ARKIVI:
15 Shkurt 2025

Rexhë, qysh e more penzinë? 

Shkrime relevante

Rreth organizimeve panislamike të shqipfolësve në Perëndim

Në foto: Hoxhë Nesim Demiri Ibrahim Kelmendi, Gjermani  Tematikë problematike - organizimet islame...

El Diario Palentino (1962) / “Një studente e re e spanjishtes studion në Madrid : Mbretëresha e Shqipërisë…”

Mbretëresha Geraldinë (1915 – 2002) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Shkurt 2025  “El...

Nga kujtimet e Bekim Fehmiut me Irena Papas dhe kënga e tyre për dashurinë

Aktori shqiptar që rrëmbeu vëmendjen e shumë regjisorëve të huaj, Bekim...

Ftesë për media nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 

Prishtinë, 14 shkurt 2025 Ftesë për media Me rastin e 17 vjetorit të...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

-Tuj ik! 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Mas e ha krejt dardhën, a s’pat vjen gjynah shka hjeka unë tej hypa n’dardhë?”, publikuar më dt. 9 Prill 2024 

Nga folklori i pasur i Turjakës së Zatrqiqit, pjesa e njëmbëdhjetë (11) 

Rexhë Zeka, i Familjes së Miftar Salihve të Bublit, a kânë  hajgaregji i hollë. Hajgaret i ka përdor ku e kanë venin dhe iu kanë gjet. Me hajgare ai shpesh ka pshtu pi hyqymetit e iu ka pa hajrin hajgareve. Kur ishin pas shkue niherë milicia e Stanicës Milicisë se Rahavecit me gazikë me e marrë Rexhën se ka pas naj denim, ai ju del me ni ni krah kashtë e ni duj tallë përpara. Kashtën e tallën ja qet gazikës*). Net t`han se se a lodhë.

Kur e shohin milicia se shka kush âsht, thonë:

-Ikni se te koka budallë he mozomakeq por qysh erdhum ktu se?

Unë shpesh e takoja Rexhën, në livadhe. Ai e ka pas ni shtagë, kishe mu majt, si invalid i Luftës së Dytë Botërore (Luftës Nacional Çlirimtare) por hecke ma shpejt se unë kur hike n`mal që nuk e shihnin.  Rexha ish pas kânë luftëtar e më vonë, “veteran i luftës” por unë nuk e dija se ai a kânë luftëtar dhe një ditë e veta:

-Jeni invalid i luftës?

-Po!

– A jeni kânë n` luftë a?

-Poo!

-A keni penzi si luftar ?

-Po, kam.

-Qysh e more penzinë?

-Tuj ik tha ai dhe iku nga unë, “vetreani” e mua mi kujtoi ”veteranët e rrejshëm” të ditëve tona por që ai mua më tregoi drejtë.

*) Gazikë, makinë policore e ushtarake që përdorej për terene malore. Nuk përdoret më. Nuk ishte as në fjal. e gjuh. shqipe.

Vazhdon

Malmö, 12 prill 2024

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu