ARKIVI:
1 Mars 2025

Ribotohet e plotësuar “KOSOVA” I-V e Jusuf Buxhovit

Shkrime relevante

Propaganda …!

Nga: Temsi Semi ___ Propaganda në Kosovë ! ___ Propaganda e nxitur nga një peizazh...

Diaspora Shqiptare dhe fitorja e Vetëvendosjes: Një dritë për të ardhmen e Kosovës

Nga: Luan Dibrani Kosova, një popull me një histori të dhimbshme dhe...

Kur zuzarët e pushtetit tërhiqen pas maskave, populli rindërton shpresën

Shkruan: Rrezart Kalaja Zuzarët e pushtetit, me sy të verbuar, Në errësirë shkelin,...

Zgjedhjet në Kosovë dhe vota e diasporës

Nga: Nexhmije Mehmetaj Vota e diasporës duhet të jetë një mjet për...

Memorandumi i Budapestit apo pse Presidenti Trump e shkeli atë

Memorandumi i Budapestit përfshin tri marrëveshje, të cilat u nënshkruan më...

Shpërndaj

Shtëpitë botuese “Faik Konica” nga Prishtina dhe “Jalifat Publishing” nga Houstoni i Teksasit së shpejti nxjerrin nga shtypi, të plotësuar, veprën historiografike të Jusuf Buxhovit “Kosova” I-V, tashmë të përkthyer edhe në anglisht dhe e pranishme në unviersitetet amerikane dhe botërore.
Do të jetë ky botim i tretë i radhës nga ai i vitit 2017.
Botimi më i ri i “Kosovës” në pesë vëllime (Antika, Mesjeta, Perandoria Osmane, Kosova 1912- 1945 dhe Kosova 1645-1999), shfaqet i plotësuar por edhe me disa rishkrime.
Plotësimi ka të bëjë me përforcimin e tezës pellazge dhe lidhjes ilire-shqiptare me të, pastaj me rolin e madh të trinomit mbretëror ilir në antikitet: Maqedonisë, Dardanisë dhe Epirit në rrjedhat e kohës si dhe demistifikimit të mëtutjeshë të tezave të historiografisë serbe rreth të ashtuquajturit shtet mesjetar serb, i konvertuar nga Rasha tribale. Kësaj problematike, i shtohet kapitulli i veçantë në pjesën “Mesjeta”, me ç’rast sillen fakte të shumta nga autorët nga mesjeta ndlr ta edhe ajo e perandorit Kantakuzeni, që hedhin dritë të re rreth falsifikimeve të historiografisë serbe si dhe rolit të faktorit arbëror në Bizant dhe gjatë Perandorisë osmane. Vemendje e veçantë i kushtohet edhe periodës së Rilindjes kombëtare, asaj midis dy luftërave botërore si dhe ripushtimit të Kosovës nga Serbia me ndihmën e partizanëve të Shqipërisë në vitin 1944, me ç’rast kemi edhe krimet e përbashkëta të përmasave të gjenocidit ndaj shqiptarëve që kundërshtuan pushtimin sllavo-komunist . Në vëllimin e pestë, vemendje e madhe i kushtohet rrethanave në Jugosllavinë e Titos si dhe shpërbërjes së saj, që u përcoll me lëvizjen kombëtare që vuni në binarët historik pavarësinë e Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu