ARKIVI:
18 Tetor 2024

Riciklimi i revolucionaritetit adoleshent; druaj që Albin Kurti po vazhdon komplotet ndaj Shtetit të Kosovës, si kryeministrat pararendës

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani

Nga viti 1978 rastisi të isha protagonist i organizimit klandestin (i cili gabimisht quhet ilegal) në Emigracion. Të mbërthyer nga revolucionariteti adoleshent themeluam Frontin e Kuq Popullor (FKP). Emri ishte pikant për kohën, prandaj shpejt shumë bashkatdhetarë u përfshinë në FPK. Pasoi simulimi i formimit të Grupit Komunist Zëri i Kosovës nga Riza Salihu (Shtutgart). Them simulimi, sepse asnjëri nga kuadrot udhëheqës të tij (Hysen Gega, Maksut Saramati…), asnjëherë nuk konkretizuan informacion, nëse kishte ndodh tubim themelues i më shumë se dy vetave.

Qysh kur ia dolëm të publikonim material informues-propogandist, diplomatët e Shqipërisë, kryesisht ata të Ambasadës shqiptare në Vjenë, na u versulen me kritika të rrepta, pse po propagandonim Enver Hoxhën, PPSH-në, Marksizëm-Leninizmin. Fatkeqësisht ne ose nuk dinim t’i kuptonim, sepse dominoheshim nga revolucionariteti dhe enverizmi adoleshent. Diplomatët argumentonin me pragmatizëm enverist, se Kosova nuk e ka kapacitetin të çlirohet nga pushtimi i Jugosllavisë, duke pas platformë Marksizëm-Leninizmin, i specifikuar në Shqipëri si “enverizëm”, sepse Aleancat e Lindjes dhe Perëndimit, ndërkohë edhe “Bota e tretë” dhe Kina, po garonin mes tyre për ta përkrah Jugosllavinë politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht. Udhzimet e diplomatëve ishin, që angazhimet tona të bazoheshim vetëm në patriotizëm nacional, duke kërkuar vetëm barazi nacionale, kulturore, ekonomike, sociale, në kuadër të RSFJ-së (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë). Megjithatë ne vazhdonim të këmbëngulnim në çlirim e bashkim nacional me Shqipërinë “enveriste”. Në këtë drejtim sikur garonim mes nesh gjatë vitit 1980, kur në Emigracion u bë e njohur edhe prezenca e OMLK-së (Organizata e Marksiste-Leniniste të Kosovës) dhe LNÇKVSHJ-së (Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi).

Në nëntor 1980 Grupi Komunist Zëri i Kosovës, në tubimin e pothuajse gjithë pjesëtareve të tij (refuzoi të merrte pjesë vetëm “kryetari” Riza Salihu, tashmë i demaskuar e diskredituar), u zhbë. Ndërsa angazhimi i OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së ishte simbolik, për shkak se OMLK kishte vetëm Kadri Zekën në ekzil (Zvicër), por pa anëtarë të tjerë, nga se OMLK praktikonte kalndestinitet e konspiracion të thellë. Ndërsa LNÇKVSHJ-ja, gjithashtu, nuk kishte dike tjetër në Emigracion në Perëndim, pos Jusuf Gërvallës (i arratisur me 15 dhjetor 1979). Edhe ai, nuk merrej me anëtarësim të bashkatdhetarëve, sepse kishte shkëput gjitha lidhjet me udhëheqësin e tij, Sabri Novosellën, me të cilin kontaktin e parë e krijuan përmes komunikimit me biseda telefonike e letra vetëm më 14 prill 1981.
Edhe pse Jusufi dhe Kadriu nuk merreshin me anëtarësim të bashkatdhetarëve në organizata të tyre, ata në verë 1980 filluan me propagandim përmes materialit të shtypur, sepse i pat bind ndikimi dhe suksesi i fletushkës “Bashkimi”, të cilin e quanim organ të FKP-së. Jusufi zuri ta botonte revistën “Lajmëtari i lirisë”, si e pavarur, ndërsa Kadriu filloi me botimin e Organit të OMLK-së “Liria”. Të tri këto fletushka sikur ishin në garë mes tyre, cila ishte më “enveriste”, më marksiste-leniniste e më revolucioner, edhe pse nga janari 1980 Jusufi filloi ta redaktonte e përgatiste për shtyp “Bashkimin” (rast ndoshta unikat në Shqiptari, që kuadri i një organizate tjetër, Jusufi i LNÇKVSH-së, redaktoi Organin e organizatës tjetër, “Bashkimin” e FPK-së).

Diplomatët e Shqipërisë, – gjatë vitit 1980 ishin pothuajse vetëm Simon Qerici dhe Sazan Bea (apo Beu) të Ambasadës në Vjenë që na vizitonin, – vazhdonin të na kritikonin, përherë e më ashpër, për përmbajtjen e “Bashkimit”, “Lajmëtari të lirisë”, “Lirisë”, por ne, ndoshta edhe pse garonim mes nesh kush të dukej më “enverist”, nuk i dëgjonim e respektonim kritikat e këshillat e tyre, prandaj vazhdonim ta skuqnim e eneverizonim edhe më shumë revolucionaritetin tonë adoleshent. [Nëse nuk do të ekzistonte kritika që më ka bërë Jusufi (në raportin që ia ka dërguar udhëheqësit Sabri Novosella në korrik 1981), do ta kisha hesht faktin se unë u ndikova nga kritikat dhe udhëzimet e diplomatëve shqiptarë dhe herë pas herë i lutja bashkëveprimtarët që t’i respektonin. Ndonjëherë edhe keqkuptohesha…]

Ende nuk po mundem të kuptoj, pse dhe si në mars 1981 ndodhi modifikimi i menjëhershëm pragmatik i përcaktimit tonë ideopolitik, duke i tkurr gjithë ato pretendime të mëdha revolucionare, marksiste-leniniste, enveriste, në kërkesë nacionale: Kosova-Republikë (në kuadër të RSFJ-së)! Ai transformim ngjau si me “kapërcim të ylberit” që rrëfehet si legjendë.

Normale do të ishte të reflektonim, pse gjatë viteve 1945-1981 në Kosovë kishim formuar vetëm organizata enveriste, marksiste-leniniste, revolucionare, dhe pothuajse asnjë organizatë me përvcaktime të demokracisë pluraliste, qoftë edhe vetëm për hir të mashtrimit të Demokracive perëndimore, të cilat e dominonin politikën dhe ekonominë botërore, siç kishte taktizuar me sukses të madh satrapi Tito me marionetat e tij, duke i fut në garë mes tyre blloqet politike e ushtarake të atëhershme për ta përkraha sa më shumë Jugosllavinë.

Fenomenale, se si për pak ditë u masivizua dhe bë mit kërkesa Kosova-Republikë! Pothuajse të gjithë, brëndë e jashtë Kosove e përkrahen. Atë kërkesë mund që e kanë dashtë edhe shumica e pjesëtarëve Lidhjes Komuniste të Kosovës, edhe pse nuk e paten guximin të përcaktoheshin kolektivisht publikisht pro kërkesës Kosova-Republikë, prandaj i krijuan hapësirë Lidhjes Komuniste të Serbësë të bëhet agresive kundër Kosovës dhe politikën e saj agresive t’ia imponon edhe krejt Jugosllavisë.

As ajo kthesë e madhe në pranverë 1981 nuk pat ndikuar që të bënim bashkime të menjëhershme, sepse, siç rezulton, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ (Partia Komuniste Marksiste Leniniste Shqiptare në Jugosllavi / Abdullah Prapashtica), ishin krijesa diversioniste nga shërbimet e KSA e të Kosovës dhe të Serbisë, ndërsa OMLK-ja mbronte “parimin” se OMLK-ja duhet të jetë organizatë pararojë e “organizatës së masave”. Vetëm përfaqësuesit e FKP-së nuk paraqiten kushëzime për bashkim…

Gjendja e jashtëzakonshme dhe gjuetia e shtregave i zhbëri organizatat klandestine në Kosovë. Ato aty e tutje u përfaqësuan përmes kundrove të tyre në ekzil (Sabri Novosellës, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Abdullah Prapashtica; FKP-ja ishte e organizuar vetëm në Emigracion…). Vetëm më 17 Janar 1982 ia dolëm të bashkohemi në Lëvizjen për Republikë të Kosovës! Fatkeqësisht në mbrëmjen e e asaj dite u vranë bashkëthemeluesit Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka (edhe Bardhosh Gërvalla që nuk ishte bashkëthemelues), sepse vrasësit duhet të kenë pas percaktim që përmes vrasjeve fizike ta kapin atë angazhim të vrullshëm patriotik në Emigracion. Prandaj në skenë komplotiste u shfaqen marionetat Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica dhe Xhafer Shatri, që simuluan përfaqësim, edhe pse LNÇKCSHJ-ja e OMLK-ja nuk ekzistonin më, ndërsa PKMLSHJ-ja ishte vetëm parti virtuale divesioniste.

Pasuan komplote të quajtura LRSSHJ, LRSHJ, Partia e Luftës, deri edhe OMLK e dytë, në vitin 1984, të cilës tani nuk po i del zot askush, kur, ku, kush e ka themeluar. Gjithandej po shpërdorohen edhe Presonalitetet që janë martirizuar, pa ditur që janë shpërdorua nga komplotistët. Ta zëmë, në vend që të kërkohet llogari për komplotin që kishte bërë Xhafer Shatri, duke i shpërdoruar Kadri Osmanin, Rexhep Malën e Nuhi Berishën, të cilët i ka mashtruar se udhëheqja e Lëvizjes ka vendos formimin e Partisë së Luftës, vazhdohet me glorifikim të Partisë së Luftës dhe viktimizimit të Rexhep Malës e Nuhi Berishës…

Përmes OMLK-së (dytë) na u penetruan në Lëvizje edhe marioneta tjera, siç ishte Xhavit Haliti, i cili ia doli të komplotonte edhe UÇK-në, me përkrahje të kuadrove dogmatikë të OMLK-së dytë, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani. Pa përkrahje të Këtyre treve, që e dominonin Kryesinë e LPK-së, Dega në Emigracion, Xhaviti, bashkë me Azem Sylën nuk do të mund ta sabotonin e komplotonin në ato përmasa UÇK-në, sa që Epopeja e Jasharëve në Prekaz të na gjente pa UÇK me shtab komandues për të bërë qoftë minimum të mundshëm të sulmeve guerile, për të reaguar ndaj atij rrethimi e masakre që po ndodhte në Prekaz.

Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale (Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi…) ia ka dal të mbyt edhe informimin se për atë bandë as Adem Jashari me bashkëluftetarë nuk ishin as pjesëtarë të thjeshtë të UÇK-së! Ndërsa Azem Syla e ka sabotuar ekstra Adem Jasharin, që të mos furnizohej me armë edhe pse i ishin dorëzuar financa që kishte grumbulluar Rifat Jashari me familjarë miqë të tij. Megjithatë, Vegjëlia çlirimtare në mars-maj 1981 e ringriti UÇK-në si feniks për ta bërë me sukse Luftën heroike çlirimtare, edhe duke i sfiduar sabotimet e komplotet e asaj NPK…

Po ajo bandë, tashmë në krye me Hashim Thaçin për shkak se ate duhet ta kenë favorizuar DGSE-ja franceze dhe BIA-ja serbe, ia doli ta kap “krahun e luftës” pas çlirimit të Kosovës, duke i shkaktuar komplot pas komploti Kosovës, me përkrahje të revolucionarëve adoleshentë…

Fatkeqësisht edhe Albin Kurti ia ka dal të indoktrinon revolucionarë adoleshentë, që ngjasojnë mes tyre si pikat e ujit, të cilët po imitojnë tifozët militantë të Hashim Thaçit dhe të Ibrahim Rugovës. Druaj që KM Kurti po vazhdon komplotet ndaj Shtetit të Kosovës, si kryeministrat pararendës, edhe pse po i kamuflon me koregrafi tjetëfare, më pikante e më “sovraniste”…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu