ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Rezulatet e zgjedhjeve, gjysma e komunave shkojnë në balotazh

Shkrime relevante

Shpërndaj

Balotazh do të ketë në kryeqytet, në Prishtinë, mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosja është partia me më së shumti pjesëmarrje në balotazh, gjithsej dhjetë, përfshirë edhe Gjakovën, Gjilanin e Prizrenin si komuna të mëdha.

Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.

LDK-ja është në nëntë komuna në balotazh e PDK-ja në tetë.

Sipas rezultateve aktuale këto janë komunat ku do të ketë balotazh:

Prishtinë, VV – LDK

Gjakova, AAK – VV

Drenas, PDK – Driton Ajazi

Dragash, PDK – LDK

Istog, LDK – AAK

Kaçanik, PDK – VV

Fushë-Kosovë, LDK – VV

Kamenicë, PSD – VV

Podujevë, VV – LDK

Prizren, VV – PDK

Shtime, PDK – VV

Viti, LDK – VV

Vushtrri, PDK – LDK

Malishevë, Nisma – PDK

Junik, AAK – LDK

Mamushë, Nisma – PDK

Kllokot, Lista Serbe – SNS

Vazhdon të prijë në kryeqytet Arben Vitia. Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar rreth 40% e votave, kandidati i VV-së ka fituar 42,82%, përcjell Bota sot.

Përparim Rama nga LDK  ka pësuar rënie me 28,99% të votave, ndërsa Uran Ismaili  i PDK-së është ngritur pak me 21,17% të votave.

Ndërkaq Daut Haradinaj ka 4,61% të votave.

ImageKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, që njëherësh është kryetar aktual në këtë komunë, ka fituar 63.60 për qind pas numërimit të 50 për qind të votave.

I dyti në këtë komunë është Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar rreth 25 për qind të votave.

Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza po prin në zgjedhje.

Numërohen mbi 50 % të votave në Prizren, prin Mytaher Haskuka

Në Prizren janë numëruar mbi 50 % të votave deri tani, më saktësisht 56.51 %, ku po prin Mytaher Haskuka.

Kandidati i Vetëvendosjes momentalisht ka 41.28% të votave të numëruara deri tani ose 13.502 vota derisa pas tij është Shaqir Totaj i PDK-së me 30,67% ose 10.033 vota.

Anton Quni i LDK-së po radhitet i treti, me rezultatet e deritanishme, me 14,90% ose 4874 vota.

Rezultatet aktuale japin shenjë se Prizreni mund të shkojë në balotazh mes Mytaher Haskukës të Vetëvendosjes dhe Shaqir Totajt të PDK-së.

Fushë-Kosova drejt balotazhit

Fushë-Kosova po shkon drejt balotazhit në zgjedhjet lokale të mbajtura sot.

Në vend të dytë është Enver Bajçinca i VV-së me 25.98 për qind të votave.

Rrahim Tërnava i PDK-së ka 23.09 për qind të votave.

Numërohen mbi 60% të votave në Gjilan, rezultati i ngushtë mes Hazirit dhe Hysenit

Janë numëruar mbi 60% të votave në komunën e Gjilanit. Sipas këtyre rezultateve, po udhëheq kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Alban Hyseni me 45% të votave, i pasuar nga kryetari aktual, Lutfi Haziri me afër 43% të votave.

***

Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me 57 për qind të votave të numëruara, Hamza ka fituar 52.96 për qind të votave.

I dyti është kryetari aktual i komunës, Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai, sipas rezultateve preliminare ka fituar 35.31 për qind.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri – njëherësh kryetari aktual i komunës – ka fituar 59.81 për qind të votave pas numërimit të 48.27 për qind. I dyti është Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me 22.41 për qind.

Ndërkaq, kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e Listës Serbe po prijnë në pothuajse të gjitha komunat me shumicë serbe.

Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Të dhënat e publikuara në ueb-faqen e KQZ-së përfshijnë vetëm votat e rregullta dhe jo ato me kusht dhe nga jashtë Kosovës. Në komunat e tjera, përpunimi i votave është duke shkuar më ngadalë dhe ende është e paqartë nëse në to do të ketë fitues në raund të parë apo do të shkojnë në balotazh.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.

Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Ky kandidat po prin bindshëm në Obiliq

Në Komunën e Obiliqit po prin bindshëm kryetari aktual i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Sipas të dhënave të KQZ’së nga numërimi i rreth 14 mijë votave, Gashi ka 50.49 përqind.

Pas tij renditet Halil Thaçi i Vetëvendosjes me 20.73 përqind, pasuar nga Mehmet Krasniqi i LDK’së me 9.80 përqind.

Goran Dancetovic me 7.27 përqind, Ajet Berisha me 6.26 përqind, Xhelal Krasniqi me 2.94 dhe Hanefi Musliu me 2.51 përqind.

***

Sipas rezultateve të deritanishme, Arben Vitia i VV-së po prin në Prishtinë me 42.48% të votave.

Përparim Rama i LDK-së, ka rënë në 30,71%.

Ndërsa, është ngritur për pak Uran Ismaili i PDK-së me 20,13%, përcjell Bota sot.

ImageNdërkaq, AAK me Daut Haradinajn, ka marrë 4,76% të votave.

Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.

Ja cila parti është e para në komunën e Istogut?

Partia e dytë po del AAK-ja me 24% të votave, ndërsa LVV-ja me 21%.

Kandidati i PDK-së ka arritur të siguroj deri më tani vetëm 7% të votave.

Ndryshe, KQZ-ja po vazhdon përditësimin e rezultateve zgjedhore.

