesh masa e perseriste këtë parullë e që disa e shikonin Jusufin më dyshim pse u doli edhe një parullë që nuk ishte e shkruar. Kjo është e verteta dhe realiteti Ibrahim Kelmendi, e jo siç bënë përpjekje ti t’i humbish çdo gjë që nuk e ke bërë ti!
6. Rasim Zeneli është plagosur rëndë nga Zorica Aleksiq. Rasim Zeneli i paguante autobuset e mbushur me shqiptarë për të demonstruar në Gjenevë, Bon , Bruksel etj. Rasim Zeneli ende sot është në karrigë invalidore, dhe pasi nuk qenka enverist si ti qe ke qenë, edhe këtë ti ke dëshirë ta injorosh. Pse Zoriqa të tentoi të ikte nga gjermania për Beograd, me aeroplanin e JAT-it. Pse në gazetat gjermane Rasim Zneli trajtohet si vrasje poltike? Pse në gazeta gjermane shkruan se Zorica Aleksiq ka ushtruar në podrumet e ambasadës jugosllave si me vra Rasim Zenelein? Pse për këtë atentat u arrestuan edhe zyrtarë te ambasades se Beogradit? Lëri ato broçkulla tua, se je ba bajat o Ibrahim Kelmendi!
7. ROZOLUTA E PRILLIT 1989-Historike për shqiptarët por jo për Ibrahim Kelmendin
Për fat që rezoluta e parlmaneti është e protokoluar dhe e ruajtur në arkivin e .P.Europian. Unë e kam origjinalin sepse ditën kur aprovohet një rezolutë origjinali i saj shpërndahet në qindra kopje. Për ta vertetuar se Ibrahim Kelmendi përhapë dezinformata dhe konfuzitet dhe rrenë ja çka shkruan në këtë rezolutë në paragrafin e parë faqe 2- Konsiderojmë që në baë të informatave që na ka furnizuar Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (dmth Komiteti ynë se tjeter nuk ka ekzistuar v.i. ) , Marrëveshja e Kushtetutës së 1974 etj etj ejt . Pra, siç po shihet në tesktin e rezolutës se Parlamentit Europian , kjo rezolutë dhe shumë të tjera janë inicue nga Enver Hadri, e jo qysh po shkruan Ibrahim Kelmendi se ne qenkemi informuar nga gazetat. Po habitem si ka guxim të kundërshton dokumentin e aprovuar nga 613 eurodeputetë dhe të arkivuar e që secili shqiptar mundet me e kerkuar në arkiv të P.Europian?! Kjo i bie sikur të thuash muzi është i zi e jo i bardhë. Ibrahim Kelmendi , me rrena nuk mundesh me hy në histori!
8. RRENA E FUNDIT e Ibrahim Kelmendit është kur na rrefen për Mahmut Bakallin, Resmijen dhe Feim Hotin.
Ibrahim Kelmendi i referohet spiunit Shefqet Hasanit, se si ai paska qëlluar në Bruksel në një shtëpi të një shqiptari e aty paskan biseduar më Resmijen, Mahmutin dhe Feimin DHE ATY PASKA TROKITUR GANI AZEMI. Sipas Ibrahim Kelmendit dhe spiunit Shefqet Hasanit, Gani Azemi paska kërkuar nga Mahmuti të vjen në akademinë përkujtimore për Enver Hadrin. Kjo është një rrenë sipas skenaristëve të Holivudit. Resmija motra e Mahmut Bakallit ishte e martuar me Feim Hotin . Këta punonsi mësues të shkollës shqipe në Bruksel, por qëllimi i tyre ishte t’i kontrollonin familjet shqiptare se kush po shkon në demonstrata? Kush nuk po i dergon fëmijët në shkollën të Resmija nuk ia vazhdonin pasaportën etj. Resmija dhe Feim Hoti vendqendrimin e kanë pasur në darka e dreka të shokët e Ibrahim Kelmendit. Këta shokët e Ibrahim Kelmendit i kishin punët mirë më Resmijen dhe Feim Hotin e kush i kishte më këta punët mirë, i kishte edhe më ambasadën e Jugosllavisë edhe më UDB-ën. Këta tipa janë të mirë për Ibrahim Kelmendin.
Gani Azemi nuk ka pasur nevojë ta ftonte Mahmut Bakallin për akademinë përkujtimore për Enver Hadrin dhe as që ka shkue. Por Ibrahim Kelmendi po i beson SPIUNIT të UDB-së , atëherë e ta baj me shnet spiunin dhe rrenen.
PS/ O, Ibrahim Kelmendi, Unë nuk hidhërohem edhe pse ti rrennë, por nuk po e kuptoj pse rrenë?! A je i detyruar, apo e ke veç më krijuar konfuzitet?! Nëse je i detyruar nga UDB-a, e kuptoj që ske qare pa i perzie punët, e nëse e ke veç për qef me krijue kunfuzitet të denon ZOTI kur i akuzon tjerët që sakrifikuan çdo gjë për çlirimin e Kosovës FUND