Tim Shkupi (Musa Lamallari) është ndër intelektualët e rrallë, ndoshta i vetmi që e jep një shpjegim të hollësishëm teologjik rreth “fesë së Bagdadit”, duke treguar qartë se në Kuran nuk ka asgjë nga ato që propagandohet nga hoxhallarët, kjo “kolonë e pestë” armiqësore që vepron brenda popullit tonë.
Timi ka treguar e tregon se në Kuran nuk ekziston fjala Islam, nuk flitet për xhami e as për “e-zane”. E gjithë kjo është propagandë islamizuese, të cilën shqiptarët duhet ta mënjanojnë për hirë të vetës së vet si banorë të lashtë të Gadishullit Ilirik.
Timi rreth intervistës sime me te kah fundi i vitit 2017, që e pata botuar në portalin Drini, ka sajuar edhe një video, përmes së cilës e shfleton gjerësisht intervistën me mua.
Atëhere dhe Sot, jam i lumtur që pata mundësi ta intervistoja Tim Shkupin, mikun tim nga vitet e rinisë, të njohur si “Imami i Shqiptarëve”.
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Perëndisë i Gjithëmëshirshmi Mëshirplotë!
Te nderuar abonues te kanalit “Zani Shqip i Kuranit”, ne vazhdim do te keni rastin ta degjoni intervisten e realizuar nga gazetari dhe shkrimtar Gjergj – Bajram Kabashi me Tim Shkupin per Revisten Drini, e cila interviste zgjoi kersherine dhe vetediijen e shqiptareve per shume informacione te reja qe i dha Tim Shkupi per here te pare ne shqiptari.
Intervistoj: Gjergj – Bajram Kabashi
Ja pyetjet, në të cilat qe përgjigjur Tim Shkupi, përgjigje që mbetën aktuale edhe sot për porosinë e tyre.
Musa Lamallari apo Tim Shkupi? Ka vite e vite që vazhdon të flasësh ndryshe për fenë islame dhe të jesh mjaft kritik ndaj shumicës së imamëve që predikojnë në viset shqiptare. Megjithëse e njoh deri diku personalisht, për hirë të lexuesve është me rëndësi të dihet se kush është Tim Shkupi ? Cili është shkollimi i tij dhe rruga e deritashme jetësore?
Tim Shkupi: Se pari FLM per interesimin, shpresoj se kjo interviste konvencionale me ju, do te zgjoje sadopak ndervetedijen e heshtur te shqiptareve ne vendlindje dhe Diaspore. Se dyti, Shyqyr Zotit, qe ma hapi gjoksin te jam krejtesisht ndryshe prej qyl paganeve te myslimanizmit te fese se Bagdadit, qe na kane torturuar psikologjikisht keto dy dekadat e fundit me brockulla dhe genjeshtra te perandorive te cofta, te ngordhura ne berrlogun e tyre te haremeve dhe hyrive te sheherzadeve te Nje mije e Nje Neteve me te ashtuquajturat ilahije blasfemuese ne televizionet shqiptaret per nje mije shpirtrat qe do te digjen ne zjarr te xhehenemit. Se treti, do te te korrigjoj te mos biesh ne gracka te qyl mullaheve se nuk ka “Fe Islame /الدين الإسلامي” ne Kuranin e Shenjte, ashtu sic e perceptojne pjesa dermuese ne shqiptari. E di se eshte e dhimbshme kur ta degjojne shume shqiptare te mashtruar, por nje prej tyre i mashtruar kam qene edhe une. Ne fakt, nuk e kemi nje ajet, shenje, fraze me harfe-germa arberore se dikund e ka perdorur Zoti “Fene Islame” te qyl mullaheve te myslimanizmit ne Librin e Tij, qe quhet Kuran. Ata eshte mire te pendohen, te mos i behen hisetar te GjitheMeshirshmit / الرحمن per shkak se tani e kane kuptuar se Islam/Nenshtrim eshte prone e Allahut dhe jo prone e shkollave te vdekura te Bagdadit, Damaskut, Rijadit, Kajros, Teheranit, Stambollit, lere te jete prone e imja, e tyre apo e te ashtuquajturave bashkesi islame, grupe apo forume islame. Te gjithe keta jane ne te Kuqen. Ne blasfemi. Shirk. Dhe ata e dijne se Allahu nuk e fale Shirkun, paganizmin e tyre. Une nje pjese te tyre i kam kolege te shkollave dhe nuk kam asgje personale, as nuk i dua pozitat e tyre, as nuk dua te debatoj per sektet e tyre, por kam frike se do te ngujohen keq ne vorteksin e djajve te tyre, qe i kane shoqerues dhe do ta humbin boten tjeter, pasiqe ne kete dynja denimi i tyre eshte shume transparent dhe per shkak te tyre po perjetojme edhe ne shqiptaret hidherimin e Zotit.
Besoj se kete qe paraqita si pergjigje per pyetjen e juaj eshte e mjaftueshme per pergatitjet e mia shkollore, keshtu qe nese ata ty ta sjellin nje fraze te ndonje ajeti nga Kurani qe permendet feja e tyre “Fe Islame /الدين الإسلامي”, pa kerkuar te tjera, lirisht me informo! Por ne traditen pagane te te ashtuquajturve myslimane eshte kulture me besuar ne vorrin e imameve te sekteve te tyre se cfare kane thene, e jo se cfare ka thene Allahu ne Kuran. Ata mundohen te arsyetohen me te ashtuquajturat hadithe, por per fatin e tyre te keq, nese nuk e njeh terminologjine e Kuranit, germat e Kuranit, eshte e logjikshme se nuk i kupton as librat e literatures se Bagdadit, qe quhen hadithe. Ja nje shembull: Me i pyet pse duhet me lag kapakun e kokes, nuk e dijne. Krejt cfare dijne me te thene: “eshte nje nga 4 konditat, farzet e abdestit”, por pse me lag kapakun e kokes dhe jo gjunjet, nuk kane pergjigje. Thjeshte nuk e dijne, edhe pse pergjigjet jane ne Kuran dhe jane shume te rendesishme per shendetin e njeriut. Kjo do te thote se une i njoh shume mire shkollat e tyre, pasiqe edhe vete kam kaluar neper to, pasiqe ne to nuk mesohet Kurani, fatkeqesisht. Dhe dua ta them per lexuesit e juaj, ne momentin qe distancohen prej qyl popave te Bagdadit, kthehen me fytyrat e tyre te Allahu, s’ka dyshim se fillojne te trokasin ne RA-HA-MIM rahmetin/meshiren e Allahut te Gjithefuqishem! Dhe pastaj duhet pune, angazhim 24 ore, ku edhe gjumi duhet te jete i kurdisur per te pranuar hidajetin/udhezimin e informacioneve qiellore.
Une me Kuran jam prej moshes 9 vjecare. Ne medresene “AlaUdin” ne Prishtinen jam regjistruar ne vitin 1980 dhe nuk kam pasur nevoje fare me mesuar, pervec disa lendeve selektive. Ndersa me 1984 kam shkelur token e faraoneve, Egjiptin dhe, pas nje jave kam qene ne ambasade te Shqiperise, ne Zamalek, per ta prekur gazeten “Zeri i Popullit” dhe, kuptohet isha me vize studentore, ku kisha fituar bursen e El-Ez’herit te Kajros per shkak se nuk kishte me te mire se sa une me Nota nga Shkupi, ndonese e kam pasur sjelljen Njesh me verejtje per perjashtim nga shkolla per shkak te aktiviteteve te mia jashte Medreses, ku nuk i pata nderpre lidhjet me shokun tim te bankes Shaip Murselin, qe e paten perjashtuar ne vitin 1981 dhe ishim bashke ne shume incidente qe ndodhnin asaj kohe ne Prishtine. Ndersa ne Kajro brenda 3 viteve e mesova se El’Ez’heri ishte kallep burokratik i regjimit, ku aty mesoheshte sekti Shafi, urrejtja sektare, endrra me destur per kalifate, urrejtja mbi cifutet, gjithcka ishte politike shteterore, programim me qene pagan i devotshem i shtetit me qendrim kunder Izraelit, por edhe kunder komunizmit dhe Rusise, besa, pasiqe kishte ndryshuar politika e jashtme e Egjiptit pas marreveshjes me Izraelin ne vitin 1978 dhe egjiptianet preferonin amerikanizmin per shkak te donacioneve nga Amerika. Qysh atehere e kisha bindjen se nga El-Ez’heri mund te dalish gjithcka, vetem njeri jo. Mua me vjen keq ta them, sepse disa kolege te mi mburren me kuazi-diploma te El-Ez’herit, ku une ne vitin 1988 ne provim ua kam perplasur bankat galabeve te atij univerziteti, pa e ditur atehere se kjo eshte nje ndjenje rebeluese qe e kane pasur profetet kunder trendit te hiporizise se shumices, perfshire ketu edhe Jezu Krishtin. Por vazhdova te qendroja ne Kajro dhe ta shoh Egjiptin ashtu sic deshiroja une dhe te mbaja lidhjet me shoqatat e ndryshme atdhetare ne Evrope dhe Amerike. Pasiqe 89/90 me kerkoni edhe policia ushtarake e Jugosllavise per refuzim me sherbyer ne armaten e tyre.
Ne Shkup jam kthyer ne vitin 1991 nga Zvicra, kam vazhduar aktivitet e mia, ku nuk kam qejf edhe shume me folur per to, vec po ju tregoj se kam qene aktiv ne Bashkesine Islame dhe kam punuar si imam dy vjet dhe ne vitin 1995 jam hallashtise dhe nuk kam dashur te jem afer tyre, ndonese ju kam ndihmuar per shkak se kam pasur miqe aty, kam dashur t’i shoh mire, e jo keq. Ende e kam dekretin e tyre, pasiq mua nuk me ka perzen askush prej aty. Ne vitin 1996 kam botuar libren “2001 Fundi i Botes” dhe “Historia e Fese Hyjnore” ne vitin 1998.
Perseri e kam mendimin se organizatat e hoxhallareve, bashkesite islame, jane nje lloj Vatikani dhe kam shpresuar se do kendellen ne mendim, te largohen nga ajo qe ka qene trashegimi pagane e Perandorise Osmane, pasiqe edhe ata e dijne se deri dje me FE jane quajtur “Tyrk Elhamdulilah”, e jo myslimane. Por me kalimin e kohes po shihet se kane rreshqit ne kurthen e Beogradit dhe shqiptaret dite e me shume po e shohin se dicka nuk eshte ne rregull me Fene e tyre, me organizimin e tyre, si ne Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi. Ndersa kete termin “myslimane” per shkak te petrodollarit po e perdorin per te qene te degjueshem te grupeve sekrete te illuminatit te Lindjes se Mesme, ku kjo po demton aspiratat e shqiptareve dhe, si qyla, kot se koti po mundohen te mbjellin nje identitet politik dhe popull muslimane qe eshte Kufer. Pra, po tregohen jofalenderues per Fene e Shqiptareve dhe kane deshtuar te ju tregojne shqiptareve se sekti i tyre sunit-hanefi nuk i con shqiptaret ne xhenet, por perkundrazi ua ka ba jeten xhehenem ne toke, pasiqe llogarridhenia ne boten tjeter eshte individuale dhe jo kolektive. Njejte po hezitojne te ju tregojne shqiptareve se askundi Zoti nuk thote ne Kuran se myslimanet do te futen ne xhenet. Nuk e di pse po e mbajne fshefte.
Ne vitin 2000, jam vendosur ne Londer, ku kam jetuar dhe punuar. Por edhe kam mesuar. Kam kryer shume trajnime prej ne ceshtje te sigurise dhe arteve te tjera, kam ndjekur shume ligjerata ne institute te ndryshme ne Mbreterine e Bashkuar dhe i pasionuar pas germave, librave te shenjte, eskatologjise, historise, turizmit dhe endacak ne lirite e mia neper disa qytet te botes. Por rehat ne Londer. Aktiv ende si veprimtar i kauzes “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria” dhe kryetar i Diaspores Shqiptare per Maqedoni dhe “Shyqyr Zotit, u dasht me ardh prej Londres ne Shkup me ia kerkuar fronin “car Nikolles”, qe me ua lehtesuar politikaneve te papergjegjshem shqiptare me sarma te Zajasit me u konvertua nga ikonat e Gruevskit ne sepca te Strumices, e disa te tjere neper koalicione Raki-Tatli.
Në ligjëratat tuaja paraqiteni me një plis të bardhë, të mbështjellë …Kush u zhgënjeu aq shumë që detyrohesh ta theksosh plisin, simbolin e lashtë të shqiptarizmit ?
Tim Shkupi: Nuk njoh une zhgenjim. As nuk ankohem, lere te them jam i pakenaqur. Plisin e kem tradite familjare. E kane bajt ne Shkup kur te tjeret nuk kane guxuar me thane se jane shqiptare. Pra, plisin e kam ne zemer per shkak se simbolizon kupen e qiellit, ka ngjyren e bardh te paqedashesise, eshte prej leshit te dhenve, qe jane kafshe xheneti, e jo kafshe te tokes. Jane 4 kafshe cifte qe nuk jane prej tokes, njejte sic nuk jemi edhe ne njerezit. Ne fakt i zbriten Ademit me ia lehtesuar ne Toke, sic iu paketua edhe valixhja me libas, rroba. Ata qe mendojne se jane prej evolucionit, prej specieve te tokes, ashtu do te jene ne boten tjeter Esfelu-Safilin. Jane tre gjera qe njeriun, pasardhesin e Ademit e dallojne nga kafshet:
- Eshte bolliku ku une dhe t’i po komunikojme me rryme elektrike, zgjedhim cilin ushqim do ta konsumojme, cilen firme te farmerkave do ta kemi te ngjitur ne prapanice, cilin pllazh te detit do ta perjetojme, cilen parti, per cilen fe te korruptuar do te bejme tifo, etj. Te gjitha keto nuk i ka kafsha. Ky eshte dallimi i pare.
- Tjetra. Njeriu mendon per neser. Planifikon. Intervistimi juaj eshte per Neser, per tjetren. Vetem njeriu beson se me sektin suni, shia dhe sufi do te jete ne parajse, e beson se ne boten tjeter do t’i kete 72 hyri te mylla Shefqetit, e beson se tjetra, ajo e fundit, pak para kijametit, zbulohet ilaçi i mosvdekjes me urine te lopes ne nje katund te Pejes. Te gjitha keto nuk i ka kafsha dhe nuk mendon per neser, per tjetren, ka vetem instikt sepse eshte vetem kafshe. Ky eshte dallimi i dyte.
- U frymezova. Me erdh ideja. Zbriti dicka e bukur sot per mua nga qielli. Nga qielli i erdh kurbani hazreti Ibrahimit. Kafsha nuk frymezohet, sepse eshte kafshe dhe jo njeri. Ky eshte dallimi i trete.
Une nuk kam floke. Jam tullac. I nderroj kapelat. Por plisin ne paraqitjet e mia e mbaj per ta thyer nje programim qe e kane kurdisur ne menyre perfide pushtuesit e tokave shqiptare, armiqte e shqiptareve te cilet ne periudha te ndryshme kohore permes races se klerikeve te feve te korruptuara pa perjashtim e kane stigmatizuar, damkosur deri aty, qe shqiptari i painformuar te ndjehet inferior, i pavlere. Nje njeri arkaik, ku plisin gjithashtu selia e popave dhe regjimet e Beogradit kane punuar ta damkosin si dicka te keqe permes invazionit te tyre propagandistik per ta prekur thesarin, traditen dhe kulturen shqiptare. Perkunder asaj qe sot plisin e perdorim simbol te shqiptarizmes ne raste te ndryshme, evinimente kulturore e sportive, per fat te keq ende kemi njerez qe mundohen ta paraqsin shqiptarin me plis si nje njeri injorant, idiot, i pashkolluar dhe qe mund te manipulohet lehte nga secili dhe kushdo. Plisi mbi koken time dhe kjo gjuhe qe po flase jane fakte dhe prova te forta se ne ruajme thesare te ndryshme nga lashtesia, pra, nese dikush duhet te jete krenar, s’ka dyshim se duhet te jemi ne shqiptaret, por jo edhe dudumet qe ndonjehere me injorancen e tyre na e bëjne mjegulle Dexhalli rrugen e ndritshme te Kombit Shqiptar ne Ballkan. Eqerem Çabej thoshte “kësula e bardhë është ajo që, me gjithë ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi, e dallon shqiptarin nëpër gjithë Ballkanin”
Qe ta perfundoj pergjigjen e pyetjes suaj te dyte me nje pyetje per ty dhe lexuesit tuaj: Une me plis jam fals, nuk jam original ne paraqitjet e mia, kam rishkruar sjelljet, gjenet e mia apo mulla Shefqeti i 72 hyrive te xhenetit dhe mullahet tjere te bashkesive te ashtuquajtura islame qe tarbushin e kuq te mbeshtjellur me “zavoj” ne koke, sic e perdori ne dokumentaret e mia kete shprehje, jane fals, nuk jane original, ku jo vetem sjelljet, por i kane rishkruar edhe gjenet dhe ndjehen krenar ne tjetersim me myslimanizmin e tyre pagane ne shqiptari.
Une plisin e mbaj ne koke ne shume paraqitje te mia per ta thyer programimin e tjetersimit, per t’i luftuar simbolet pagane dhe per te ju thene shqiptareve se nuk mund te jesh shqiptare dhe musliman, shqiptar dhe katolik, shqiptar dhe ortodok, shqiptar dhe dervish. Nje shqiptar qe zgjedh njeren nga keto, ne vend te shqiptarise, eshte fakt se nuk ka atdhe, nuk ka komb dhe kot endrrron xhenetin/parajsen e races se klerikeve per shkak se jeten ua kane ba shqiptareve ferr/xhehenem ne dynja. Ata qe thone se mund tii mbajne te dyjat, do te thote se kane ndjenjen e biseksualizmit, jane atraktiv me shije per te dy gjinite, por i kane qejf 72 hyrite dhe jane ata qe kane lejuar poligamine/martesen me shume gra qe e ndalon Zot ne Kuranin famelarte.
Krejt ne fund te pyetjes se dyte, une e di se kur me shohin myslimanet e 95 perqindshit te Isa Mustafes me plis duke i informuar per te vertetat e Kuranit, u jap siklet, u ngjalli neveri, per shkak se jane adaptuar ne programim qysh ne femijeri se qyl mullahi me “zavoj” ne koke eshte ai qe duhet tua rrefej rrugen e Allahut. Tani disa e kane kuptuar se jane viktima te ketij programim, u vjen inati ta pranojne, keshtuqe e gjejne satisfaksionin me mendimin se jam me ndonje rol te Stupcave. Ndersa ata e kane jeten stupc ne dynja, stupc ne Ahiret. Pra, nuk e kam ndermend te bej kompromis me simbolet e roberise te races se klerikeve ne shqiptari, qofte edhe nese mbetem vetem une ne kete Beteje te Madhe!
Në shumë nga ligjëratat tuaja jeni mjaft qortues ndaj përdorimit të gjuhës së huaj, arabe, apo cilsdo shprehje të gjuhëve orientale, duke u përpjekur ti shpjegoni konceptet në Gjuhën Shqipe. Ndaj kujt reagon më shumë? Ndaj atyre që flasin në emër të Kuranit dhe sic thonë islamit famëlartë, apo?
Tim Shkupi: Kur jemi te gjuha nje e di se gjuha qe une flas eshte shume e vjeter. Ne fakt askush nuk e mohon Tufanin, permbytjen me uje dhe shpetimin e Nuhit. Sikurse dihet qyterimi mes lumit Tger dhe Eufrat dhe ngjarja me kullen e Babelit dhe pastaj ndarja e gjuheve dhe krijimi i popujve dhe fiseve. Te gjitha pistat na cojne atje se ne jemi pasardhes te Jafetit, djalit te hazreti Nuhut dhe gjuha qe sot flasim eshte ajo gjuhe qe shpejgone shume gjuhe te tjera. Si shqiptar kemi nje fjale me tre germa diamant, xhevahir A-R-B, kur shfaqim nje ndjenje shpirterore perball dikujt apo kur i themi: A e di ti se une kam gjak te paster arberor? Nga vete pyetja nenkuptohet se kur e themi aludojme se jemi te plote dhe nuk kemi perzierje ne gjak. Ne fakt kjo fjale qe permendet si cilesi per Kuranin ka kuptimin “i plote, i perkryer dhe pa kurrfar mangesie, defekti”. Nuk behet fjale per arabisht apo gjuhe arabe, sic e kuptojne sot shumica. Do te ishte budallaki te mendohet keshtu per shkak se gjuhet qe flasin njerezit kane defekte, kane mnagesi. Nuk jane te plota. Kurani ka zbritur me bitin e germave te Zanit. Ka zbritur nga nje dimension tjeter, ka zbritur me lejen e Zotit permes te derguarit te Tij, qe quhet Ra-Sin-Lam. Nuk jane kot germat ne Kuran qe nuk mund t’i perkthejen arabishtfolesit e sodit. Kemi nje periudhe te nates qe quhet ASAS ne Kuran ku vetem gjuha shqipe e motivon dhe e shpjegon se cfare eshte ASAS.
Gjithashtu kemi shprehjet tona “Toka e Arberit”. Kemi arbershet e Italise, qe u detyruan te shperngulen ne Itali nga dhuna dhe persekutimet e hordhive te jexhuxheve dhe mexhuxheve te Sulltanit. Prandaj edhe ketu me duhet te te korrigjoj se nuk ka gjuhe “gjuha arabe”, ashtu sic e kuptojne sot shumica. Ne fakt ka kidnapues te fjales ARB nga ata qe dikur jane quajtur GRB. Ebu Muhamed al-Hasan al-Hamdani 893-945, një studius musliman nga Jemeni, i cili thotë se arabët quheshin Gharab (“Perëndim”) nga Mesopotamasit sepse beduinët fillimisht banonin në perëndim të Mesopotamisë; termi është korruptuar më pas në “Arab”.
Rrënja e fjalës ka shumë kuptime në gjuhët semite, duke përfshirë shkretëtirë, nomadë, tregtarë, etj. Shumëllojshmëria e kuptimeve rezulton pjesërisht nga asimilimi i Gajn-it proto-Semitik me Ajn në disa gjuhë. Në hebraisht fjala ערב arav ka kështu të njëjtën rrënjë trikonsonantale që do të thotë “perëndim” (מערב maʿarav) “perëndimi i diellit”.
Në gjuhët semite është me rëndësi se si pozicionohen germat e rrënjës së fjalës. Duhet të kemi parasysh se germat B dhe R, janë te termi العبرية / Hebre, العربي / Arab, أوروبا / Evropa, غرب / Perendimi, etj. Por tre germat ARB i kemi edhe ne gjuhen shqipe, sidomos kur germa jonë “A” nuk shqiptohet si te anglezët “E” dhe nuk e ka kuptimin e “E” elif si te gjuha hebreje dhe arabe.
Nese e shkruan keshtu “gjuha arabe” ne Google Translate do te marrish me germa te Kuranit perkthimin “Elugatul Arabije”. Tani nese e shfleton Kuranin, kjo Elugatul eshte nga rrenja e fjales L-G-V, qe do te thote kotesi dhe permendet 11 here ne Kuranin e shenjte. Pra, kjo arabe nuk kishte qene ashtu sic na kane mesuar, as nuk kishte folur Zoti arabisht, lere te kishte folur nje nje gjuhe te nje fisi, sic jane munduar ta paraqesin rrenjen e fjales A-R-B shkollat e cofta te Bagdadit, ku shume teologe, intelektuale e kane lokalizuar Allahun ne nje pjese te botes, gjeografi te tokes dhe jane shndrruar viktima koti te paganizmit. Keshtu qe une thuajse nje pjese te tyre me argumente, ne menyre te paanshme i kam informuar shqiptaret te kanali im ne YouTube “Zani Shqip i Kuranit”. Gjithashtu kam kerkuar nga orientalisti Feti Mehdiu te dale te proncohet sa eshte gjalle dhe ta terheq librin e tij qe e quna Kuran. Une besoj se nje gje e tille do t’i ndihmonte shqiptaret, pasi nuk mund te krahasohen keta qe e kane perkthyer Kuranin me personalitet e Rilindjes Shqiptare, sic kane qene Sami Frasheri, Hoxhe Tahsini e te tjeret, qe jo nga nje gjuhe, por kane folur disa gjuhe dhe shqipen e kane renditur si gjuhe hyjnore. Ata kane ditur dicka. Nuk ia kane future kot kesaj pune. Por asnje prej tyre nuk ka qene i influencuar nga kirilica e sllavishtes se Beogradit, Sarajeves. Prandaj keta qe sot quhen Kuran, jane kopje te Bagdadit, Rusise dhe Serbise.
Para një kohe ishit i drejpërdrejtë në kritikën ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, në lidhje me përpjekjen e tij për ndarjen e të kombit shqiptar në bazë të përkatësisë fetare. ishte mjaft befasuese e trimëruese që një imam si ti e kritikon një kryetar partie, në vend që të ishte e kundërta. A mund të na sqarosh më shumë se ku e kanë burimin skenarët e tillë ti quajmë antishqiptar, skenar e program i kujt mund të jetë ky kur tashmë me e dijmë se Rilindja Kombëtare Shqiptare i ka tejkaluar qëllimet e tilla kombëtarisht jodashamirëse?
Tim Shkupi: Mund te jete dukur ashtu, por kritika ime ka qene per te gjithe klasen politike dhe intelektualet shqiptare. Ne fakt, ata te gjithe po propagojne dicka joshqiptare, kush me pak e kush me shume, duke lidhur aleance me neperkat pagane te fese se Bagdadit. Ky qendrim politikanet dhe intekletualet shqiptare i paraqet viktima koti te sektit hanefi dhe shfaqen ne stadiumin e idiotizmit si zilot per te mbrojtur dicka qe ka qene pushtuese ne mjediset shqiptare, e cila propagohet nga bashkesite e ashtuquajtura islame per ta ruajtur idene anakronike per baben e tyre Sulltan. Ne fakt imponohet ne menyre fanatike sekti hanefi ne te gjitha institucionet e shtetit dhe ne kundershtim me Kuranin famelarte. Njejte sic kam treguar ne dokumentaret e mia “Kombi Im”
Pra, e pranuat apo jo, ata jane kermije te dalur pas shiut, qe me injorancen e tyre ia keni kthyer shpinen emblemes sone kombetare “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”, qe eshte frymezim i Kuranit dhe jo sekti hanefi i bashkesive te ashtuquajtura islame, qe jane krijuar nga kralji serb dhe tita i kombit mysliman, e jo nga tanzimati i LGBT-se se Sulltanit. Ata jane ne nje tunel pa Drite. Jane xhahila dhe duhet te distancohemi prej tyre qe te mos mallkohemi per shkak te tyre.
Duhet ta pranojme, bashkesite Islame, grupet dhe shoqatat e ndryshme me shtesen “Islame”, me theks te vecante vip-mullahet e ekraneve te Dexhallit dhe te ashtuquajturit intelektuale te konvertuar ne fene e petrodollarit te Harlotit te Bibles, te gjithe sebashku ruajne me fanatizem dinin/kushtetuten e vdekur te hanefizmit te osmanistanit ne mjediset shqiptare, ne vend qe ta refuzojne dhe ta shohin termin Din nga perspektiva e Kuranit famelarte.
Eshte per te ardhur keq, kur edhe intelektuali me i pavarur shqiptar, qe nga paganet e fese Bagdadit quhet islamfob, behet viktime dhe bie ne kurthen e polarizimeve sektare te myslimanizmit per shkak se shkruan “Janë çu peshë vahabt shqipfolës”, ku nga kjo fraze ka krijuar me autofrike bindjen se myslimanizmi i tij tradicional i sektit hanefi i trasheguar nga pushtuesit turqe eshte fe me tolerante (liberale) se sa feja e Arabise Saudite. Ne vend qe te refuzoje polarizimet sektare qe behen ne emer te feve te shpikura, te distancohet me emblemen e Rilindjes sone Kombetar “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”
Ne fakt kjo embleme “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria” eshte ajo qe eshte ne Kuran dhe qe e kerkon Allahu, Zoti i qiejve dhe tokes prej secilit shqiptar dhe nuk kerkon asgje prej te ashtuquajturve klerik, qofte myslimane, ortodoks apo katolik. Prandaj kjo qe kemi tre fe, jemi tolerant, jemi shembull i mire, eshte nje mashtrim i madh i vetekenaqesise ne mashtrim, sepse askush nga komb-shtetet e Europes nuk do te kishte qejf ta kete fatin e shqiptareve dhe shqiptaret te jene shembull i mire per ta, qe jane te ndare ne 5 shtete ne gadishullin ilirik.
Lere Isa Mustafa me “pasha Kuranin” qe nuk meriton as te jete ne skenen politike me haxhi Dullen, qe e fut gishtin e zuzes ne hunde njejte si mulla Shefqeti.
Thjeshtëm po të pyes Tim Shkup: A mund të ketë “pakicë” apo “shumicë” fetare brenda të njejtit komb?
Tim Shkupi: Mos me befte Allahu prej shumices se 95 perqindshit te Isa Mustafes, prej qyl popave te fese se Bagdadit. Ne jemi shqiptare dhe kemi dinin tone “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria” ku besoj se jane te gjithe ata qe nuk i kane rishkruar sjelljet, gjenet dhe jane tjetersuar ne monstrume te dekades se trete te shekullit 21 dhe shoqerues i kane djajte e tyre, qe do ti marrin me vete ne gazep te dynjas dhe ne zjarr te xhehenemit ne Ahiret. Jane te njejtit qe kane thene jemi 95 perqind anetare te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise.
Mua dhe Ty do te na ruaj Zoti jone dhe Zoti i tyre!
Duke biseduar me ty mu largua druajtja e të qenit të kujdeshëm në bisedë me një imam … Para se të jesh një imam, ti je një Shqiptar që shpjegon për fenë në mënyrë krejt tjetër, në mënyrën qysh nuk kemi dëgjuar deri tash. Sidomos befason fakti se të gjitha këto i flet një shkupjan, i lindur në Shkup, kryeqytetin e dikurshëm të Dardanisë (Kosovës), në kryeqytetin e Maqedonisë së sotshme, ku prej fundit të viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar, e pothuaj deri sot, shumë qarqe antishqiptare, me theks të veçant shërbimet sekrete serbe, maqedonase dhe turke në bashkëpunim me elementin e shantazhuar të imamëve në këtë shtet, e bënë të pamundurën që popullit shqiptar në këtë shtet t’ia lënë kryesisht një rrugë: atë të xhamisë e islamizimit, e të pengohet sa të jetë e mundur forcimi i identitetit kulturor e arsimor i atij populli. Cila është gjendja e Shqiptarëve në Maqedoni dhe fati i tyre në këtë rrjet që ua kanë imponuar?
Tim Shkupi: Se pari fjala “imam” qe perdoret per klerike eshte gabim. Ne ceshtje te udhezimeve hyjnore nuk guxon askush te quhet “imam”. Ne fakt, ne qe ndjekim Kuranin, gjithashtu u besojme edhe librave tjere te zbritur para Kuranit, vetem qe Kuranit i afrohemi me qasje shume serioze si nje liber i kompletuar dhe i garantuar prej Atij qe i ka kurdisur akrepat e ores Diten kur i krijoi qiejt, Token dhe gjithcka tjeter qe dijme dhe nuk dijme mes tyre. Ne kemi vetem nje imam ne ceshtje te besimit. Ate qe na e ka caktuar Zoti ne Kuran, por qe eshte i pranueshem edhe te ata qe sot ndjekin Dhjaten e Vjeter dhe te Re . Ky imam eshte hazreti Ibrahimi, i cili me xhihadin/perpjekjen e tij per Zot, jo ne rruge te Zotit, por per Zot, ka kundershtuar paganizmin e sistemit politik te fese se Semiramisit ne Babiloni. Ne jemi te urdheruar te ndjekim diktatin e Ibrahimit ne besim. Aty ku mund te gjejme sigurine tone ne dynja duke qene te nenshtruar te Kushtetuta e madhe e Sunduesit se Dites se Gjykimit. Te kjo Kushtetute nuk ka veshtiresi, nuk ka druajtje, te jesh i kujdesshem qe te frikesohesh nga nje shqiptar si une qe ndjek diktatin e hazreti Ibrahimit ne Dinin ku te gjithe ne fund nenshtrohemi me ose pa qejf, sic u nenshtrua edhe Faraoni i hazreti Musaut.
Une nuk e shpjegoj fene. As nuk lodhem me kete pune sic e kuptojne “Fene” shumica e te ashtuquajtureve myslimane. Pra, une nuk besoj se Zoti ka zbritur Fe, por ka zbritur instrukcione, mesazhe, ka zbritur Fjalet e tij per t’ua lehtesuar njerezve jeten e tyre ne toke, e jo per t’ua veshtiresuar. As nuk i ka dekretuar kleriket e feve te korruptuara me shpjeguar Dinin/Kushtetuten e Tij, qe keta tane sot kane qejf t’i quajne imame apo mullahë, te cilet me fanatizmin e tyre pagane ruajne blasfemite 500 vjecare te pushtimit otoman ne trojet shqiptare. Fjalen DIN te Kuranit teologet dhe hoxhallaret e perkthejne si Fe, por me nje kuptim te bastarduar. Ne fakt une ua nxjerri kuptimin fjaleve, ajeteve te Kuranit me germat dhe shpjegimin, interpretimin qe vete Zoti ia ka ba Kuranit, ku nuk ka lene vend per askendin me prashit me hamendje, as per mua e as per dikend tjeter. Te gjithe mendojne se Kurani ka zbritur arabisht, ne gjuhen arabe, por kjo nuk eshte e vertete. Tani kete qe po e them, lexuesi shqiptar apo te interesuarit ne lidhje me kete dhe Kuranin, mund t’i gjejne te dokumetaret e mia te publikuara ne YouTube, te kanali Zani Shqip i Kuranit.
Ndersa kur jemi te Shkupi, duhet ta them nje te vertete tjeter, qe nuk ua ka thene kush deri me tani. Ne Shkup ka shqiptare, sikurse ka pasur gjithnje. Njejte Shkupi mbetet nje kryeqender shume e rendesishme ku gershetohen shume kultura, sikurse sot kemi prezencen e shume sherbimeve inteligjente te huaja qe operojne ne Shkup. Shtylla kryesore e paqes se Ballkanit eshte lugina e Bardharit dhe qyteti i Shkupit. Keshtu qarqet anti-shqiptare kane operuar ne Shkup shume me heret, qe nga koha kur Shkupi ka qene kryeqender e Dardanise. Tani une dhe shume shqiptare te tjere e dijme se Kosova sot me kryeqendren e saj Prishtinen eshte nje histori e re, por e cunguar, sepse Dardania pa Shkupin eshte sikurse trupi i njeriut pa koke. Nuk duhet te harrojme se ne Shkup kane dalur gazetat e para ne Shqip, per here te pare ekrani televiziv ka folur Shqip nga Shkupi, Teatri, e shume te tjera, duke sjellur ne kujtesen e juaj se shume patriote shqiptare kane operuar dhe vepruar nga Shkupi, sic eshte edhe rezistenca jone e fundit kunder Serbise, nje pjese e operimeve me te rendesishme per clirimin e Kosoves jane menagjuar nga ky qytet i lashte i Dardanise. Por, mbi te gjitha si shkupjan ne krenohemi se jemi nga nje qytet prej ku u lind dhe mori rrugen e humanizmit shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, sic njihet Nene Tereza.
Pra, ajo qe trumbetohet se ne Shkup ka islamizim, ku shqiptaret mendojne vetem per xhamia nuk mban, nuk eshte e vertete, por per kete duhet t’i pyesim politikanet ne Shqiperi dhe Kosove, ne fakt duhet t’i pyesim mediat qe jane nen kontrol te tyre. Ata si duket kete pune e bejne per inati te shqiptareve te Shkupit, nuk po them se po e bejne per bizneset e tyre te pista. C’faj kane shqiptaret e Shkupit? Kur ne ekranet televizive, mediat dhe portalet ne Tirane dhe Prishtine shohin pseudolajme nga Shkupi, ku e paraqesin Shkupin me nje fotografi krejtesisht tjeter prej asaj qe e ka Shkupi. Politikat redaktuese ne Tirane dhe Prishtine nuk i bejne shkupjanet, bile cuditemi kur shohim eksponentet te asaj qe imponohen si perfaqesues te islamit politk se sa te perkdhelur jane ne Prishtinë dhe Tirane, ku ne ketu ne Shkup i njohim si pazarxhinje qe manipulojne me shtresat e varfera te shqiptareve te Shkupit. Ja nje fakt ne lidhje me Shkupin. Ne sot kemi nje kanal televiziv shteteror qe udhehiqet nga nje shqiptare (grua) nga Shqiperia, dy te tjera gjysemprivate te financuar nga qeveria, ku gjithashtu drejtohen nga shqiptar qe nuk jane nga Shkupi. Tani ne lidhje me kete duhet ta pyesim Ali Ahmetin? Nuk kemi se per cfare t’i pyesim te tjeret. Une jam thelle i bindur se ju e dini se ne Shkup ka shqiptare qe jo te drejtojne television, por ka qe dijne edhe te udheheqin shtet. Ja nje shembull, sot zevendesKM i qeverise se Maqedonise, qe ka frenat e ekonomise eshte z. Fatmir Bytyqi, nje djal qe une e njoh shume mire qe nga koha kur ka operuar ne Oden Ekonomike te shqiptareve, por ne kete pozite eshte me merite dhe jo me lajka si te tjeret dhe, per cudi, aftesite e tij profesionale i kane pranuar maqedonasit dhe jo partite shqiptare. Eshte fakt se ka edhe pazarxhinje qe ne emer te islamit politik i jane ofruar partise se Zaevit, por ata nuk kane kurrfare vlere as te shqiptaret dhe as te sllavomaqedonasit, me perjashtim te grupet qe kamufllohen ne emer te xhamise apo te otomanizmit. Ata njihen mire ne Shkup. Ndersa ata nga partia e Ali Ahmetit shumica jane aty per ta joshur Aline, e jo qytetaret shqiptare. Jane shume te dobet. Ne Shkup jetohet edhe pa politike, pa prezence mediatike.
Nese shqiptari i Shkupit xhamine ne te kaluaren e ka pare si nje keshtjelle ne luften e brendshme te nderkembezave me kishat dhe kryqat e politikave te qeverise se Shkupit, atehere lind pyetje pse te gjitha ata xhami ne Tirone dhe Prishtine? Eshte ineteresant ta sjelli nje fakt per lexuesit e juaj. Gjate kohes se regjimit te Gruevskit, kur ndertoheshte ndonje kishe e vogel me 10 mije euro ne lagjet urbane si ne Cikago ne Shkupin e Ri, keta partneret e tij, partia e Ali Ahmetit per vota merrnin leje per xhami me qindra mijera euro dhe kontributet prej qytetareve shqiptare ne emer te asaj se shqiptaret do ta fitojne xhenetin!
Nuk duhet ta harrojme edhe nje fakt tjeter se ne Shkup ka edhe turqe, te cilet si komunitet jane komuniteti me i previligjuar se sa vete sllavo-maqedonasit, gje qe pak kush e di kete fakt. Ka qe 7 vjete une me shume sillem ne Shkup se sa ne Londer. Nuk e di se e kam pasur nje problem me sherbimet inteligjente te Maqedonise, organet e rendit apo te sigurise, pikerisht edhe atehere kur regjimi i Gruevskit me akuzonte se kam ardhur nga Diaspora, Londra me federalizuar shtetin e Gruevskit dhe te Ali Ahmetit. Nje histori tjeter e dhimbshme eshte se disa incidente qe kane ndodhur kane ardhur si rezultat i mosdurimit te grupeve te interest te shqiptareve ndermjet veti, jo per shkak te islamizimit, por per shkak te perfitimeve te paligjshme. Refuzimi i bashkeshortes sime per shtetesi ka ardhur nga shqiptaret e papergjegjshem qe kane shkruar referate koti per mua, ose me shprese se do te ju jap ryshfet, e jo nga sllavomaqedonet. Tani une per nje te drejte timen nuk jap as leke, as nuk e kapi telefonaten te thirri dikend, te tregoj se kush jam. Une dua ta ndryshoj kete gjendje ku secili nepunes i administrates se shtetit te kryeje detyrat e tij me profesionalizem, sepse atij nuk i ka thene as kryeministri, e as presidenti, sillu ne menyre te papergjegjshme me poziten e punes.
Kete punen e fese, shqiptaret i Shkupit, pjesa dermuese, e kane si kamufllim per te shperqendruar vemendjen e organeve te sigurise nga veprimtarite kriminele, ndersa shqiptaret ne Prishtine dhe Tirone e kane me seriozitet dhe me gjithemend e presin imam Mehdiun e Teheranit apo Bagdadit.
Dhe, sic e keni pare edhe vete, levizja e Re per t’i informuar shqiptaret me te Verteten e Kuranit, Dinit, Kushtetutes ka lindur ne Shkup, e jo ne Prishtine dhe Tirone. Se paku, ne Shkup ka shqiptare qe as nuk duan te degjojne per qyl popat e Bagdadit, ku rejtingu i tyre dita-dites po bie dhe me ndihmen e Zotit, shqiptaret po e kuptojne te verteten jo vetem ne Shkup, por gjithandej, por si duket kjo nuk ju konvenon politikaneve ne Tirone dhe Prishtine.
Keni dhënë mjaft shpjegime për fenë, duke qenë mjaft kritik për “fenë e Bagdatit”, atë që e imponuan Beogradi e Sarajeva, për të ashtuquajturën “Shkolla Hanefi” e Islamit që e përdorin apo keqpërdorin lidhjet e ndryshme të hoxhallarëve, në Kosovë, në Maqedoni e gjetiu në Gadishullin Ilirik dhe nuk u fol se si rrjedhim i të gjitha këtyre “shkollave”, me mijëra të rinj Shqiptarë u bënë panturq e panislamik prej shkollimit-indoktrinimit të tillë, duke ua mësyer luftërave fetare në emër të Islamit në Siri e Irak. Kanë rënë “shumë shehid”, siç thanë shumë hoxhë që i dërguan të gjithë ata në rrugën e pakthim, duke mos dashur ta shihnin të vërtetën e hidhur se përmes këtyre të ashtuquajturëve luftëtarë të religjionit islamik është vënë në shtyllën e turpit populli shqiptar. Siç e din edhe në bazë të rastit të fundit kur një i ri me prind nga Tetova, i lindur në Vjenë, bëri masakër duke i vrarë katër persona e plagosur shumë të tjerë në kryeqytetin e Austrisë. A ka shtekdalje dhe çfarë rruge, metodash e mjetesh duhet përdorur Shqiptarët që të mos ndodhin gjëra të tilla të trishtueshme e antinjerëzore?
Tim Shkupi: Se pari ta bejme nje dallim. Une kam thene se Beogradi dhe Sarajeva e kane imponuar emertimin mysliman si identitet politik. Kjo ka ndodhur pas luftes se dyte boterore, atehere kur e kane pare se mund te mashtrohemi lehte. Ju e dini se qendra e hoxhallareve ne Jugosllavi ka qene Sarajeva. Ata deshten te formojne komb mysliman ne ish-Jugosllavi, duke ua imponuar edhe shqiptareve nje gje te tille, por qe nuk pati jehone ne vitet 70-ta, me perjashtim te qylat e Bashkesive Islame te Kosoves dhe Maqedonise, por ne fund vete boshnjaket e paguan shume shtrenjte, ku hoqen dore nga kombi mysliman dhe nga ideja per shtet islam, deri sa edhe vete Alija Izetbegoviq pak para vdekjes u pendua per kete mashtrim te madh per shkak se u bind se s’ka komb islam dhe s’ka shtet islam.
Ndersa shkollen hanefite e kemi dhurate djallezore prej sundimit 500 vjecar te Sulltanit, qe kur kane pasur pushtet ka funksionuar shume mire ne programimin e njerezve, qe nga femijeria me “NA MA ZI!” Prandaj sot shumica e teolgëve thone se e ndjekin një islam tradicional, një islam të sektit hanefi, qe ka qene i imponuar me dhunë tek shqiptarët nga jeniçerët dhe velijt e Sulltanit. Ata e paraqesin fenë e Sulltanit si islam tradicional shqiptar, ku 90 perqind e inteletualeve kot se koti kane rene ne kete kurth, qe kane qejf te quhen te sektit hanefi, gjë që është mashtrim dhe blasfemi e madhe.
Sot hanefit kanë stigmatizuar sektin e ri të vehabive. Ne emer te luftes kunder tyre kane ndërtuar karriera në hyqmet, shtet dhe media. Hanefinjët janë aq të djallëzuar saqë mund të thuhet se nuk ka organizëm shtetëror e shoqëror të realizimit të njeriut, si subjekt shoqëror, ku nuk shfaqen hanefit ashtu si nuk ka bahçe të shtëpisë, ku nuk shfaqen kërminjtë pas shiut. Ne qofte se shqiptaret duan te mesojne me shume rreth fese se qylave te Bagdadit eshte mire ta ndjekin dokumentarin tim “FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”
Terroristi i Vjenes eshte prodhim i hoxhallareve tone. Nuk eshte i ISIS-it. Ai ka folur Shqip dhe ka kumunikuar me shqiptare. Ndersa qendra kryesore ku menagjohet sot anti-shqiptaria eshte ne Tirane, Prishtine, Prizren, Mitrovice dhe Tetove. Ne Shkup jane big bosat qe e bejne vetem gumin dhe larjen e parave te pista te petrodollarit.
Nga disa miqe kam informacione se shume gazetare te mediave te Kosoves ne Prishtine marrin rroga nga shoqata te ndryshme te Lindjes se Mesme. Ketu nuk ka asgje te keqe, por dilerat e ketyre lidhjeve i kushtezojne studentet, por edhe gazetaret te mos e duan shqiptarine, ta tallin dhe cdo gje shqiptare ta perbuzin, gje qe disa shoqata nga Qatari apo Emiratet kur derdhin para, nuk I derdhin per keto qellime, por thjesht per qellime fisnike, humane. Pra, djallezia eshte te shqiptaret e tjetersuar ne gjene qe mendojne se do te ngjallet lugati i vjeter i Bosforit dhe kjo nuk ka kurrfare lidhje me besim.
Duke biseduar në telefon me ty më the që xhamitë në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane kanë shërbyer edhe si vende të grumbullimit të të dhënave agjenturore për Portën e Lartë në Stamboll … Një konkludim ky mjaft bindës. Deshta me të pyet konkretisht: Pse i gjithë ky investim religjioz islamik i Republikës së Turqisë në gadishullin Ilirik, në viset Shqiptare, apo në “Arnautllukun” e mendjes së tyre ? Nuk ka xhami që në njëzet vitet e fundit nuk është meremetuar apo ndërtuar në Kosovë nga ana e Turqisë dhe nevojat për meremetime e ndërtime të tilla i “identifikon” TIKA e Turqisë në terren, apo jo? Tash mendojnë ta ndërtojnë edhe atë që qysh tash po e quajnë “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, ku Dyaneti i afërt me Qeverinë Turke, do ti jep 35 milionë euro për ndërtimin e saj. Eshtë mjaft e qartë se me xhamizimin e tillë jonormal të vendit tonë po synohet tjetërsimi i natyrës së kombit dhe kontrollimi (influencimi) i jetës në Kosovë, edhe asaj politike. A ka ndonjë përgjigje e gjithë kjo, sipas Tim Shkupit?
Tim Shkupi: Kjo ne lidhje me xhamite eshte e vertete. Se pari sa ka qene gjalle hazreti Muhamedi nuk kemi nje fakt, nje prove se ai ka ndertuar xhami. Lere te kete dhene urdher te ndertohen xhami keshtu me nga 4 minare, sic do te ndertohet kjo ne Prishtine nga klasa politike e Prishtines. Rezidencen, Kuvendin e Medines se hazreti Muhamedit e quajne xhami, por ajo ne Medine nuk ka qene keshtu sic ne i shohim sot xhamite kudo neper bote. Kjo eshte nje imitim i kultures krishtere me kishat e tyre prej stilit romak dhe bizantin per t’i manipuluar shtresat e ndryshme te shoqerise. Ne 150 vjete e para pas vdekejes se hazreti Muhamedit, prej ne Spanje e deri ne Indi, nuk ka pasur me shume se dhjetra mesxhide, rezidenca dhe nuk jane quajtur xhami, por mesxhide dhe nuk kane qene me minaret. Minaret jane enderr e Sulltanit. Kurani ka zbritur pikerisht per ta ndertuar tempullin e adhurimit ne zemrat e njerzve, per t’i mbrojtuar nga fete e shpikura dhe simbolet e ndertimet prej gurit dhe sot betonit qe behen ne emer te fese.
Xhamite ne Turqi jane edhe sot Mesxhide, jane pjese e regjimit, institucione, ku e kane obligim Kushtetues me mbrotjur Republiken e Turqise. Turqit disi kane vazhduar te implemntojne nje sistem te perzier bizantino-arab-persian, duke i dhene ngjyre te asaj qe sot njihet “islam”, qe e paten aplikuar sulltanet prej kur dolen ne skene ne shekullin e 13. Prandaj sulltanet kane qene te suksesshem ne mashtrime dhe manipulime, kane pasur programime te forta dhe perandoria e tyre panderprerje eshte perandoria me e gjate ne historine e njerezimit nga shekulli 13 dhe deri ne shekullin 20, kur dihet se ajo romake ka pasur shkeputje.
Ndersa xhamite tona jane per xhenaze, qefina, tabuta, aty ketu ndonje veprimtari subverzive me fituar pak kulaq kodoshet, tradhtaret e shqiptarise, pasiqe shumica jane puntore te sllavizmit, pakica e tyre me vetedije dhe shumica pavetedije, kot se koti, por e perdorin Turqine si kamufllim per aktivitet e tyre, aty ku shqiptaret mashtrohen lehte me shumice!!!
Tani kur jemi te investimi, te donacionet, fajet nuk i ka Erdogani, as nuk i ka Dijaneti, ne fakt fajet jane te shqiptareve qe nuk dijne. Cfare pret prej nje mullahi me shkolle te Bagdadit? Ai nuk di tjeter pervec se me menduar per xhami, aty ku mendon me kenaq suiten e tij apo me gjete veten ne shoqeri, thjeshte eshte nje parazite i shoqerise ku shfrytzon simbolet e roberise me u impunuar si njeri i moralshem, kujdstar i Zotit, por gjithashtu duke shfrytezuar verberine tone, aty ku kemi qene te gjithe te programuar qe ne femijeri me traditen pagane te myslimanizmit, ku edhe te ashtuquajturit ateiste, agnostike te Kosoves kane rene ne kuthen e tyre.
Në Kalanë e Shkupit, mu në oborrin e shtëpisë së Tim Shkupiy, pasi kisha shkuar ta vizitoja në mars të vitit 2023 dhe t’ia ipja librin tim bashkëbisedues me Ibrahim Kelmendin, Riislamizimi, rreziku i radhës
Pse duhet që Shqiptarët të veprojnë si turqit, azerët, dagestanasit, egjiptianët, malaizezët, libiasit, pakistanezët, palestinezët, somalezët, marokenët, alegjerianët e të tjerë si këta popujj që i quajnë “popuj islamik”. Nëse Shqiptarët, siç e theksove edhe ti, janë vetëm Shqiptarë dhe që besimi nuk duhet theksuar në publik, pse u dashka shtruar “iftare të mëdha publike” nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, pse u dashka “falë namazin në rrugë” etj?
Tim Shkupi: Tani ne jetojme ne kohen e globalizmit. Tani eshte veshtire te iket nga trendi, moda. Kjo me iftaret qe publikohet e shkatrron agjerimin. Ia humb qellimin agjerimit. Ne fakt agjerimi eshte nje rit qe fillon me germen SAD te forte, njejet si salati, eshte per individin-njeriun, ne fakt jane per shendetin e njeriut, e jo per t’u shperfaqur mizarbel keshtu sic shfaqen sot. Nuk e kemi nje urdherese ne Kuran qe Zoti thote te sillen keshtu, sic sillen te ashtuquajturit e sotshem mysliman. Tani une jam i pari shqiptar qe moti e kam deklaruar dhe dokumntuar me video incizim se agjerimi s’ka asgje te beje me te varferit, me shtru iftare. Sikur te kishte qene kjo poenta e agjerimit, sa iftare te shtruara kemi pare prej ne Pakistan e deri ne Bosnje, nuk do te ishte asnje i varfer prej myslimaneve. Lexuesit e juaj eshte mire t’i shohin dokumentaret e mia kur kam folur per agjerimin, ku si motiv kam marr Daut Demakun me 33 shartet e turqnise.
Ka plote te tjere qe nuk quhen myslimane dhe agjerojne, por nuk bejne zhurme fare. Keta qe i shohim jane ata qe jane zhurmaxhinje dhe i jane be hisetar Allahut ne pronen e tij, qe quhet Islam/Nenshtrim, ku Atij, Allahut i nenshtrohen te gjithe ne fund. Por ja qe regjimet e kohes i kane devijuar mesazhet dhe kane shpikur fene e tyre dhe Islamin/Nenshtrim e kane pervetesuar pa e pyetur Allahun. Prandaj jane te mallkuar me Kuran dhe nuk i kane punet mire thuajse askund ne bote.
Pas luftës së Kosovës së vitit 1998/1999, menjëhere në vend të asaj që e kemi pritur me shekuj për shkak të pushtuemeve të gjata nën turqit osmanli e serbët, në vend të Lirisë Shqiptare, u shfaq papritur e ashtuquajtuira Liria Muslimane ku pothuaj në të gjitha xhamitë e Kosovës, të vjetrat e të rejat, dëgjohet e-zani në formën e mën yrën më të paparanueshme dhe përkundër faktit se tashmë ekziston Ligji për Mbrojtje nga Ndotja Akustike, sikur të ishin mbi ligjet e shtetit, hoxhaallarët nuk po del kush ti pengoj. A u dashka domosdo të thirret ezani me me megafon zmadhues, z. Tim Shkupi ?
Tim Shkupi: Shkurt. Jo. Ketu nuk e kam fjalen per megafon, por edhe pa megafon. Zoti ne Kuran kur e perdore fjalen thirrje, e perdore ne pasiv NUDIJE per diten e Asamblese. Parlamentit, e jo per xhamine. Nuk ka nevoje Zoti per zerat e medhenje. Lera per megafonat e qyl popave te Sulltanit te fese se Bagdadit. Thjesht eshte programim “NA MA ZI” i trasheguar nga Feja e Sulltanit. Nuk ka lidhje as me Kuran dhe as me Profetin. Ajeti i parafundit ne suren Isra eshte shume i qarte se si duhet ta thirrim Zotin ne lutjet tona kur jemi vete. Folja urdherore aty eshte ne njejes, e jo ne shumes.
A mund ta kete ditur Ebu Hanifja punen e autoparlantit me HZ 440?
Nuk ma merr mendja, sepse ne kohen e tij nuk ka pasur autoparlanta?
Ky far Ebu Hanifja vetem ja ka futur Kot per muziken? Jo qe e ka ditur ta bej dallimin mes 432 dhe 440.
Tani te gjithe megafonat jane me 440, qe nuk eshte pune mire, lere te thirret Zoti ne kete menyre!
Ti e ke përcjellë edhe fenomenin e Islamit Politik të “Arnautllukut” … Sigurisht që e ke vërejtur që baza e tij është në Shqipëri, Tiranë konkretisht. Përfaqësuesin e kanë edhe në Prishtinë, por më shumë e më të fortë “intelektualisht” janë ata të Tiranës. Pse “lidhjet e hoxhallarëve” u dashka të kenë edhe islamistë politik ?
Le ta marrin pervojen e Alija Izetbegoviqit. Le te pendohen sa me pare, sepse do te deshtojne KEQ. Te mallkuarit nuk fitojne asnjehere. Ne pyetjen ne lidhje me Shkupin u pergjigja dhe pa e pare kete pyetje, tregova se ku jane qendrat e te ashtuquajturit islam politik. Pra, le ta dijne te gjithe se fjala “Islam” eshte Nenshtrim dhe ky nenshtrim eshte per Zotin dhe jo per qylat pagane qe shohin endrra ne pike te dites. Ata nese vazhdojne keshtu, qeverite tona nuk marrin masa, me Kuran e kemi urdher ta mbrojme DININ/KUSHTETUTEN tone: FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
Pra, nuk guxojme te lejojme mbi Fene tone te imponohet ndonje Fe tjeter e huaj. Ne e kemi armik Serbin dhe Serbia, sic e dini, ende e mba Kosoven ne DININ, fene e saj, pra, deri sa Serbija nuk e hjek Kosoven nga DINI/Kushtetuta e saj, mbetet armik i shqiptareve. Kurani na urdheron qe edhe ata qe jane miqe me Serbine, bejne sehir per krimet qe i ka shkaktuar Serbia ne Kosove, te mos i marrim seriozisht, lere kur i shohim disa shqiptare te sillen pa pergjegjesi me perfaqesuesit e Serbise. Shkurt, shqip. Serbia mbetet armik dhe deri sa nuk e largon Kosoven nga DINI/Kushtetuta e saj, ne duhet te pergatitemi per Lufte. Zaten vetem Lufta ta sjelle Paqen.
Islamofobia apo Shqiptarofobia, cila është e vërteta Musa Lamallari, alias Tim Shkupi ?
Tim Shkupi: SHQIPTAROFOBIA PER FAT TE KEQ MBI 50 PERQIND.
Por eshte nje e mire se paganet nuk fitojne kurre. Perkunder qe thirren ne shumice, nuk fitojne, sepse Zoti i ka mallkuar. Mjafton per ta vetem 10 perqind e shqiptareve te angazhohen dhe shkrihen si kripa ne uje, shume me keq se haxhiqamilistet e Tirones, por duhet te kemi kujdes se paganet dijne te nenshtrohen te armiqte e shqiptareve shume lehte. Kete nuk duhet ta harrojme. Politikanet qe sot jane ne Hage e lejuan kete maskarade me myslimanizmin ne Kosove per shkak se ishin te ri, i shkatrroi deliri i tyre dhe nuk mund t’i kuptonin djallezite e tyre, ku sot shumica e institucioneve, mediave ne Prishtine jane nen ndikim te eksponenteve te myslimanizmit, qe Kosoven e shohin si dhurate te Sulltanit dhe jo si rruge SEBIL qe Zoti ua ka dhene shqiptareve kur rriten BESEN e tyre si shqiptare ne fillim te viteve te 90-ta.
Ku e ke studjuar teologjinë…?
Tim Shkupi: Kam qene ne Usulu Din, dega e akides dhe filozofise deri ne vitin e 3 dhe jam rebeluar, e kam lene per shkak te qendrimeve qe I kam edhe sot. Nuk kam dashur te jem pjese kallepit ku shperlahet truri. Kam deshmitar nje mik timin nga Gostivar qe eshte gjalle kur jam rebeluar ne dite provimit, i kam perplase bankat dhe karriket. Nese ai nuk ka harruar. Me thojke mos se kane me te perjashtuar, une atyre kollan e qystek. Normal kam edhe shkollime e trajnime tjera, sidomos sa kam qene ne Londer. Nuk e kam pare te arsyehsme te stolisem me diploma, perkunder qe kam pasur mundesi. Kam pasur leke e te gjitha, por nuk do isha ky qe jam sot.
___
Shikojeni dhe dëgjojeni videon:
I nderuemi Gjergj Kabashi!
Revista DRINI – të cilëm Ju e moderoni, gjithëherë publikon skrime të mirëfillta, të cilat po sa të shiqosh titullin, të zgjojnë kersherinë për të lexuar. dhe në të njejtat (pasi t’i lexosh), të japësh koment. Intërvistën që Ju keni zhvilluar me Tim Shkupin sa një “roman”, e lexova dhe shiqova dhe dëgjova video-n (7 minuta e 29 sekonda),dhe, si intervista, poashtu dhe video më pëlqyen dhe më zgjuan kersherinë, ndaj po jap koment.
Nga intervista vërehet se Ju keni berë pyetje të gjata, por edhe Tim Shkupi u ka dhënë përgjigje, poashtu, të gjata.
Nga Intervista mësova shumë…, përveq asaj që jeni miq të kashershëm, si njëri ashtu edhe tjetri keni përvojë dhe se jeni provuar dhe sprovuar gjithëqysh gjatë jetës (edhe me të mira edhe me jo toë mira. Mendoj se kishte me qenë mirë që kjo interivstë të publikohet edhe në ndonje portal ku e lexojnë hoxhallarët, imamet e xhamive dhe të gjithë ata që veten e quajnë “musliman” e të mësojnë shumçka nga ish-imami i xhamisë (“kolega” i tyre Tim Shkupi, alias Musa Llamallari…!
Me nderime,
Ismet M. Hasani, Suedi