PDK ende nuk po mund t’I gëzohet fitores në komunën e Drenasit. Si një komunë që e kishte për shumë vite si basion të saj, PDK-ja në këto zgjedhje ka shënuar rezultat më të dobët.

Deri më tani PDK-ja nuk ka siguruar 50% të votave, derisa më parë arrinte ҫdo herë mbi 60%.

Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin, ia ka zbehur fitoren duke marrë deri tani rreth 30% të votave.

Si parti e tretë deri më tani ka dalë LVV-ja me 17% të votave.

Agim Bahtiri e humbi Mitrovicën, ja për sa përqind po prin Bedri Hamza?

Në bazë të reaultateve të deritanishme në një përqindje të madhe, PDK-ja me kandidatin e saj Bedri Hamzën po prin në komunën e Mitrovicës.

Kryetari aktual, Agim Bahtiri ka marrë deri më tani 35% të votave, derisa Hamza ka mbi 53% të votave.

Ndërkaq kandidati i LDK-së ka marrë mbi 11% të votave.

KQZ vazhdimisht po përditëson rezultatet zgjedhore.

Naim Ismajli, kryetar i shumë mandateve në Shtime rrezikon ta humbasë Shtimen.

Kjo pasi sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës është në garë të ngushtë me rezultat me Qemajl Aliun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ismajli sipas të dhënave të KQZ-së të orës 20:47, ka marrë 46.23% të votave teksa Qemajl Aliu 42.21% të votave.

I treti në këtë komunë me rezultat është Bedri Zeqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 11.56% të votave të numëruara.

Me një diferencë të vogël të votave në komunën e Vushtrrisë është duke prirë Partia Demokratike e Kosovës.

Kështu kandidati i kësaj partie, Ferit Idrizi sipas rezultateve të para të KQZ-së ka fituar 4.751 apo 36.16% ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri ka fituar 4.286 apo 32,62% të votave.

Image

Rezultati Vushtrri

Arben Vitia i VV-së po vazhdon të prijë në kryeqytet

Uran Ismaili ka fituar 18%, ndërsa Daut Haradinaj 5% të votave.

Image

Rezultatet e para në Prishtinë, prin Arben Vitia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur numërimin e votave.

I dyti është kandidati i LDK-së Përparim Rama me 30 për qind, përcjell Bota sot.

Uran Ismaili i PDK-së ka marrë mbi 13 për qind, ndërsa Daut Haradinaj i AAK-së 11 për qind.

Fillon numërimi i votave edhe në Deçan, ky është rezultati momental

Ka filluar numërimi në komunën e Deçanit ku po prin me vota kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj ka 63.23% të votave apo 196 vota gjithsej ndërkohë në vendin e dytë është kandidatja e LDK-së, Hyrije Dobruna me 16.13% apo 50 vota gjithsej.

Ndërsa VV-ja ka 9.35% të votave apo 29 vota gjithsej teksa procesi i numërimit është ende në fazën primare.

Ndryshon rezultati në Podujevë në favor të LDK’së

Në Podujevë ka ndryshuar rezultati kur janë numëruar mbi tetë mijë vota. Aktualisht po prin kandidati i LDK’së, Ekrem Hyseni, raporton Express.

Rezultati i KQZ’së për Podujevë, kandidati që po prin me vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave në Podujevë dhe publikimin e rezultateve.

Deri tash atje janë numëruar rreth 5 mijë vota.

Bazuar te ky numërim, prin Shpejtim Bulliqi i VV’së me 46.13 përqind, Ekrem Hyseni ka 42.79 përqind, Floretë Zejnullahu 7.34, Besnik Tahiri 2.30, Gazmend Islami 1.00 dhe Xhemajl Hasani 0.45 përqind.

Rezultatet e para në Klinë sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar t’i publikojë rezultatet e para nga votat e numëruara deri më tani, raporton Express

Në komunën e Klinës sipas votave të publikuara deri më tani nga KQZ, po prin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, me 2 mijë e 339 vota, apo 46.73%.

I dyti renditet EsatRaci i Partisë Demokratike të Kosovës, Esat Raci, me 1 mijë e 249 vota, apo 24.96%.

Pas tij renditet Besim Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Hoti, me 937 vota, apo 18.72%.

Rezultatet e para nga Istogu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar t’i publikojë rezultatet e para nga votat e numëruara deri më tani.

Në komunën e Istogut, sipas votave të numëruara deri më tani po prin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, me 217 vota, apo 42.47%.

Pas tij renditet kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, me 146 vota, apo me 28.57%.

I treti renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Avdiaj, me 11 vota apo me 21.72%.

Pas tij renditet Ali Nimanaj i Partisë Demokratike të Kosovës, me 32 vota, apo 6.26%.

Kandidati i pavarur Idriz Blakaj deri më tani ka 5 vota, apo 0.98%

Në Mitrovicë numërohen mbi 10 për qind të votave, Hamza pa balotazh

Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës po prin me mbi 52 për qind të votave nga më shumë se 10 për qind të atyre që janë numëruar.

Pas tij vjen Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje me 36.6 për qind.

Armend Agolli ka 10.55 për qind të votave.

Image***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot.

Në këtë link, mund të gjeni në kohë reale rezultatet nëpër secilën komunë, varësisht nga numri i votave që janë numëruar.

Ndryshe, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë dhe të gjitha qendrat e votimit janë të mbyllura.

“Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve, anëtarët e këshillave të votimit duhet të zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit në mënyrë që vullneti i qytetarëve”, tha Radonqi.

Sipas të dhënave preliminare të mbi 95 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu