Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
1. Mendoj që Grenell (ashtu kontrovers sikurse Donald Trump) me prononcimin e tij të fundit personal…, sado që fillimisht ndoshta është menduar edhe nga vetë ai po edhe nga i gjithë publiku i gjerë të cilit edhe i adresohet prononcimi në fjalë se do i bëjë dëm Albin Kurtit në fushatën aktuale zgjedhore në një mënyrë ironikisht tani kur na ndajnë edhe ca ditë nga votimi plebishitar, në fakt, i ka bërë një “shërbim” të pa llogaritshëm të njëjtit! Arsyeja kryesore, për mendimin tim qëndron jo në qëllimin e tij fillestar por, në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e euforisë dhe frustrimit që është krijuar në kulturën dhe traditën tonë elektorale. Ku sulmet dhe denigrimet eventuale ndaj “viktimës” (në këtë rast KM në ikje) pak para zgjedhjeve nga kushdo që vijnë, zakonisht shpërblehen me rritjen e rejtingut të viktimës! Në këtë kontekst, nuk është i jo rastësishëm edhe mos reagimi i Albin Kurtit (e as ai i subjektit qe ai përfaqëson) , ndaj prononcimit te Grenellit.
2. Mos të harrojmë, që Grenell edhe në zgjedhjet para katër vitesh, ka atakuar me gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivokë Albin Kurtin, ku për pasojë KM iu ngritë pa papritur kuota e animimit.
Nëse e këndëvështrojmë nga këndi sociologjik ketë prononcim të adresuar nga Grenell, kuptojmë se edhe në të kaluarën ky lloj “makiavelizmi” digjital, ka “prodhuar” impakte jo vetëm sporadike po edhe të sish të drejtpërdrejta në kulturën po edhe në traditën tonë votuese.
Andaj, gjykoj që kushdo që i fiton këto zgjedhje, duhet të ketë parasysh gjithnjë ri konfigurimet e reja gjeopolitike e gjeostrategjike.
3. Dhe në këtë “odisejad”, faktori politik kosovar pa një konsensus nacional, pra, pa një unitet (jo uniformitet!) plural e ka shumë vështirë t’u bëjë ballë sfidave dhe pragmatizmit (ala Trump) në horizont. Vetëm, të bashkuar do të mund t’i tejkalojmë vështirësitë e këtyre kohërave.
Bëjë apel publik që i gjithë spektri politik të vë vëmendjen më shumë tek interesat (afatgjata) kombëtare e shtetërore, se sa te ato (afatshkurtra) politike të lidershipit aktual. Sepse, qeveritë dhe KM shkojnë e vijnë, ndërkaq, vendimet gabuara që mund të bëhen për interesa meskine (personale, klanore, partiake e ideologjike), nga kushdo qoftë ai (person, apo subjekt politik) mund të lënë vragë historike në procesin e shtete ndërtimit dhe bashkimit kombëtar…
E gjeneratat që vijnë, s’kanë me ia falë as personazheve e as partive, gabimet e sotme…
I nderuari prof. Fadil Maloku!
Lexova me kujdes shkrimin e juaj me titull: “Richard Grenell, ironikisht ia ka bër një “shërbim” të papritur Albin Kurtit” – Mendova e mendova, a te jap apo mos të jap koment, por pasi shkrimi juaj më zgjoi kërsherinë edhe e rilexova dhe, vendosa te jap koment.
Ju lumtë mendja dhe ju lumtë dora!
*
Me sa di unë, Richard Grenell, përveç tjerave ka thënë se: “Qeveria Kurti nuk është e besueshme..”
Kam menduar të bëj dallimin midis Richard Grenell dhe Albin Kurtit, dhe kam ardhë në përfundim se për dallim nga Albin Kurti, Richard Grenell-in e mundon LAKMIA, është LAKMITAR.
LAKMIA është dëshirë e madhe dhe e pangopur për ta pasur vetë diçka a dikë, etje e pashuar për diçka; synim i padrejtë për të pasur diçka me çdo mënyrë.
LAKMIA kalon edhe në urrejtje ndaj tjetrit. Unë mendojë se NDJENJA E URRETJES nik i bën askujt me shumë dëm sesa vetes tuaj. Pra, Grenell i bën dëm vetvetes.
Nuk po e zgjati më tepër komentin.
Respekt,
Ismet M. Hasani, Suedi